December 13, 2019
August 17, 2019
July 26, 2019
July 6, 2019
April 3, 2019
July 25, 2018
July 18, 2018
June 20, 2018
June 8, 2018
June 7, 2018
... that's Life, is Beautiful!
* * *
Location:
Manhattan, New York, NY, USA
May 28, 2018
Unioni Europian i Xhudos sulmon Ramosin: Ajo teknikë është e ndaluar edhe te ne
Pas penalltisë së Ronaldos kundër Juventusit, ndërhyrja e
Ramosit në dëm të egjiptianit Salah ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme.
Dëmtimi i lojtarit të Liverpulit është bërë viral dhe qëndrimet për ndërhyrjen
e mbrojtësit të Realit kanë qenë nga më të ndryshmet.
Por mjaft i veçantë është qëndrimi në Twitter i Unionit
Europian të Xhudos, që ka ironizuar kështu me gjestin e kapitenit të Realit të
Madridit: “Arm-lock” është një teknikë e ndaluar në xhudo, kurse në Champions
mjafton për të fituar trofeun”.
Një reagim shumë i veçantë ndaj veprimit të futbollistit
spanjoll, që është vënë në shënjestër për faktin se mund ta ketë bërë
qëllimisht atë ndërhyrje për të dëmtuar lojtarin më të rrezikshëm të ekipit
kundërshtar.
* * *
May 17, 2018
May 14, 2018
April 24, 2018
Duke i puthur dorën xha Etemit, kur luan Shostakoviçin…
Kur shkova për herë të parë në Lugano, në hotelin e
Pacollit, ai më tregoi me krenari një plak mbi të 85-tat, i cili vinte vërdallë
lokalit duke i shërbyer klientelës shumëngjyrëshe.
“Vjen që në pesë të mëngjesit – tha Behgjeti – e la
restorantin e tij në moshën 75-vjeçare dhe erdhi këtu, prej asaj kohe ai është
si plaku i shtëpisë, megjithëse i ka kaluar me kohë të 80-tat, fluturon me
shpejtësi nëpër tavolina duke qenë vërtet i zoti i shtëpisë”.
Mbeta i nemitur, ndoshta Behgjeti donte të tregonte
se ç’bëjnë vërtet zviceranët, qoftë edhe në këtë moshë.
Ia ktheva borxhin në Tiranë pas disa kohësh.
I ulur bashkë me të tek “Sofra e Ariut” i thashë:
“Ja ku është vëllai i atij zviceranit…
Xha Etemi po luante Shostakoviçin…në të vërtetë, i
luan të gjitha. E shoh edhe tani duke lozur në një tavolinë rrotull nesh ku,
menduar keq, klientët e tavolinës duket sikur po shikojnë një gjë gazmore, por
mendjes së xha Etemit, që lundron në universe të tjera, ka shumë mundësi që
klientët t’i duken si thëllëza, zogj pylli, dhelpra, lepuj… etj.
Xha Etemin pata rastin t’ia tregoja edhe Mihail
Gorbaçovit po tek “Sofra e Ariut”. Xha Etemi nuk kishte asnjë ndjesi se kush
ishte para tij, sepse ishte prapë në universin e vet. Por Gorbaçovi jo!
Xha Etemi e inspiroi aq shumë, saqë ai filloi të
këndonte për dy orë rresht, vetë, mu përpara xha Etemit.
Xha Etemi, apo zvicerani i Behgjetit?!
“Me kë je – i thashë Begjetit – me zviceranin tënd,
apo me xha Etemin?
“Sa të rrojmë, do të mësojmë” – tha Behgjeti, duke
shikuar i përhumbur.
“Në fakt, Xha Etemi është një copë Shqipërie,
prandaj është më shumë se zviceriani yt”- i thashë.
Xha Etemi nuk është vetëm… Prapa tij vjen një aradhë
djemsh, nipash e stërnipash, që kanë mësuar “një çikë” nga magjia e tij…
* * *
March 22, 2018
Dosja Gërdeci:Drejtësia duhet të bëjë drejtësi - Marin Mema
Për të dhjetin vit me radhë familjarët e viktimave
të shpërthimit në Gërdec, u drejtuan tek pllakata e vendosur pranë kraterit të
dikurshëm.
Ajo është shenja e fundit që përkujton atë që ka
ndodhur në këtë fshat në 15 mars të vitit 2008.
Gjithçka tjetër ka ndryshuar, me një kujdes të
jashtëzakonshëm, për të mbuluar, fshehur, e humbur çdo gjurmë të asaj mesdite
të zezë që mori 26 jetë njerëzish të pafajshëm. Gërdeci duket një tjetër fshat,
me trotuarë, më rrugë të shtruara, me shtëpi të reja, e njerëz të shkujdesur…
Në forma e mënyra të ndryshme, politika është
përpjekur të ndajë komunitetin e këtushëm, dikund duke përdorur presionin,
dikund dëmshpërblimet, duke ofruar punësim e investime të ndryshme, duke
shfrytëzuar varfërinë e pamundësinë e tyre, me të vetmin objektiv, imponimin e
heshtjes. E gjithë kjo skemë nuk ka pasur në bazë dhembshurinë, apo ndjenjën e
pergjegjësisë për këtë masakër, por mbylljen sa më të shpejtë të historisë së
Gërdecit.
I mbytur mes interesash të mëdha, përfitimesh
marramendëse, korrupsioni e përfshirje deri në nivelet më të larta, kapitulli i
Gërdecit, jo pa qëllim është bërë gjithmonë e më i errët. 10 vite më pas asnjë
zyrtar nuk është më pas hekurave. Disa me zhurmë, e disa në heshtje u shpallën
të pafajshëm, u larguan apo lanë qelitë.
Asnjë zyrtar vërtetë i lartë nuk u dënua, të gjithë
i shpëtuan në mënyrat e tyre drejtësisë shqiptare. Pa llogaritur që shefat e
vërtetë nuk u hetuan kurrë.
Në përfundim konkluzioni është i njëjtë, 26 njerëz të pafajshëm prehen sot nëndhe, ndërsa
për ta nuk mban më pergjegjësi penale askush. Pra Gërdeci gjithnjë e më shumë
po kthehet në një rrëfim të harruar.
Aq absurde është bërë gjithçka, sa duket sikur
familjarët e viktimave janë ata që kërkojnë diçka të padrejtë. Në fakt edhe mes
tyre janë përpjekur të krijojnë ndasi dhe kjo gjë për shumë arsye ka ndodhur.
Janë rrënqethëse përleshjet në gjykatë të Zamira
Durdës nënës së Erisonit të vogël që vdiq në moshën 7 vjeçare teksa luante në
fshat me biçikletën e tij.
Ajo kërkon drejtësi, vetëm drejtësi për birin e saj
dhe asgjë tjetër. Kjo drejtësi i është mohuar, i është rrëmbyer, përkundrazi
njerëzit që i vranë djalin enden të lirë, krekosen në ekrane e fryhen krenarë.
Nëse flasim për reformën në drejtësi, për pastrim,
për luftë ndaj korrupsionit, për hapje dosjesh, për hetime të reja, për ligj të
barabartë për të gjithë atëherë gjithçka duhet të fillojë nga këtu.
Dosja Gërdeci duhet rihapur, e rigjykuar ashtu siç i
takon, duke vënë para përgjegjësisë këdo që është lyer e përlyer, që ka
fshehur, manipuluar, vrarë, masakruar, korruptuar, ndryshuar e mbyllur këtë
ngjarje të tmerrshme.
Të gjithë përgjegjësit duhet të ulen në bankën e të
akuzuarve, për t’u përgjigjur jo për një aksident teknologjik siç e përcaktuan,
por për vrasje, vrasjen e 26 njerëzve në 15 mars 2008.
Kjo duhet të jetë sfida e parë, sfida e të vërtetës,
për të treguar se kjo reformë nuk është si gjithë të tjerat e nuk druhet ballë
pushtetit të askujt.
Fundja pikërisht këtë presin të gjithë shqiptarët,
që drejtësia më në fund të bëjë drejtësi.
* * *
March 21, 2018
March 18, 2018
March 12, 2018
Lulzim Basha is Forrest Gump
Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet tashmë mes një
kryqëzate të pamëshirshme jo vetëm nga kundërshtarët e tij politikë, por edhe
nga njerëzit e tij, deri dje, më të afërt.
Askush nuk e priste që Basha të sulmohej ashpër edhe
nga një prej miqve të tij si Damir Fazlliç, i cili nëpërmjet një postimi në
twitter qartazi dhe pa dorashka e ka etiketuar Bashën si “politikanin më
budalla te Ballkanit”, duke iu referuar me këtë rast skandalit të kreut të PD
me lobimin në SHBA nëpërmjet rusëve.
Fazllic përveç komentit ka shkuar edhe më tej duke
publikuar edhe linkun e gazetës investiguese “Mother Jones”, lidhur me aferën e
Bashës me rusët.
“Pasi varrosi Partinë Demokratike, partinë/lëvizjen
që rrëzoi komunizmin në Shqipëri, Forrest Gump*- i Lulzim Basha po vrapon për
medaljen e artë. Ai tani është politikani më budalla i Ballkanit, një detyrë që
nuk është e lehtë në çdo aspekt”, shkruan Fazlliç.
Miku i Sali Berishës, famëkeqi Damir Fazllic,
shtetasi serbo-boshnjak, është hetuar disa herë në Shqipëri si një sekser në
afera të ndryshme ndërmjet familjes së Sali Berishës dhe kompanive të ndryshme
të huaja.
* * *
Subscribe to:
Posts (Atom)





















