Nga Mero Baze
Ka një kakofoni brenda opozitës për të
përcaktuar identitetin e protestës së 20 shkurtit. Prirja më fine është ajo që
përpiqet ta paraqesë si një trend politik për të orientuar politikën tek vlerat
themelore të lirisë, raporti me ligjin dhe përgjegjshmërinë para publikut.
Lulzim Basha duket se është i ekzaltuar nga formulimet poetike të Zogajt,
Zhejit dhe disa njerëzve të tjerë afër tij, që duan ta mbajnë larg banalitetit
të Berishës, por kjo i ka ngatërruar më keq gjërat. Përpjekja e zbehtë e PD-së
për të rrëzur apo larguar hijen e bustit të Berishës, këtij të vdekuri që endet
gjallë me dy këmbë në korridoret e asaj partie, po merr një përgjigje të egër
prej tij.
imazhe shqip
Përpjekja e zbehtë e PD-së për të rrëzur apo larguar hijen e bustit të Berishës,
këtij të vdekuri që endet gjallë me dy këmbë në korridoret e asaj partie, po merr një përgjigje të egër prej tij.
Sa më shumë përpiqet Basha të gjejë ndonjë
frazë të bukur për të ambalazhuar protestën, aq më shpejt dhe brutalisht
Berisha e zhvesh atë në mënyrë vulgare, duke e kthyer nga një protestë
politike, në një lëvizje sindikalistë shumëhallëshe, që përfshin ç’i vjen në
tru Sali Berishës. Nëse i hidhni një sy postimit të tij për protestën, do të
shikoni se aty nuk ka asgjë që ka lidhje me Partinë Demokratike apo 20
Shkurtin, që është një simbol opozitarizmi kundër diktaturave, por ka një
amalgamë vulgare kërkesash dhe hallesh të rëndomta, nga ato që mund t’i bëjë
dhe sindikata e pensionistëve apo e paraplegjikëve. Nëse analizon tekstin e
ish- kryeministrit, fjalorin e tij, standardin intelektual dhe idetë që
vërtiten mes atyre rreshtave, i gjen gjithë shpjegimet përse Shqipëria është
katandisur në këtë pikë halli. Ja se çfarë opsioni ka Sali Berisha për protestën
e 20 shkurtit. Së pari, i ka vënë si moto “Edi Rama, hiq duart nga xhepat
tona”. Si për ta bërë dhe më qesharak faktin që është një ish- kryeministër, ai
shton se do protestojnë për rrogat, pensionet, taksat, shpërblimet e fundvitit,
legalizimet, tritolin, çmimet e ushqimeve, faturën afrofe, për furgonat,
rendin, qetësinë, sigurinë, maskat, gjobat, trafiqet… etj. Me këto kërkesa mund të dalë në protestë një
sindikatë apo një lëvizje sociale, por jo një parti politike, që mes të tjerash
shkon dhe përzgjedh si ditë proteste 20 Shkurtin, që lidhet thellësisht me një
memorie historike kundër diktaturës. Më 20 Shkurt vlen të protestohet për
lirinë, për kufizimet e saj, për autoritarizmin në pushtet, nëse ato
ekzistojnë. Kjo qeveri deri më sot e vetmja gjë pozitive që ka, është se ka
dëshmuar respekt ndaj zërit të qytetarëve dhe jo autoritarizëm të tipit Sali
Berisha, që vret katër qytetarë vetëm pse protestojnë. Kështu që menyja e
Berishës për protestën e 20 shkurtit është fyese jo vetëm për 20 Shkurtin, por
dhe për vetë PD, e cila në këtë rast po lufton më shumë për të mbrojtur nderin
e Berishës, se sa për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
Menyja e Bashës dhe ekipit të tij është tashmë
një letër e grisur, që nuk i hyn në punë askujt. Berisha po imponon axhendën e
vet më 20 shkurt, e cila është qëllimisht banale dhe vulgare, jo aq shumë
kundër qeverisë, sa t’i imponojë partisë së vet shkollën e tij, gjuhën e tij
plot injorancë dhe vulgaritet, mungesën e thellë të kulturës në komunikimin
publik, pra mbi të gjitha t’i imponojë partisë që ta kthejë këtë protestë në
një përpjekje për të ruajtur hijen e tij mbi partinë, bustin e tij politik, që
e çoi atë parti në greminë dhe e ka kthyer në një sindikatë bashibozukësh, që
ngatërrojnë detyrimet e tyre ndaj shoqërisë, me hallet sociale të njerëzve, të
shkaktuara prej tyre.
Problemi më i madh që ka sot PD-ja, është se
nuk rrëzon pikërisht dot këtë bust të vdekuri, që është fizikisht gjallë, i
cili simbolikisht po i bën PD atë që shqiptarët i bënë Enverit më 20 Shkurt.
Nëse ata e hoqën zvarrë nga sheshi nëpër bulevard, Berisha, edhe pse i vdekur,
po heq zvarrë PD-në, nga i njëjti shesh, në të njëjtën rrugë, duke e çuar në
plehrat e historisë./TemA
http://www.gazetatema.net/web/2014/02/19/pd-e-pafuqishme-perballe-bustit-te-berishes/
imazhe shqip
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!