"

February 19, 2014

Pasuria, familja Berisha sfidon edhe sheikët e naftës




Trajektorja 23-vjeçare e pasurimit të familjes së Sali Berishës lë me gojë hapur edhe sheikët e naftës. Gazeta “Sot” bën një analizë të trajektores ekonomike të familjes Berisha në 23 vitet e fundit.

<img src="Familja Sali Berisha.jpeg" alt="Familja Berisha" />
 imazhe shqip

Nga një apartament modest dhomë e kuzhinë që kishte në Tiranë në vitin 1991, 22 vjet më vonë, familja Berisha posedon një pasuri me vlerë qindra miliona euro. Pa asnjë biznes të deklaruar zyrtarisht, Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzeni kanë në pronësi dhjetëra apartamente në Tiranë, zyra superluksoze në zonat më të rëndësishme të kryeqytetit, kompleks vilash në Farkë, dhjetëra llogari bankare, vila në Gjirin e Lalzit, vila në bregdetin e Jugut, prona të pafundme dhe shumë pasuri të tjera të patundshme të padeklaruara. Por, pasuri të tjera të dyshimta po dalin në pah. Bëhet fjalë për zyrat e reja luksoze të Shkëlzenit, Berishës dhe Argitës.

Fëmijët e ish-kryeministrit, por edhe vetë ai, kanë zyra në zonat më te shtrenjta të Tiranës. I biri, Shkëlzeni, ka dy kate në pallatin pranë Liqenit Artificial dhe parkut. Aty janë vendosur zyrat që frekuentohen nga njerëz të biznesit. Zyrat e reja të Shkëlzenit kanë një sipërfaqe qindra  metra katrorë dhe vetëm qiraja mujore për këtë sipërfaqe e tejkalon disa herë pagën e deputetit Berisha.

Vetë Berisha, pas largimit nga pushteti, u zhvendos në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Nuk dihet nëse ai i ka blerë zyrat, i ka marrë me qira apo ia kanë bërë dhuratë, por paga mujore e deklaruar nga Sali Berisha nuk mjafton për të paguar qiranë për zyrat perandorake.

Ndërsa vajza e tij, Argita, e njohur ndryshe në rrethet politike si “zonja 3 milionë euro”, për shkak të tarifave të saj për biznesmenët që synonin të investonin në Shqipëri me firmën e babait të saj, vijon të mbajë zyrat e avokatisë në një nga zonat me të frekuentuara nga bota e biznesit në Tiranë, në Rrugën e Barrikadave. Argita, përveç dhjetëra apartamenteve në Tiranë, posedon vila në Gjirin e Lalzit dhe Farkë./Dita

 imazhe shqip

http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html




*   *   *






3 comments:

  1. Jane 30 miljarde dollare qe i disponon familja Berisha.
    Vendi ku ndodhen.

    1-Banka e familjes Milloshevic, Qipro.
    2-Banka HSB, Zvicer.
    3-Sadije Berisha, ndarje fiktive me Shkelzenin, per te fshehur parat.
    4-Ishujt Kajman.
    5-Nje banke private ne Beograd.
    6-Nje banke private ne Bosnje-Hercegovine.
    8-Krushku i Sali Berishes, babai i Sadijes.
    9-Nje banke private ne Athine.
    10-Ne Turqi gjithashtu.
    11-Pasuria eshte transferuar edhe tek te tretet, Frangaj, Balliu, Malltezi, Gjebrea, Laco.

    Si perfundim, pervec ketyre aseteve te dukshme, qe familja Berisha disponon, jane edhe rret 30 miljarde dollare, qe jane fshehur.
    Vjedhja nga politika ne Shqiperi i kalon 45 miljardet ne dollare.

    Qeveria ne bashkepunim me FMN, Banken Boterore dhe SHBA, te krijoje nje komision investigimi financiar, i ngjashem, me investigimin e komisionit, qe gjeti deri ne centin e fundit, miljardat e kryetareve te shteteve, ne Afriken Veriore.
    Nje fakt-Vetem vajza e Fahri Balliut, ne kohen qe ishte studente ne Rome, dispononte ne konton e saj, 10 miljone euro, pa punuar asnje dite.
    Tek Sali berisha do te gjeni edhe Desaren ne moshen 5-vjece, qe ka fituar mbi 500 miljone euro.

    ReplyDelete
  2. Numeroni paret ju se Berishajt po bejne palle ariu

    ReplyDelete
  3. EASY MONEY, EASY COME EASY GO!

    ReplyDelete

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!