Cila është tema për
të cilën kinezët interesohen më shumë lidhur me Shqipërinë kur kërkojnë në
internet?
Përgjigja është
prishja e marrëdhënieve mes dy vendeve ish-komuniste në vitet ’70, sipas një
harte të përpiluar nga “Foreign Policy” bazuar në rezultatet e motorit të
kërkimit më të madh në Kinë, “Baidu”.
Interesante edhe opinionet e stereotipet
e kinezëve për vendet e tjera të Evropës.
Kështu, për
Mbretërinë e Bashkuar përdoruesit kinezë të internetit mendojnë se është një
vend i vogël por i fortë, gjermanët vranë hebrenj, Rusia ka qejf të grindet,
Italinë e cilësojnë si shumë të dobët, në Francë ka shumë të zinj, për Spanjën
pyesin se pse nuk e anekson Portugalinë, Greqia është trokë, Turqia është
kundërshtare, bullgarët jetojnë gjatë se pinë shumë qumësht, holandezët janë të
gjatë, danezët vrasin balena, në Ukrainë ka femra të bukura.
Në Norvegji nuk
është ftohtë, polakët e urrejnë Kinën, në Lituani ka shumë vetëvrasje, suedezët
importojnë plehra, finlandezët janë mirë me anglishten kurse për Bjellorusinë
pyesin se pse ka këtë emër.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!