Të
vdekurit firmosën
për shitjen e truallit të
pallatit të Bashës
Thellohet skandali me pallatin e Lulzim Bashës
tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Prokuroria e Vlorës dhe Tiranës kanë nisur procedime
penale për veprime të paligjshme të evidentuara gjatë shit-blerjes së truallit
ku është ndërtuar pallati, një ndër pronarët e të cilit është vjehrri i
kryetarit të opozitës, Xhafer Isufi.
Gazeta TemA ka siguruar kopje të kontratës së
shitjes së pasurisë së paluajtshme.
Ajo është firmosur në 11 nëntor 2009 në
Tiranë, tek noterja Mimoza Shehu.
Sipas kontratës, të sekuestruar tashmë nga
prokuroria, toka është shitur me firmën e 23 shtetasve dhe 2 blerësve, Xhuvi
Sharxhi dhe Xhafer Isufi (vjehrri i Bashës).
Por 2 nga shitësit në listën prej 23 emrash,
Jorgji Ndini dhe Elpiniqi Ndini rezultojnë përmes certifikatave të vdekjes, se
kanë ndërruar jetë para se firmosej kontrata e shit-blerjes së truallit ku sot
është ndërtuar kompleksi “Jon”.
Në 7 nëntor 2013, shërbimet policore të
Drejtorisë së Policisë Vlorë, morën në zyrën e Gjendjes Civile certifikatat
personale të dy personave, që sipas kontratës noteriale paraqiten si palë në
cilësinë e shitësit, por në fakt kishin vdekur para se të redaktohej kontrata.
Provat
-Certifikatë personale me nr. serie 004146406,
datë 7 nëntor 2013 lëshuar nga ZGJC Vlorë, në emër të shtetasit Jorgji
Ksenofond Ndini, lindur në 03 qershor 1945, sipas të cilës rezulton se ky
shtetas ka vdekur në 20 shtator 2009, ose 52 ditë para se të redaktohej
kontrata noteriale, e datës 11 tetor 2009.
-Certifikatë personale me nr. serie 004074487,
datë 7 nëntor 2013, në emër të shtetases Elpiniqi Mihal Ndini, e datëlindjes 7
janar 1920, sipas të cilës rezulton se kjo shtetase ka vdekur në 21 tetor 1995,
ose rreth 14 vjet para se të redaktohej kontrata noteriale e shitjes së
pasurisë. E jëma e Jorgji Ndinit, por n ë certifikatë cilësohet gabimisht e gjinisv mashkull
Ndërkohë disa ditë më parë Ministri i Punëve
të Brendshme Saimir Tahiri, në cilësinë e kryetarit të task- force kallëzoi në
prokurori disa zyrtarë shtetërore që kanë lejuar ndërtimin dhe hipotekuar atë,
në kundërshtimin me kondicionet ligjore.
Gati tritoli
Një ditë më parë, kryetari i Partisë
Demokratike, Lulzim Basha deklaroi në një intervistë televizive se pallati
është i rregullt përsa kohë është vetë qeveria që po paguan për shpronësimin e
banorëve.
Nga ana tjetër, Inspektorati Ndërtimor
Urbanistik Kombëtar dhe Policia e Shtetit janë duke vazhduar me procesin e
shembjes në kompleksin “Jon” në Vlorë.
Banorët kanë boshatisur apartamentet e tyre,
ndërsa fadromat kanë shembur kolonat që ndodheshin poshtë ballkoneve, gjë që ka
shkaktuar edhe reagimin e banorëve.
Afatit i fundit që banesat të lirohen
plotësisht është e shtuna dhe kanë nisur të çmontojnë edhe dyert dhe dritaret e
objektit.
Të shtunën do të nisin matjet për vendosjen e
tritolit me qëllim shembjen e plotë të objektit. Inspektorë të xhenios dy ditët
e fundit kanë vëzhguar nga afër kompleksin për të mos gabuar me shpërthimin.
ImazheShqip
* * *
Xheniot vendosin eksplozivin, ‘Pallatit të Bashës’ i hapen 1500 vrima
ReplyDeleteForcat e Repartit të Xhenios morën dje në dorëzim ‘Pallatin e Bashës’ dhe nisën procesin e vendosjes së eksplozivit për rrafshimin e tij. Mjete të ushtrisë dhe specialistë, janë vendosur në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa mësohet se do të hapen mbi 1500 vrima për vendosjen e kallëpeve të eksplozivit plastik i familjes C4 dhe amonit. Gropat ishin hapur dy ditë më parë nga specialistët në themele dhe kolona, kurse dje është bërë minimi edhe i kateve të sipërme, me qëllim realizimin e plotë të shembjes së kullave 8 katëshe të “Kompleksit Jon” në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të kreut të PD-së. Mësohet se do përdoret një sasi mes 300-400 kg eksploziv, por nuk është përcaktuar ende nëse shembja do jetë e plotë apo e pjesshme. Po kështu bëhet me dije se sot është mbyllur afati i boshatisjes së apartamenteve nga banorët, deri në tre ditë i kërkon minimi i objektit me sipërfaqe të madhe 1663 metra katrorë dhe shpërthimi parashikohet të kryhet brenda një jave. Me shumë gjasa butoni pritet të shtypet të dielën e ardhshme, data 15 dhjetor.
Operacioni
INUK ka marrë në dorëzim “Kompleksin Jon” tek Uji i Ftohtë, kurse dje zbarkuan në terren edhe Reparti i Xhenios me mjete ndihmëse dhe pajisje. Disa kamionë të ushtrisë kanë shkaktuar materialet dhe eksplozivin. Dje u mbyll edhe afati zyrtar i boshatisjes nga banorët, ndërsa prej tre ditësh INUK kryen shembje përreth pallatit dhe kolonat aksesore të godinës. Forcat e xhenios kanë nisur përgatitjet për të vendosur piketat me eksploziv, të cilat për shkak të përmasave të kompleksit mendohet të jenë mbi 1500 vrima. Specialistët janë parë teksa hapnin me matrapik vrimat në kolona, nga kati i parë, deri në të fundit. Po kështu është kryer edhe heqja e xhamave nga INUK, me qëllim që shpërthimi të mos dëmtojë objekte apo persona gjatë fluturimit nga presioni. Qeveria nxori vendimin e shpronësimit më datë 2 dhjetor për këtë zonë, me mbi 8600 metra katrorë sipërfaqe. Por ky kompensim do bëhet vetëm nëse vërtetohet ligjshmëria e objektit, apartamentit dhe pagesa në fatura.
Sipas dokumenteve të zbuluara nga Task-Forca e Ministrisë së Brendshme, referuar Prokurorisë së Vlorës, rezulton se kontrata e shitjes mes trashëgimtarëve të truallit 1663 metra katrorë dhe dy administratorëve të firmës së ndërtimit, Xhafer Isufi dhe Xhuvi Sharxhi, është bërë më 11 tetor 2009 në Tiranë. Garante juridike ka dalë noterja Mimoza Shehu. Ajo ka legalizuar aktin. Por firmosës figurojnë edhe Elpiniqi Ndini, e cila ka vdekur më 21 tetor 1995 dhe djali i saj Jorgji Ndini, i vdekur më 20 shtator 2009, pra respektivisht 14 vjet dhe 52 ditë para aktit të firmosjes. Kjo shkelje e rëndë është lejuar nga noterja dhe ndikuar nga administratorët përfitues, për të kryer sa më shpejt procedurat e blerjes dhe pa pengesa. Por duket se nuk i kanë bërë llogaritë mirë. Të tjera abuzime në këtë proces po hetohen nga prokuroria përvetësimi i truallit nga familja Ndini, ku Gjykata e Vlorës ka kthyer detin në tokë private në favor të tyre më 1996. Mbivendosja e pronës, përvetësimi i 40 metra det të tjera nga firma e ndërtimit, legalizimet e paligjshme të truallit, objektit, hipotekimi, leja e KRRT të bashkisë, neglizhenca e INUk dhe të tjera.