Martin Shkreli
Turing Pharmaceuticals - Daraprim
Drejtuesi i kompanisë
farmaceutike që u kritikua ashpër për rritjen e çmimit të ilaçit Daraprim me më
shumë se 5 mijë për qind, tha të martën se do të ulë koston e ilaçit që shpëton
jetë njerëzish.
Martin Shkreli nuk
tha se sa do të jetë çmimi i ri, por tha se vendimi do të merret gjatë disa
javëve të ardhshme.
Ai tha në programin
NBC News se vendimi për të ulur çmimin ishte një reagim ndaj zemërimit mbi
rritjen e çmimit të ilacit nga 13.5 dollarë në 750 dollarë për pilulë.
"Po ky është
absolutisht një reagim – u bënë gabime në lidhje me shpjegimin për të ndihmuar
njerëzit të kuptojnë se përse ne e morrën këtë veprim. Mendoj se ka kuptim të
ulet çmimi në përgjigje të zemërimit që u përcoll nga njerëzit," tha zoti
Shkreli.
Kompania Turing
Pharmaceuticals e Nju Jorkut bleu ilaçin nga kompania IMPAX Laboratories në
muajin gusht për 55 milionë dollarë dhe e ngriti çmimin . Shkreli tha të martën
se çmimi do të ulen për të lejuar kompanisë të mbulojë koston ose të bëjë një
fitim të vogël.
Shoqata e Sëmundjeve
Ngjitëse dhe ajo për virusin HIV kundërshtuan rritjen e çmimeve, duke thënë se
"kjo kosto është e pajustifikueshme për popullatën e cenuar të pacientëve
në nevojë të këtij ilaçi."
Kandidatja demokrate
për presidente, Hillari Klinton ishte në mesin e atyre që shprehën zemërim për
rritjen e çmimeve. Të martën ajo paraqiti një plan që do të kufizojë shumën e
parave që pacientët duhet të paguajnë nga xhepi për barnat çdo muaj.
32 vjeçari Martin
Shkreli është një investitor amerikan me origjinë shqiptare i specializuar në
investimet në sektorin e farmaceutikës. Ai është themelues i kompanisë
farmaceutike Turingdhe më parë ka qënë bashkëthemelues i firmës financiare,
MSMB Capital Management, e specializuar në metoda investimi me rrezik të lartë
me shpresën për të realizuar fitime të mëdha.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!