"Kur ne u thamë
miqve dhe familjarëve tanë se do t’i kalonim pushimet verore në Shqipëri, ata
të gjithë na pyetën “Pse Shqipëria?”. Pasi të shikoni këto fotografi dhe të
lexoni këtë artikull, të gjitha pyetjet tuaja do të marrin përgjigje". Nis
kështu shkrimi i fotografit njujorkez, Michael Jurick, i cili përmes një
artikullin blogun e tij përshkruan të gjithë eksperiencën e pushimeve në
Shqipëri.
Jurick vizitoi vendin
tonë së bashku me bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij, duke e cilësuar
Shqipërinë si “thesar të rivierës europiane”.
“Në 1991-n partia
komuniste humbi dhe Shqipëria u kthye në një vend demokratik. Tani Shqipëria ka
hapur krahët dhe është e gatshme t’i tregojë botës të fshehtat e saj”, nisi
shkrimin e tij fotografi.
Ai ‘ra në dashuri’ me
peizazhet që e shoqëruan gjatë gjithë rrugës për në jug të vendit dhe i
konsideroi si ‘esencën e Shqipërisë, të pastra të bukura, plot me energji’.
Familja amerikane vizitoi jugun e Shqipërisë, ku iu bënë përshtypje rrugët e
ngushta e të pjerrëta, apo drerët që rendnin mes njerëzve në Parkun e
Llogarasë.
Rrugës për në Himarë,
ata u ndeshën me një çift që po martohej dhe sigurisht e fotografuan për ta
patur pjesë të albumit të udhëtimit në Shqipëri. Michael-it i bënte përshtypje
ndërthurja e malit e detit, shtëpitë e vogla që qëndronin mbi krye të çadrave
shumëngjyrëshe, të ngulura në gurët pranë detit.
Ndërsa bënin
fotografi një familje vendase i mirëpriti në shtëpinë e saj, i qerasi me mjaltë
dhe verë të bërë në shtëpi, gjë që ishte shumë interesante dhe e pazakontë për
turistët.
“Na trajtuan me
mirësjellje kudo që shkuam. Njerëzit në Shqipëri ishin shumë të dashur, na
ndihmuan dhe donin të na njihnin më mirë”, thuhet në artikull. Ata ishin
impresionuar në veçanti nga ‘moti i shkëlqyer’ dhe ushqimi bio e i freskët.
Gjatë rrugës për në
Berat, familjes Jurick i kishte bërë përshtypje në veçanti prania e shtëpive të
papërfunduara. Më pas mësuan se vendasit, pasi fituan pavarësinë nga komunizmi
më 1991, nisën të ndërtojnë shtëpi për të siguruar pronat e tyre.
Ata vizituan Kalanë e
Beratit dhe urën e Goricës, ndërsa u habitën me çmimin e ulët të berberi, i
cili mori vetëm 0,75 cent.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!