Një vendim i pritshëm i
Gjykatës së Lartë në SHBA mund të trondisë trashëgiminë politike të Presidentit
Barack Obama. Gjykata pritet të vendosë nëse do të pranojë të marrë në
konsideratë çështjen ndaj urdhërit ekzekutiv të presidentit që mbron 4 milionë
emigrantë nga deportimi. Nëse gjykata nuk e pranon çështjen, presidenti do të
humbasë një prej programeve të tij madhore gjatë vitit të tij të fundit në
detyrë.
Njerëzit këndojnë
përpara godinës së Gjykatës së Lartë ku janë mbledhur nëntë gjykatësit, të
cilët do të vendosin nëse do ta pranojnë çështjen për emigracionin. Njerëzit
janë mbledhur për të mbrojtur fëmijët e tyre, bashkëshortët, madje edhe veten.
Brenda Barrios erdhi
ilegalisht nga Guatemala në SHBA, dymbëdhjetë vite më parë. Djali i saj
3-vjeçar, Kevin, ka lindur këtu.
Së bashku me 4 milionë
emigrantë të tjerë pa dokumenta, ata menduan se Presidenti Obama po i mbronte
nga deportimi nëpërmjet një urdhëri ekzekutiv të nënshkruar dy vjet më parë.
Por, urdhëri është bllokuar nga gjykatat e nivelit të parë. Qeveria e ka
apeluar çështjen në Gjykatën Supreme duke shpresuar konsolidimin e trashëgimisë
së Presidentin për emigracionin.
“Nuk dua të më
deportojnë. Dua të qëndroj këtu. Dua të punoj shumë për të drejtat e mia, si të
gjithë njerëzit.”
“Njerëzit nuk mund ta
kenë të drejtën të shkelin kufijtë tanë dhe pastaj të qëndrojnë,” thotë Dan
Stein, i Federatës për Reformimin e Emigracionit.
“Protestuesit për
përpiqen të detyrojnë Presidentit dhe Gjykatën Supreme që t’u lejojnë shkeljen
e ligjeve. Por, mënyra amerikane e jetesës ka në thelb drejtësinë e barabartë.
Kjo është vetë ëndrra amerikane.”
Republikanët në Kongres
janë dakort me zotin Stein dhe kanë kundërshtuar miratimin e reformës për
emigracionin. Rrjedhimisht, presidenti demokrat anashkaloi legjislativin dhe
miratoi një urdhër ekzekutiv. Urdhëri trajton emigrantët pa historik penal dhe
që kanë fëmijë të lindur këtu.
“Kemi ardhur jo thjesht
nga dëshpërimi, por sepse ka qenë mënyra jonë e vetme e shpëtimit për të jetuar
si qenie njerëzore.”
Nëse gjykata pranon,
argumentat do të dëgjohen në muajin prill dhe një vendim do të jepet në
qershor, disa muaj përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Obama./VOA/
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!