February 15, 2015

Koha e investigimit të Berishës shkoi. Tani, është koha e ndëshkimit


Le të bëjmë që në fillim një marrëveshje: me emërtimin Berishë le të kuptojmë jo vetëm njeriun që mban emrin Sali Berisha, por gjithë atë që fshihet e struket pas tij; klanin e familjes; ish-nomenklaturën e lartë të pushtetit, pra, të gjithë ata që, duke qenë në pushtet e duke ikur nga pushteti, bënë një batërdi të vërtetë mbi Shqipërinë, e çorën atë deri në palcë, e rropën deri në deje dhe, më në fund, si për të dashur të vënë kujën e ngadhënjimit, thanë buzagaz: “Këtu jemi, ejani e na kapni”.

Dy rrugë ka: Ose këto njerëz duhet të gjykohen, ose pushteti i tanishëm duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha akuzat që ka bërë në tetë vite pushtetit që iku. Rrugë të mesme nuk ka e nuk mund të ketë; ose do të jetë njëra, ose do të jetë tjetra.

Dilemës nëse duhet të gjykohet e të dënohet Berisha nuk i shpëton askush. Edhe ata që votuan kundër tij, edhe njerëzit pranë tij, nuk i shpëtojnë kësaj dileme, brenda së cilës jeton edhe vetë familja e tij. Ajo është tashmë, si mund të cilësohet, një çështje e shtruar për zgjidhje.

Ka dhjetëra arsye përse ai duhet të shkojë para gjyqit: vrasjet, mashtrimet, vjedhjet e jashtëzakonshme, hedhja e Shqipërisë në greminë njerëzore, ekonomike e politike… Si thoshte me të drejtë një analist i njohur, do të duheshin disa jetë që ai t’u përgjigjej akuzave të ngritura për të, ose fakteve që i rëndojnë këto akuza.

Por në historinë e re të berishizmit në Shqipëri, çka e bën të domosdoshëm gjykimin e tij, janë vrasjet. Vrasjen e 26 vetëve në Gërdec dhe të 4 vetëve në Tiranë, mund ta mbajnë vetëm supet e tij. Vetëm se në rastin e parë bashkë me djalin e tij biologjik, dhe në rastin e dytë, bashkë me djalin e tij politik.

Gërdeci është “Made in Berisha“. Të tjerët janë vetëm garnitura rreth saj. Të cilët heshtën, dhe për këtë heshtje u shpërblyen, së bashku me faktin se kishin qenë pjesë ndihmëse e saj. Gërdeci është momenti kur “gjaku nuk lahet nga duart e tij” si tek Ledi Makbeth. Gërdeci është çasti i shndërrimit të tij nga gjysmë mizor në një mizori të plotë, njerëzore e politike, kur loja bëhet makabër, kur ndjenjat e njerëzve blihen me thasë mielli, kur vuajtja shfrytëzohet si në lashtësi, dhe, kur më pas, çnjerëzisht mburresh si i ke vrarë, i ke ushqyer e përsëri të kanë votuar. Asnjëherë egërsia politike e ligësia njerëzore nuk kanë pasur një marramendje të tillë sa në Gërdec, para shpërthimit e sidomos pas tij. Dokumentet, që u bënë të njohura më pas në një emision TV, dëshmuan se Berisha dinte gjithçka. E vetmja gjë që “nuk dinte“ kishte qenë baxhanaku i tij i ndjerë, i dërguar nga padroni, si dërgoheshin dikur ruajtësit e skllevërve. Sepse Berishët e shndërruan Gërdecin në geto skllevërish, ku punonin edhe fëmijët nën kërcënimin e barutit, ku eksperimentohej me jetën e njerëzve. Gërdeci është turpi më i madh i një qeverie, dhe njëkohësisht është krimi pa ndëshkim. Ata që u dënuan përkohësisht janë peshqit që lëviznin nëpër rrjetën e skllavërisë, skllavopronarët mbetën të lirë…. Qoftë edhe për rivendosjen e skllavopronarisë, Berisha duhet gjykuar, e për më tepër kjo ishte vendosur nga njerëzit e tij dhe nën bekimin e Familjes.

Por nëse Gërdecin Berisha e ndan me pjesët e tjera të Familjes, 21 janarin e ka të gjithin për vete, duke i lënë pjesën që i takon birit të tij ideologjik, hijes dhe turpit të nesërm të tij, Bashës. Në ngjarjet e 21-22-23-24 janarit Berisha duhet gjykuar për organizimin dhe urdhërimin e vrasjeve, për dhunën ndaj protestuesve dhe arrestimet e paligjshme; për fshehjen e provave nga serveri i Kryeministrisë që u fshinë që asaj nate me urdhrin e tij; për përgatitjen dhe vënien në zbatim të një skenari mashtrimi për rrjedhën e ngjarjeve; për akuzën false të grushtit të shtetit, për sulmet ndaj Presidentit të Republikës dhe të tjerëve; për marrjen në mbrojtje të ushtarakëve që bënë krimin; për pengimin e urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm në ndalimin e disa drejtuesve të Gardës, për fshehjen e provave të nesërmen e krimit, për të dhëna të rreme për makina me armë që prisnin tek një rrugë e Tiranës, çadra pistoletë, etj, duke përgatitur edhe dëshmitarë të rremë, siç ishte një mjek i spitalit ushtarak.

Berisha vrau jo sepse kishte frikë, sepse e dinte se masa e njerëzve që po vinte ndaj tij nuk ishte si turmat e shtatorit 1998; ai vrau për të vendosur frikën, jo vetëm asaj dite, por edhe më pas. Ai, duke vrarë 4 vetë, kur gjithçka ishte në përfundim, jashtë çdo ligji e rregulli, vrau aktin e lirisë së njerëzve për të protestuar, shpresën e tyre se mund të jesh i lirë të dalësh në rrugë, ashtu si kishte qenë rruga gjithnjë arma e Berishës. Askush nuk e kishte vrarë atë e njerëzit e tij gjatë protestave (të mos i futemi 2 prillit në Shkodër, se nuk i del mirë).

Fshehja e provave është akti i pranimit të fajësisë nga Berisha dhe të vetët.. ndaj duhet gjykuar.

Dosja e rëndë e korrupsionit

Aktet korruptive të qeverisë së Berishës, përmes klanit familjar, janë aq të shumta saqë është e qartë se ai duhet gjykuar. Një rendje nëpër vitet e qeverisjes së tij merr me vete aq shume raste të korruptimit, skandaleve financiare, përfitimeve, mashtrimeve e vjedhjeve, saqë do të jetë tepër e vështirë për të shkuar deri në fund kësaj zallamahie që ka ndodhur me Shqipërinë. Askush tjetër , asnjë vend,nuk është grabitur kaq mizorisht, nuk është plaçkitur kaq barbarisht nga një klasë politike e sejmenët e saj, të cilët kishin ardhur në politikë si njerëzit e shpresës. Edhe më parë, por në 8 vitet e fundit korrupsioni u ngrit në sistem, vjedhja u bë mënyrë jetese, mafia u sundua nga politika dhe veshi uniformën e shtetit; asnjëherë më parë një vend i vogël, nuk ka parë kaq shumë pronarë mbi kokën e tij, të paskrupullt, mizorë dhe zhvatës deri në imtësi.

Secili nga ministrat e kësaj qeveria dhe deri tek “zonja“ e Kuvendit, nëse për pak kohë do të jetonin në një vend perëndimor, tani do të ishin para gjyqit. Sepse , jo vetëm që vodhën e mashtruan, por ishin edhe aq të paskrupullt, sa e dëshmuan me paturpësi vjedhjen e tyre. Vilat e jashtëzakonshme, në qytezat e vilave, pronat, udhëtimet, makinat super të shtrenjta, fëmijët e tyre, pronat në bregdet dhe male, pallatet buzë detit…etj etj… kur rroga e tyre nuk lejonte as një të mijtën e tyre, do të ishin dëshmi për çdo zyrë finance në Perëndim.

Berisha duhet gjykuar sepse përmes këtij akti mund të bëhet katarsisi i shtetit dhe i shtetarëve. Do të marrë fund akti i pandëshkueshmërisë. U pat menduar se pas vitit 2005, krejt qeverisja socialiste do të ndodhej pas hekurave të burgut… këtë kishte premtuar vetë Berisha, por ai nuk e bëri, sepse kishte idenë e vazhdimësisë së kësaj tradite. Kjo duhet të marrë fund!

Nëse nuk gjykohet Berisha dhe të tijtë, kushdo ka të drejtën e licencës për të vjedhur. Bile ato mund të shiten në çdo zyrë, përmes lajmërimeve publike.

Së fundi akti i gjykimit është edhe akti i vazhdimësisë së qeverisë së tashme. Nëse ajo nuk e bën këtë, atëherë duhet të shkojë. Kjo do të thotë se këtij vendi i duhet një forcë e re politike, e cila, nuk ka hyrë në lojë as me një të kaluar të trishtuar e as me një të kaluarën të dyshimtë. Partia Socialiste ka pasur mjaft kohë për të bërë investigimin e saj dhe për të dëshmuar mjerimin. Njerëzit e kanë ditur këtë edhe përpara se të vinte 23 qershori, ndaj edhe votuan ashtu. Tani ata presin.. presin, presin.. Koha e investigimit shkoi. Tani, është koha e ndëshkimit. Nëse jo, vendi rifutet në krizën e humbjes së identitetit dhe të bjerrjes së vetëdijes së tij.

Ky do të jetë një tjetër shans i humbur për Shqipërinë për të gjetur, më në fund, një rrugë të drejtë, njëkohësisht të vetme / DITA




*    *    *








February 14, 2015

Bashkimi me Ilir Metën, që na la edhe dy vite të tjera me Sali Diarrenë!


Mirë që me Shijen e Mjaltit,

Nuk u mësuam, që nuk u mësuam.

Mirë që për shkak të së Majtës së Bashkuar

Me Shijen e Baltës, E Zëvendësuam!

Po k’të Shijen Dhjerë të Diarresë

Sa shumë që ta Duruam!



*   *   *



Si gjithnjë i juaji, Edi Rama – 3 Prill, 2013

Nga Edi Rama


Të dashur miq,

I mirëkuptoj të gjithë ata që ndjejnë një shije balte në gojë teksa mesa duket, po mësoheshin me shijen e mjaltit të Rilindjes. Reagimet frenetike mbas shfaqjes së mundësisë së afrimit me LSI-në, të sharat e qesënditë e pafundme, nuk më erdhën të papritura. Mu sikur hovën të tërë në një zhgjëndërr të zhurmshme pas një ëndërrimi që për shumëkënd kishte filluar të njehsohej me realitetin. A thua se gjithë këto kohë s’ishim më në një luftë të mundimshme me të Keqen e Njohur, po në një film romantik ku papritur ikën dritat duke ngjallur revoltën e tërë spektatorëve për filmin e këputur në mes.

Kur shoh tërë ç’vlon në rrjetet sociale sikur unë, zëdhënësi i përditshëm i ëndrrës së Rilindjes, u ktheva befas në vrasësin e pamëshirshëm të saj, dy gjëra më rrotullohen nëpër mend.

E para, që ëndrra e Rilindjes funksionon. Sepse nevoja për të marrë frymë lirisht në këtë vend që po mbytet në llumokracinë e Saliut, është bërë jetike.

Dhe e dyta, që për shkak se ëndrra e Rilindjes funksionon pozitivisht në imagjinatën e shumëkujt, duket sikur plot njerëz e kanë harruar që Rilindjen reale, atë të prekshmen përmes zbatimit të programit, PS mund ta bëjë realitet vetëm përmes pushtetit jo përmes prezantimeve të fushatës.

Jam i bindur se askush, asnjë njeri normal që do ndryshimin në 23 qershor, nuk do ta ndërronte ikjen e Saliut me një ëndërr ende të parealizuar si kjo. E cila rrezikohet seriozisht të avullojë nëse zgjedhjet grabiten përsëri dhe të lerë pas, tek të gjithë pa përjashtim, një zhgënjim shumë më të hidhur sesa qershori 2009 apo 8 maji 2011 në Tiranë.

Por shumëkush duket sikur nuk do fare ta mendojë këtë. Shumëkujt i duket gabimisht se Saliu është i ikur dhe 23 qershori është vetëm një formalitet. E prandaj edhe u duket krejt gabimisht se ftesa e PS për LSI, është baltë e hedhur në panoramën e shndritshme të ëndrrës.
E përsëris që i mirëkuptoj. Por u them këtu, jo moralistëve bajatë, po të gjithë mbështetësve të sinqertë e të emocionuar negativisht nga ftesa për LSI, se unë e kam për detyrë ndaj tyre, ndaj Partisë Socialiste dhe këtij vendi. të cilit i shërbej me pasion, që ta shoh ndryshe 23 qershorin.

Dhe dua ta dini sa më qartë se si e shoh. Unë 23 qershorin e shoh si ditën kur Saliu do të tentojë në gjithë Shqipërinë 8 majin e Tiranës 2011. S’ka qenë shumicë asnjëherë qysh pas vitit 1992. Është vjedhës zgjedhjesh me damkë ndërkombëtare. Ka përgatitur planin që të vjedhë përsëri. Ka shtetin më të politizuar të kontinentit. Paranë e pistë për korrupsion masiv zgjedhor. Policinë më krahinariste që mund të imagjinohet. Shërbimin sekret të kthyer rishtas në polici politike. Ka repartet e manipulatorëve të importuar që lëvizin qendër më qendër me karta identiteti fallco. Ka të gjitha vrimat e botës së errët të krimit, prej ku dalin urithët elektoralë që trembin njerëz. Ka për më tepër edhe fukarallëkun e periferive e të fshatit në favor. Po po, fukarallëkun (!) – aty ku komisioneri dorëzohet përpara parash që s’i ka parë kurrë. Aty ku familja e varfër dorëzohet përballë shantazhit të heqjes së ndihmës ekonomike. Aty ku fukarai i pashpresë dorëzohet përpara thesit me miell a një kartëmonedhe se nuk beson më dot në asgjë.

Një plan i tërë për ta përmbysur si kala rëre me vota të vjedhura frymën, moralin, rilindjen që sot po përdoren si fjalë të tradhtuara prej meje, sepse Shqipëria reale e zgjedhjeve nuk ngjan kurrkund me atë që merret me mend edhe prej komentatorëve më të përfshirë në këtë historinë dramatike të zgjedhjeve shqiptare.

Doni më për të kuptuar se pse ky kryeministër në ikje duhet rrethuar politikisht nga një koalicion ku çdokush sot në politikë përveç atij vetë ka jo vetëm të drejtën, po edhe detyrën patriotike të jetë pjesë? Sepse vetëm duke e lënë pa krahë politikë dhe duke e zhveshur nga çdo lëkurë tjetër përveç asaj të PD, fuqia manipuluese e tij bëhet e pamjaftueshme për ta mbytur opozitën me aritmetikën brutale të votave të vjedhura. E kështu edhe ikja e tij bëhet fakt. Përndryshe në 24 qershor programi i Rilindjes kthehet nga instrument politik ndryshimi, në letër që s’ka asnjë vlerë. Ndërsa karta “morale” digjet si zakonisht nga zjarri i fitores së vjedhur të radhës, duke nxjerrë një tym të zi pakënaqësie dhe dëshpërimi me opozitën e humbur nën gërmadhat e zhgënjimit popullor.

Ja pse unë besoj me gjithë zemër se ardhja sot e LSI-së në koalicion nuk është fundi, po vazhdimi i natyrshëm i një historie të re që ka nisur me projektin e një Rilindjeje Shqiptare. I një historie që kalon nga FITORJA dhe VETEM FITORJA e 23 qershorit si parakusht për të shkuar më tutje me Rilindjen. Unë vetë besoj po ashtu që LSI nuk do ta pengojë këtë projekt, ashtu siç besoj se nga ky bashkim nuk do të lindë një pjellë e re e të shkuarës, po një qeverisje e mirë për të ardhmen. Por sidoqoftë këtë do ta tregojë koha dhe për këtë çdo dyshim i sotëm është i shëndetshëm e mbajeni në xhep.

Por ju lutem mos harroni se duhet të mundim Saliun dhe ky sot, bashkimi me LSI, është për ne vetëm fillimi i duhur jo fundi i një beteje finale që do të luhet për çdo votë, deri në dekikën e fundit të procesit elektoral. Për të tjerat lidhur me këtë do të kemi kohë të flasim, po edhe të shohim gjithë këto ditë teksa do të rreshtohen forcat.

Lejomëni ta mbyll me një pyetje që për mua është retorike, por për secilin që ende ndjen shijen e baltës në gojë mund të vlejë që të kuptojë psenë e madhe të ftesës sime për LSI-në. Është pyetja që i kam bërë vetes kohë më parë dhe që më shtyu vendosmërisht drejt këtij bashkimi:E çfarë do të thoshte pastaj cilido që sot çfarë nuk thotë për këtë “tradhti” timen, nëse në 24 qershor do të gdhihej me të Keqen e Njohur mbi kokë edhe për katër vjet të tjera? 

Ah, se harrova, analistët A, B, C, që nuk lanë gjë pa thënë në emër të moralit nëpër banaqe e uebfaqe më kanë thënë plot gjëra interesante që në TV nuk i thonë, por po ju them vetëm njërën: “Po nuk u bashkove me Ilir Metën, ky vend mori fund, sepse do na lini me Saliun edhe katër vjet!”.



*    *    *



February 6, 2015

Rikthimi i venecianëve


Alqi Koçiko

85 kile sheqer, gjashtë palë çizme, ca thasë miell, një pirg konservash mishi dhe zero litra karburant. Ky nuk është bilanci i një minimarketi fshati pas ndonjë kataklizme, por gjendja e mallrave në rezervat e shtetit për raste emergjencash dhe fatkeqësish natyrore, që i la peshqesh pasardhëses qeveria e PD-së, sot në opozitë. Në fakt, vetë ky bilanc është fatkeqësi më vete, veçse jo natyrore por qeveritare. Përveç kësaj, peshqeshi pasurohet me 21 milionë dollarë borxh që Berisha ua premtoi por nuk ua dha kurrë, familjeve dhe bizneseve të dëmtuara nga përmbytjet e vitit 2010, duke lënë mënjanë 16 milionë USD të tjera, dëmshpërblime të papaguara në vite.

Sot, opozita u rikthye fuqishëm në parlament për të ngritur zërin e akuzës dhe protestës ndaj menaxhimit të pamjaftueshëm e madje inkompetent të përmbytjeve aktuale, dhe sipas manualit demokratik, mirë bën, sepse është detyra e saj ta vërë qeverinë në shina. Nëse qeveria mund të kishte bërë më tepër, dhe mbase vërtet mundej, këto ditë e mbrapa përmes levave dhe strukturave të saj duhet të mobilizohet në maksimum. Pak rëndësi ka nëse duhet shpallur nominalisht apo jo “gjendja e emergjencës”, – dhe kjo është një tjetër akuzë e PD-së: Pse nuk e shpallni? – kryesorja është që emergjenca të kalojë me sa më pak dëme. Shumëkush madje do të dëshironte që ajo seancë e djeshme parlamentare të shtyhej, dhe të gjithë frekuentuesit e asaj salle të shkonin në zonat e dëmtuara për të dhënë sadopak ndihmë.

Por jo. Opozita duhej të ishte patjetër në atë sallë, jo thjesht për të akuzuar, një terren mjaft familjar ky për njerëzit që ende kanë nerva ta ndjekin politikën, por… edhe për të rikthyer në kujtesë shembullin e mirë të menaxhimit të krizave të tilla në kohën e qeverisjes së PD-së. Dhe foli zonja që të paktën për këtë rast, nuk duhej të fliste. Ish kryetarja e Kuvendit, Topalli, përmendi përmbytjet e Shkodrës dhe kujdesin e qeverisë së kohës, që ishte aq i madh për kafshët e bagëtitë, sa këta të sotmin nuk e kanë për njerëzit. Këtu kemi qenë dhe nuk mbajmë mend ndonjë ministër a deputet të kohës me dele mbi shpinë për ta hedhur në bregun matanë. Ama ajo që mbahet mend mirë, është protesta e herë pashtershme të banorëve të dëmtuar, që kaluar vite dhe nuk morën do dëmshpërblimin, i cili sot numëron 21.4 milionë dollarë. Sigurisht, mbahet mend edhe batuta fatkeqe e zonjës Topalli për Shkodrën, që me rrugët e saj plot ujë ku varkat shërbenin si taksi nga njëra hyrje pallati tek tjetra, ishte bërë si Venecia. Kemi pastaj edhe ish kryeministrin që në këtë pikë është bërë fiks si Shaban Qosja dhe pretendon ta kenë me të, edhe kur deputetë e ministra flasin me njëri-tjetrin.

Prandaj sot jemi në pikën që duhet të merakosemi seriozisht për opozitën, sepse nuk po arrin dot të kryejë misionin e saj të ekspozimit të kursit të gabuar të mazhorancës, të gafave e gabimeve të saj. Jo, nuk ka kohë për këtë, sepse duhet të bëjë të sajat. Ndaj vjen në sallën e Kuvendit si një opozitë në jerm, pa memorie, sikur ka zbritur nga Marsi, dhe u rrëfen njerëzve shembujt pozitivë të një kohe të mirë, kur përmbytjet menaxhoheshin siç duhet dhe ndoshta, të përmbyturit luteshin t’u ndodhte prapë, se dëmshpërblimet ishin më të mëdha nga zarari i pësuar.

Rikthimi i venecianëve në formën e djeshme, e më tej, në performancën e tyre gjatë këtyre ditëve krize, është tregues i qartë, dhe tejet i trishtë, se PD nuk ka nxjerrë asnjë mësim, për asgjë, edhe pas një goditjeje si ajo e 23 qershorit 2013. Por nëse problemi i shumicës së njerëzve të këtij vendi ndoshta nuk është thjesht SHQUP-i, është që ç’ke me të fakti që përballë kësaj opozite, mazhoranca mund ta ulë stekën pa u merakosur shumë.


*    *    *










Parlamenti grek, deputetët "tërbohen" me selfie


Parlamenti grek është mbledhur sot për herë të parë që pas zgjedhjeve të 25 janarit, të cilat nxorrën fituese partinë e udhëhequr nga Alexis Tsipras. Në ditë e parë të konstituimit të këtij Kuvendi të ri, mediat e vendit fqinjë kanë pikasur edhe shumë deputetë të mbërthyer nga mania për të bërë foto “selfie”, të cilat më pas i shpërndanin në rrjetet sociale.

Siç komentojnë mediat greke, në fytyrën e deputetëve lexohej gëzim, ndërsa shtrojnë pyetjen nëse do të vazhdojë ky gëzim edhe në ditët e ardhshme, po të kemi parasysh se sot Banka Qëndrore Europiane njoftoi se nuk do të blejë më obligacione greke. Pra, nuk do të japë më para borxh. Lapsi.al /


*    *    *




January 31, 2015

Të rriturit kujtojnë fëmijërinë


Për këdo fëmijëria lë mbresa të veçanta, veçanërisht kur kalon çaste të bukura në gjirin e familjes.


“Dita” ju sjell disa foto të bëra në botë ku disa persona janë përpjekur që të ribëjnë fotot e shkrepura gjatë fëmijërisë, me të njëjtat veshje dhe në të njëjtat pozicione.


Disa ja kanë dalë mjaft mirë, ndërsa disa të tjerë nuk kanë mundur që të kopjojnë si duhet veshjet e tyre të fëmijërisë.



*    *    * 

E mbani mend zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani?!



Erzeni u kthye? Berishat lumturohen

E mbani mend zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani?!

Më datën 26 janar (fiks në përvjetorin e 21 janarit), Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtën e rikthimit në punë. Për ata që nuk e dinë historinë, nga posti i zv. drejtorit në Drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë, Breçani u transferua në detyrën e zv/drejtorit të qarkut Dibër.

Por ky post u shkri dhe ai u emërua specialist pranë kësaj drejtorie. Në këtë kohë, ai pretendoi se largimi i tij nga detyra ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe kjo sipas tij ka qenë pasojë e debateve që ka patur me ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin, Edi Rama. 

Ai e ankimoi çështjen e tij në Gjykatën Administrative, duke fituar përballë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Sipas vendimit të kësaj gjykate, Breçani duhet të rikthehet në detyrë me të njëjtën gradë që ka pasur, që do të thotë se duhet t’i jepet një post drejtues në Policinë e Shtetit.

Gjatë këtyre ditëve, profili i tij në Facebook është mbushur me urime për rikthimin në detyrë;

Ajo që vihet re, është fakti se familja Berisha është mjaft entuziaste për Erzenin.





*    *    *

L'Audace, Karikatura anti-Izrael që po shkakton polemika


Ka bërë zhurmë të madhe një karikaturë anti-Izrael e publikuar në gazetën tuniziane që botohet në gjuhën franceze “L'Audace”.

Ata kanë marrë si model numrin e parë të “Charlie Hebdo” pas tragjedisë. Grafistët kanë pikturuar një hebre, me yllin e Davidit në kapelë dhe që mban në dorë nja pankartë ku shkruhet “Je suis Gaza” (Unë jam Gaza). Në sfond nuk mungon as citati “Tout est pardonné” (Gjithçka është falur). Komuniteti hebre i është përgjigjur menjëherë karikaturës.

“Hebrenjtë janë profestionistë në auto-ironi. Redaksia  e “L'Audace” mund të flejë e qetë sepse nuk do të shkojë asnjë Kouachi hebre i armatosur me kallashnikov”.



*    *    *




Gent Pjetri doktori i Fiks Fare feston ditelindjen i rrethuar vetëm me femra


Doktori i Fiks Fare ka festuar mbrëmjen e së premtes ditëlindjen e tij të 41-të. Në fakt, surpriza e festës ishte përgatitur nga stafi i emisionit, ku prej kohësh Gent Pjetri rrethohet vetëm nga femrat, prezantueset dhe velinat. E njëjta skenë duket se e ka shoqëruar edhe gjatë ditëlindjes, rrethuar nga bashkëprezantueset dhe mikeshat Albana Osmani dhe Fiori Dardha. Gjithashtu në darken surprizë nuk munguan velinat dhe ish-bukuroshet e viteve të shkuara, që kanë kërcyer në Fiks Fare.



*    *    *


January 28, 2015

Rita Ora do të performojë në Cmimet Oscar 2015


Sapo është konfirmuar pjesëmarrja e këngëtares Rita Ora, e cila do të performojë në edicionin e 87-të të çmimeve Oscar. Debutimi i yllit të muzikës pop në një skenë gjigande dhe me vizibilitet nga miliona shikues në të gjithë botën, vjen paralelisht me nominimin që Rita Ora, mori për këngën "Grateful", kolonë zanore e filmit "Beyond the light". "Zëri i saj i mrekullueshëm dhe paraqitja 'glamour', pritet që t'i shkojnë përshtat, atmosferës madhështore të këtij viti të çmimeve të kinematografisë"- thanë producentët e shfaqjes Zadan dhe Meron {Jo Bazen :-) }.



*    *    *