April 1, 2016

Apple sot mbush 40 vjeç, ja sesi u krijua njëra ndër kompanitë më të mëdha në botë/Video


40 vjet më parë, më 1 Prill 1976, Apple, nuk ishte gjë tjetër veçse dy të rinj në një garazh të Kalifornisë. Sot, Apple është kompania më e vlefshme në botë, me një vlerë prej 700 miliardë dollarësh. Ndikimi që do të kishin themeluesit e kompanisë në atë kohë ishte i paimagjinueshëm.

Apple - 40 vjet ne 40 sekonda

Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne, më 1 prill 1976, themeluan në një garazh, Apple Computers, një kompani e vogël që në 4 dekada do të bëhej kompania më e madhe në botë për vlerën e tregut.

Kjo kompani sot ka më shumë se 480 dyqane në 18 shtete të ndryshme në mbarë botën. Kompania zbuloi gjithashtu së fundmi se më shumë se 1 miliard pajisje aktive Apple përdoren aktualisht në të gjithë botën. Shefi ekzekutiv aktual i Apple-it, Tim Cook, e përshkroi këtë shifër si “të paimagjinueshme”, duke shtuar se ajo tregon se sa ndikim ka Apple tek njerëzit në të gjithë botën.

Apple arriti të revolucionojë botën e kompjuterëve, ndryshoi mënyrën se si dëgjojmë muzikë, përdorim telefonin apo lexojmë lajmet, krijoi tendencë me moton “Think Different” (Mendo ndryshe). Kompania ka krijuar një video për të përkujtuar 4 dekada ide, inovacion dhe kulturë.




*    *    *






Vizita e Hans-Dietrich Genscher, Izet Haxhia reagon ndaj Rulit: Mos mashtro!

German Minister of Foreign Affairs Hans-Dietrich Genscher together with the President of Albania Salo Berisha at the dedication of the Genscher plaza, April 23, 1992, Elbasan, Albania.


GettyImages - April 23, 1992| Credit: Thomas Imo

*   *   *

Izet Haxhia ka reaguar pas deklaratës së Genc Rulit lidhur me “rrëzimin e avionit”, duke e quajtur Rulin mashtrues. Haxhia thotë se Ruli bën shtrembërim të datave dhe fakteve.


Komenti i plotë:
Hopa na doli dhe miu Ruli në përgënjeshtrimin e radhës. Pa daljen e tij, mozaiku i mashtruesve nuk mund të ishte i plote. Nuk doja t’ju ktheja përgjigje në një ditë si sot, pasi kjo ditë është simboli i yt dhe tufës tuaj të mashtruesve e hajdutëve, që nën drejtimin e Kryemashtruesit, keni 25 vjet që mashtroni e vidhni pa ju skuqur fytyra juaj e krimit.

Mirë që gënjeni e mashtroni, por të paktën mos bini ndesh me njëri-tjetrin me faktet kokëforta, në rrenat tuaja. Thua në përgënjeshtrimin tënd që u nisëm nga Roma me këmbënguljen time, sepse duhej të ishim në atdhe sepse pritej të vinte Gensheri në vizitën e tij të parë historike në Shqipëri. O mi halesh, ti ke qenë edhe në kohë të komunizmit një funksionar i regjimit në një post që u jepej vetëm të besuarve dhe spiunëve të regjimit (drejtor i agro-eksportit) mesa më kujtohet dhe duhet ta dish se Gensheri ka ardhur për vizitën e parë në vitin 1987 në vendin tonë. E dyta dhe gënjeshtra më e madhe është ajo që do prisnim Gensherin për vizitë prandaj këmbëngula dhe i bie që Gensheri të ketë ardhur për vizitë pas kthimit tuaj, pra pas 11 majit 92.

Unë po të them që Gensheri ka ardhur për vizitë të dytë në vendin tonë më 22prill 1992, ku ka shkuar edhe në Elbasan ku një sheshi ju dha emri i tij. E mbaj mend mirë këtë vizitë se ka qenë hera e parë që kam veshur një kostum ngjyrë tulle dhe më ka ndodhur një incident për të qeshur .

Kur po zbrisja nga benzi i blinduar i marshallit ku ishte edhe mysafiri i nderuar gjerman,duke u munduar të imitoja shoqëruesit e Gensherit që hipnin e zbrisnin nga makinat kur ato ishin në ecje, thashë ta provoja edhe unë. Por duke zbritur më ngeli xhepi në formë pllake i xhaketës në derën e benzit dhe ashtu me një xhep në xhaketë vazhdova detyrën time.

Ky detaj më bëri të kujtoj se vizita e parë e Gensherit është bërë në prill edhe para vizitës së parë të marshallit, Bruksel, Strasburg, Paris dhe Romë aty ku unë bleva kostumin e famshëm që veshi edhe Fideli. E bleva me lekët e dietave të udhëtimit tonë të parë me ndihmën e një punonjësi të Ambasadës tonë në Itali që iu lut italianit gjysmë ore për të ulur çmimin sepse kisha vetëm njëqind dollarë nga dietat dhe kostumi kushtonte treqind dollarë.

Desha të them dy llafe për ty o turi mi. Nëqoftë se në historinë njëqind vjeçare të shtetit tonë ka patur shumë zyrtarë të korruptuar e hajdutë, ti o Genc je ministri dhe zyrtari më i korruptuar e hajdut që kemi pasur. O njeri pa pikë karakteri, a të kujtohet si shite kunatin tënd Gramozin për një post pas bisedës me marshallin ku të tha: Ti Genc ke orbitën tënde dhe nuk duhet të ecësh në orbitën e Gramozit sepse unë do të jap një post të rëndësishëm. Bisedë e bërë në prani edhe të Selamit. Ti je aq i ulët, sa për t’i bërë qejfin marshallit, sikur ishe ti që insistove të niseshit dhe të uleshit në një pistë pa drita ...

Çfarë akti heroik paske bërë o trim i madh. Po të pyes a e takove Gensherin? O njeri i përdorur…harrove kur të akuzuan për spiun të Sigurimit në Këshillin Kombëtar të PD-së…Vetë marshalli ngaqë dole kundër rizgjedhjes së tij ne mandatin e dyte te sundimit, kur vendit po i dilte flaka. Po çfarë rëndësie ka për ty burrëria dhe e vërteta?! Ti për atdhe, Zot e për moral e fe ke lekun e vjedhur këtij vendi e populli…Po vazhdo të bësh qejf përderisa në këtë vend sundon krimi ku vjedhja quhet zotësi, krimi quhet forcë e pushtet, ku mashtrimi dhe gënjeshtra quhen virtyt, aty ku morali është i huaj ku e vërteta quhet herezi dhe ai që e thotë kryqëzohet e bëhet lanet ashtu siç po mundoheni të bëni ndaj meje ti me shpurën e neveritshme të mashtruesve, hajdutëve, spiunëve dhe minjëve të haleve që dirigjohen nga Kryehalja e Shqipërisë.



*    *    *







March 24, 2016

John Hendrikus Cruyff /Johan Krojf, nga cigaret, tek sfida që i bënte diktatorit Franko: Jeta e një legjende


John Hendrikus Cruyff (Johan Krojf) ka lindur dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, më 25 prill 1947, në kryeqytetin e Hollandës, Amsterdam.

Ai ndërroi jetë sot në moshën 68-vjeçare.

Holandezi, i konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, humbi betejën me kancerin.

Legjenda e futbollit, shkëlqeu me Ajaksin dhe Barcelonën, me të cilët fitoi 9 kampionate. Ai ishte tre herë fitues i Topit të Artë. Është konsideruar edhe një menaxher i shkëlqyer, duke fituar 9 kampionate në drejtimin e stolit të Barcelonës.

Jeta

Që i vogël u mësua të dëgjojë fjalët “Ajaks” dhe futboll, pasi e ëma e tij, e cila punonte në lavanterinë e ekipit të Ajaksit të Amsterdamit, sillte të lante në shtëpi bluzat e futbollistëve. Do të mbetej pa babain e tij, i cili vdes nga një goditje në zemër, kur Johani sapo kishte mbushur 12 vjeç. Një vit më vonë e ëma do të terrorizohej, kur ai la shkollën dhe iu përkushtua tërësisht futbollit. Ishte trajneri legjendë Rinus Mishels ai që do ta shtynte Krojfin e talentuar në “skenë”. Por për një nga lojtarët më të mëdhenj të kohërave, “holandezin fluturues” Krojf, do të ishte relativisht një karrierë e shkurtër futbollistike. Një ditë, i vogli Johan do të merrte një nga dhuratat më të bukura: një top futbolli nga ekipi i Ajaksit, ç’është e vërteta pak i përdorur, por sidoqoftë një top i vërtetë futbolli. Në një kohë tepër të shkurtër Johan dhe topi i futbollit u bënë të pandarë.

Pa mbushur 22 vjeç, Krojf do të udhëhiqte ekipin e Ajaksit në premierën e finales së Kupës së Kampioneve, por Ajaksi ende nuk kishte arritur pjekurinë e duhur për këtë titull. Milani i Shnelingerit, me Riverën dhe Pratin, fituan thellë, 4-1. Ky nuk ishte vetëm preludi i ofensivës së madhe holandeze në fillim të viteve ’70. Pasi Fejnord i Van Hanigenit dhe Kindvallit, mori kupën në ’70, Ajaksi i dha një përgjigje të merituar rivalëve të tyre të qytetit-port, në ndeshjen e radhës. Në 1971, të kryesuar nga trajneri i hekurt, Rinus Mishels, dhe në terren nga Johan Krojf, Ajaks fitoi finalen e parë përballë Panathinaikosit. Në verën e vitit 1971 ndodhën dy gjëra të rëndësishme: Rinus Mishels do të merrte kombëtaren holandeze me një mision evident për të arritur në finalet e Kupës së Botës, ndërsa vendin e tij e zuri një trajner anonim nga Rumania, i quajtur Stefan Kovaç. Ky i fundit e kuptoi shpejt se nuk kishte se çfarë t’i mësonte Krojfit, Neskensit, Hanit, Krolit dhe Krajzerit, kështu që insistoi në aspektet edukative, duke i dhënë lojtarëve më shumë liri të shprehjes dhe mendimit, në terren dhe jashtë tij, gjë e cila nuk ishte “ndjekur” nga i paraardhësi i tij, Mishels. Kovaçi i dha besim edhe disa talenteve të tjerë të talentuar, të cilët e dinte që nuk do ta zhgënjenin: Rep, Geri dhe Muhren. Krojf udhëhoqi ekipin edhe përgjatë fitimit “të dyfishtë” të Kupës së Kampionëve. Sidoqoftë, me një vlerë simbolike, të dy finalet u fituan ndaj ekipeve të Interit dhe Juventusit. Ndërkohë Krojf u martua me të bijën e presidentit të Ajaksit, Van Praag. Midis viteve 1971 dhe 1973 ai fitoi Kupën e Europës me Ajaksin e Amsterdamit tri herë rresht.

Më 1973, Krojf dhe miku i tij më i ngushtë Neskens, “bien pre e insistimeve” të herë pas hershme të Barcelonës, të cilët xhelozë për famën që kishte marrë Ajaksi, i kishin blerë pa dijeninë e tyre. Barcelona, së bashku me ta, merr titullin e parë të ligës po atë sezon futbollistik. Holandezët vendosen “krah për krah” dhe e hedhin tutje këtë problem të krijuar nga mungesa e dy shtyllave kryesore të ekipit. Më 1974 do të ishte viti i “Weltmeisterschaft”-it, në të cilin Ajaksi do të thyej në luftën për titullin europian nga Bajerni i Mynihut. Ndërkohë, Johan sillej pranë ekipeve spanjolle dhe në kombëtare si një njeri që beson në të gjitha ato që flet, ndonëse mjedisi rrethues për të ishte shqetësues.

I lejonte vetes të sfidonte diktatorin Franko (tifozin e Realit), duke pagëzuar fëmijën e tij dhe madje duke i vënë një emër bask, Jordi, një procedurë e ndaluar në atë periudhë nga udhëheqja e atëhershme e Spanjës. Po ashtu, në kombëtare, ia lejonte vetes të pinte cigare në dhomën e zhveshjes, gjë e cila e nervozonte së tepërmi portierin Van Beveren. Ky i fundit, megjithëse ishte portieri më i mirë holandez, largohet nga kombëtarja vetëm nga presionet e Johanit, ndërsa në vendin e tij u shfaq Jongbloed.

Të gjitha këto nuk e ndaluan Holandën të sfidonte ekipin më të mirë në botë, duke e ulur në gjunjë dhe i shuar shpresat për fitimin sërish të titullit botëror, kampionëve në fuqi të Brazilit. Johan në rikthimin e tij pranë portokallinjve, u bë “drejtori i orkestrës”, i cili kishte arritur performancën për të shënuar që në minutën e parë të finales së Botërorit të Gjermanisë. Pas 12 pasimet konsekutive, pa arritur që ekipi kundërshtar, Gjermania, të kapte topin, tulipanët me anë të holandezit të tyre “fluturues” Johan Krojf kishte shënuar.

Atëherë, Berti Vogts, i thirrur ndryshe “qeni roje” i Evropës, mundi të shikonte vetëm numrin 14, i cili qëndronte pas shpinës së Johanit, dhe që në dëshpërim të plotë, shkaktoi një penallti. Por pas vendosjes së plotë në fushë, ekipi i Holandës ndahet në dysh: pragmatikët Gen Rensenbrink dhe Haan, të cilët donin të gjenin vetëm rezultatin në portën e gjermanëve, dhe romantikët në krye me Krojf dhe Van Hanegen vendosin të intensifikojnë sulmin, për t’i çuar gjermanët drejt ç’orientimit brenda në shtëpinë e tyre. Lëvizja e fundit në terren, prezantoi ekipin fitues, duke bërë që gjermanët të përfitojnë nga rasti dhe ta kapin Holandën të tërhequr në mbrojtje, duke goditur dy herë pamëshirshëm dhe njëkohësisht duke mbajtur kupën në Gjermani. Kjo ka qenë pika kulminante e karrierës së Krojfit si lojtar futbolli.

Vitet e kaluara pranë Barcelonës, nuk i sollën tituj europianë, ndërsa botërorin e Argjentinës e bojkoton në shenjë proteste ndaj vendit organizator që drejtohej nga një juntë ushtarake. Por disa syresh theksuan se ai nuk dëshironte të largohej nga familja e tij për shumë kohë. Krojfi paraqet “dorëheqjen” e tij si futbollist më 1978, por u shfaq në maj 1979 në Ligën Profesionale të Amerikës. Ai luajti edhe dy sezone të tjera për Amerikën përpara se të kthehej sërish në Amsterdam më 1981. Sakaq karrierën si lojtar e përfundon në 1983, ish-rivalen më të madhe të kohës, Fejnord, “ekipi bazë” i Bekenbauerit, ku ai do të provonte për herë të fundit shijen e fitores.

Johan Krojf fillon një karrierë tjetër, atë të trajnerit teknik të ekipit, pozicion i marrë në sezonin 1985-1986. Ai do të fitonte finalen e Kupës së Kupave me Ajaksin, e para në serinë e trofeve si trajner. Më 1987 Ajaks nën udhëheqjen e Johan Krojfit fiton Kupën e Kampioneve dhe nxjerr në skenë një sërë lojtarësh të rinj, si Denis Bergkamp, Aron Uinter, Brian Roj dhe vëllezërit Uitçge, Rob dhe Rishard. Jo fitimi i këtij titulli ishte interesant, por fakti që Ajaksi pas shumë vitesh do të ishte një ekip i vlefshëm dhe krejt i ri. Megjithëse Ajaksi humbi një vit më vonë finalen përballë belgëve të Meshelenit, kjo nuk pengoi Barcelonën ta risjellin pranë ekipit Johanin, kësaj rradhe në vendin trajnerit.

Pas mëse tetë vitesh marrëdhëniet Krojf-Barcelona u rikrijuan sërish për herë të dytë më 1996, në rolin e trajnerit dhe të drejtorit teknik. Ai rikonstruktoi skuadrën dhe solli mëse një dyzinë me futbollistë të rinj, ndër të cilëve edhe gjermanin Shuster. Nën përkujdesjen e Krojfit spanjollët fituan Kupën e Kupave, Kupën e Kampioneve dhe kupën e Spanjës për disa sezone, midis 1991 dhe 1994, kur në Spanjë, Barçës iu vu edhe epiteti “Ekipi i Ëndrrave”. Finalja e humbur si trajner, përballë ekipit të Milanit, u shoqërua me probleme mjekësore, çka e larguan Johanin nga stadiumet. Krojf, kishte lënë cigaren pas një operacioni “by-pass” të kryer në zemër më 1991 dhe rifillimit të problemeve të zemrës më 1997, vit në të cilin u largua nga futbolli përgjithmonë.

Në vitet që do të vinë Johan Krojf themelon fondacionin e tij, i cili siguron të ardhura për personat e paaftë sportistë dhe financon ato institucione mjekësore që zhvillojnë programe mjekësore. Po ashtu themelon Universitetin Ndërkombëtar “Johann Cruyff” më 1998, me objektiv dhënien e asistencës sportistëve, të cilët kanë qenë “të detyruar të japin dorëheqjen” nga sporti.

Epilog

Ka pasur shumë figura të shkëlqyera të futbollit ndër vite, por asnjë nuk ka qenë aq i rëndësishëm sa Johan Krojf. Si një lojtar me Ajax, Barcelonën dhe Holandën, ai e vuri veten e tij në panteon, së bashku me të mëdhenj të tillë si Pele, Diego Maradona, Ferenc Puskas, Lionel Messi dhe Zinedine Zidane. Si trajner tek Ajaks dhe Barcelona, ​​ai ndërtoi anët emocionuese, ushqeu një numër të shquar lojtarësh gjenial dhe ndikoi shumë në ekipet më të rëndësishme në botë. Spanja dhe Barcelona gjithëpushtuese e Xavi dhe Andres Iniesta, shkëlqimi i Bayern Mynih dhe Gjermanisë së sotme, Milani i viteve 1980 dhe shumë kampionë të tjerë të paharrueshëm do të kishin qenë të pamendueshëm pa Johan Krojf. Radikale dhe revolucionare, parimet e Johan Cruyff janë bërë standarde gjatë gjithë lojës moderne të futbollit.

Projekti i tij për zhvillimin e lojtarëve të rinj është kopjuar në të gjithë botën. Pas një periudhe 20-vjeçare, karriera e Johan Krojf përfundoi në vitin 1984. Ai nuk drejtoi ndonjë ekip të madh që nga viti 1996, kur e evidentoi veten si një guru, filantrop, komentator dhe fuqi prapa skenave.

Vitin e kaluar, në moshën 68-vjeçare, ai u diagnostikua me kancer të mushkërive dhe u tërhoq nga publiku për të luftuar me sëmundjen. Betejën e tij të fundit. Por ai nuk e fitoi këtë betejë, por ka fituar atë të përjetësisë.

Me largimin e Cruyff, futbolli humbet njërin nga yjet e vet më të ndritshëm, futbolli holandez “mbretin” e vet, Barcelona ideuesin e “tika-taka”.


*     *     *






March 18, 2016

Salah Abdeslam: Plagoset dhe arrestohet organizatori i sulmeve terroriste në Paris


Policia belge ka ndërmarrë sot një tjetër operacion në lagjen “Moleenbek” të Brukeslit për të arrestuar terroristin Salah Abdeslam.

Mediat vendase raportojnë se ai ka mbetur i plagosur gjatë përballjes me policinë dhe më pas është arrestuar.

Lagjia ishte rrethuar nga forca të shumta policore. Operacioni u organizua pas zbulimit të shenjave të gishtave dhe ADN-së, të terroristit Salah Abdeslam.

Ky i fundit akuzohet se është organizatori i sulmeve të përgjakshme në Paris në muajin nëntor.

Raportohet se policia ka përdorur edhe granata në drejtim të banesës së tij, ndërsa flitet edhe për viktima të tjerë, por që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.



*     *     *

Soprano Ermonela Jaho mahnit Londrën me “Suor Angelica”, Mediat britanike: Nivel i shkëlqyer


Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, e cila ka disa javë që performon në Operën Mbretërore të Londrës me “Triptikun” e Puccini-t, në rolin e murgeshës Angelica ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme, jo vetëm nga publiku, por edhe nga mediat londineze. Pas shfajes së operës “Suor Angelica” të Puccin-it më 15 mars“, Ermonela Jaho e përfshirë në interpretimin e siqertë të dramës së murgeshës ka shkaktuar tronditje deri në dhimbje në publik. Rasti i shfaqjes së të martës përfshiu një grua nga publiku, e cila kishte pasur një histori të ngjashme me rolin e sopranos shqiptare. Kur kishte qenë e re ajo kishte mbetur shtatzënë. I kishin marrë fëmijën dhe ia kishin mbyllur në një manastir.


Pak a shumë ky është edhe roli i Ermonela Jahos si Suour Angelica te opera e Puccini-t. “Ermonela Jaho ishtemahnitëse në ccdo gjë… Këndimi delikat i “Senza mamma” dukej sikur vinte direkt nga një ninullë që i këndohet një fëmije teksa fle, dhe kjo bëri që shpërthimet e saj të lëndonin edhe më shumë. Zëri i Jahos na përshkoi të gjithëve; ajo krijoi një tingull madhështor në teatër, dhe nuk u përmbajt të linte dhe pak egërsi në të, aty ku ngjarjes i nevojitej.

Marrja e duartrokitjeve ishte pothuajse aq efikase sa interpretimi; përjetuam një moment të sinqertë ku artisti është derdhur i gjithi në rol, dhe me në fund ndjen publikun që e kupton dhe vlerëson atë…”, shkruan The Sunday Times një ditë pas premierës.

Ndërsa The Telegraph, në artikullin “Opera Mbreterore: Puccini i një niveli të shkëlqyer shkruan mes të tjerësh se  “Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho shkaktoi një ndjesi në vitin 2011, kur një kohe të shkurtër ajo mori rolin udhëheqës në Suor Angelica, opera e dytë e trilogjisë së Puçinit Il Trittico. Ajo kthehet për një ringjitje aq të lavdishme si kurrë më parë, duke investuar në karakterin e murgeshës së traumatizuar me të njëjtin kombinim të shkëlqimit të zërit me intensitetin ekspresiv”.

Është e pafjalë dhe ka pasur mëdyshje në reagimin e saj, pas lajmit se në shfaqjet e saj Opera Mbretërore ka thirrur disa herë, siç ndodhi edhe të martën në mbrëmje, ambulancën dhe mjekët për të ofruar ndihmë mjekësore për spektatorët, të cilët janë emocionuar dhe tronditur nga dramaciteti dhe loja mjaft e ndjerë e këngëtares shqiptare. Kjo ka ndodhur disa herë gjatë këtyre javëve dhe faktin e konfirmon vetë Salvatore Scalzo, menaxher i Operas Mbretërore në “Covent Garden”.

Ai thotë se “kemi pasur disa raste të tilla dhe kjo i dedikohet padyshim klasit të Ermonela Jahos në rolin e Sur Angelica”.

 Ermonela Jaho

Traviata Giuseppe Verdi

Salvatore Scalzo i Operas Mbretërore në Londër ka theksuar më tej se “Nuk kemi pasur raste të tilla vitet e fundit, me aq sa kam punuar unë në këtë Opera. Ovacionet dhe duartrokitjet në sallë flasin vetë për talentin e Ermonelës”./H.M/ Dita


*     *     *








March 11, 2016

Zenepe Luka padit Sali Berishën për ‘Moskallëzim krimi’


 Gazetarja e njohur Zenepe Luka, pas botimit të librit “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” depoziton sot në prokurorinë e Vlorës një padi penale për ish-presidentin Sali Berisha.

Luka i rikthehet një ngjarjeje të rëndë kur në vitin 1997, në kohën kur ajo punonte si korrespondente e gazetës “Koha jonë” dhe përcillte ngjarjet e pranverës së përgjakshme të atij viti në qytetin bregdetar, iu vu tritoli në shtëpi.

Izet Haxhia rrëfen në libër se tritoli në shtëpinë e Zenepes është vënë me urdhër të Azem Hajdarit, në një kohë që PD-në e kontrollonte totalisht Berisha.

Me këtë rast, Zenepe Luka i drejton një apel edhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.



Nga Zenepe Luka

Dy fjalë për librin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës”

Këtë shkrim dua ta nis me dy fjalë për librin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” përgatitur nga gazetari i mirënjohur i DITA-s, Xhevdet Shehu.

Rrallë ndodh, që një libër me 340 faqe, ta përpish në disa orë sikurse më ndodhi me këtë libër. Sigurisht, ka arsye të ndodhë kjo, e para interesi për temën që trajton, autori,por në këtë libër të pazakontë, të rrallë në llojin e vet, në radhë të parë lipset guxim, trimëri për të hedhur të zezën në të bardhë, për vetë problematikën që trajton, aq më tepër kur bëhet fjalë për krime të rënda në një shoqëri, shto pastaj, kur protagonisti kryesor ka qenë kreu i shtetit dhe sot është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Xhevdet Shehu, një gazetar me përvojë, si gjithmonë, por edhe me këtë libër, ka treguar se gazetaria për të nuk është thjesht profesion, por një mision. Nëse do të ishim në një shoqëri të vërtetë demokratike dhe do të kishim shoqata të mirëfillta gazetarie, ky koleg duhej propozuar për medaljen më të lartë. Por, jam e sigurt se këtë do ta bëjë lexuesi i thjeshtë, që është “medalja” më e çmuar.



Padi për ish Presidentin Sali Berisha

Në faqet e këtij libri, ish truproja e ish Presidentit Sali Berisha, ka rrëfyer edhe për ngjarjen makabre të 10 majit të vitit 1998, vendosjen e tritolit në banesën time, kur punoja si gazetare e “Koha Jonë” në Vlorë.

Unë i dija të gjitha ato që Izet Haxhia, nënvizon në faqet 159-160 të këtij libri, por tashmë, që e kam në duar këtë libër, ai merr vlerën e provës dhe unë do t’i drejtohem gjykatës me një kërkesë-padi me objekt:

berisha-hajdari“Padis ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, për moskallëzim krimi, duke shpresuar se do të vihet në lëvizje dosja që është pushuar në Prokurorinë e Vlorës”. Unë e di që autorët kanë ndërruar jetë, për shkak të hesapeve të tyre. Por, ka një nen në kodin penal, sipas të cilit përbën vepër penale nëse vihesh në dijeni për këtë krim makabër dhe e fsheh atë, aq më tepër kur je kreu i shtetit.

Duke iu lutur Zotit, që më shpëtoi bashkë me fëmijët, nuk dëshiroj të ndëshkoheni penalisht, por do të kërkoj dëmshpërblim për dëmin që iu shkaktua banesës.



Kërkesë drejtuar z. Izet Haxhia

Do të dëshiroja, që në gjyqin e kërkuar prej meje, që do të kisha dëshirë të binte në dorën e bashkëqytetares sime, Fatmira Hajdari, të dëshmonte fizikisht edhe z.Izet Haxhia.

A do të kërkojë ndëshkimin për djegien e gazetës “Koha Jonë” z.Nikollë Lesi?

Për vetë natyrën që ka, zoti Nikollë Lesi, botuesi i gazetës “Koha Jonë”, shpresojmë se do të formulojë edhe ai kërkesë-padi për dëmshpërblim për djegien e gazetës “Koha Jonë”, aq më tepër që disa nga autorët që akuzon Izet Haxhia, janë këtu, në Shqipëri, qytetarë të lirë.

Edhe një mesazh për Ambasadorin Lu
I nderuar z. Ambasador. Ju që jeni aq i interesuar për dekriminalizimin, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të pushtetarëve dhe të zgjedhurve, që kanë bërë krime, vlerësojeni këtë libër, që është një provë e gjallë, për krimet që janë bërë në Shqipëri, në këto vite tranzicioni.

Përveç kësaj kërkese, unë ju bëj edhe një pyetje, i nderuar z.Lu:

Nëse do të ishte botuar një libër i tillë në SHBA, për Presidentin e vendit tënd, çfarë do të kishte ndodhur?


Gjëja më e dobishme që do të bënit, si Ambasador i Shtetit më të madh demokratik në botë, do të ishte që këtë libër me ngjarje e krime të mëdha, t’ia dorëzonit si provë materiale Prokurorit të Përgjithshëm z.Adriatik Llalla. Ky do të ishte filli i lëmshit, hapi i parë, për të realizuar reformën në drejtësi në Shqipëri. Të shpresojmë z. Ambasador!

Izet Haxhia: Tritolin Zenepes ia vuri Azemi…

(Fragment nga libri “Izet Haxhia përballë Sali Berishës”)

Pas një fjalimi të deputetit Patozi më 4 qershor 2015 në Kuvend dhe një replike të dërguar në redaksi nga gazetarja Zenepe Luka, redaksia pyeti një nga dëshmitarët e ngjarjeve të rënda të atyre viteve, Izet Haxhinë. Më poshtë, emaili i z.Haxhia për DITA-n:


“Unë nuk kam qenë në atë miting se që pas ngjarjes së Milotit ku gjoja iu bë atentat Azemit dhe është një ndodhi që nuk është sqaruar, sepse nuk ka pasë asnjë atentat ndaj Azemit, por ka qenë një diçka tjetër që do ta sqaroj ndonjëherë tjetër. Por me sa di unë dhe nga vetë goja e Azemit, i cili kur pinte apo donte të mburrej, tregonte bëmat e tij apo ato që urdhëronte… që kjo, pra vënia e tritolit në shtëpinë e Zenepes, është një akt i kryer me urdhër të Azemit, është e padiskutueshme. Sepse ai ka patur lidhje me një pjesë të bandës së Kakamit, që kanë qenë aktivë në atë periudhë në Vlorë. Bile m’u kujtua që për këtë akt, Azemi ka vënë në dijeni edhe Berishën, apo “Marshallin” siç e thërriste ai, për t’i treguar që ai ishte i fortë në Vlorë e me lidhje të fuqishme. Këto janë të dhëna nga njerëzit e afërt me Berishën e Azemin, të cilët kishin qejf të mburreshin edhe me akte terroriste.

Po, Zenepja ka të drejtë kur akuzon dhe drejton gishtin nga autorët, sepse pikërisht nga RD dhe 55 është akuzuar si nxitëse e trazirave në Vlorë, e sidomos për sulmin ndaj SHIK-ut. Por nuk duhet harruar Frrok Çupi, pasi ishte editoriali i tij te “Koha Jonë”, ndezësi i fitilit të luftës në Vlorë. Më vonë, “çuditërisht” Sala këtë person e bëri aleat e i dha poste. Ca gjëra e ca lidhje nuk arrij t’i konceptoj, sepse janë jashtë çdo logjike.

Azemi ka pasë mbajtë kontakte të vazhdueshme me pjesëtarë të bandës së Kakamit. Edhe për armët e SHIK-ut që u patën nisur me porosi të Salës, Azemi iu thoshte këtyre pjesëtarëve që ua kam nisur unë”.


*   *   *





Izet Haxhia: Ylli Rakipi porositi bombën te Lush Përpali


 Një ditë pas intervistës së Ylli Rakipit me Jaho Mulosmanin, ka reaguar edhe Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës.

Përmes një statusi në Facebook, Haxhia shkruan se “Gazetari Ylli Rakipi, dikur njeri shumë i afërt i politikanit Sali Berisha, e ka urdhëruar atë (Izet Xhaxhinë) për vendosjen e bombës ndaj ish-deputetit socialist Lush Perpali.


Statusi i plotë në Facebook:

“Degjova nje interviste te Ylli Rakipit ,ku ai tha qe une i kisha permendur emrin atij dhe shprehte habine se kisha pyetur ate, pa thene per cilin rast kisha thene.,dhe duke bere te habiturin se nuk kishte lidhje me asgje ,dhe duke bere aludimin se meqe une po permendja kot emrin ,e tij edhe ato gjerat e tjera qe kam thene jane te pabesushme…Si duket ylli ngaqe ka ndryshuar shume patrone politikane qe u sherbente sipas ndrrimit te pushtetit apo edhe konsumimi i tepert qe i ben alkolit ka bere te veten ne kujtesen e tij.Po ti kujtoj keto raste o Ylli..Rasti i pare eshte vendosja e bombes tek kioska e Lush perpalit..ka qene dita kur ti ylli do ikje ne turqi per te marre ndihma per gazeten tende te partise tek miqte e berishes ..para se te niseshe kemi folur per vendosjen e kesaj bombe ,kuptohet me porosi te ‘marshallit’ dhe te kam thene qe sa de zbresesh ne turqi kjo pune eshte e mbaruar..dhe e verteta eshte se pa zbritur ti akoma ne aeroportin e stambollit bomba eshte vendosur dhe i pari qe ke marre lajmin ne tel. ke qene Ti apo ke harruar?mos me thuaj qe kur zbrite ne stamboll nuk te priten aty Miri i gjikes me Ylli kelmendin me porosine time kuptohet ..apo edhe kete e ke harruar ?po ate dite une kam bere nje takım me kokat e krimit per ti terhequr ata ne krahun e partise time dhe tendes njehkohesisht pd.ne fushaten qe po afronte..ka qene porosia e marshallit edhe per kete takım e percjellur me insistim nga juve. .edhe kete duhet ta kesh harruar. .. ska gje ylli,po te kujtoj nje rast tjeter..

A te kujtohet nje rast tjeter ,kemi qene ne mitingun e pd ne elbasan..ishte vendosur bomba tek fondacioni Soros te cilin ti nuk e doje fare sepse nuk te ushqente me ndihmat bujare qe u jepte armiqve te tu ne ate kohe…me the qe çunat e saliut e kishe fjalen per salı shehun dhe jo per marshall saliun, ja vune bomben Sorosit se ashtu te kishte thene sali komisari ty se ne ate kohe puna vlersohej me sa me shume akte terroriste qe beje kunder ‘armikut’te kuq. .qesha dhe thashe qe saliu e ben kete se e don partine tone. ..apo ke harruar edhe kur me the qe duhet ti mbushim mendjen marshallit ta marre azemin ne fushaten elektorale te cilin e kishe shok te pijes ne Rogner ,sepse duhet perdorur ne kete fushate kunder armiqve ..

Nuk me habit kjo’harrese” e jotja o Ylli i dikurshem i Mehmet elezit apo edhe kete e ke harruar qe eminenca gri e berishes te sugjeroj ty dhe vellain tek marshalli dhe filloi karriera e jote e ndritshme ne media. .duhet te kesh harruar edhe miqsine tende me Gazideden kur vije se bashku me te tek Vila Kater per te takuar marshalli ne oret e vona te nates. .ke harruar qe e ktheve gazeten tende te financuar me paret e kontrabandes se naftes me serbine apo paret e shqiptareve te shkrete te futura ne firmat piramidale pronarin e njeres prej te cilave ti e kishe mik e kam fjalen per kapterrin Vehbi alimuça. Degjo ore ylli,ti Nuk ke as moralin ,as integritetin as pastertine te vlersosh ato qe kam rrefyer une tı je nje pjese e asaj medias qe ka mashtruar e po mashtron per 25 vite kete popull te mjere duke i majmur me parate e gjakut te ketij populli qe politikanet e radhes ua japin me bujari.qe ti dhe soji jot i peshtire te beni bythelepirjen e radhes.. .”, shkruan sot Izet Haxhia. /Dita



*   *   *

February 25, 2016

Sanremo 2016, Ermal Meta - Odio le favole


Video


Sanremo 2016, Ermal Meta - Odio le favole


Ti ricordi quand’eri bambino
con i sogni legati al cuscino
ti ricordi quand’eri capace
di sentirti con poco felice
e da un gesto del tutto banale
imparavi che volto avesse
l’amore.


Ti ricordi le notti a parlare
e a incollare la luna nel cielo
con un dito poi farla sparire
come una sposa dietro al suo velo
di sudore, di lacrime o mare
ci sembrava la cura di tutto
il sale.


Per stare bene penso a te
per stare male penso a te e me.


Il futuro era bellissimo per noi
ti volevo bene e forse anche di più
fuoco che non brucia non si spegne mai
ti manco, non lo so
mi manchi e non lo sai.


Scorre un fiume e assomiglia alla vita
e la nostra sembrava in salita
non è vero, era solo paura
di affrontare la parte più dura
ma per quanto difficile sia
l’ordinario con te diventava
magia.


Il futuro era bellissimo per noi
ti volevo bene e forse anche di più
fuoco che non brucia non si spegne mai
ti manco, non lo so
mi manchi e non lo sai
Io ti voglio ancora bene e pure tu
cuore che si stringe non tradisce mai
e non ricordo come mai non ci sei più
ti manco, non lo so
mi manchi e non lo sai.


Odio le favole
e il gran finale perché
quello che conta è
qualcosa per cui una fine non c’è
non ci credere
se ti dicono che
passerà da sé
mi manchi e non lo sai.


Il futuro era bellissimo per noi
io ti voglio ancora bene e pure tu me ne vuoi
sii felice e non dimenticarmi mai
ti manco, non lo so
mi manchi e non lo sai.


Mi hai strappato l’amore di bocca
ma ogni tanto una str0nza ci tocca.



*   *   *







Jon Bon Jovi koncert në Tiranë (foto & video)


Këngëtari me famë botërore i muzikës rok, Jon Bon Jovi vjen në Tiranë në 14 mars.

Ai jep një koncert në kuadër të aktiviteteve të Bashkisë së Tiranës.
Sipas posterit zyrtar të shpërndarë, mësohet se ai do të vijë në kryeqytetin e Shqipërisë për “Ditën e Verës” më 14 mars 2016.
Ai do të japë një koncert në stadiumin “Qemal Stafa” në orët e mbrëmjes, konkretisht në orën 20:00.

Koncerti është i hapur për publikun. Koncerti i Bon Jovit do të mbahet në stadiumin “Qemal Stafa”, një natë para nisjes së shembjes së tij.


“Siç e do tradita artistët më të mirë vijnë në Shqipëri për të festuar Ditën e Verës. Këtë vit G.A Tirana Eventsdo te sjelle bandën e famshme Bon Jovi në Stadiumin Qemal Stafa, një natë para nisjes së shembjes së tij. Le të jetë kjo natë pra një festë muzike, si dhe një kujtim i bukur për vitet që na shoqëruan në këtë stadium” – thuhet në njoftim.







Bon Jovi 
You Give Love A Bad Name
video



*    *    *

Bajern Munich po mban Elsejd Hysaj në vëzhgim


Mediat gjermane shkruajnë se Bajerni është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe sytë janë drejtuar në Kampionatin italian.

Sipas burimeve të cituara nga “tz.de” (Tageszeitung), Elseid Hysaj është në dijeni për interesimin të Bajernit, paçka se kontrata e tij te Napoli përfundon në 2020-ën.

Mediat shkruajnë se vlera e Hysajt aktualisht në treg është 9 milionë euro, por kjo nuk duhet një shqetësim për Bajern, i cili është vënë në kërkim të një mbrojtësi.

“Pozicioni i mbrojtësit të krahut të djathtë është një vend vakant pothuajse në të gjithë klubet më të mira europiane.

Ka pak lojtarë të klasit botëror dhe janë akoma të rinj. Filip Lahm dhe Rafinha kanë një moshë të caktuar tashmë. Drejtori teknik, Michael Reschke, është vënë në kërkim të zëvendësuesve”,-shkruan media gjermane.



*    *    *




February 11, 2016

Argëtim nga kafshë të ndryshme


Edhe kafshët kanë momentet e tyre, të mërzisë, lumturisë.
Shumë prej tyre flenë si ne dhe disa të tjera si majmunët kruhen si njerëzit, ose fusin gishtin në hundë.
Fotot më poshtë janë dëshmi nga momentet e kafshëve të ndryshme, kryesisht duken të argëtuara.


 Me sa duket më e lumtura është një fokë!




*   *   *