"

September 19, 2013

Kastriot Islami

Thjesht një kujtesë për Kaçin: 

Kjo Foto nuk të bën socialist, 

nuk të bën njeri!



Islami: Sindromi i frikës nga vdekja i Ramës, rrezik për opozitën. Jam njeri i madh, pasi merrem me idetë

Deputeti demokrat, Kastriot Islami, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Rama, “Bëj politikë për të luftuar idenë e vdekjes”, thotë se ajo është e rrezikshme, sidomos për opozitën. Sipas tij, në situata dhe në një debat të fortë në parlament,  Rama rrezikon të shkasë në një retorikë dhune ndaj opozitës. Rasti më flagrant, thekson Islami, ishte gjatë diskutimit të programit në parlament, që kulmoi më pas dhe me heqjen e portretit të presidentit Nishani nga zyra e tij.

“Në fjalën time u tregova i kujdesshëm, duke u marrë më shumë me programin, pasi njerëzit e mëdhenj merren me çështje, ata mesatarë me gjëra më të vogla, ndërsa njerëzit e vegjël merren me njerëzit. Rama dëgjoi dy ditë dhe gjithë reagimi ishte të ngacmonte figurat kryesore të opozitës, pasi si duket i kishte djegur diskutimi. Në vend që të jepte shpjegime për publikun, ai u mor duke ngacmuar individualisht persona të ndryshëm. Kjo lidhet me personin e tij, është person cinik dhe vuan nga një kompleks inferioriteti. Kur i jepet mundësia, bëhet agresiv dhe nuk kontrollon dot veten. Ka dhënë një intervistë ku ka shprehur se ka frikë të madhe nga vdekja dhe ka thënë do merrem me politikë për ta tejkaluar këtë frikë. Kjo është sindromë që nuk kurohet dot nga asnjë lloj mjeku. Për disa persona duket e lehtë, por kjo është shumë e rëndë, do të thotë se veprimet politike të tij drejtohen nga ky lloj sindromi. Shpresoj të mos shkojë në veprime revanshiste, por në dy seanca në parlament nuk e ka kursyer retorikën e dhunës. Këtë gjë ai e ka bërë dhe në PS. Shikoj rrezik se në situata dhe në një debat të fortë në parlament, do të aplikojë këtë retorikë. Atij i kishte djegur fakti se është kryeministër me mandatet e LSI. E njëjta gjë ndodhi me heqjen e fotografisë së Presidentit të Republikës, është rast i paprecedent dhe unik. Kjo do të thotë se është futur në konflikt politik me Presidentin. Rama, kur kërkon të godasë një personazh të rëndësishëm apo institucion, e bën përmes medias pranë tij, deri tek presionet, që sipas tij mund ta çojnë Presidentin në dorëheqje. Mesazhi është shumë negativ, një orë pa u tharë boja e betimit tek Presidenti, shkon dhe heq fotografinë e tij. Këtu zoti Meta ka një qëndrim ndryshe, ai gjeti një zgjidhje të ndërmjetme duke thënë se do t’i mbajë të dy. Kjo qeveri është me dy plane, koka, trupa, dy veprime dhe s’e di si do shkojë funksionaliteti i saj. 5 ministra do e mbajnë në zyrë foton e presidentit, pjesa tjetër jo”, tha Islami për “Ora News”.

Nëse qeverisja Rama-Meta do jetë e vështirë apo jo, nisur dhe nga trajtimi që mediat ndërkombëtare kanë bërë, rasti më i fundit ai i gazetës “Neue Zürcher Zeitung”, Islami dha këtë koment:

“Gazeta “Neue Zürcher Zeitung”, 70% e artikullit ishte një superlavdërim që i bëri Ramës, disident që në ’85, fakt që asnjë se kishte ditur deri më tani, po kjo është e zgjidhshme përmes kompanive lobuese që paguan. Në fund thotë se Rama ka hequr dorë nga idealet e tij të mira për të shkuar në koalicion me Metën. Meta është politikani më i korruptuar. Është njeriu që ka krijuar sistemin më të korruptuar dhe kjo ia vështirëson Ramës luftën kundër korrupsionit dhe hapjen e 300.000 vendeve të reja të punës. Po ashtu dhe “The Economist” kishte një artikull ku Rama del një figurë e mirë, por që mund ta hedhin në erë të përjashtuarit, qoftë figurat me përvojë të PS apo dhe vetë aleatët që u lanë mënjanë. Me këto të dyja po vërtetohet një tjetër artikull i shkruar direkt pas zgjedhjeve. Të tre artikujt janë në të njëjtën linje, Rama ka fituar, ka mundur Berishën, por është i kapur peng nga Ilir Meta, garda e vjetër në PS. Ky është një supernjeri dhe gjithë fajin ia kanë këta të tjerët. Nuk mund të abuzoj, por të tre artikujt kanë një bosht të përbashkët”.




FOTO LAJM/ Thjesht një kujtesë për Kaçin: Kjo nuk të bën njeri të madh!

Pas publikimit në gazetën TemA të lajmit se Kastriot Islami ka deklaruar se është njeri i madh, pasi merret me idetë, kanë vërshuar dhjetëra komente online, që e kanë thumbuar socialistin e konvertuar në demokrat.
Vetë Kastriot Islami ka reaguar në FB, duke thënë se sulmet ndaj tij tek gazeta TemA tregojnë se ai është vërtet i madh.
Më pas ai ka postuar një seri fotosh me zyrtarë të lartë nëpër botë, të bëra kryesisht kur ka qenë Ministër i Jashtëm i PS-së (jo PD-së).
Duke shkruar mbi foto ‘thjesht për kujtesë’, ai ka sjellë foto të tij me Kolin Pauell, Kondoliza Rajs, Abdulla Gyl, Joshka Fisher, etj.
Dhe ne thjesht për kujtesë i themi se kjo nuk e bën njeri të madh. Jo për nga fiziku!/ep




2 comments:

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!