Ja drejtorët që
lejuan Berishën
të abuzojë me fëmijët e shkollave të tyre
të abuzojë me fëmijët e shkollave të tyre
“Name and shame”
(t’ia thuash emrin dhe ta turpërosh) është kur emri i dikujt që ka bërë diçka
të gabuar bëhet publik. Kështu kanë nisur të veprojnë të rinjtë e FRESSH, që
kanë publikuar emrat e drejtorëve të shkollave, që kanë lejuar kryeministrin
Sali Berisha të abuzojë me fjalime politike me fëmijët
Jemi të gjithë
dëshmitarë të sjelljes së turpshme dhe të paligjshme të kryeministrit Sali
Berisha, i cili ka filluar të bredhë shkollë më shkollë për të bërë propagandë
përpara të miturve apo nxënësve të shkollave të mesme.
Natyrisht,
kryeministri e ka kthyer shkeljen e ligjit në mënyrë sjelljeje e qeverisjeje.
Por në rastin konkret ligjin për arsimin dhe ligjin për të drejtat e fëmijëve
nuk e ka shkelur vetëm kryeministri, por edhe drejtuesit e shkollave ku janë
zhvilluar këto aktivitetet politike.
Për këtë arsye, të
rinjtë e FRESSH kanë vendosur të publikojnë emrat e këtyre drejtuesve
shkollash.
“Sot po fillojmë një
fushatë denoncimesh me emra konkretë të të gjithë atyre që janë bërë pjesë e
kësaj fushate të paligjshme duke filluar me tre personat e mëposhtëm:
1.Merita Sokoli,
drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Mustafa Lleshi”, komuna Kashar, rrethi
Tiranë.
2.Nesti Qirjo,
drejtor i shkollës së mesme “Isuf Dalipi”, komuna Mollaj në rrethin Korçë.
3.Rudina Mita,
drejtoreshë e shkollës se mesme profesionale “Salih Ceka”, rrethi Elbasan.
Të tre këta persona
kanë shkelur ligjin për arsimin parauniversitar, i cili në nenin 8 thotë
shprehimisht se:
Arsimi
parauniversitar është i depolitizuar,” thuhet në deklaratën e FRESSH.
“Madje, në rastin e
këtyre personave shkelja e ligjit bëhet edhe më e rëndë pasi janë ata njerëzit
të cilëve prindërit shqiptarë u besojnë fëmijët nëpër shkolla për të mësuar e
jo për tu bombarduar me propagandën e Sali Berishës. Janë këta njerëzit që kanë
detyrimin ligjor të garantojë të drejtat e fëmijëve në shkollat që drejtojnë,
madje edhe kur është kryeministri që kërkon t’i shkelë këto të drejta.
Detyrat dhe
përgjegjësitë e këtyre drejtuesve janë të qarta dhe të përcaktuara nga ligji,
prandaj në këtë situatë ata nuk mund të fshihen pas alibisë se ishin të
detyruar të shkelnin ligjin për hatër të Sali Berishës apo kujtdo tjetër.
Secili prej tyre e ka mundësinë të zgjedhë mes respektimit të ligjit për të
mbrojtur të drejtat e fëmijëve, dhe shkeljes së ligjit sepse këtë ua kërkon
kryeministri. Prandaj të gjithë këta individë, por edhe kushdo tjetër që do të
zgjedhë të shkelë ligjin për interesat e kryeministrit dhe pushtetit, duhet ta
ketë të qartë se nesër do të përgjigjen për veprimet e tyre,” vijon deklarata e
FRESSH.
Të rinjtë kanë
premtuar se do të vazhdojnë denoncimet me emër.
“Njëkohësisht u bëjmë
thirrje të gjithë prindërve shqiptarë dhe i vëmë në dijeni që këta individë në
krye të këtyre institucioneve arsimore
nuk janë tutorët, por shërbëtorët e fëmijëve tuaj, mos kini frikë, por reagoni
ndaj këtij abuzimi të turpshëm me fëmijët tuaj, një abuzim që shqiptarët e kanë
jetuar në kohën e komunizmit, por që është i papranueshëm për një vend që
aspiron të integrohet në Bashkimin Europian”.
Gazeta TemA: 17 Tetor, 2012
Po, drejtorat e shkollave te pushohen dhe te bohen zv.ministra ha ha ha
ReplyDeleteNe paidh te sams me shkue tash militantat e shpellarit
Delete