Lidhja ime me
Jasharajt dhe harresa zyrtare sot për Adem Jasharin
Për Dilaver Goxhajn,
luftëtari nga Shqipëria në çlirimin e Kosovës, ish-Zëvendësshef i Shtabit të
UÇK-së, pas lirisë, shumë nga luftëtarët dhe vetë lufta, nuk u vlerësuan ashtu
siç e meritojnë dhe siç ka bërë dhe bën çdo komb për luftëtarët që sjellin lirinë.
Sipas Goxhajt, është e pafalshme, që qeverisja e sotme, pjesa më e madhe e së
cilës janë vetë ish-luftëtarë të UÇK-së, kanë lënë në ‘hije’ dhe
Dilaver Goxhaj
Kolonel
Adem Jasharin
‘Heroin…’ dhe Legjendën e UÇK-së. “Është e pa falshme që drejtuesit e shtetit
të sotshëm të Kosovës, Thaçi e të tjerët, të lenë në hije Adem Jasharin i cili
sakrifikoi veten e familjen e tij në emër të lirisë së Kosovës. Për kundër, po
vlerësohet maksimalisht Ibrahim Rugova i cili jo vetëm nu kontribuoi një ditë
në favor të luftës (bashkë me forcën e tij politike e mbështetësit), por dhe
pas çlirimit, nuk tha qoftë dhe një fjalë të vetme për UÇK-në e luftën e saj”-
pohon mes të tjerave kolonel Dilaver Goxhaj. Në intervistën e tij në vazjhdim
Goxhaj rrëfen dhe vizitat e shumta që ai ka bërë në familjen e jasharajve,
përfshi dhe atë, bashkë me ish-kryeministrin Pandeli Majko dhe Ilir Metën…
Zoti Goxhaj! A kini
pasur kontakte me Adem Jasharin para Luftës së Prekazit?
-Jo, nuk kam pasur as
kontakte dhe as dijeni rreth emrit të Adem Jasharit. Vetëm pasi ndodhi Lufta e
Prekazit nga 5-8 Mars 1998 dhe pas saj, kam mësuar se kush ka qenë Adem
Jashari. Fotografinë e tij për herë të parë e kam parë përmes gazetës “Zëri i
Kosovës” dhe më vonë në gazetën “Rilindja”, që botohej në Tiranë. Gjatë
marshimit tim të parë nëpër Kosovë për herë të parë e kam ndeshur fotografinë e
tij kur ndalova disa orë në vend drejtimin e batalionit autonom të SHP të UÇK,
tek Komandant Guri (Jetullah Qarri). Më pas e shihja kudo, jo vetëm në vend
drejtimet e formacioneve të ndryshme të UÇK, por edhe nëpër familjet fshatare,
ku ne na binte rasti të strehoheshim me orë, në varësi nga kushtet e motit dhe
detyrat tona.
Keni shkuar disa herë
në familjen Jashari dhe keni miqësi me ‘ta?
-Për herë të parë në
familjen e Adem Jasharit kam shkuar pas lufte, atë ditë që erdhi në Kosovë dhe
shkoi për vizitë në këtë familje kryeministri shqiptar Pandeli Majko, i
shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Ilir Meta. Pasi mbaroi vizita e hollësishme
nëpër gjitha kullat e Jasharjave, më në fund Majko dhe Meta u pritën nga Refat
Jashari, vëllai i madh i Ademit, në një dhomë të vogël, e cili ishte regualluar
provizorisht. Në këtë dhomë hyra edhe
unë. Në atë kohë isha caktuar shef i kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Azem
Syla. Pas një bisede të gjatë të kryeministrit me gazetarët dhe familjarët e
Adem Jasharit, gjeta momentin dhe, pasi u prezantova me detyrën që kisha,
fillova t’i njoh shkurtimisht mbi strategjinë e UÇK-së dhe bashkëveprimin e saj
me NATO-n. Në këtë moment Majko më pyeti se nga isha unë, pasi dialekti im iu
duk i ndryshëm. Kur i thashë se jam nga Tirana dhe se në radhët e UÇK ka pasur
edhe oficerë dhe ushtarë vullnetarë nga Shqipëria, ai më dha shenjë që të
ndaloja pak dhe urdhëroi që gazetarët të dilnin jashtë.
Si u veprua pas
ndërhyrjes së Majkos?
-Unë më pas vijova të
tregoj përmbledhtas rreth vullnetarëve nga Shqipëria dhe mbi dëshmorët e rënë
nga radhët e tyre. Kur mbarova, të dy, Majko dhe Meta më ftuam që në rastin më
të parë të kthimit tim në Tiranë isha i mirëpritur në Kryeministri. Por unë
erdha ato ditë që zhvillohej Kongresi i PS-së dhe rastësisht takova Ilir Metën
tek ‘Rogneri’, i cili më sqaroi se ishin të zënë me Kongresin dhe nuk pata më
rast që t’i takoja, pasi Majko nuk ishte më Kryeministër.
Më vonë unë kam
shkuar dhjetëra herë të tjera në Prekaz, tek ‘Meka’ e Shqiptarëve, duke
shoqëruar vizitorë të ndryshëm nga Shqipëria por edhe nga emigracioni, që vinin
në Prishtine dhe më takonin. Si rrjedhojë jam njohur edhe me pjesëtarët e tjerë
të mbetur gjallë nga familja e Shaban Jasharit.
Pra, kjo miqësi
vazhdon?
-Po. Duke plotësuar
njohjen rreth familjes dhe aktivitetit të Adem Jasharit dhe Hamzës, unë edhe
kam shkruar rreth asaj lufte epope.
Jasharajt në Prekaz
janë vizituar edhe nga Përfaqësuesi i parë Special i OKB, z. Kushner, i cili
edhe deklaroi se nëse do të kish një çmim paqeje për qëndresë të tillë heroike
si Jasharajt, ata do të ishin të parët që do ta meritonin atë çmim. Por çudia është
se Jasharajt nuk u vizituan kurrë nga Ibrahim Rugova dhe nuk u përmendën kurrë
prej tij, deri sa qe gjallë.
Si e shpjegoni këtë
qëndrim të Ibrahim Rugovës?
-Me atë masakër
ushtarake që bëri Millosheviçi ndaj familjes së komandantit të Përgjithshëm të
UÇK-së, Adem Jasharit, ai pat menduar se do të vinte qetësinë në Kosovë, me
shpresë se më pas do të kish një Kosovë të shëndetshme, me një qeverisje
miqësore nën LDK-në dhe Ibrahim Rugovën, pasi me atë lloj qeverisjeje lidhej
prestigji i Serbisë para Evropës dhe gjithë Perëndimit. Këtë përfundim e kam
nxjerrë nga ecuria e ngjarjeve të mëpastajme, kur Rugova dhe udhëheqja e lartë
e LDK-së nuk e respektuan kurrë heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij,
ku nuk shkuan kurrë të përkulen para varreve të 56 heronjve të asaj lufte, të
cilët, me aktin e tyre heroik çuan në këmbë jo vetëm një ushtri të tërë
çlirimtare, por tërë kombin shqiptar. Për paradoks, qarqe në Kosovë dhe sot i
thurin himne Rugovës, duke lënë në hije aktin e Legjendës Kosovare, Adem Jasharin.
Më konkretisht?
-Atë qëndrim të tyre
ndaj Adem Jasharit dhe tërë luftës sonë çlirimtare e shohim edhe sot e gjithë
ditën ku kanë ndërsyer dhe po paguajnë një numër mediesh, duke shprehur fyerjet
më monstruoze si dhe po bëjnë gjithçka që ta përjetësojnë artificialisht
figurën e Ibrahim Rugovës, duke e lartësuar atë edhe mbi Skënderbeun. Jo më kot që nuk është ndërmarrë asnjë
përpjekje që monumenti i çlirimtarit të vërtetë të Kosovës, Adem Jasharit të
vendoset në kryeqytetin e Kosovës, por janë parashikuar qysh më herët që
Shëtitorja e Prishtinës të marrë emrin e të përkulurës Nënë Tereza, duke e
vendosur Hashim Thaçi monumentin e saj para selisë së PDK-së; por kjo shëtitore
është paraparë që të përfundojë me sheshin Ibrahim Rugova, edhe pse atje ka
gati dhjetë vjet që është vendosur monumenti i Skënderbeut. Për mua, këtu ka
diçka të qëllimshme…
Më konkretisht në
këtë aspekt?
-Madje, qysh në vitet
e para të shekullit që lamë pas në atë vend ka qenë një hotel me emrin e
Skënderbeut dhe përsëri sheshit që po ndërtojnë atje nuk e emërtuan me emrin e
Heroit tonë Kombëtar! Dyshohet se me qëllim duan ta sfidojnë Skënderbeun. Dhe
përveç emërtimit ‘Ibrahim Rugova’ të sheshit para monumentit të Skënderbeut,
është parashikuar që në muajin tetor të
këtij viti, përballë Skënderbeut të ngrihet monumenti i Ibrahim Rugovës. Por me
një ndryshim thelbësor.
Cili është ky
ndryshim?
-Monumenti i
Skënderbeut (kopja e monumentit të Krujës) është vendosur në një grope, e
thellë sa i gjithë monumenti, ndërsa monumenti i Rugovës do të ngihet mbi një
piedestal, është shumë të lartë. Mirëpo dihet që arti i shërben politikës.
Vendosja e Rugovës përballë Skënderbeut, Rugova në qiell dhe Skënderbeu në
gropë, është bërë me qëllimin e vetëm për t’i thënë popullit shqiptar në
Kosovë: Rrini urtë! Kush guxon të rebelohet kundër pushtuesve të huaj, atje e
ka vendin, në gropë (në ferr), si Skënderbeu dhe, cilido që u përkulet të
huajve e ka vendin në qiell, në parajsë, si Rugova.
Ky gjykim i juaj,
sikur bie ndesh me gjykimin ndryshe që mbizotëron në Kosovë dhe këtu tek ne?
-Jo. Ai që e njeh
UÇK-në, luftën që ajo bëri, shumica e kosovarëve, kenë këtë mendim e gjykim që
po shpreh unë. Dhe e gjithë që thash më lart, bëhet që gjithë brezat pasardhës
të shqiptarëve të edukohen sipas këtij parimi: Sa më shumë të luftosh për të
mbrojtur popullin tënd, aq më i poshtëruar mbetesh; sa më i nënshtruar të jesh
ndaj çdo pushtuesi, aq më i nderuar mbetesh. Dhe kjo për t’i bindur brezat se
liria dhurohet e nuk fitohet. Ky është edhe qëllimi kryesor pse anatemohet
UÇK-ja. Gjithashtu, mos shkuarja e Rugovës dhe e tërë udhëheqjes së lartë të
LDK-së për të vënë të paktën një tufë me lule atje ku prehen eshtrat e heronjve
të Prekazit, nuk tregon gjë tjetër veçse mos qenien dakord me rezistencën ndaj
pushtuesit të huaj. Por ajo që të befason edhe më shumë është shkuarja dhe
përulja para varrit të Ibrahim Rugovës dhe të Ahmet Zogut, (dy simbolet e
mospranimit të rezistencës çlirimtare), e atyre që pretendojnë se e kanë
çliruar Kosovën, (Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Agim Çeku e të tjerë), e cila
nuk tregon gjë tjetër, veçse pendesën e këtyre burrave që nuk ndoqën rrugën e
Rugovës dhe të LDK-së, që guxuan dhe rrëmbyen armët kundër pushtuesit shekullor
serb, ndërkohë që Shefi i Shtabit i vërtetë i UÇK-së, ai që e ri ngriti atë
ushtri nga e para pas shpartallimit të vitit 1998 është harruar. Bislim Zyrapi,
ai që ka bërë shumë në luftën e UÇK-së, as që përmendet fare!
Pse ndodh kjo sipas
jush?
-Kjo ngaqë ai nuk ka
ndërtuar bindje për rrugën e fitores së lirisë.
Jo më kot këta
“çlirimtarë” e imponuan Parlamentin e Kosovës që të ndërronte dy simbolet
kryesore të kombit tonë dhe të tyre, Flamurin Kombëtar dhe Himnin Kombëtar,
madje duke aplikuar një himn memec, për të thënë se populli shqiptar në
Kososovë duhet të jetë një popull vuv. Dhe, paralel me këto masa, hapën një
fushatë të egër kundër Gjuhës Standarte të Sotme Shqipe, të cilën e definuan me
Fjalorin e hartuar nga kosovari i Tropojës, Mehmet Elezi, për të sfiduar
Fjalorin e Gjuhës Shqipe të Akademisë së Shkencave Shqiptare. Dhe dihet
qëllimi: Që mos të kemi asgjë të përbashkët midis Shqipërisë së Jashtme dhe
asaj të Brendshme. Jo më kot edhe në Tiranë, me të ardhur Berisha në pushtet u
eliminua Sheshi Skëndërbej dhe Shëtitorja “Dëshmorët e kombit” si dhe u ndalua
shkuarja e qytetarëve tek Skënderbeu, ku më parë liheshin takime dhe dilej edhe
në fotografi, me qëllim që të harrohet simbolet kombëtare të rezistencës ndaj
të pushtuesve të huaj. Por do ta kenë të vështirë. Populli ka mënyrat e tij të
mos harrimit të simboleve të tij kombëtarë.
Nga luftëtar dhe një
nga drejtuesit e UÇK-së në fitoren ndaj ushtrie serbe, Dilaver Goxhaj kthehet
sot ndër kritikët më të ashpër të ish-kolegëve të luftës që aktualisht sot janë
në krye të shtetit në Kosovë?
-Këtu nuk është
çështje qejf mbetje, mosnjohje apo ndonjë nga këto… Përkundër. Është një
realitet që po ndodh përkundër asaj që duhet të ndodhë. Lufta e UÇK-së në krah
të NATO-s e aleatëve që çoi në çlirimin e Kosovës, nuk ka shumë kohë që ka
ndodhur… Luftëtarët e saj janë gjallë e shumë prej tyre, ende u kullojnë plagët
gjak… Jo pak dhanë jetën për këtë luftë. Minimalisht, ajo luftë heroike dhe
luftëtarët e saj, kërkojnë respekt. Nga ata që në luftë nuk dihet ku ishin(për
të mos thënë krijuan lehtësi për serbët), por dhe nga ata që ishin në front e
sot, përballë të mirave të pushtetit, e ‘harruan’ këtë luftë. Gjithsesi, mendoj
dhe kam bindjen se kjo do të jetë kalimtare… Shpejt do të vij ajo kohë që lufta
e Kosovës, heroizmi i djemve të saj, historia, të vlerësohen realisht…
Kujtim Boriçi - Gazeta Dita
Për Adem Jasharin, historia flet
ReplyDeleteFlet dhe do të flasi, sot dhe mijëra vjet.
Heroj legjendar, vdekje nuk do ket
Nuk do ta tret varri, për truallin e vet
Mbi ç’do pllakë varri, ka një amanet
Tokën e babait, ta gëzojn djemt.
Poezi nga rapsodi i Labëris Z. Feti Brahimi ( Lapardha, Vlorë) kënduar nga Nazif Çela me asamblin Çipini diten e pavarsis së Kosovës në 17.02.2008 në Prishtinë.