Trajneri që feston
ditëlindjen duke kënduar në konferencë për shtyp
Luis van Gaal ka
festuar në mënyrën më të mirë ditëlindjen e tij të 64-të.
Pas fitores në
ndeshjen hapëse të sezonit të ri, trajneri holandez ka kënduar në konferencën
për shtyp këngën e grupit legjendar The Beatles, “Kur isha 64”.
Fitorja ndaj
Totenhamit në ndeshjen e parë të sezonit të ri ka qenë dhurata më e mirë që
mund ti kishte bërë dikush trajnerit të Manchester United, Luis van Gaal. Pas
ndeshjes, në konferencën për shtyp, holandezi ka kënduar disa vargje të këngës
“Kur isha 64”, të kënduar nga grupi legjendar The Beatles.
“Kur ju dëgjoni atë që
jam duke kënduar të gjitha dëshirat më janë plotësuar”, ka thënë van Gaal për
të plasur vaji në konferencë. Kjo nuk është hera e pare që holandezi bënë të
qeshë gazetarët, ai edhe në mbrëmjen e fundit të vitit të shkuar kishte treguar
një barsoletë shumë interesante që shumë kush ia kujton në daljet e tij për shtyp.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!