“Influence Explorer”
është pjesë e Sunlight Foundation, burimi qendror i të dhënave për paratë dhe
influencën në politikën amerikane.
Sipas dokumenteve të
publikuara nga IE një pagesë prej 180 mijë dollarësh nga ish-qeveria shqiptare
është kryer në datën 9 Shtator të 2013-s.
Një ditë më vonë,
presidenti Bujar Nishani dekretoi qeverinë e re të majtë, që doli fituese në
zgjedhjet e Qershorit.
Kjo pagesë është vetëm
njëri nga këstet, që ish-qeveria shqiptare ka paguar për lobim në 2013.
Sipas “Influence
Explorer”, janë paguar 560 mijë dollarë të tjerë nga prilli në shtator.
Të gjitha janë
përfituar nga grupi “Podesta”, kompania lobuese e Toni Podestës.
Këto pagesa janë
vazhdim i një historie, që ka nisur kohë më parë, në vitin 2007, kur u
nënshkrua kontrata e parë e lobimit me kompaninë “Euro Ridge”, në pronësi të
ish-sekretarit për Sigurinë e Brendshme në SHBA, Tom Ridge.
Tom Ridge e Damir
Fazllic në Tiranë
Tom Ridge e Damir
Fazllic në Tiranë
Që nga ajo kohë,
kontratat për lobim dhe për kurimin e imazhit të Berishës në sallonet e
politikës amerikane kanë vazhduar vit pas viti.
Në 2009 del në skenë
“Patton Boggs” dhe më vonë “Podesta”.
Nuk dihet sa para janë
paguar prej 2007-s.
Por vetëm për periudhën
2011-2013 firmat e sipërcituara kanë marrë nga qeveria shqiptare rreth 2,4
milionë dollarë për shërbime lobimi, sipas “Sunlight Foundation”.
“Podesta” ka një
angazhim vërtet mbresëlënës në Tiranë.
Grupi kryesor i kësaj
firme lobuese ka qenë thuajse rezident në Tiranë në mujat para dhe pas
zgjedhjeve të 2013-s.
Më 16-18 qershor të
këtij viti kanë qenë prezent në Tiranë John Anderson, ndërsa nga data 16 deri
më 28 qershor, ka qëndruar në Tiranë dhe Bay Fang, ish-zyrtare e DASH, që sapo ishte bërë pjesë e kompanisë së madhe
të lobimit.
Bay Fang
Bay Fang
Ajo është punësuar si
konsulente më 14 maj të atij viti.
Ndërsa gjatë periudhës
së fushatës zgjedhore, një tjetër VIP i “Podesta”-s ka zbritur në Tiranë.
Sipas dokumenteve, vetë
Anthony (Tony) Podesta ka udhëtuar drejt Tiranës më 26 maj të atij viti dhe ka
qëndruar për dy ditë në kryeqytetin shqiptar.
Interesant është që
ekspertët e “Podesta”-s ndërkohë nuk kanë kryer asnjë udhëtim në shtetet e
tjera ku kanë pasur klientë, si në Hong-Kong, Indi, Irak, Japoni, Azerbajxhan
apo Qipro.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!