“Nasir” është me fat.
Ai ka arritur të shpëtojë nga duart e ISIS’it, ku ai po trajtohej për t’u bërë
një sulmues vetvrasës. Ai është 12 vjeçar.
CNN e ka intervistuar
atë duke mos treguar fytyrën dhe emrin e tij. “Nasir” ka arritur të bashkohet
me të ëmën në kampin e refugjatëve në Eysan të Kurdistanit, ku të paktën janë të
vendosur 15 mijë njerëz të komunitetit Jazidi të cilët kanë arritur të
shpëtojnë nga ISIS’i.
“Kishte 60 fëmijë aty
ku trajnohesha unë”, thotë Nasir. “Pjesë më e frikshme për ne ishte kur
ndodhnin sulmet ajrore. Ata na detyronin të fshihemi nëpër tunele. Ata na
thonin se amerikanët, pa besimtarët, po mundohen të na vrasin por ata (ISIS’i)
na donte neve. Ata tregoheshin shumë të mirë me ne. Kur na trajonin na thonin
se prindërit tanë janë pa besimtarë dhe puna e parë që duhej ta bënim ishte t’i
vrisnim prindërit tanë”.
Propaganda e ISIS’it me
fëmijë është dokumentuar mjaft deri tani. Javën e kaluar, një video e publikuar
tregonte një fëmijë që fliste në gjuhën angleze e ku paraqitej në një video
ekzekutimi. Ndërkohë, realiteti prapa kamerave është edhe me i tmerrshëm.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!