"

January 12, 2016

El Chapo dhe Sean Pean, intervista e plotë


Faqja online e revistës Rolling Stone publikoi sot intervistën e plotë që aktori Sean Pen bëri me Joaquin El Chapo Guzman gjatë kohës që ai ishte në arrati. Në video-intervistë, shfaqet një tjetër Guzman Loera, më i përulur. Ai tregon se ka filluar të punojë që gjashtë vjeç duke shitur portokalle, ëmbëlsira dhe pije në vendlindjen e tij, Badiraguato, në Sierra Madre, dhe që për të mbijetuar, në moshën 15 vjeçare vendosi që të mbjellë dhe shesë marijuanë dhe opium. Në këtë pikë pranon se, pa u bërë i varur, ka konsumuar drogë, por që prej dy dekadash nuk e ka përdorur më.

El Chapo: Dua të bëj të qartë se përmbajtja e kësaj interviste është ekskluzivisht për zonjushën Kate del Castillo dhe z. Sean Penn

Si ka qenë fëmijëria juaj?

Më kujtohet se që kur kam qenë 6 vjeç, prindërit e mi, një familje e përulur, shumë e varfër. Më kujtohet se si nëna ime bënte bukën për të mbajtur familjen. Më pëlqente ta shisja. Kam shitur portokalle, pije freskuese dhe ëmbëlsira. Nëna ime ishte një grua shumë punëtore, punonte shumë, rrisnim misër, fasule. Unë kujdesesha për bagëtitë e gjyshes sime dhe prisja dru.

Si ndodhi që u përfshitë në biznesin e drogave?

Epo, prej moshës 15 vjeçare, nga vendi ku jam unë që është bashkia e Badiraguato, jam rritur në fermën la Tuna. Në atë zonë deri tani nuk ka vende pune. Mënyra e vetme për të blerë ushqime, për të mbijetuar është që shesësh lulëkuqe dhe marijuanë dhe moshën 15 vjeçare fillova ta kultivoja, ta korrja dhe ta shisja. Kjo është ajo që mund të them.

Si u zgjerua biznesi?

Nga aty, nga ferma u largova në moshën 18 vjeçare në Culiacan dhe më pas në Guadalhara. Por fermën time e vizitoja gjithmonë, edhe sot sepse nëna ime falë Zotit jeton ende në fermën tonë që është la Tuna.

Si ka ndryshuar jeta e familjes tënde nga atëherë deri tani?

Shumë mirë fëmijët e mi, vëllezërit e mi, nipërit e mi, të gjithë shkojmë mirë shumë normalisht, shumë mirë.

Tani që jeni i lirë… si ka ndikuar liria te ju? 

Epo liria është e bukur dhe presioni për mua është normal sepse më është dashur të jem i kudjesshëm për shumë kohë në disa qytete. Unë nuk ndjej asgjë që lëndon shëndetin dhe mendjen. Ndjehem mirë

Është e vërtetë ajo që thonë se drogat shkatërrojnë njerëzimin?

Po, është realitet që drogat shkatërrojnë. Fatkeqësisht siç e thashë ku jam rritur unë nuk ka pasur mënyrë tjetër dhe ende nuk ka për të mbijetuar. Në ekonominë tonë nuk ka punë për të fituar bukën e gojës.

Mendoni se jeni përgjegjës për nivelin e lartë të të varurve nga droga në botë?

Jo kjo nuk është e vërtetë sepse ditën që unë nuk do të ekzistoj, drogat nuk do të pakësohen, absolutisht. Trafiku i drogës? kjo është e gabuar.

E keni rritur biznesin e drogave gjatë kohës që ishin në burg? Biznesi juaj shkoi më mirë apo më keq?

Ajo që shoh dhe di, është gjithçka njësoj. As nuk është rritur e as zvogëluar.

Çfarë mund të thoni për dhunën e lidhur me këto lloj aktiviteti?

Pjesërisht është sepse njerëzit rriten me probleme dhe ka shumë zili,  apo ndonjë informacion kundër një personi. Kjo e krijon dhunën.

Ju e konsideroni veten të dhunshëm?

Jo, zotëri.

Jeni i dhunshëm, përpiqen të shmangni, apo e përdorni vetëm si mundësinë e fundit?

Epo unë thjesht mbroj veten, unë nuk kërkoj probleme asnjëherë.

çfarë mendoni për situatën në Meksikë, Cila është panorama për Meksikën?

Epo, trafikimi i drogës është pjesë e kulturës që vjen nga paraardhësit dhe jo vetëm në Meksikë por në të gjithë botën.

E konsideroni aktivitetin tuaj, organizatën tuaj, një kartel?

Jo zotëri aspak sepse njerëzit që i dedikojnë jetët e tyre këtij aktiviteti nuk varen nga unë.

Si ka evoluar ky biznes nga koha që ju keni filluar deri më sot?

Ka shumë diferencë, sepse sot ka shumë lloje drogash më parë njihej vetëm marijuana dhe lulëkuqja (opiumi).

Dhe njerëzit ndryshojnë gjithashtu. Cili është ndryshimi mes njerëzve të tanishëm dhe atyre atëherë?

Janë shumë ndryshe sepse tani ditë pas dite, popullsia rritet dhe ka më shumë njerëz si puna ime dhe mënyra të ndryshme të menduari.

Si e shihni këtë biznes, do të zhduket apo do të rritet?

Jo nuk do të zhduket, sepse me kalimin e kohës ne jemi më shumë dhe kjo nuk do të përfundojë kurrë.

Mendoni se aktivitetet terroriste në Lindjen e Mesme në një farë mënyrë do të ndikojnë në të ardhmen e trafikimit të drogave?

Jo zotëri, Nuk ndikon aspak.

Ju patë se si ishin ditët e fundit të Escobarit. Si i shihni ditët tuaja të fundit?

Shpresoj që… e di që një ditë do të vdes por shpresoj të jetë një vdekje natyrale.

Qeveria amerikane mendon se qeveria meksikane nuk dëshiron t’ju arrestojë, por t’ju vrasë, ju çfarë mendoni?

Jo besoj se nëse më gjejnë do më arrestojnë patjetër.

Në lidhje me aktivitetin tuaj, cili mendon se është impakti në Meksikë, mendon se ka një impakt të fortë? 

Jo aspak, aspak.

Pse?

Sepse trafiku i drogave nuk varet vetëm nga një person, por nga shumë.

Po kush e ka fajin, ata që shesin drogë apo njerëzit që përdorin drogë dhe krijojnë kërkesën? Cila është marrëdhënia mes prodhimit, shitjes dhe konsumit?

Nëse nuk do të kishte konsum, nuk do të kishte shitje. Është e vërtetë që konsumi ditë pas dite bëhet më i madh.

Dëgjojmë që avogado është i mirë, lime është i mirë, Guanabana është e mirë, për s’kemi dëgjuar asnjë që t’i bëjë publicitet drogave. Keni bërë diçka për ta nxitur publikun të konsumojë më shumë drogë?

Jo aspak. Ajo tërheq vëmendjen dhe njerëzit në një farë mënyrë duan të dinë se si ndjehesh kur e pi, çfarë shije ka dhe kështu varësia bëhet më e madhe.

Keni ndonjë ëndërr? Ëndërroni?

Normalisht, por të ëndërroj cdo ditë, jo.

Por duhet të keni ndonjë ëndërr ndonjë shpresë për jetën?

Dua të jetoj me familjen time ditët që Zoti do të më japë.

Nëse do të mundnit të ndryshoni botën, do ta bënit?

Për mua, mënyra se si janë gjërat…. jam i lumtur.

Cila është marrëdhënia me nënën tuaj?

Marrëdhënia ime?  Perfekte, shumë e mirë.

Ka respekt?

Po zotëri shumë respekt, afeksion dhe dashuri.

Si e shihni të ardhmen për fëmijët tuaj?

Shumë mirë, ata shkojnë mirë me njeri –tjetrin, janë të lidhur.

Si ka ndryshuar jeta juaj, si keni jetuar që kur u arratisët?

Jam shumë i lumtur për shkak të lirisë.

Keni përdorur ndonjë drogë? 

Jo zotëri, shumë kohë më parë po i kam provuar. Por nuk kam qenë i varur, jo.

Sa kohë më parë?

U bënë më shumë se 20 vjet që nuk konsumoj asnjë drogë.

Nuk shqetësoheni se mund të keni vënë në rrezik familjen tuaj me arratisjen?

Po.

Në arratisjen tuaj të fundit, keni dashur lirinë me çdo kusht, në kurriz të ndonjërit?

Nuk kam menduar të lëndoj asnjë. E gjithë ajo që bëra ishte t’i lutesha Zotit dhe doli gjithçka perfekt. Jam këtu, falë Zotit.

Në të dyja arratisjet duhet përmendur se nuk ka pasur dhunë, nuk keni përdorur armë…

Nuk shkoj deri aty. në situata të tjera, nga ato që janë parë, gjërat ndodhin ndryshe, por këtu nuk përdorim dhunë.

Duke pasur parasysh atë që është shkruar për ju, nga ajo që shihet në tv, thuhen gjëra për ju në Meksikë, disa mendojnë mirë dhe të tjerë ju urojnë të keqen. çfarë mesazhi do t’ju jepni njerëzve në Meksikë?

Është normale që njerëzit të kenë mendime ndryshe, sepse disa më njohin disa jo. Mendoj se është normale, sepse ata që nuk më njohin do të kenë dyshimet e tyre.

Nëse ju kërkoj të përkufizoni veten, të pretendoni se nuk jeni Joaquin, por sikur jeni personi që e njihni atë më mirë se kushdo tjetër në këtë botë, si do ta përkufizonit veten? 

Nëse do ta njihja me respekt dhe do të thosha se është një person që nuk kërkon probleme në asnjë mënyrë.


*    *    *




No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!