Lorik Cana duket se po
e ruan veten për “Euro 2016”, por mosaktivizimi me FC Nantes nuk është një lajm
i mirë për trajnerin De Biazi.
Italiani, në “timonin”
e kuqezinjve, ka kërkuar nga të tijtë të luajnë sa më shumë me klubet
respektive në këtë periudhë, sepse ky do të jetë faktori kryesor në
përzgjedhjen e 23 emrave për fazën finale të këtij kompeticioni madhor, ku
Shqipëria debuton.
I rekrutuar nga FC
Nantes në afatin kalimtar të verës së kaluar, mbrojtësi shqiptar, Lorik Cana,
nuk ka luajtur titullar në ndeshjet e fundit me “kanarinat”.
Si i përjetoni fillimin
dhe mbarimin e kundërt tuajin te FC Nantes në vitin 2015?
Kam luajtur shumë në
pjesën e parë të sezonit. Nga shtatori në dhjetor kam qenë rregullisht në
fushë. Në tri ndeshjet e fundit kam vuajtur nga shpenzimi i shumë energjive,
nga kufizimet fizike dhe të udhëtimit.
Pra, mungesa juaj e
tanishme është logjike?
Unë bëj sërish në punën
substanciale që po bëj, për të rindërtuar bazat e mia. Po përpiqem të rikthehem
fizikisht aty ku duhet. Ndihen mirë që jam te FC Nantes dhe jam gati të jap
kontributin tim kur ta kërkojë trajneri.
A është e vërtetë që ju
keni kërkuar të mos luani ndaj Lorientit, në mes të dhjetorit, ngaqë ishte
fushë me bar sintetik?
Po, fusha me bar
sintetik më detyroi të vendos veton. Unë jam i frikësuar për të marrë lëndime
në këtë moshë, në këto momente, të cilat janë mjaft të pranishme në kushte të
tilla infrastrukturore. Vitin e kaluar, në Itali, kam përjetuar pasojat e të
luajtur në fushë me bar sintetik. U lëndova dhe m’u desh një muaj për t’u kthyer.
Iu nënshtrova një muaj problemevesh. Për fat të mirë, këtu kam një marrëdhënie
të madhe me trajnerin, personelin mjekësor dhe të menaxhimit. Ata janë pajtuar
me veton time në atë ndeshje.
Por mund të humbisni
vendin e titullarit duke mos luajtur?
Ka më shumë se katër
muaj, që jam këtu. Ndihem mirë te FC Nantes. Kam marrë kënaqësi duke luajtur,
por edhe çdo ditë jam trajnuar rregullisht. Për mua është me rëndësi të jem
fizikisht i përgatitur për të përballuar streset e ndeshjeve. E di mirë se do
të kem mundësinë për të luajtur edhe shumë ndeshje deri në fund të sezonit. Kam
folur me trajnerin. Ai nuk do që të tejkaloj mundësitë fizike dhe të luaj çdo
lojë. Qëllimi im është që ta ndihmoj klubin çdo ditë, të përfundoj një sezon të
mirë dhe të përgatis veten për “Euro 2016”.
A keni shkëmbime
mendimesh me trajnerin e kombëtares shqiptare në lidhje me situatën tuaj?
Nisur nga përvoja ime,
e di si duhet ta menaxhoj situatën. Edhe kur kam pasur periudha të tilla, duke
mos luajtur, trajneri De Biazi më ka lejuar ta përgatis veten. Unë nuk mund të
marr pjesë në të gjitha ndeshjet këtu, sikurse nuk mund të shkoj në Europian
duke pasur dy ndeshje në këmbë. Te FC Nantes jam në vendin e përkryer për të
gjetur dozën e duhur të përgatitjes.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!