December 12, 2013

Shqipëria në

23 vitet e dështimit të klasës politike, 
çfarë u premtua dhe ku jemi

23 vjet pas themelimit të Partisë Demokratike dhe zyrtarizimit të pluralizmit, në “Top-Story” mbërriti një reflektim mbi të tashmen, bazuar në deshmitë e së shkuarës.

Në një temë të gjerë, të fokusuar rreth emrave që luajtën një rol protagonist në ato ngjarje, si Ramiz Alia, Sali Berisha apo Fatos Nano, për të folur në studion e Sokol Ballës mbërritën personazhe që jetuan në vetë të parë ato ngjarje si studentë të atij dhjetori.

Midis të ftuarve ishte i pranishëm ish-kryeministri Pandeli Majko, botuesi i revistës “Tema”, Mero Baze, analisti Mentor Nazarko dhe anëtari i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Gjergj Bojaxhiu.

Duke nisur me histori, me nostalgjinë e asaj lëvizje, i pari që mori fjalën në studio ishte pikërisht zoti Majko: 

“Unë e di që në çdo përvjetor Dhjetori vjen e njëjta pyetje: Si ndodhi? Ç’ndodhi? A ishte një lojë e madhe? Në vitin 1990, Shqipëria ishte një vend me të burgosur politikë, në 1990-n situata e frymës politike ose jeta e përgjithshme sociale, nga pikëpamja e liberalizimit nuk krahasohej as me ndienjen liberale të 1970-s. Nga pikëpamja e funksionalitetit të regjimit, ai funksiononte me fuqi të plotë, pa asnjë element të liberalizimit të dukshëm, me përjashtim të disa fjalëve të Alisë që kishin krijuar një gjendje të përgjithshme psikologjike. A ishte lëvizje studentore kontradiktore? A kishte njerëz që përfituan? Këtë pyetje nuk mund t’ia bësh studentëve, që u ngritën jashtë çdo lloj llogjike të kohës duke kërkuar vetëm ndryshimin. Këtë e them edhe nga konfidencat që kam pasur me drejtues të periudhës e nga historia ime e gjatë në Partinë Socialiste, ku kam njohur shumë personazhe të asaj lëvizje. Në një moment të caktuar, përfaqësues të Partisë Komuniste kuptuan që ishin ngritur njerëz të përzgjedhur me pikatore, të përzgjedhur nga të përzgjedhurit, pasi të merrje një fakultet në atë kohë, biografia ishte gjëja e parë dhe u ngritën këta të përzgjedhur dhe i bënë të qartë regjimit që këta që konsideroheshin e ardhmja e shihnin veten pa të ardhme dhe këtë pikë duhet ta shohim në këtë kontekts, a kishte një marrëveshje? Po, kishte sepse ndryshe do të derdhej gjak. Ka pasur njerëz që kanë thënë që studentët duheshin goditur, por kanë pyetur në fund të fundit kë do të godasim, fëmijët tanë? Ndaj situata fermentoi në një situatë gjysmëfantazie, ndaj në atë kupë që la ajo situata disa-ditore, pyesim a ndodhi me vërtetë apo jo? Situata ndodhi pikërisht në kushtet e një vëndi ku ata që duhet të bënin opozitën nuk e dinin çfarë ishte dhe ajo u krijua brenda sistemit”.


Mero Baze, ishte një tjetër dëshmitare i atyre ndryshimeve thelbësore në historinë e vendit tonë. “Unë sapo kisha mbaruar fakultetin, jetoja në Qytetin Studenti, por nuk isha më student. Mendoj që ajo që tha Majko ka shumë rëndësi, që ishte një lëvizje spontane me një frymëzim i ardhur nga rënia e Murit të Berlinit dhe disa ngjarjeve të tjera gjatë vitit 1990. Qyteti Studenti ishte antena më e fortë që thithte çdo lajm nga bota, kishte më shumë liberalizëm se kudo në Republikën e Shqipërisë dhe ka pasur disa protesta edhe më parë. Në 1 Korrik 1989 pati një gjysmë proteste, gjysëm politike e gjysëm rinore e studentore, ku u dogjën çarçafë. Gjatë 1990-s ndodhën ndryshime të forta për të inkurajuar studentët si ikja Kadaresë, hapja e ambasadave, prezenca e fortë e “Zërit të Amerikës”, për shkak të lidhjes së prefiksit, ndaj një klimë për të vrarë frikën ishte prodhuar përpara lëvizjes studentore nga pikëpamja studentore. Nga pikëpamja ekonomike, sapo isha emëruar inxhinjer në Martanesh, nuk isha ndonjë inxhinjer shumë i aftë për të bërë planin e vitit të ardhshëm dhe thashë po kopioj planin e vitit të shkuar. Më thanë hiq këto e hiq ato se si kemi, ndaj nuk mund të bëja një plan. Në atë periudhë përkoi edhe heqja e arratisë si tradhëti ndaj atdheut dhe u inkurajuan arratisjet që përfunduan në mënyrë tragjike që ishte një përgjegjësi e shtetit, ndaj shteti ishte i papërgatitur për atë që ndodhte. Nëse krahasojmë mendimet tona për pluralizmin në atë kohë me atë që mendojmë sot do të ngjanim tamam si qesharakë ose tërësisht naivë”, deklaroi Baze.

“Nuk duhet të kërkojmë asnjë hero, ndaj më erdhi mirë që Mero e nisi analizën tek kriza. Analiza e atij, aq sa ishte fillimi i demokracisë ishte edhe fillimi i një shkatërrimi shumë herë më i madh se dëmet që solli socializmi”, nisi komentin e tij zoti Nazarko.

“Në atë vit kërkova një vizë dhe u angazhova gabimisht tek PD që të merrja vizën e të ikja jashtë në tetor-dhjetor. Shqipëria, ndonëse thonte se ishte kundër traktatit të Varshavës ishte në borderotë e socializmit dhe jetonte me klering, kur mbaroi edhe kjo histori në 1989-n duhet të nxirrje dollarë. Ku do i prodhonte Shqipëria dollarët? Fatkeqësia jonë ishte se edhe 90% të lëndëve të para punonin me lëndë të parë të huaj, s’kishim ku t’i gjenim paratë dhe në 1991 paguanim me florinj në dorë dhe në këtë pikëpmaje, po të llogarisim në 1990 që u ble gruri, Shqipëria kishte mbaruar në të gjitha ndaj i vetmi hero në thonjëza ishte Alia që po i shihte situatën nga lart dhe shihte si të përzihej me turmën dhe të tërhiqej. Ama nuk ka pasur revolucion në 1990 dhe po të duan ata që e mendojnë kështu le të nxjerrin librat, por ka pasur vetëm një qëndrim dinjitoz të studentëvve… S’ka pasur revolucion dhe s’kishte as si të kishte”, shtoi Nazarko.

Ndryshe nga analisti mendon ish-kryeministri Majko, sipas të cilit nuancat e një revolucioni ishin të pamohueshme. “Ne revolucionin e lidhim me vendet e tjera, por këtu historia e jetës politike ka qenë shumë përjashtimore midis palëve dhe në këtë këndvështrim mendoj se në 101 vjet pavarësi, vetëm në 20 vitet e fundit kemi dy palë… Në vitin 1990, nuk kishte kuptim shprehja disident, kishte i mbijetuar. Në ato kushte duhet të flitej për mbijetesë, pasi duhet ta masje 14 herë atë që thoje, sepse shumë nga ata që bërtasin sot për liri dhe demokraci të thanin lëkurën në mes të pazarit, ndaj ai shpërthim ishte në kufijtë e të paimagjinueshmes dhe duhet parë me krenarinë, jo në sensin ishte s’ishte. kush erdhi dhe kush i solli, por në një moment shoqëria shqiptare ata djem e vajza, ashtu siç ishin e prodhuan ngjarjen, e prodhuan ndryshimin dhe ne 8 Dhjetorin e quajmë Ditën e Rinisë, por për mua është dita e demokracisë, që sigurisht erdhi e kontraktuar pasi ishim një brez që s’kishte asnjë lloj të menduari ndryshe dhe vinim nga një logjikë që përjashonim njëri-tjetrin, ndaj pyes veten nëse do të kishte pasur revolucion nëse bie fjala ne do të ishim një vend me shumë naftë ose ndonjë rezervë tjetër, që të prodhonte ende një lloj mirëqënie relative”, deklaroi Majko.

Në atë kohë nuk kam qenë në brendësi të ngjarjeve, megjithatë kam qenë si gjimnazist ose si pjesë e qytetarëve që shkonin në Qyteti Studenti, kur bëhej demonstrata, deri kur u shpall pluralizmi, ndaj e kuptoj shumë qartë atë çlirimin e momentit. Nuk dua t’i futem debatit ishte revolucion apo jo, termi më i pranuar deri më tani është ai i lëvizjes, por unë mendoj që në radhë të parë është e vërtetë që i vetmi vend nga mund të dilte ajo lëvizje ishte Qyteti Studenti, pasi ishte një grup i seleksionuar, një Shqipëri e vogël dhe i seleksionuar në kuptimin pjesërisht elitar… Plus ishte në një zonë gjeografike të caktuar, e tërë Shqipëria. pas viteve 1985 kishte vështirësi të mirëfillta ekonomike, pasi edhe për të gjetur ushqim u bë gjithmonë edhe më e vështirë. Në 1986-87 mund të kishe lekë dhe mos blije dot asgjë… Unë jam dakord me Majkon që regjimi e kishte fuqinë që nëse donte ta shtypte lëvizjen, por regjimi kuptioi që s’kishte të ardhme dhe edhe nëse e shtypte s’kishte ç’bënte. Forcën shtetërore, pavarësisht entuziasmit tonë, shteti i kishte të gjithë mekanizmat policorë dhe ushtarakë për ta shtypur atë lëvizje”, deklaroi zoti Bojaxhiu, në vlerësimin që ai i bëri ngjarjeve.

Roli i Ramiz Alisë në “përcaktimin” e pluralizmit shqiptar

<img src="Ramiz Alia, Sali Berisha.jpeg" alt="Ramiz Alia dhe Pinoku Sali Berisha" />

imazhe shqip

Në intervistën e fundit, ndoshta më e hapura e dhënë ndonjëherë, i ndjeri Ramiz Alia në  Top Story, në dhjetor të 2010-ës, deklaroi se shmangu gjakderdhjen. Ai flet për një takim të parë në orët e vona të natës me studentët në ato ditët e para të dhjetorit.

Për analistin Mero Baze: “Ramiz Alia është një udhëheqës që e ka marrë zvarrë historia. Ka ndjekur historinë që nuk ka lënë gjurmë në vendimet e veta. Mitizimi i ’90-ës që Ramiz Alia nuk përdori dhunë, do kisha dëshirë të ishte vlerë e Ramiz Alisë, por ishte kredencial i tillë. Në ‘90 udhëheqësit komunistë kishin frikën e shembullit të Causheskut në Rumani. S’e krahasoj me figurat e pluralizmit në demokraci. Për mua dy janë personazhet, Ramiz Alia dhe Sali Berisha për 23 vjet si udhëheqës politik në demokraci nuk ka asnjë vlerë të asaj që ne mendonim në dhjetor, nuk zbatoi asgjë nga ato. Ai ka prodhuar anarki, ka dënuar vlerën më të madhe të pluralizmit, votën e lirë, vrau 4 qytetarë dhe vazhdon të mburret për këtë. Sali Berisha e ka dënuar më shumë se këdo tjetër ajo që ndodhi në dhjetor të ‘90”.

Cilat ishin raportet mes Ramiz Alisë dhe Sali Berishës në ato ditë? Vetë udhëheqësi i fundit komunist, sërish për Top Story në dhjetor 2005 rrëfen: “Më datën 10 më duket, ose në 9 në darkë, studentët vazhduan ditën dhe natën protestën. Nga ora 6, 7, 8 pasdite më lajmëruan që ishin mbledhur disa pedagogë për të qetësuar studentët. Pyeta kush janë? Më thanë disa emra, mes tyre edhe emri i dr. Berishës. Unë duke i patur parasysh tre tropojanët e protestës që dëgjova, i thashë Xhelil Gjonit që Berisha të kalonte nga unë para se të takonte studentët. Erdhi nuk bëmë muhabet shumë pak. E kisha takuar më parë. I thashë që t’u thoshte studentëve që ata se mbajtën fjalën ndaj edhe unë s’vajta. I thashë që veshi më zuri që atje ka një tropojan, që mund të të shërbejë si pikë kontakti. Berisha iku dhe u kthye pas orë 12 të natës. Ishte i lodhur dhe më tha që nuk merrej vesh me ta, çthotë njëri nuk thotë tjetri. Kaq asgjë më tepër. Unë e përshëndeta natën e mirë. Kaq”.

Për anëtarin e Partisë Demokratike, Gjergji Bojaxhi: Unë e kam dëgjuar edhe më parë këtë, për mua nga ana historike mund të ketë vlerë. Për mua e rëndësishme nuk është që udhëheqësi i PD u inkurajua nga Partia Komunsite, Për mua e rëndësishme është cfarë njeriu është ky? Ka mbajtur partinë në rrugën e duhur? Për mua nuk e ka mbajtur”.

Megjithatë, deputeti socialist,  Pandeli Majko tha se nuk duheshin hequr meritat udhëheqësve të lëvizjes së dhjetorit: “Më thoni një intelektual tjetër me emër që në dhjetor të ‘90 përkrahu studentët si Sali Berisha. Edhe Gramoz Pashko edhe Arben Imami në atë kontekst kohor bënë gjënë e duhur. Elita politike e pas ‘90 ka qenë një elitë e dështuar, por nga pikëpamja e fitoreve, në atë kohë, mund të krahasohet dhe t’i vërë nën vete të gjithë pjesën tjetër në historinë e pavarur”.

Për Mero Bazen pavarësisht nëse është katapultuar ose jo nga Ramiz Alia “Berisha ishte më i aftë se ata studentë në atë kohë dhe i është imponuar asaj partie. Është aftësi personale e Berishës që kapi momentin dhe hyri në politikë. Unë mendoj që Alia nuk përdori Berishën, por Berisha përdori Ramiz Alinë.

Gjergji Bojaxhi shtoi se Alia ishte thjesht një menaxher i asaj situate, dhe jo një udhëheqës. “Duke marrë parasyh se cfarë vendi jemi dhe duke parë gjërat tani, për mendimin tim notat i merr pozitive, pavarësisht se në atë kohë mund të kem patur shumë kritika për të”, tha ai.

Roli i Alisë në përcaktimin e Fatos Nanos në krye të së majtës
<img src="Ramiz Alia dhe fatos Nano.jpeg" alt="Ramiz Alia dhe Pinoku Fatos Nano" />

imazhe shqip

3 vjet më parë, Servet Pëllumbi, njëri prej udhëheqësve më të vjetër të Partisë Socialiste, dhe njeriu që mbajti mbi shpatulla rimëkëmbjen e së majtës, deklaroi në Top Story se si Nano, sipas tij kishte marrë detyrën e kryetarit të PS.

“Ramiz Alia në ato kohë ka luajtur një rol kundërshtues me veten. Nga njëra anë në fjalime publike shtonte cështje si ‘socializmi ka rrënjë të thella, nuk ka për të ndodhur këtu ajo që ka ndodhur në vendet e tjera (por realiteti fliste për të kundërtën). Nga ana tjetër ishte në dijeni të lëvizjeve brenda partisë dhe disa i inkurajonte. Kongresi nuk u bë jashtë vëmendjes së Ramiz Alisë. Ramiz Alia ka thërritur Fatos Nanon në prezencë të Kastriot Islamit dhe Ylli Bufit dhe i ka mbushur mëndjen Fatosit që të pranojë propozimin për kryetar. Pas një ore Fatosi vjen në mbledhjen e përgjithshme dhe del në tavolinën kryesore dhe tha që kishte pranuar për kryetar partie me kusht që në krah të djathtë të tij të isha unë”, deklaronte Pëllumbi.

Edhe Majko konfirmoi detajin që Nano ka pranuar të marrë drejtimin e partisë me kushtet e përmendura nga Pëllumbi, por la të kuptohej se në dijeni të tij, roli i Alisë në këtë proces kishte qenë minimal.


Reflektohen sot kërkesat e ’90-ës

Sot, 23 vjet pas lëvizjes së dhjetorit, asaj lëvizje me parrullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ku është vendi? A kemi ecur vërtetë në rrugën e duhur dhe ku kemi gabuar?

Gjergji Bojaxhi thotë: Nëse do t’i marrim sot, kemi drejtësinë që blihet, sistemi arsimor që është çorap. Janë ngatërruar gjërat aq shumë. Por ne jemi në një sistem kapitalist që edhe sikur të mos bësh asgjë, do të prodhojë më shumë se sistemi i komunist. Mendoj që elita politike shqiptare në këto 23 vjet lë shumë për të dëshiruar dhe ky është një problem që unë akoma se shoh të zgjidhur sepse në vazhdojmë të diskutojmë për individë dhe jo për sistemin.

Analisti Nazarko  tha se kemi dështuar si shoqëri, ka dështuar klasa politike, ka dështuar e gjithë shoqëria shqiptare. “Kjo klasë politike është e paaftë të cojë vendin përpara”, tha ai.

Mero Baze  shtoi: Ne kemi dështuar në thelb për 23 vjet se nuk kemi respektuar parimin që kërkon sistemi, konkurencën. Kemi kërkuar një sistem kapitalist që jemi përpjekur t’i imponojmë vlerat. Kemi funksionuar kundër sistemit. Kemi përdorur kapitalizëm me mentalitet komunist.

Deputeti Majko u shpreh më optimist duke deklaruar se Shqipëria sot është një vend i mirë për të jetuar, pavarësisht problemeve që ka dhe se kjo klasë politike ka bërë mjaftueshëm.

imazhe shqip

*   *   *



Bujar Nishani Mehmeti:



Do kandidoj për mandat të dytë !

Emisioni “Tonight Ilva Tare”, në RTV “Ora News”, këtë mbrëmje ka patur një të ftuar të veçantë, qytetarin e parë të Shqipërisë, Presidentin Bujar Nishani.

Nishani ka deklaruar se synon një mandat të dytë në krye të institucionit më të lartë shtetëror. Në lidhje me nismën për ndryshimet kushtetuese Nishani tha se Kushtetuta nuk duhet të ndryshojë thjeshtë dhe kollaj.

Kreu i shtetit tha se ka disa elemente ku mund të ndërhyet. “Duke u bërë vend anëtarë i BE-së do të duhet të ndërhyet në Kushtetutë” tha Nishani.

Mënyra e zgjedhjes së presidentit për Nishanin duhet të mbetët siç është, në mënyrë që të mos ketë kriza të panevojshme politike. Zgjedhja nga populli për Nishanin është një rrugë demokratike,por ai shpreh rezerva për politizimin që mund të sjellë ky proçes.

Presidenti bëri të qartë se zgjodhi të heshtë për “Crown Agents”, pasi kjo është një nga tre alternativat që jep Kushtetuta. “Padiskutim që kam patur rezerva për marrëveshjen. Stafi e ka studiuar me kujdes dhe unë kam vendosur të hesht”, tha Nishani.


<img src="Bujar Nishani.jpeg" alt="Bujar Nishani Mehmeti, Ushtari i mire Shvejk,  " />

imazhe shqip

Presidenti shpjegoi pjesëmarrjen në ceremoninë për çlirimin e vendit ndërsa shfaqen e diktatorit Enver Hoxha e cilësoi të gabuar. “Nëse kërkohet ridimensionim i figurës së diktatorit Enver Hoxha do të ishte një provokim shumë I rëndë. Ju garantoj se nëse do të kisha identifikuar vendosjen e kësaj fotoje, nuk do të kisha qënë pjesë e kësaj ceremonie’, theksoi kreu I shtetit.

Ai i cilësoi shumë të mira marrëdhëniet me Metën dhe Edi Ramën.



Më poshtë ndiqni intervistën e plotë


Si e përjetuat 23 vjetorin e themelimit të PD-së? Nuk shkuat në ceremoni?

Presidenti i vendit është jashtë partive politike, edhe nga pikëpamja formale duhet të qëndrojë jashtë aktiviteteve që organizohen nga partitë politike. Unë i uroj festën PD-së. Ajo është një aset i rëndësishëm i jetës publike, poltike të vendit. Është partia e parë e krijuar pas pluralizmitnë Shqipëri.


Ju erdhi keq që nuk shkuat në festën e PD-së pasi ju keni qënë një nga përfaqësuesit më të lartë të saj?

Qëndrimi i drejtuesve të institucioneve të pavarura siçështë presidenca, nuk varet nga pikëpamja formale por nga mënyra e sjelljes dhe përmbushja e detyrimeve ligjore. Nuk do të ishte problematike vatja por unë mendoj se presidenti duhet të zbatoj me rigorozitet parashikimet që ka ky rregull dhe formalitet.


Si e shikoni faktin që PD humbi në zgjedhjet e 23-Qershorit? E kishit parashikuar këtë fakt?

Sistemi që ne kemi hyrë pas viteve 90’ është sistemi i rotacionit politik, sistemi i qeverisjes, i marrjes përsipër të përgjegjësive, I kontributeve dhe kostove që mund të kesh marrë gjatë qeverisjes. Unë mendoj se 8 vite në qeverisje në mënyrë normale mund të pritet dhe rotacioni politik.


A ishte një largim i merituar? 

Gjykimi ishte i qytetarëve shqiptarë dhe askush nuk mund ta gjykojë këtë vendim. Prëderisa qytetarët vendosën se duhet të kishte rotacion ky vendim duhet respektuar. Vota duhet respektuar si kur je në mazhorancë ashtu edhe kur je në opozitë.


Si e shikoni PD tani në opozitë?

Natyrisht që ka angazhime të mëdha dhe dinamike. Së pari përgjegjësinë që ka një opozitë për jetën politike sociale dhe shoqërore të vendit, çka është detyra parësore dhe nga ana tjetër pjesën e dinamikës së jetës së brendëshme partiake të PD-së. Unë mendoj që jo vetëm ata që janë të lidhur me PD-në por për të gjithë është me interes që këto proçese të jenë të konsoliduara dhe me standartet e merituara.


Largimin e Berishës nga kreu i PD-së si e komentoni?

Komentet mund të jenë të ndryshme, mund të mbartin pjesën njerëzore dhe emocionale, mund të mbartin pjesën strukturore dhe formale por ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me vendimin personal të Berishës dhe me gjykimin e tij për atë vendim. Nuk do të ishte e drejtë që të hyjmë në komente për këtë vendim personal por vetëm ta respektojmë atë.


Si e shihni Bashën në krye të PD-së dhe riorganizimin që po i bëhet ?

Unë besoj shumë tek dinamika që sjell gjenerata e re dhe besoj se duke i lidhur eksperiencës së PD-sëdëshirën, vullnetin dhe pozitivitetin që përcjell Basha, besoj se do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për PD-në por për jetën politike të vendit.


Si e vlerësoni hetimin ndaj Arben Imamit?

Unë besoj se do të ishte jokorekte nëse presidenti i vendit do të hynte në vlerësime paraprake. Unë nuk kam pasur një informacion zyrtar por vetëm nga media për shkeljet e konstatuara nga ministria e mbrojtjes. Nuk jam këtu për të bërë gjykimin e kësaj çështjeje. Unë kam konsideratat e mia por nuk mund ti bëj publike, port ë presim gjykimin e institucioneve përkatëse.


A ishit informuar ju si komandant I forcave të Armatosura për çështjen e armëve kimike?

Jo nuk isha informuar. Besoj se korrektesa e komunikimit, koordinimit dhe bashkërendimit të proçeseve të tilla, duhet të funksionojë pasi ndihmojnë proçeset. Nuk kam pasur asnjë informacion. Informacionin e kam marrë përmes njoftimeve nga media.


Në momentin e bisedimeve rreth armëve kimike, ju dhe kryeministri Rama keni qënë në SHBA, keni qënë në dijeni për bisedime të tilla?

Nuk kam pasur asnjë informacion rreth bisedave që mund të ketë pasur kryeministri. Kërkesa ishte një kërkesë normale. Qëndrimi zyrtar i Republikës së Shqipërisë duhet të respektohet nga të gjithë faktorët dhe institucionet shqiptare dhe unë besoj që çdo koment pas këtij vendimi d të ishte i padrejtë.


A ishte ky vendimi i duhur për Shqipërinë?

Çdo interpretim ndryshe pas vendimit zyrtar, nuk do të ishte i drejtë dhe i besueshëm. Unë konstatova një panik të ekzagjeruar dhe mënyra e administrimit dhe e menxhimit duhet të ishte më e kujdesshme.


Po protestat si i përjetuat?

Protesta është zëri qytetar dhe ajo ishte një protestë e civilizuar, e iniciuar nga vetë qytetarët dhe nuk u përdor nga politika.


Po qëndrimin e opozitës në lidhje me armët kimike si e vlerësoni?

Edhe qëndrimin e opozitës, po ashtu si qëndrimin e qeverisë nuk do të doja ta komentoja. Jam I bindur se edhe opozita edhe qeveria reflektuan në qëndrimin e tyre atë çka shprehën qytetarët shqiptarë.


A është lajm i keq për Shqipërinë që të zhgënjejmë SHBA-në?

Unë nuk besoj se SHBA janë zhgënjyer. Pak ditë më parë pata një takim me Jonatan Moore i cili më rikonfirmoi miqësinë e SHBA-ve për Shqipërinë dhe partneritetin e ngushtë midis dy vendeve. Shqipëria do të vijojë të jetë një partnere e SHBA-ve.
imazhe shqip


*   *   *




Marifeti i gruas së presidentit Bujar Nishani:




(ishte punësuar te Fullani, 
por bëri politikë PD-iste !)

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës, Odeta Nishani, prej më shumë se një jave është punësuar në departamentin e administratës në Bankën e Shqipërisë. Burimet për gazetën Shqip pohuan se dorëheqja e Nishanit nga posti i drejtoreshës në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) ka ardhur në një kohë kur ishte krijuar mundësia e punësimit në institucionin e ri. 

<img src="odeta nishani.jpeg" alt="Zonja e Parë, Odeta Nishani Mehmeti" />


Ndërkaq, ministria ku Odeta Nishani ka punuar vitet e fundit bëri dje një sqarim rreth pozicionit të ri ekuivalent që Zonjës së Parë i ishte ofruar nga ana e ministres Eglantina Gjermeni, në ministrinë e re e cila përfshiu dhe sektorin e Turizmit. Në deklaratën e ministrisë theksohet se Nishani e kishte pranuar postin Drejtoreshës së Marketingut dhe Promovicionit Turistik në MZHUT dhe në datën 3 dhjetor, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Vetë Zonja e Parë deklaroi dy ditë më parë se ajo ishte dorëhequr nga detyra për shkak të presionit psikologjik që kishte pasur në detyrën e saj pas ndryshimit të pushtetit. Bashkë me largimin ajo akuzoi drejtuesit e institucionit se shkrirja e strukturave ekzistuese dhe krijimi i strukturave të reja, të mbivendosura me institucionet e varësisë, po përdoren në mënyrë që njerëzit të vetëlargohen nga puna.


Banka e Shqipërisë

Bashkëshortja e kreut të shtetit prej rreth një jave ka nisur punë në departamentin e administratës publike të Bankës Qendrore të Shqipërisë, të drejtuar nga Ardian Fullani. Ky institucion i rëndësishëm shqiptar ka një numër të lartë të punësuarish që kanë lidhje të ngushta familjare me njerëzit në pushtet apo politikanë të njohur të vendit. Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë është institucioni që ka pagat dhe dietat më të larta në vend. Kjo u bë e ditur dhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili theksonte se ky institucion ka paga tejet të larta krahasuar me të tjerët dhe po kështu shumë shpenzime të konsideruara luksi.

Sqarimi i ministrisë

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit sqaroi dje se bashkëshortes së Presidentit të Republikës mbi bazën e ligjit për shërbimin civil, i ishte ofruar një post pune ekuivalent me të mëparshmin. Kjo sipas drejtuesve të kësaj ministrie kishte ardhur për shkak të faktit se ministria kishte ndryshuar shumë struktura të saj. Në sqarimin e ministrisë bëhet e qartë se kjo detyrë e re ishte pranuar nga vetë bashkëshortja e Presidentit, e cila më pas kishte dhënë dorëheqjen. “Me shkresën nr. 1511/1, dt. 23.10.2013, Departamenti i Administratës Publike ka dërguar listën e nëpunësve civilë të ish-ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për t’u vlerësuar për sistemim në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Në përgjigjen e dhënë Departamentit të Administratës Publike nga Ministrisë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me shkresën nr. 279/1, dt. 04.11.2013, konfirmohet lista e nëpunësve civilë, ku znj. Odeta Nishani, nga drejtore e Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Tregut iu propozua pozicioni drejtore e Drejtorisë së Marketingut dhe Promocionit Turistik, post ekuivalent me pozicionin e mëparshëm që znj. Nishani mbante, detyrë të cilën ajo e pranoi”, thekson kjo ministri për mediat, duke shtuar se dorëheqja e Odeta Nishanit është depozituar në datën 3 dhjetor pranë sekretarit të Përgjithshëm të MZHUT-së.

Marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet mazhorancës së re dhe presidentit të Republikës, detyrojnë edhe zonjën e parë të shtetit që të japë dorëheqjen. Përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, bashkëshortja e Presidentit Nishani, Odeta Nishani ka lajmëruar miqtë e saj për largimin nga detyra si Drejtore e Studimit të Tregut dhe Statistikave të Turizmit, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.“E thënë thjeshtë, etika është baza e komunikimit në administratë, në shoqëri, në shkollë e kudo në sferat e jetës. Kur ky parim cenohet, komunikimi gjymtohet ose bëhet i pamundur. Natyra e administratës publike karakterizohet nga hierarkia, e cila sipas rangut menaxhon të menduarit dhe të vepruarit në shërbim të taksapaguesve dhe të vetë shtetit, por gjithçka duhet të funksionojë në një kuadër etik”, shkruan Odeta Nishani. Bashkëshortja e kreut të shtetit akuzon mazhorancën e re për presion psikologji dhe trysni të vazhdueshme për drejtuesit të rinj për punonjësit e ish-Ministrisë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve.


Reagimi i Odetës

“Arroganca dhe tensionimi artificial bazohen në kërkesa, të cilat dëshmojnë mungesë vizionesh, mosnjohje të realitetit dhe të punës së bërë deri tani. Presioni psikologjik, trysnia e vazhdueshme, pretendime absurde, shkrirja e strukturave ekzistuese dhe krijimi i strukturave të reja, të mbivendosura me institucionet e varësisë po përdoren në mënyrë që njerëzit të vetëlargo- hen nga puna, e shoqëruar kjo edhe me prishje kontratash, duke përfituar nga statusi i ri i ministrisë pas ndarjes së MTKRS-së (Ministrisë Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve). Duke e gjykuar fyese dhe të papranueshme këtë atmosferë, me keqardhje largohem nëpërmjet dorëheqjes së parevokueshme nga Ministria. Gjej rast të falënderoj përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këto vite për profesionalizmin, përkushtimin, ndershmërinë dhe rezultatet e arritura, të cilat sfidojnë çdo nihilist dhe nihilizëm qëllimor”, deklaron zonja Nishani. Odeta Nishani kreu arsimin e mesëm të përgjithshëm në shkollën “Dhaskal Todri” në Elbasan. Më pas, ajo u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës si “Inxhiniere për Ndërtime Civile dhe Industriale” në vitin 1993. U martua me zotin Bujar Nishani në vitin 1994. Znj. Nishani e nisi karrierën e saj profesionale në Akademinë Ushtarake si Drejtuese Investimesh duke vijuar më tej në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve, si Inxhiniere Ndërtimi dhe Konstruktore për një periudhë 10-vjeçare. Profesionalisht statusi i Zonjës së Parë e gjen Odeta Nishanin në fushën e Zhvillimit të Turizmit, në detyrën Drejtore e Studimit të Tregut dhe Statistikave të Turizmit, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në këtë fushë , bashkëshortja e Presidentit Nishani mban titullin “Master në Menaxhim Turizmi”, fushë në të cilën ka punuar gjatë këtyre 7 viteve.

gazeta shqip  –  imazhe shqip


*   *   *




Miliona euro për mediat e regjimit

Aleksandër Frangaj u vu në qendër të kritikave të opozitës vitin e shkuar pasi u zbulua se i vëllai i tij, nëpërmjet një kompanie private kishte përvetësuar disa dhjetëra miliona euro nga entet shtetërore për realizimin e spoteve televizive. Presioni publik bëri të vetën, lidhja Imami-Frangaj tentoi të bëhej më e kamufluar. Si? U krijua kompania “Zoom Events” në janar të vitit 2013, e cila zyrtarisht është në pronësi të zotit Eptan Lohja.

<img src="Sali Berisha, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu,.jpeg" alt="Sali Berisha, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, Klan Tv" />

imazhe shqip

Nga raportimet e thesarit të shtetit rezulton se kjo kompani vetëm brenda 2 javësh, ka arritur të marrë rreth 400 mijë dollarë nga dy kontrata të ndryshme ekskluzive me Ministrinë e Mbrojtjes, falë dy urdhrave të firmosur nga vetë ministri Imami. Më datën 6 Qershor në thesarin e shtetit u disbursua një shumë prej afro 19.4 milionë lekësh për këtë kompani. Ndërsa pak ditë më pas sërish thesari i shtetit ka bërë dismbursimin e një shume prej 20 milionë lekësh sërish për të njëjtën kompani të kontraktuar nga ministri Imami për “realizim spotesh” publicitare.

Pronari në letra i kompanisë, Eptan Lohja rezulton një vartës i Frangaj. Në bazë të të dhënave të Qendrës së Regjistrimit të Biznesit, rezulton anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të TV Klan, e të njëjtin funksion mban edhe në televizionin ABC.

Pas Ministrisë së Spiro Kserës, ku disa zyrtarë janë nën hetim, mes të tjerash dhe për reklamat e dhëna për TV Klan, kjo është ministria e dytë që po përballet me një hetim penal për këtë shkak, por e para ku denoncohet vetë ministri.  Të njëjtat firma spekulative mbi letra për reklama të tilla ka hedhur edhe Majlinda Bregu, Ferdinand Xhaferi, Genc Pollo, etj. Nëse ky kriter mbahet në këmbë nga denoncuesit, të gjithë këta ministra do të përballen me një hetim penal./DITA

imazhe shqip



*   *   * 





December 11, 2013

Aleksandri i Madh,

Testamenti: Unë Jam Ilir!

Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës, duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencorë për Aleksandrin e Madh.

<img src="Alexander the Great.jpeg" alt="Alexander the Great Founding Alexandria Placido Costanzi (Italian painter -1702-1759) " />
 Alexander the Great Founding Alexandria
Placido Costanzi - shiko*
(Italian painter -1702-1759)



NË LETRËN E DËRGUAR SHKODRANËVE, 
ALEKSANDRI I MADH SHKRUAN:

“Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

(Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë)./gazeta-express/

imazhe shqip

*  
(In conquests from Greece and Egypt to Afghanistan, the Macedonian ruler Alexander the Great (356-323 BC) founded cities-often named for himself-in key military and trading locations; Alexandria, in Egypt, is the only one still thriving today. Alexander was often involved in the planning; here, he gives instructions to the Greek architect Dinocrates. Behind them, massive walls are under construction. The painting is a "modello," or study, painted in preparation for one of the large canvases commissioned from the artist for the throne room of King Philip V of Spain in the Palace of San Idelfonso (La Granja). Halls where European rulers granted audiences to their subjects and to visiting emissaries were traditionally decorated with tapestries or paintings reinforcing the ruler's position by reference to the power and renown of rulers of the past, principally Alexander the Great or the Roman emperors. In keeping with his ancient theme, Costanzi adopted a frieze-like composition that recalls Greek and Roman relief sculpture.) 
imazhe shqip


*   *   *


KLSH, kallëzim penal për Gjergj Bojaxhi

(denoncuesi i parë i pallatit të Bashës)

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për dy ish-kryeinspektorë të INUK-ut, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. KLSH thotë se gjatë auditimit të realizuar tek INUK, ka konstatuar një sërë shkeljesh tek dy ish-kryeinspektorët  të cilët kanë drejtuar këtë institucion në vitet 2010-2012.

<img src="gjergj bojaxhi.jpeg" alt="gjergj bojaxhi, INUK, Kompleksi Jon, Lulzim Basha, " />

                              Gjergj Bojaxhi                imazhe shqip

Në deklaratën për shtyp KLSH nuk i ka shënuar emrat e të  paditurve. Por burime zyrtare i thanë DITA-s se bëhet fjalë për  dy ish-kryeinspektorë, mes të cilëve, Gjergj Bojaxhi.

Bojaxhi është zyrtari që ka përgatitur dosjen me shkeljen e godinës tashmë të famshme të vjehrrit të Lulzim Bashës në bregun e Vlorës. Bashkë me Bojaxhi, me “akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kanë penguar prishjen e ndërtimeve pa leje”  është bërë kallzim penal edhe për Gezim Dautin.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 562/1, datë 24.06.2013 të ushtruar në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar,Tiranë, për periudhën 2010-2012, ka konstatuar një sërë shkeljesh si pasojë e të cilave ka çuar në prokurorinë e rrethit Tiranë për kallëzim penal, dy ish-kryeinspektorë të këtij institucioni, që e kanë drejtuar atë në vitet 2010 deri në 2012-ën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës për: moszbatim të ligjit në evidentimin, pengimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, si dhe mosadministrimin e vlerave materiale (automjetet e karburant) sipas kërkesave ligjore, moszbatim të afateve ligjore në procedurat për vjeljen e gjobave…” – thuhet ndër të tjera në kallzimin e KLSH dërguar në Prokurori.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar INUK-ut që të merren masa disiplinore edhe për 7 punonjës si dhe masa për largim nga puna për 7 punonjës të tjerë të INUK.

imazhe shqip

*   *   *

Opozita e arkivolëve




Nga Andrea Stefani

Është shumë keq kur në mungesë të kauzave të drejta një opozitë të përpiqet të grumbullojë pakënaqësi ndaj qeverisë, duke fryrë kauza të padrejta.

<img src="Partia Demokratike.jpeg" alt="Partia Demokratike 23 qershor 2013, sali berisha, " />
 imazhe shqip

Mjerisht, ky është rasti i sotëm në Shqipëri. Dhe manifestimi i fundit i tij ishin deklaratat e lidershipit dykokësh Basha ­ Berisha lidhur me ngjarjen tragjike të vrasjes së një adoleshenti nga një tjetër adoleshent në një shkollë të mesme. U turrën të shpallin se “shteti ka rënë¨. Madje Berisha, duke manipuluar rrejshëm me statistikat e vrasjeve, u rrek të përcillte në publik mesazhin se, tani që ai nuk është më në krye të qeverisë, krimi po përmbyt shtetin. Një deklaratë krejt në përplasje logjike me atë tjetrën, të bërë pak ditë më parë nga ai vetë, se gjoja Kryeministri Rama ka ngritur një shtet policor. Të gjithë e dinë se shteti policor ka shumë të këqija, por ama krimin e zhduk. Është e qartë se deklaratat e Berishës, pra edhe Bashës, vuajnë nga eklektizmi që buron nga tendenca për të shfrytëzuar çdo aksident si levë për t’u rikthyer në pushtet. Një tendencë që shtyn ata të abuzojnë, në funksion të luftës për pushtet, edhe me një ngjarje tragjike si ajo e vrasjes së një të riu. Është një opozitë që, në funksion të rimarrjes së pushtetit, mbështetet në taktikën nekrofile të arkivoleve. Një taktikë që Berisha nuk e aplikon për herë të parë, por që sot po kujdeset t’ia injektojë edhe pasardhësit të tij kukull, Bashës.

-   -   -

Deklarimet e sotme të Berishbashës janë në konflikt me qëndrime dhe deklarime të tyre të dikurshme. Kjo flet jo vetëm për mungesë parimësie, por edhe për mungesë të skajshme ndershmërie politike. Të gjithë e mbajnë mend se në kohën kur shpërtheu Gërdeci, Berisha ngriti një kor të tërë lehjesh me “langonjtë” e tij, duke kërkuar që opozita të mos shfrytëzojë tragjedinë për marrjen e pushtetit. Opozita të mos shfrytëzojë të vrarët! ­ thuajse lutej Berisha. Ishin momente të vështira për të. Disa fshatra ishin rrafshuar nga shpërthimi i një sasie të madhe baruti, rrjedhojë e një aktiviteti të paligjshëm dhe mafioz të strukturave të pushtetit të tij, duke vrarë 26 njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë. Më e keqja qe se vetë emri i Berishës dhe i djalit të tij u përfolën në biseda telefonike si kryesues të këtij biznesi të zi nga aktorë të këtij aktiviteti mafioz. Është një mafie që ka dalë jashtë kontrolli dhe punët kanë shkuar shumë lart te Kryeministri dhe biri i tij – i thoshte trafikanti Diveroli (sot ai vuan dënimin në SHBA) shqiptarit Kosta Trebicka, që pas denoncimit të trafikut të fishekëve qeverisë Berisha, u gjet i vrarë mistershëm në gjueti. Dhe në atë kohë, opozita kishte të gjithë të drejtën, e Zotit dhe të popullit, të kërkonte largimin e asaj qeverie që me veprimtarinë e saj vrau njerëzit. Por opozita nuk e bëri një gjë të tillë, nuk shfrytëzoi të vrarët, nuk shfrytëzoi arkivolet! Megjithëse kishte detyrën të dilte në mbrojtje të jetëve të qytetarëve, duke kërkuar largimin e një qeverie që vret. Sepse, sipas fakteve, ishte qeveria, bizneset e saj të errëta, dhe askush tjetër që vrau në Gërdec!

-   -   -

Mos shfrytëzoni të vrarët! ­ bërtiste Berisha në epilog të tragjedisë së Gërdecit. Ndërsa sot është po ky Berishë që turret si çakall mbi kufomën e një adoleshenti, për ta keqpërdorur në funksion të gjakimit të tij për pushtet. Jo rastësisht. Të luajë me pasionet e masës, me dhimbjen dhe tragjeditë e njerëzve, ta utilizojë vdekjen dhe hidhërimin që shoqëron atë për qëllimet e tij politike, është në mjeshtërinë nekrofile të Berishës. Edhe në nisje të tranzicionit Berisha erdhi në pushtet duke nxjerrë në ballë të lëvizjes së tij politike arkivolet e të vrarëve në protestat e 2 prillit. Infektoi me gjak, vdekje dhe urrejtje politikën shqiptare në mars ’97 kur, për hatër të qëndrimit me çdo kusht në pushtet, edhe pse ishte kryefajtori për tolerimin korruptiv të skemave piramidale, shpërfilli protestuesit që kërkonin paratë e tyre. Jo vetëm i shpërfilli, por projektoi e organizoi operacione ushtarake kundër tyre për t’i shtypur. I kërcënoi me militarizëm, duke i detyruar të armatosen. U shpërndau edhe armë fanatikëve të tij. E çoi Shqipërinë drejt një lufte civile. Një luftë civile që u shmang vetëm nga ndërhyrja e ushtrive të Perëndimit. Dhe kur u largua nga pushteti la pas një shoqëri të armatosur me kallashë. Nuk është çudi që njëri nga ata kallashë, të jetë edhe ai i përdorur nga adoleshenti për të vrarë adoleshentin.

-   -   -

Taktika e opozitës me arkivol u përsëriti edhe në vitin ’98, kur Berisha u orvat të rimerrte pushtetin e sapohumbur, duke nxjerrë në ballë të një grushti të armatosur shteti, arkivolin e Azem Hajdarit dhe ndërsyer turmat kundër Kryeministrit të asaj kohe, me parullën: E vrau Fatos Nano! Tani përsëritet e njëjta taktikë: Një vrasje mes adoleshentësh (që mjerisht ndodh edhe në shtete shumë më të shëndetshme) të një shoqërie në neurozë të traumatizuar edhe nga mbi dy dekada tranzicion konfliktual të trazuar nga vetë Berisha, shpallet si faj i qeverisë. Në thelb thotë e vrau Edi Rama. Çirret se “shteti ka rënë”. Në fakt shteti ka kohë që ka rënë në Shqipëri. Që kur Berisha ishte në pushtet dhe i mbushi institucionet e shtetit me militantë e fanatikë të tij, duke i bëri të heshtnin për krime si ato të Gërdecit. Shteti demokratik ra edhe më 21 janar, kur po Bashberisha vrau protestues të pafajshëm. Sepse një shtet demokratik i mbron dhe nuk i vret qytetarët e vet, protestuesit e vet. Shteti në fakt kish rënë kur shqiptarët që i kishin kuptuar se kush ishte varrmihësi, vrasësi i shtetit, e shkulën me votë masive nga pushteti. Por shteti ka rënë dhe duhet ringritur. Kjo është detyrë e qeverisë së re. Dhe pikërisht ngritjen e shtetit dhe të drejtësisë që vjen bashkë me të, atë drejtësi që nuk mund të mos ndëshkojë ish-qeveritarë të korruptuar, kërkon të pengojë Berisha, duke u përpjekur t’i mllefosë shqiptarët kundër qeverisë. Kërkon t’i mllefosë me gërmadhat e shtetit që ka lënë pas. Prandaj çirret mbi këto gërmadha: “Shteti ka rënë”! Dhe gjakon të ringrihet me arkivole.

imazhe shqip


*   *   *





Pardesytë e bardha të dhjetorit ‘90





Nga Xhevdet Shehu*

Prej 8 dhjetorit 1990 e në vazhdim nuk mund të flitej më për qetësi. Ajo dukej se kishte humbur përfundimisht. Tirana (dhe jo vetëm Tirana) ngrysej e gdhihej nën krismat e armëve, nën një terror dhe ankth të vazhdueshëm, ndërsa për autorësinë e një gjendjeje të tillë ishte gjetur një emërtim gati i papërcaktuar “forcat e errëta, vandaliste”. Ishin bërë të zakonshme, thuajse të përnatshme lajmet që fillonin në këtë mënyrë: “Mbrëmë natën forcat e errëta dogjën një magazinë në X qytet”, ose “Forcat vandaliste shkatërruan dje një kopësht fëmijësh….”  etj., etj.,  pa folur dhe pa u zbuluar asnjëherë autorët e vërtetë të tyre. Dukej se edhe vetë shteti ishte kthyer në rolin e një kronikani të rëndomtë që vetëm konstatonte dhe e tregonte haptaz paaftësinë për të ndalur të tilla akte të shëmtuara dhe të frikshme.

<img src="Azem Hajdari, Sali Berisha  e Gramoz Pashko.jpeg" alt="Azem Hajdari, Sali Berisha  e Gramoz Pashko" />
Azem Hajdari, Sali Berisha 
e Gramoz Pashko

 imazhe shqip

Por,ndërkohë opozita akuzonte pareshtur vetë shtetin dhe organizmat e tij si nxitës dhe organizator i të tilla akteve.

Në ato ditë dhjetori 1990, udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, së bashku me Berishën, dalloheshin lehtësisht për shkak të një lloj pardesyje të bardhë që mbanin veshur thuajse të gjithë. Me këto pardesy veshur, pa iu trembur syri e pa iu prekur asnjë fije floku, pa provuar asnjë shkop policie, pa le më qelitë e komisariateve e burgjet, ata e udhëhoqën me sukses të plotë Partinë Demokratike drejt marrjes së pushtetit!…

Por enigma e ‘pardesyve të bardha’ (në fakt, ato kishin një ngjyrë gri të hapur, por qytetarët i identifikonin ata si ‘pardesybardhët’) ka ngelur një nga enigmat e mëdha e të padeshifruara edhe sot e kësaj dite.

Ndonjë muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, në mesin e janarit 1991, në një miting para stadiumit “Qemal Stafa”, Sali Berisha me pardesynë e bardhë karakteristike do t’u kërkonte oratorëve të mos e përmendnin (domethënë, të mos e sulmonin) Enver Hoxhën. Nuk asht momenti, – kishte thënë… Shkrimtari Kasëm Trebeshina, i ftuar nga publicistët Edi Rama dhe Ardian Klosi, për të folur në atë miting, i befasuar nga kjo kërkesë, kishte shtangur. Pastaj, qetësisht dhe pa asnjë mëdyshje, siç e ka në natyrë ai, i ka zgjatur dorën Berishës, duke i thënë pamëshirshëm këto fjalë profetike, të ngjashme me ato të Promemories së vitit 1953:

- Doktor, fëmija ka lindur i vdekur! Unë po largohem…

Më tej, gjatë viteve të pushtetit, duke parë mënyrën se si Berisha monopolizoi pushtetin në duart e tij, kultin që deshi të krijonte, sjelljen ndaj kundërshtarëve dhe dyshimin e përhershëm paranojak ndaj bashkëpunëtorëve, bindesh se idhulli i tij i vetëm ka qenë Enveri. Ai ishte, ndoshta padashje, modeli që deshi t’i ngjante, por edhe që e shante dhe e mallkonte më shumë nga të gjithë, në të njëjtën kohë. Dhe modeli shahet e përbuzet, zakonisht, kur nuk arrihet…

E kaluara ish-komuniste i ka munduar dhe i mundon këta lloj njerëzish. Dhe, për të qenë të pranueshëm e të besueshëm në sytë e të huajve, ata “janë bërë më katolikë se Papa”, janë deklaruar më antikomunistë se antikomunistët tradicionalë.

Po të përdorim një metaforë, të hiperbolizuar paksa, mund të themi se në gjoksin e këtyre politikanëve fle një Enver i vogël, domethënë një minidiktator me etje të madhe për pushtet dhe sundim mbi të tjerët…


*Nga libri i autorit: “Ambasadori VOA”

imazhe shqip


*   *   * 

Marjan Gryka: Berisha, Jago i vrasjes së Hajdarit.

Kam 4 filmime


<img src="marjan gryka.jpeg" alt="Marjan Gryka, truproja i Azem Hajdarit" />Sot është 16 vjetori i “8 Dhjetorit”, një ditë simbol që PD e përkujton pa simbolin e saj, Azem Hajdarin. Ai u vra në portën e PD, i nxjerrë në pritë, pasi u thirr për një “mbledhje të kryesisë së PD”, organizuar befasisht prej Sali Berishës, ndërkohë që në oborrin e PD ndodheshin një grup i armatosur burrash.

Për aq vite sa ishte gjallë Azemi jetoi brenda PD i denigruar prej Berishës, i etiketuar si “hajdut e spiun”. U përjashtua prej kupolës së PD, u përballë “me gjyqe” e akuza në parlament prej grupit parlamentar të PD. U përjashtua edhe prej këtij grupi dhe u tentua të arrestohej e të burgosej me prapaskena e urdhër të Berishës. Iu hoq imuniteti u provokua dhe iu rrezikua jeta, në disa atentate. Çuditërisht, pikërisht ata që nuk e donin Azemin, pas vrasjes së Azemit, Saliu i riktheu në PD si udhëheqës të lartë e i bëri miq të afërt.

Marjan Gryka, është ish-truprojë, njeriu më i afërt i Azemit deri në fund të jetës, mik i familjes Hajdari dhe kreu i Shoqatës Nacionaliste Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”. Sipas zotit Gryka ajo që ndodhi në 12 shtator 1998, kishte nisur qysh prej kongresit të parë të PD në 12 Dhjetor 1990, kur Berisha e spostoi Azemin nga kryesimi i PD me ndihmën e ish-sigurimit të shtetit. Marjani beson me forcë se Berisha e dëshiroi dhe e ideoi eleminimin e Azemit, liderit të Dhjetorit 1990. 

Më poshtë, biseda e zhvilluar me të për këtë 8 dhjetor që përkujtohet sot:

Marjan, PD përkujton dhe feston “8 Dhjetorin”, pa Azem Hajdarin. Po të ishte gjallë ai, a do të ishte sot pjesë e PD?

Nëse Azemi do të ishte lënë gjallë, ua them me siguri, që historia e PD-së do ishte krejt ndryshe dhe ndoshta Sali Berisha nuk do të ishte sot ky që është. Azemi ishte rival potencial i Saliut dhe kishte mbështetjen totale të demokratëve. Po ju them vetëm një fakt: Sa herë që dilte fillimisht në mitingje Sali Berisha, demokratët i sillte vetëm thirrja e Azemit, madje ia kërkonte vetë Saliu, që të mblidhte njerëz në sheshe, të cilët i vinin Azemit vetëm me një kushtrim.

Por, Saliu u soll si Jago me Azemin. Nuk e ka dashur kurrë Azemin, ka bërë gjithçka të ndyrë, për ta spostuar e larguar prej kësaj partie.  E kam thënë dhe e përsëris me bindje që ai inskenoi skenarin e eleminimit fizik të Azemit, pas 7 vitesh lufte morale, politike e fizike kundër tij.


<img src="azem hajdari, sli berisha, gramoz pashko.jpeg" alt="Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko" />


- Disa herë kohët e fundit ju, një njeri i afërt me Azem Hajdarin kini akuzuar publikisht Sali Berishën për vrasjen e tij. A ka prova të tjera veç atyre që janë thënë?

Po, kam! Sa për dijeni të drejtësisë dhe opinionit publik do të paraqes në kohën më të afërt 4 video filmike ku ka biseda e fakte që tregojnë kush ka patur interes, në lidhje me vrasjen e Azemit. Në këto video, tregohet qartë, që Sali Berisha është personi që ka “dorë” si i interesuar dhe skenarist në këtë krim politik. Opinioni publik do kuptojë pse Berisha nuk ka dashur, nuk ka lejuar e madje ka luftuar ekstremisht, që të mos zbardhë vrasjen e Azem Hajdarit. (imazhe shqip)Zbardhja e të vërtetës do të çonte në zbardhjen e implikimit të vetë udhëheqjes së atëhershme të PD në atë vrasje.


Pse nuk e donte Berisha, Azemin sipas jush?

Azemi ishte i panënshtrueshëm, i papërpunueshëm dhe i paspostueshëm politikisht. Ajo që Azemi ka deklaruar atë kohë tashmë është vërtetuar. PD është uzurpuar dhunshëm e me intriga.

Janë vërtetuar plotësisht, ato që ka  parashikuar, analizuar dhe deklaruar Azemi, Aktualisht është fakt, që PD me Berishën në krye është tjetërsuar në parti kupolë mafioze, pa moral dhe tradhëtare e idealeve demokratike të “Dhjetorit ‘90”. Shikoni se në ç’gjendje është katandisur kjo PD, në pronë private, pronë e trashëguar formalisht nga familja mafioze “Berisha”, në duart e Lulzim Bashës, një anonim në historinë e Partisë Demokratike që nuk ka ditur ku binte selia e PD veç kur e solli vajza e Sali Berishës, nga zyrat e bizneseve serbe të Kosovës.



Sa afër dhe sa larg idealeve të 8 dhjetorit 90 është PD e sotme në analizën tuaj?

Sot PD nuk është as parti e idealeve demokratike të Dhjetorit 1990, as e simbolit të saj Azem Hajdari, as e programit të mbështetjes së pronarëve, as e respektimit dhe velrësimit të ish-të përndjekurve politikë, as e rrugës së integrimit europian.

Ajo është parti e interesave private të familjes “Berisha”. Vitet e fundit në pushtet dhe këto pak muaj në opozitë, e treguan plotësisht këtë “profil” të PD.  Fatkeqësisht, PD nuk më është më një parti, por një bandë e strukturuar qartë e cila sposton dhe eleminon politikisht e fizikisht, cilindo që rrezikon interesat e saj.


 -   -   -

 “Kishin ardhur për Berishën, po të donin Azemin e vrisnin që kur hyri…”

Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë vrasjes së Azemit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë debatet e grupit të armatosur me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?



<img src="rivarrosja azem hajdari.jpeg" alt="Rivarrosja e Azem Hajdarit, Sali Berisha e Lulzim Basha" />


Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Varrezat e Deshmoreve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat “Deshmoret e Kombit”.


Marjan Gryka është ish-truprojë e deputetit të vrarë Azem Hajdari dhe njeriu më besnik i tij për shumë vite.  Në vitin 2008 ai u plagos në Shkodër, por policia tha se e kishte kryer vetë plagosjen. Tashmë ai jeton jashtë vendit. Në një intervistë para disa muajsh (në mars) për radion kosovare “Zëri i Mitrovicës” ai ka dhënë një dëshmi të fortë për natën e vrasjes së Hajdarit.

Gryka thekson se “në çdo atentat, se janë bërë 9 atentate, ka pasë dorë Partia Demokratike”.. Gryka shprehet se natën e vrasjes Haklajt kanë shkuar për të varë Berishën dhe Azemi është thirrur me shpejtësi nga Fieri.

“Në atë kohë, ditën që është rrethuar PD-ja, pra gjoja për të varë Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kanë ardhur për të varë Azem Hajdarin. Haklajt e kanë deklaruar, e kanë ri-deklaruar madje e kanë kërkuar edhe në gjyq Sali Berishën. Sepse ata kanë ardhur me vra Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithë Shqipëria që Azemi ishte në miting në Fier dhe po të donin vrasësit mund t’i bënin prita kudo nga Fieri në Tiranë. Por nuk kishin ardhur për Azem Hajdarin. Por skenaristët e PD-së  telefonuan Azem Hajdarin  me porosi të Doktorit që duhej të vinte urgjent në Tiranë pasi kishte mbledhje kryesie. Unë fola me të dhe i thashë, madje iu thashë edhe çunave të Fierit, çunat që sot janë pronarët e turizmit, janë sot dëshmitarë të gjithë…”, sjell në vëmendje Gryka.

Ai tregon se me mbërritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasësit janë habitur dhe kanë thënë “çfarë do ky budalla këtu”.

“Kur ka hyrë Azemi në PD, PD-ja ishte një kufomë e gjallë, nuk kishte më njeri. Në korridor ka dalë Genc Pollo me tre vetë të armatosur, ishin tropojanë. Kanë takuar Azem Hajdarin dhe më pas kanë kaluar tre minuta dhe Azemi ka dalë dhe ka komunikuar gjoja me ata që kishin ardhur të vrisnin Azem Hajdarin. Po e përsëris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasësit ishin aty, nuk kishin nevojë ta linin të futej brenda. Përse nuk e goditën? Absolutisht nuk kanë pasur punë me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qitën të komunikojë me vrasësit e Sali Berishës. Doli dhe u përlesh me ta sepse dihet se çfarë bisede është bërë…”

Gryka akuzon se truproja i Azemit i qëlluar gjatë konfliktit para PD-së, sot në azil politik, i ka dorëzuar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit një kasetë ku ai tregon me zë dhe figurë konfliktin me armë dhe debatet me Azemin në momentet para vrasjes. “Këtë kasetë e ka edhe sot Sali Berisha, ku është pse nuk e dorëzon kasetën?

 imazhe shqip

*   *   *