(denoncuesi i parë i pallatit të Bashës)
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim
penal në Prokurorinë e Tiranës për dy ish-kryeinspektorë të INUK-ut, pasi
akuzohen për shpërdorim detyre. KLSH thotë se gjatë auditimit të realizuar tek
INUK, ka konstatuar një sërë shkeljesh tek dy ish-kryeinspektorët të cilët kanë drejtuar këtë institucion në
vitet 2010-2012.
Gjergj Bojaxhi imazhe shqip
Në deklaratën për shtyp KLSH nuk i ka shënuar
emrat e të paditurve. Por burime zyrtare
i thanë DITA-s se bëhet fjalë për dy
ish-kryeinspektorë, mes të cilëve, Gjergj Bojaxhi.
Bojaxhi është zyrtari që ka përgatitur dosjen
me shkeljen e godinës tashmë të famshme të vjehrrit të Lulzim Bashës në bregun
e Vlorës. Bashkë me Bojaxhi, me “akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kanë
penguar prishjen e ndërtimeve pa leje”
është bërë kallzim penal edhe për Gezim Dautin.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të
programit të auditimit nr. 562/1, datë 24.06.2013 të ushtruar në Inspektoriatin
Ndërtimor Urbanistik Kombëtar,Tiranë, për periudhën 2010-2012, ka konstatuar
një sërë shkeljesh si pasojë e të cilave ka çuar në prokurorinë e rrethit
Tiranë për kallëzim penal, dy ish-kryeinspektorë të këtij institucioni, që e
kanë drejtuar atë në vitet 2010 deri në 2012-ën, me akuzën e shpërdorimit të
detyrës për: moszbatim të ligjit në evidentimin, pengimin dhe prishjen e
ndërtimeve pa leje, si dhe mosadministrimin e vlerave materiale (automjetet e
karburant) sipas kërkesave ligjore, moszbatim të afateve ligjore në procedurat
për vjeljen e gjobave…” – thuhet ndër të tjera në kallzimin e KLSH dërguar në
Prokurori.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar
INUK-ut që të merren masa disiplinore edhe për 7 punonjës si dhe masa për
largim nga puna për 7 punonjës të tjerë të INUK.
imazhe shqip
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!