Testamenti: Unë Jam Ilir!
Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka
zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet
popullit të Shkodrës, duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe
duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti
është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim
shkencorë për Aleksandrin e Madh.
Alexander the Great Founding Alexandria
Placido Costanzi - shiko*
(Italian painter -1702-1759)
NË LETRËN E DËRGUAR SHKODRANËVE,
ALEKSANDRI I
MADH SHKRUAN:
“Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të
maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit,
bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi
mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon
dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të
Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që
popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe
përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.
Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të
besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u
dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të
Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të
qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë
vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të
pasardhësve tuaj.
U shkrua në Kështjellën e qytetit të
Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII.
Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit,
Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë
Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si
trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë
pasardhës”.
(Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga
studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin
shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al
1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë)./gazeta-express/
imazhe
shqip
*
(In
conquests from Greece and Egypt to Afghanistan, the Macedonian ruler Alexander
the Great (356-323 BC) founded cities-often named for himself-in key military
and trading locations; Alexandria, in Egypt, is the only one still thriving
today. Alexander was often involved in the planning; here, he gives
instructions to the Greek architect Dinocrates. Behind them, massive walls are
under construction. The painting is a "modello," or study, painted in
preparation for one of the large canvases commissioned from the artist for the
throne room of King Philip V of Spain
in the Palace of San
Idelfonso (La Granja ).
Halls where European rulers granted audiences to their subjects and to visiting
emissaries were traditionally decorated with tapestries or paintings
reinforcing the ruler's position by reference to the power and renown of rulers
of the past, principally Alexander the Great or the Roman emperors. In keeping
with his ancient theme, Costanzi adopted a frieze-like composition that recalls
Greek and Roman relief sculpture.)
imazhe shqip
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!