Do kandidoj për mandat të dytë !
Emisioni “Tonight Ilva Tare”, në RTV “Ora
News”, këtë mbrëmje ka patur një të ftuar të veçantë, qytetarin e parë të
Shqipërisë, Presidentin Bujar Nishani.
Nishani ka deklaruar se synon një mandat të
dytë në krye të institucionit më të lartë shtetëror. Në lidhje me nismën për
ndryshimet kushtetuese Nishani tha se Kushtetuta nuk duhet të ndryshojë
thjeshtë dhe kollaj.
Kreu i shtetit tha se ka disa elemente ku mund
të ndërhyet. “Duke u bërë vend anëtarë i BE-së do të duhet të ndërhyet në
Kushtetutë” tha Nishani.
Mënyra e zgjedhjes së presidentit për Nishanin
duhet të mbetët siç është, në mënyrë që të mos ketë kriza të panevojshme
politike. Zgjedhja nga populli për Nishanin është një rrugë demokratike,por ai
shpreh rezerva për politizimin që mund të sjellë ky proçes.
Presidenti bëri të qartë se zgjodhi të heshtë
për “Crown Agents”, pasi kjo është një nga tre alternativat që jep Kushtetuta.
“Padiskutim që kam patur rezerva për marrëveshjen. Stafi e ka studiuar me
kujdes dhe unë kam vendosur të hesht”, tha Nishani.
imazhe
shqip
Presidenti shpjegoi pjesëmarrjen në ceremoninë
për çlirimin e vendit ndërsa shfaqen e diktatorit Enver Hoxha e cilësoi të
gabuar. “Nëse kërkohet ridimensionim i figurës së diktatorit Enver Hoxha do të
ishte një provokim shumë I rëndë. Ju garantoj se nëse do të kisha identifikuar
vendosjen e kësaj fotoje, nuk do të kisha qënë pjesë e kësaj ceremonie’,
theksoi kreu I shtetit.
Ai i cilësoi shumë të mira marrëdhëniet me
Metën dhe Edi Ramën.
Më poshtë ndiqni intervistën e plotë
Si e përjetuat 23 vjetorin e themelimit të
PD-së? Nuk shkuat në ceremoni?
Presidenti i vendit është jashtë partive
politike, edhe nga pikëpamja formale duhet të qëndrojë jashtë aktiviteteve që
organizohen nga partitë politike. Unë i uroj festën PD-së. Ajo është një aset i
rëndësishëm i jetës publike, poltike të vendit. Është partia e parë e krijuar
pas pluralizmitnë Shqipëri.
Ju erdhi keq që nuk shkuat në festën e PD-së
pasi ju keni qënë një nga përfaqësuesit më të lartë të saj?
Qëndrimi i drejtuesve të institucioneve të
pavarura siçështë presidenca, nuk varet nga pikëpamja formale por nga mënyra e
sjelljes dhe përmbushja e detyrimeve ligjore. Nuk do të ishte problematike
vatja por unë mendoj se presidenti duhet të zbatoj me rigorozitet parashikimet
që ka ky rregull dhe formalitet.
Si e shikoni faktin që PD humbi në zgjedhjet e
23-Qershorit? E kishit parashikuar këtë fakt?
Sistemi që ne kemi hyrë pas viteve 90’ është
sistemi i rotacionit politik, sistemi i qeverisjes, i marrjes përsipër të
përgjegjësive, I kontributeve dhe kostove që mund të kesh marrë gjatë
qeverisjes. Unë mendoj se 8 vite në qeverisje në mënyrë normale mund të pritet
dhe rotacioni politik.
A ishte një largim i merituar?
Gjykimi ishte i qytetarëve shqiptarë dhe
askush nuk mund ta gjykojë këtë vendim. Prëderisa qytetarët vendosën se duhet
të kishte rotacion ky vendim duhet respektuar. Vota duhet respektuar si kur je
në mazhorancë ashtu edhe kur je në opozitë.
Si e shikoni PD tani në opozitë?
Natyrisht që ka angazhime të mëdha dhe
dinamike. Së pari përgjegjësinë që ka një opozitë për jetën politike sociale
dhe shoqërore të vendit, çka është detyra parësore dhe nga ana tjetër pjesën e
dinamikës së jetës së brendëshme partiake të PD-së. Unë mendoj që jo vetëm ata
që janë të lidhur me PD-në por për të gjithë është me interes që këto proçese
të jenë të konsoliduara dhe me standartet e merituara.
Largimin e Berishës nga kreu i PD-së si e
komentoni?
Komentet mund të jenë të ndryshme, mund të
mbartin pjesën njerëzore dhe emocionale, mund të mbartin pjesën strukturore dhe
formale por ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me vendimin personal të
Berishës dhe me gjykimin e tij për atë vendim. Nuk do të ishte e drejtë që të
hyjmë në komente për këtë vendim personal por vetëm ta respektojmë atë.
Si e shihni Bashën në krye të PD-së dhe
riorganizimin që po i bëhet ?
Unë besoj shumë tek dinamika që sjell gjenerata
e re dhe besoj se duke i lidhur eksperiencës së PD-sëdëshirën, vullnetin dhe
pozitivitetin që përcjell Basha, besoj se do të jetë një vlerë e shtuar jo
vetëm për PD-në por për jetën politike të vendit.
Si e vlerësoni hetimin ndaj Arben Imamit?
Unë besoj se do të ishte jokorekte nëse
presidenti i vendit do të hynte në vlerësime paraprake. Unë nuk kam pasur një
informacion zyrtar por vetëm nga media për shkeljet e konstatuara nga ministria
e mbrojtjes. Nuk jam këtu për të bërë gjykimin e kësaj çështjeje. Unë kam
konsideratat e mia por nuk mund ti bëj publike, port ë presim gjykimin e
institucioneve përkatëse.
A ishit informuar ju si komandant I forcave të
Armatosura për çështjen e armëve kimike?
Jo nuk isha informuar. Besoj se korrektesa e
komunikimit, koordinimit dhe bashkërendimit të proçeseve të tilla, duhet të
funksionojë pasi ndihmojnë proçeset. Nuk kam pasur asnjë informacion.
Informacionin e kam marrë përmes njoftimeve nga media.
Në momentin e bisedimeve rreth armëve kimike,
ju dhe kryeministri Rama keni qënë në SHBA, keni qënë në dijeni për bisedime të
tilla?
Nuk kam pasur asnjë informacion rreth bisedave
që mund të ketë pasur kryeministri. Kërkesa ishte një kërkesë normale. Qëndrimi
zyrtar i Republikës së Shqipërisë duhet të respektohet nga të gjithë faktorët
dhe institucionet shqiptare dhe unë besoj që çdo koment pas këtij vendimi d të
ishte i padrejtë.
A ishte ky vendimi i duhur për Shqipërinë?
Çdo interpretim ndryshe pas vendimit zyrtar,
nuk do të ishte i drejtë dhe i besueshëm. Unë konstatova një panik të
ekzagjeruar dhe mënyra e administrimit dhe e menxhimit duhet të ishte më e
kujdesshme.
Protesta është zëri qytetar dhe ajo ishte një
protestë e civilizuar, e iniciuar nga vetë qytetarët dhe nuk u përdor nga
politika.
Edhe qëndrimin e opozitës, po ashtu si
qëndrimin e qeverisë nuk do të doja ta komentoja. Jam I bindur se edhe opozita
edhe qeveria reflektuan në qëndrimin e tyre atë çka shprehën qytetarët
shqiptarë.
A është lajm i keq për Shqipërinë që të
zhgënjejmë SHBA-në?
Unë nuk besoj se SHBA janë zhgënjyer. Pak ditë
më parë pata një takim me Jonatan Moore i cili më rikonfirmoi miqësinë e
SHBA-ve për Shqipërinë dhe partneritetin e ngushtë midis dy vendeve. Shqipëria
do të vijojë të jetë një partnere e SHBA-ve.
imazhe
shqip
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!