September 23, 2015

30 MLN DOLLARËT / Gropa septike e CEZ që vazhdon të nxjerrë mut

Çështja CEZ-DIA dhe implikimet politike të këtij skandali ishin dje ndër kryefjalët e parlamentit në seancë plenare. Për t’u orientuar në rrëmujën e fakteve dhe akuzave dhe shpesh ngatërrohen me njëra tjetrën, historia duhet këqyrur kronologjikisht.

CEZ privatizoi kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë elektrike OSSH, më 2009, duke blerë shumicën e aksioneve. Në vijim, kompania dha licenca për 7 kompani që do mblidhnin borxhet e prapambetura të energjisë duke marrë përqindjen e tyre. Këto kompani ishin dhurata politike nga ana e CEZ për klientët e qeverisë Berisha, ku më e përfolura mes tyre ishte Debt International Advisory (DIA) me pronar Kastriot Ismailaj, partneri i CEZ për mbledhjen e borxheve në Shqipëri, që futi në xhep paratë e kontratës pa bërë asnjë punë reale.

Në janar 2013 qeveria shqiptare i hoqi CEZ Shpërndarje licencën, duke (praktikisht) e shtetëzuar atë. CEZ për rrjedhojë nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet. Mosmarrëveshja u zgjidh pasi Tirana, nën presion nga Republika Çeke lidhur me statusin e vendit kandidat për anëtar në BE, i pagoi CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.

Më pas, një investigim i BIRN zbuloi kornizën e plotë të zhvillimeve: Ishte ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hejsek që bashkë me Ismailajn u akuzuan se ishin organizatorët e një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve e cila i kushtoi kompanisë miliona euro. Pra, lojë nga brenda. Ndërkaq, zgjidhja e kontratës së CEZ me Ismailajn, bëri që ky të padiste CEZ në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit për 130 mln euro.



Arrestimet dhe implikimet

Hejsek hetohet në vendin e tij për abuzime me detyrën, ndërsa Ismailaj aktualisht është i arrestuar që nga maji 2015 nën akuzën e skemës së mashtrimit në shuma të mëdha. Biznesmeni akuzohet se përdori dokumente false për të fituar kontratën me CEZ Shpërndarje, ndërsa drejtuesit e CEZ bënin një sy qorr. Që nga ky moment e në vazhdim, në skenën politike shqiptare janë hedhur akuza se për llogari të kujt dhe me ndihmën e cilëve politikanë operonte Ismailaj.

Avokati i palës shqiptare në gjyqin mes CEZ dhe DIA, Tim Schreiber i studios së njohur “Clifford Chance”, do të deklaronte përmes dokumenteve të paraqitura në gjyq se njeriu që ndikoi në futjen e DIA-s në lojë ishte “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”.

Opozita e djathtë e lidhi këtë përshkrim me Ilir Metën. DITA, sipas burimeve të mirëinformuara raportoi se personi në fjalë është Vilson Ahmeti, ish kryeministër në fillim të viteve 90-të. Ka qenë vëllai i tij Petrit Ahmeti, atëherë këshilltar dhe aktualisht kreu i ERE-s, që ndihmoi kompaninë e të vëllait AIC, e cila kishte marrëveshjen me DIA-n.



Nuk qe i vetmi mbledhës borxhesh…

DIA e Ismailajt nuk qe kompania e vetme që u angazhua në skemën e mbledhjes së borxheve të CEZ në Shqipëri. Një raport konfidencial i përgatitur nga kompania e kontabilitetit BDO, thotë se CEZ Shpërndarje hyri në marrëveshje për mbledhjen e borxheve më 2012 me së paku katër kompani të tjera, përfshirë Mercl Consulting Sh.p.k, CE2 Services Sh.p.k, CE2 Debt Management Sh.p.k dhe CE2 Debt Management Sh.p.k.

Për nëntë muajt e parë, deri në shtator 2012, kompanive iu paguan 3 milionë euro dhe totali për vitin 2012 pritej të ishte 4.4 milionë euro. Këto para, të dhëna pa punë reale të kryer, ashtu si me Ismailajn, dëshmojnë për një klientelizëm të pastër ose shpërblime për njerëz të fuqishëm në qeveri.



Denoncimi i fundit

Ndërsa pardje në mbrëmje diskutohej kjo çështje në emisionin “Opinion” të Tv Klan, gazetari Artan Hoxha tha se një dëshmitar i marrë nën mbrojtje i cili po i ndihmon zbardhjes së çështjes, është kërcënuar nga një përfaqësues i qeverisë shqiptare, jurist në OSHEE, që t’i japë fund nxjerrjes së sekreteve.

Madje për këtë “ngjarje” ekziston edhe një video. Dëshmitari është Elvis Mataj, ish drejtor tek DIA, pastaj i dorëhequr. Juristi quhet Rezart Ruçi, dhe pas përmendjes së emrit ai ndërhyri në emision, duke pohuar takimin me dëshmitarin. Por nuk ka pranuar se e ka kërcënuar bashkëbiseduesin, por vetëm për t’u informuar dhe për të mbrojtur interesat e kompanisë ku punon. Ideja e denoncimit ishte që Ruçin e kishte dërguar Ilir Meta.

Një ditë para emisionit, sipas faqes online Syri, një sponsorizim i përfolur i familjes Berisha,

moderatori Blendi Fevziu ishte mbi një orë në zyrën e Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kuptueshëm, shqetësimi i tij duhet të ketë qenë nëse kishte ndonjë “pengesë ligjore” mbi përmbajtjen e videos që pritej të shfaqej në emision.



“Çikërrimat” dhe vjedhja e madhe

Gjithsesi, goditja që “nuk po përflitet” dhe aq shumë lidhur me aferën e madhe me emrin CEZ, është

se zyrtarët e lartë të qeverisë Berisha, nën trysninë e ryshfeteve të ÇEZ-it kanë ulur çmimin e shitjes të energjisë për këtë kompani, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 30 milionë dollarësh.

Firma e ministrit të Financave Bode dhe kryeministrit Berisha janë shkaktare të një grope nga ato që duhet vite dhe shumë sakrifica për t’u mbushur.

Vetë deputeti Berisha, njeriu që e shiti për 100 mln euro OSSH-në vetëm për të futur letrat në presidencën çeke në kërkim të statusit të vendit kandidat në BE, kërkoi dje në Kuvend “një hetim ndërkombëtar” për veprimtarinë e CEZ-it në Shqipëri dhe personat e implikuar.

Por çështja është se asnjë ndërkombëtari nuk i intereson shumë operacioni CEZ në Tiranë, që erdhi, bëri miliona e iku; përkundrazi, ajo që duhet të veprojë është drejtësia shqiptare. Dhe 30 milionëshi i dollarëve të uljes së çmimet, i bie të jetë vetëm një nga majat e ajsbergut të firmave të rënda që Berisha dhe ministrat e tij kanë hedhur pa asnjë teklif / DITA

*    *    *





Shkreli gjunjëzohet para kritikave

Martin Shkreli 
Turing Pharmaceuticals - Daraprim

Drejtuesi i kompanisë farmaceutike që u kritikua ashpër për rritjen e çmimit të ilaçit Daraprim me më shumë se 5 mijë për qind, tha të martën se do të ulë koston e ilaçit që shpëton jetë njerëzish.
Martin Shkreli nuk tha se sa do të jetë çmimi i ri, por tha se vendimi do të merret gjatë disa javëve të ardhshme.

Ai tha në programin NBC News se vendimi për të ulur çmimin ishte një reagim ndaj zemërimit mbi rritjen e çmimit të ilacit nga 13.5 dollarë në 750 dollarë për pilulë.

"Po ky është absolutisht një reagim – u bënë gabime në lidhje me shpjegimin për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se përse ne e morrën këtë veprim. Mendoj se ka kuptim të ulet çmimi në përgjigje të zemërimit që u përcoll nga njerëzit," tha zoti Shkreli.

Kompania Turing Pharmaceuticals e Nju Jorkut bleu ilaçin nga kompania IMPAX Laboratories në muajin gusht për 55 milionë dollarë dhe e ngriti çmimin . Shkreli tha të martën se çmimi do të ulen për të lejuar kompanisë të mbulojë koston ose të bëjë një fitim të vogël.

Shoqata e Sëmundjeve Ngjitëse dhe ajo për virusin HIV kundërshtuan rritjen e çmimeve, duke thënë se "kjo kosto është e pajustifikueshme për popullatën e cenuar të pacientëve në nevojë të këtij ilaçi."

Kandidatja demokrate për presidente, Hillari Klinton ishte në mesin e atyre që shprehën zemërim për rritjen e çmimeve. Të martën ajo paraqiti një plan që do të kufizojë shumën e parave që pacientët duhet të paguajnë nga xhepi për barnat çdo muaj.

32 vjeçari Martin Shkreli është një investitor amerikan me origjinë shqiptare i specializuar në investimet në sektorin e farmaceutikës. Ai është themelues i kompanisë farmaceutike Turingdhe më parë ka qënë bashkëthemelues i firmës financiare, MSMB Capital Management, e specializuar në metoda investimi me rrezik të lartë me shpresën për të realizuar fitime të mëdha.


*    *    *




Arian Adhami, Inspektor i mishit të derrit në Agjencinë e Konsumatorit

Ish-truproja i Berishës, Arian Adhami, Inspektor i mishit të derrit në Agjencinë e Konsumatorit

Këshilltarët bashkiakë të PD-së kanë zbuluar (ndoshta pa dashje, nga mosdija) një tjetër çudi të ish kryetarit Lulzim Basha dhe emërimeve pa kriter që ai ka bërë në katër vjet.

Ata kanë vërtetuar edhe një herë se administrata e Bashkisë së Tiranës dhe të gjitha drejtoritë në varësi të saj kanë qenë kthyer në një oaz për militantët e Partisë Demokratike.

Pavarësisht formimit të tyre profesional, ka mjaftuar tesera e partisë apo lidhjet direkt me ish-kryetarin e bashkisë, për të zënë vende pune që kishin ndikim direkt te jeta e qytetarëve. Kështu, këshilltarët e PD zbuluan se një nga ish-badigardët e njohur të ish-kryeministrit Sali Berisha, Arian Adhami, rezulton i punësuar në Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit si inspektor i mishit.

Këtë fakt e ka denoncuar vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka marrë shkas pikërisht nga revolta që këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak shprehën për vendimin për largimin e Adhamit nga puna.

“Arian Adhami është ish-badigard i Saliut në 21 janar. Çfarë inspektor mishi është ky, s’e kuptoj?! Ky është inspektor i mishit të derrit për Bashkinë e Tiranës? Tani, o ka inspektuar mishin e derrit kur ka qenë truproja i dikujt në kryeministri, ose është bërë inspektor i mishit të derrit tani, por me titullin inspektor mishi derri, i rrethuar me kallash, ndërkohë që Tirana qelbej erë dhe asnjë mish nuk inspektohet. Mos u bëni qesharakë”, deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Ndërkaq, Veliaj tha se emërimet politike në Bashkinë e Tiranës nuk mbyllen me kaq. Edhe ish deputeti i PD, Ndue Paluca, punon në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit si përgjegjës veterinar edhe pse profesioni i tij është agronom dhe jo veteriner.

Madje, edhe një inspektor policie është emëruar si veteriner në të njëjtën agjenci.

“Mos u bëni qesharakë dhe mos merrni në mbrojtje idiotësi monumentale si kjo që vazhdoni të bëni. Ky njeri s’ka lidhje të inspektojë mishin e kalamajve në Tiranë, s’është fare veteriner, s’është fare agronom, nuk ka lidhje fare me inspektimin. Ju më thoni që kjo është shkelje e të drejtave të njeriut?! E dini kush është shkelje e të drejtave të njeriut? Kjo ditë, kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, rrethuar me kallash dhe vrit njerëz me plumba në mish”, tha Veliaj.

*    *    *




September 21, 2015

A ka një numër të saktë të shqiptarëve në botë?!


Për afro 50 vjet me radhë të sundimit i regjimit komunist Shqipëria e mbyllur në guackën e tij “si i vetmi vend socialist në botë” nuk e njohu emigracionin e jashtëm. Dhe as bëhej fjalë të ishte në strategjinë e tij një gjë e tillë. Kurbeti kishte mbetur vetëm në folklor, si një plagë shoqërore historike. Emigrimi konsiderohej si një akt tradhtie i dënueshëm me vdekje ose burgim pa afat. Aparati represiv i regjimit ideologjik Marksist-Leninist të Enver Hoxhës kontrollonte nga afër të gjitha aspektet e jetës shqiptare, duke bindur shtetasit e këtij vendi, që ata jetonin në një parajsë komuniste. Fatkeqësisht për regjimin, shumë shqiptare gjatë viteve të fundit të komunizmit, patën mundësi të shikonin një parajsë tjetër alternative, gjatë ndjekjes fshehurazi të televizionit italian.

Në mungesën e një statistike të saktë, si në vendin tonë, por edhe në vendet pritëse, ku ka shumë emigrantë të pa legalizuar, mendohet se 1/3 popullsisë janë jashtë.

Tashmë emigracioni nuk konsiderohet si një plagë, me gjithë problemet e shumta që mbart në vetëvete, por si një zgjidhje sociale. Të ardhurat nga emigracioni në periudhën e tranzicionit kanë ëmbëlsuar bukën e familjeve shqiptare.

Një llogari e vështirë

Në një shkrim të paradokohëve të shqiptaro-amerikanit Geri Kokalari jepen të dhëna për numrin e shqiptarëve si atyre brenda vendit, brenda trojeve shqiptare ashtu edhe atyre që jetojnë nëpër botë, si për ata që kanë gjak shqiptari, ashtu edhe emigrantët e sotëm. Po t’u referohesh të  dhënave demografike të tij, studimeve të ndryshme, por edhe burimeve historike tonat dhe të huaja, si dhe po të vësh një çikë në punë mendjen me disa llogari të përafërta, rezulton se në gjithë botën numërohen mbi 15 milionë shqiptarë. Në këtë numër nuk janë të gjithë shqiptarë autoktonë, apo emigrantë, por ka edhe nga ata që kanë me breza të shpërngulur, të asimiluar në atë farë mënyre që nuk mund t’i quash më shqiptarë, pasi jo vetëm që s’kanë lidhje me dheun dhe të afërmit e tyre, por kanë harruar edhe gjuhën. Në një farë mënyre nuk di si të bësh, t’i futësh këta në llogari apo jo.

Pa një evidencë, pa një regjistrim zyrtar!

Psh, thuhet se në Turqi banojnë 5 milionë shqiptarë. Po të marrësh parasysh lëvizjet e shqiptarëve në shekuj në këtë vend, lëvizjet me forcë të kosovarëve dhe çamëve, ndoshta janë edhe më shumë, por po të marrësh parasysh gjendjen faktike sa ata ndihen apo janë në të vërtetë shqiptarë, ky numër mund të jetë më i vogël. Në Greqi jepet shifra prej 1 milion shqiptarësh, që po të bësh disa lidhje logjike të thjeshta matematikore, llogaria të del se atje, bashkë me ata me gjak shqiptari, shifra mund të jetë shumë më e lartë. Para disa ditësh, Presidentja e Këshillit të Shoqatave shqiptare të Greqisë, deklaroi në Parlamentin Grek:  “Ne jemi 700 000 shqiptarë në Greqi. Përse nuk e dini ju zotërinj? Ne duam të na ndihmoni. Emigrantët shqiptarë kanë dhënë shumë për ekonomisë greke. Ne paguajmë taksat dhe sigurimet. Ne kemi ndërtuar Greqinë, kemi mbajtur fëmijët dhe prindërit tuaj”. Pra, sipas saj, në Greqi janë 700 mijë emigrantë. Po shqiptarët e më parshëm, arvanitasit, çamët e mbetur atje, vllehët e shpërngulur me forcë nga Shqipëria, numëri mund të jetë shumë më i lartë.

Ne si shtet nuk kemi struktura të tilla që të dinë për fatin e shqiptarëve, qoftë të hershëm (të dinë historinë dhe ecurinë e tyre), qoftë për emigrantët e rinj (të 20 viteve të fundit), për të cilët shteti ka detyrime. Më e pakta e të paktave ishte të kishte një evidencë të saktë të numrit të tyre, të vendndodhjes, të statusit me një apo dyshtetësi, shkallës së asimilimit etj.etj.

Të vetmet të dhëna zyrtare për shpërndarjen e shqiptarëve në botë janë regjistrat e CIA-s, edhe këto të pra pesë vjetëve. Sipas statistikave të fundit të CIA-s, në librin e të dhënave “FactBook”, rezultojnë 3 milionë 800 mijë shqiptarë. Ndërkohë në Kosovë janë rreth 2 milionë e tetëqind mijë shqiptarë autoktonë. Në Maqedoni llogaritet që shqiptarët të venë në 1 milion e pak. 1 milion jetojnë dhe në Greqi.

Ku janë shqiptarët?!…

Demografë të ndryshëm, studiues, historianë japin shifra kondradiktore si këto që dhamë më lartë, por po të bësh një mesatarizim del po aty. Sipas të dhënave të tyre del se në Turqi llogaritet të jenë rreth 5 milionë shqiptarë. Sigurisht kjo shifër nuk përfshin të gjithë shqiptarët që kanë ikur nga trojet e tyre, por edhe shqiptarët që janë shkrirë me popullsinë vendase. Numri më i madh i shqiptarëve është në Stamboll, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë përgjatë kufirit turko-sirian. Ndërsa në Mal të Zi, sipas statistikave, jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë, 70 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi, në krahinën e Preshevës.

Të hidhemi tani pak më larg. Që nga emigrantët e parë në fillim të shekulli të kaluar e deri më ditët tona, në Amerikë llogaritet të jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë. Ndërsa në Evropë duket se ka një shpërndarje “të rregullt” të emigrantëve shqiptarë me diferença të vogla. Kështu në Gjermani emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Mali i Zi llogaritet të jenë rreth 300 mijë. Austria është një tjetër vend me numër të konsiderueshëm shqiptarësh, rreth 300 mijë të tillë. 200 të tjerë, sipas të dhënave të shoqatave ndërkombëtare që merren me emigracionin, jetojnë në Gjermani dhe po 200 mijë në Zvicër. Po ashtu edhe emigrantët që janë larguar nga trojet shqiptare drejt Kandasë llogaritet të jenë rreth 25 mijë. Rreth 100 mijë shqiptarë jetojnë në Francë, ndërsa 50 mijë të tjerë në Spanjë.

Vizat, megjithëse një masë e vonuar, përsëri fitore

Vendosja e regjimit të vizave, që mundësoi lëvizjen e lirë të shqiptarëve nëpër Europë, megjithëse e vonuar, qe një fitore e madhe për shqiptarët. Tani ata mund të udhëtojnë të lirë nëpër Europë dhe botë, pa u denigruar si deri dje dhe pa kërkuar rrugë dhe mjete mesjetare dhe të rrezikshme për të lëvizur.

Valë e re emigrimi të  paligjshëm për në Gjermani

Gati 80 mijë shqiptarë kanë shkuar këto kohët e fundit në Gjermani, një pjesë e mirë janë kthyer dhe pjesa tjetër është gati për t’u kthyer. Në emër të refugjatëve të luftës nga Siria, trafikantë dhe spekulatorë të trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri, por edhe në vendet e Bashkimit Evropian, Spanjë, Francë, Gjermani, kanë shfrytëzuar rastin për lulëzimin e biznesit të tyre famëkeq. Europa sot përballohet me një problem të madh, pritjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme, por edhe nga vendet e Ballkanit. Masat e marra deri tani nuk janë efikase. “Zonat e Sigurta” si Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit perëndimor nuk janë aspak të sigurta, Greqia, Maqedonia, Hungaria po ndeshen me valë  të papërballueshme emigrantësh, ashtu siç edhe dita ditës po mbushet Europa. Zgjidhja me sa duket është e vështirë, por edhe rreziku është iminent për Europën.

Ku janë shpërndarë 15 milionë shqiptarët

Në Shqipëri………3.800 milionë

Në Kosovë……….2.6 milionë

Në Turqi…………..4-5 milionë

Në Maqedoni……1 milion

Në Greqi………….1 milion

Në Itali……………500 mijë

Në Mal të Zi…….200 mijë

Në SHBA…………300 mijë

Në Gjermani………200 mijë

Në Francë………….100 mijë

Në Spanjë………….50 mijë

Në Kanada………..200 mijë

Në Australi………..100 mijë

Në Belgjikë………..100 mijë

Në Austri……………300 mijë






*    *    *







Jeta e fshehtë e Roberto Saviano në New York



Uilliam Brenan

Menjëherë pasi gazetari investigativ italian, Roberto Saviano, mbërriti në Nju Jork në vjeshtën e kaluar, iu dha në dorë një hartë e pazakontë. Ndryshe nga guidat tipike turistike, ajo ishte prodhuar enkas për të nga autoritetet italiane, dhe shënonte vende të cilat Saviano duhej t’i shmangte – shumë prej tyre dyqane dhe restoranteve të drejtuara nga emigrantët italianë, të dyshuar për lidhje me mafien. E megjithatë vendet e ndaluara, duken tepër joshëse për të. Përshkrimi i mafies napolitane në librin e vitit 2006 “Gomora”, ka shitur më shumë se 10 milionë kopje në 50 gjuhë të botës.

Një version kinematografik i vitit 2008, u kandidua për Globin e Artë, ndërsa një serial televiziv ishte më i shikuari në Itali vitin e kaluar. Saviano u rrit në një qytet të infektuar nga mafia afër Napolit (ai pa për herë të parë trupin e një viktime në rrugë kur ishte 13-vjeç), dhe denoncimi i tij ishte personal dhe i rreptë. “Gomora” tregoi tmerret e Kamorrës (siç njihet në Napoli mafia lokale), në një mënyrë që shkatërroi mitin e mbretërimit të mafies: në vend të kodeve të nderit, ai ofroi fëmijët ushtarë dhe trupat që treteshin në acid klorhidrik.

Duke vepruar kështu, ai i detyroi shumë italianë, të përballesh sërësh me realitetin e tmerrshëm të mafies. Megjithatë, për shkak të zemërimit por edhe famës që shkaktoi “Gomora”, një prej trashëgimive më të qëndrueshme të librit, ka qenë efekti i tij mbi jetën e Savianos. Pasi disa nga kamorristët e përmendur vazhdimisht në libër e kërcënuan me vdekje, Savianos iu caktua një eskortë e armatosur e policisë. Ai i kaloi 5 vitet e ardhshme duke u endur nëpër Itali, mes shtëpive të sigurta dhe kazermave të policisë, gjatë gjithë kohës i fshehur në ambiente të mbyllura.

Ai do të bëhet një anëtar i “komunitetit të personave të shoqëruar” – termi i tij për grupin e shkrimtarëve dhe gazetarëve, përfshirë edhe mikun e vet të ri Salman Rushdi, të cilët janë të detyruar të jetojnë nën mbrojtje. Në pranverën e vitit 2011, ai s’mundi të vazhdonte më në atë mënyrë. Ndaj u nis për në Nju Jork, duke shpresuar të rifitonte njëfarë lirie; prej atëherë qyteti është bërë baza e tij e “mërgimit”, siç thotë ai. E takova Savianon në zyrën “West Village” të Penguin, botuesit të tij amerikan, një të premte me një të ftohtë të hidhur në fund të shkurtit, ditën e tij të 3060 që jetonte nën mbrojtje. Do të xhironin një video promovuese për përkthimin në anglisht të “ZeroZeroZero”, librit të parë investigativ të Savianos që nga koha e “Gomorrës”. Saviano e ka kaluar shumicën e kohës pas librit të parë, duke folur nëpër televizionet italiane, ku ai foli në mënyrë dramatike, sikur të kishte përgatitur që më parë linjat e romanit të ri. Në “ZeroZeroZero”, ai hedh vështrimin tej mafies napolitane, tek tregtia globale të kokainës. Ambicia e tij, shpjegoi ai para kamerës, ishte t’i tregonte lexuesit se krimi i organizuar “është një pjesë e jetës suaj, është shumë pranë jush”. Ai kishte shkruar librin “për hakmarrje” dhe “ jashtë çdo lloj makthi”, tha ai, duke shtuar, “Unë me të vërtetë shpresoj ë publiku e kupton çmimin e gjakut, që kam paguar për të shkruar këto gjëra”. Pasi u botua “Gomora”, prindërit e Savianos u detyruan të fshihen; thuajse të gjithë miqtë e tij e braktisën. I vetmuar dhe i brejtur nga keqardhja për atë që i kishte bërës jetës së tij, Saviano mendoi të mos shkruante më kurrë. Por pasi kjo ndjesi iu largua, ai u kthye përsëri tek shqetësimet e tij të vjetra. “ZeroZeroZero” tregon historinë e ngritjes së përgjakshme të karteleve kolumbiane dhe meksikane, që kontrollojnë tregun global të kokainës, duke i lidhur ata me një mori të bashkëpunëtorësh të largët:bankat në Wall Street, mafian kalabreze, marinarët në Greqi, djalin e një ish-presidenti të Guinesë. Ashtu si tek “Gomora”, Saviano nuk kursen asnjë detaj të frikshëm. Libri është plot me rastet e informatorëve të vrarë të policisë, si dhe me gjymtyrët e tyre të prera.  Saviano e përfundon “ZeroZeroZero” me një këshillë ndaj politikës, për mënyrën sesi të shkatërrojë kartelet e drogës: “legalizimin e plotë” të drogës. Ai e di se kjo është një ide që ka pak mbështetës. “Gjetja e kokainës në një farmaci? Sigurisht, nuk është vizioni i një shoqërie të përsosur”- më tha ai. “Por me kalimin e kohës do të shkatërrojë tregtinë e drogës”. Kur, gjatë shkrimit të “Gomorra”-s, Saviano deshi të bënte të qartë se mafies kishte futur duart edhe në industrinë italianë të modës, ai punoi në lagjen e tij në një dyqan të tillë të lidhur me Kamorrën; kur donte të tregonte vilën e një mafiozi, ai hynte fshehurazi në një prej tyre (dhe largohej me shpejtësi nga banja). Edhe në New York, ku fama e tij nuk është aq e madhe, disa njerëz e njohin. Kur Saviano u jep mësim të rinjve në Nju Jork, ai përpiqet të qëndrojë brenda radarit të sigurisë, ndërsa shmang paraqitjet publike nga frika e shkeljes së udhëzimeve të përcaktuara nga policia. Paraqitja e vetme publike e tij në qytet, ndodhi në nëntor të vitit 2011, gjatë protestave të lëvizjes “Occupy Wall Street”. Ai donte të mbante një fjalim mbi krizën financiare në bazën e lëvizjes, në Manhatanin e Ulët. Edhe pse autoritetet e paralajmëruan të hiqte dorë, ai shkoi i rrethuar nga një rrjet agjentësh të sigurisë. Menjëherë pas kësaj, më tha, u detyrua të kthehej në Itali për gjashtë muaj. Ai më deklaroi se e kupton, se mund të detyrohet të lërë sërish Amerikën në një moment të caktuar, dhe gjejë një vend tjetër ku të jetë më i sigurt. Saviano e nxori edhe pasaportën, duke e kthyer nga pjesa e pasme për të treguar vizat e skaduara. “Ndoshta Zvicra, Kanadaja apo Franca. Unë gjithmonë e kam një plan B në kokën time”- tha ai.


*    *    *





Napoli i Hysajt shkatërron Lazion (Video)


Napoli shkatërron Lazion pasi e mposhti me rezultat 5:0 në javën e katërt të Serie A
Napoli i mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, ka shkatërruar Lazion e Etrit Berishës pasi arriti ta mposhtë me rezultat të thellë 5:0.

Golat për Napolin i shënuan dy Gonzalo Higuain, (14’ e 59’), Allan (35’) Lorenzo Insigne (48’) dhe Manolo Gabbiadini (79’).

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj luajti 90 minuta në këtë takim duke bërë një paraqitje mbresëlënëse.



Pas kësaj fitoreje, Napoli pozicionohet në vendin e 11 në tabelë me pesë pikë, derisa Lazio në vendin e 10 me një pikë më shumë se Napoli.

*    *    *




September 19, 2015

Kjo foto është bërë hit në internet


Kjo foto, e publikuar fillimisht në rrjetin social Imgur, është përhapur miliona herë, duke u kthyer në një nga fotot më të klikuara në rrjet
Me një shikim të shpejtë e kupton se fytyra e këtij tipit është e çuditshme.

Por nëse e sheh me më vëmendje, e kupton se në fakt kjo pamje e çuditshme është rezultat kur kthen kokën në kohën kur dikush po bën një foto të panoramës.

Në vend që të shikonte pamjen, ky tipi e ktheu kokën kaq shpejt për t’iu përgjigjur një pyetje-dhe ky është rezultati.

“Nuk po ndaloj së qeshuri. Të gjithë po më shohin me çudi. Sa më shumë e shoh, aq më keq bëhet”, thotë një komentues.

*    *    *

Raporti i DIA-s: Shqiptarët ndërmjetës të italianëve dhe të huajve në trafikun e drogës


Që shqiptarët prej vitesh zënë një rol të rëndësishëm në kriminalitetin në Itali, kjo është e vërtetuar në qindra raste, por Drejtoria Investigative Antimafia në Itali ka paraqitur në Parlament raportin e 6 mujorit të dytë të vitit 2014 lidhur me veprimtarinë e grupeve mafioze në territorin e Italisë, goditjen e tyre, por dhe lidhjet e tyre me grupe të tjera.

Në raportin prej 296 faqesh, ekspertët e DIA-s, i kanë kushtuar një hapësirë dhe grupeve kriminale të huaja që veprojnë në Itali, ku një ndër organizatat kriminale të huaja me depërtuese, siç cilësohet prej tyre, është ajo shqiptare, që dallohet për metodat veçanërisht të dhunshme; të  cilës i atribuohen aktivitetet kriminale të rrezikshmërisë më të madhe.

“Struktura e saj prezantohet me grupe në bazë familjare ose të të afërmve, brenda të cilave del figura e kapos dhe ku brenda saj aplikohen marrëdhënie jashtëzakonisht të forta, të rregulluara nga ligje të pashkruara. Grupet kriminale shqiptare, fillimisht të ndara dhe të shpërndara kryesisht në veri të vendit, janë bashkuar dhe tashmë veprojnë në të gjithë territorin, duke bashkëvepruar me organizatat kriminale lokale dhe në sinergji të plotë me eksponentët kriminal që ndodhen në vendin e origjinës”, thuhet në raport.

Më tej, thuhet se grupet shqiptare kanë arritur tashmë një nivel organizativ, të tillë në mënyrë që mund të zënë një pozicion kyç në skenën kriminale në vend, e favorizuar kjo dhe nga afërsia gjeografike me Italinë, shpeshherë e përdorur si hyrje e privilegjuar në Bashkimin Europian, si dhe nga bashkëpunimi i provuar me grupet e tjera kriminale, raporton TCH.

“Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, Pulja përfaqëson një stacion të detyruar për trafikun e paligjshëm që vjen nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, kështu që marrëdhëniet me  organizatat kriminale puljeze janë të forta, duke i dhënë mundësi këtyre të fundit, që nëpërmjet organizatave kriminale shqiptare, të ketë akses të leverdishëm në çdo produkt të jashtëligjshme”, shkruhet në raportin e Drejtorisë Investigative Antimafia.

Duke u ndaluar tek marrëdhëniet e organizatave kriminale shqiptare, veç grupeve kamorriste, kohët e fundit është vërejtur dhe një afrim me mafien tradicionale.

“Është provuar gjithashtu ekzistenca e raporteve mes elementëve kriminal shqiptarë dhe eksponentëve të klanit “Casalese”, ashtu siç është konfirmuar dhe rëndësia e “Drejtorisë së Ballkanit”, si kanal furnizimi me lëndë narkotike për grupet e Camorra-s. Së fundi, janë intensifikuar edhe në terma kualitativ, raportet me mafien tradicionale. Ku gjatë një hetimi të mbyllur së fundmi, është provuar anëtarësia e një shqiptari në organizatën mafioze “Stidda”, në veçanti me klanin “Dominante-Carbonaro”, e cila vepron në provincën e Raguzës”, shprehen ekspertët italianë të antimafias.

Duke u ndalur tek burimi kryesor i fitimeve, sipas DIA-s, padyshim që mbetet ai i lëndëve narkotike, pasi në raport evidentohet se grupet shqiptare janë të gatshme për të hyrë në shkëmbime ndërkombëtare, janë operativ në zona të ndryshme të botës dhe mundësia për të shfrytëzuar mbështetjen logjistike në territorin e origjinës, i ka mundësuar atyre që të fitojnë një rol kryesor në trafikun e drogës, aq sa të bëhen ndërmjetës të privilegjuar të bashkëpunimeve mes organizatave italiane dhe atyre të huaja.

Në raportin e 6-mujorit të dytë të 2014, janë paraqitur dhe disa raste të arrestimit të shqiptarëve me sasi të mëdha lëndësh narkotike, apo raste të tjera ku ata janë përfshirë në krime të rënda, si vendosje eksplozivi apo shkëmbime zjarri.

*    *    *




September 18, 2015

Imami - refugjatëve: Bëni fëmijë me europianët për t’i pushtuar vendet e tyre (Video)


Një Imam i njohur u ka thënë myslimanëve që të shfrytëzojnë krizën e migrantëve për tu ‘shumëzuar’ me qytetarët europianë në mënyrë që t’i ‘pushtuar vendet e tyre’.



Sheikh Muhammad Ayed mbajti fjalimin në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem duke thënë se arsyeja e vetme që Europa po mirëpret refugjatët është për t’i shfrytëzuar si burim pune.


Ai tha se Europa po përballet me një katastrofë demografike derisa u bëri thirrje myslimanëve që të kenë fëmijë me perëndimorët ‘për ti mposhtur, me lejen e Allahut’.


“Përgjatë Europës, të gjitha zemrat janë të mbushura me urrejtje ndaj myslimanëve. Ata do të donin të ishim të vdekur, por ata kanë humbur pjellorinë e tyre, kështu që ata po kërkojnë pjellori në mesin tonë. Ne u japim atyre pjellori. Ne do të bëjmë fëmijë me ata, sepse ne do të pushtojmë vendet e tyre”, tha ai.


*    *    *


Blendi Faqeziu, ktheja oren Rolex Bert Xhanit


Nga Bledi Mane-Public Enemy

Pakkush e mban mend kur Blendi ishte edhe me floke, edhe transmetonte programin e tij “Opinion” ne televizionin publik shqiptar TVSH.

Gjate vitit 1998, kur mysafiri i tij ishte ministri i Financave te asaj kohe, Arben Malaj, gazetari Fevzi me joshi me nje pyetje kurajoze.

Nderkohe qe ministri Malaj mburrej me rimekembjen e financave domestike, moderatori e hallakati duke e thumbuar:

-Paskeni ne dore nje ore te shtrenjte Rado, ku e keni gjetur?

Dhe Ben Malaj si lab tipik gojeshthurrur, ia kthen:

-Dhurate nga kryeministri Fatos Nano per punen time…

4 vjet, vetem 4 vjet me vone, kur Fevzo ende i ri fringo ne profesion dhe ne qoka, shperblehet per bythelepirjen provizore qe i bente asaj kohe ish- Pashait te Jugut, ish- presidentit te FK Partizani, Albert Xhani.

Nga Zvicra mberrin nje dhurate, nje ore Rolex Submarine Green, e cila kushtonte rreth 15 mije e 800 dollare.

Nuk harrohet lehte se pasuria artificiale monetare e Bert Xhanit ishin 7 milione dollare te dhuruara kuturu nga Vehbi Alimuca.

Para publike e skemave piramidale qe u shperdorua e u konsumua ruralisht nga nje zengjin i ri budalla dhe pordhac oriental.

Tashme kur Kartagjena e Bert Xhanit ka rene, kur ish- miqte e tij u struken si hajdute neper gjirizat e prudence, Fevzo, nje nga qylaxhinjte mektare, per hir te qytetarise dhe borxhit publik, duhet ta ktheje dhuraten e shtrenjte.

Ora t’i kthehet Bert Xhanit, Berti ta shese, parate t’i depozitoje ne banke dhe kreditori me hallexhi qe ka radhen t’i perfitoje.

Ose me keto para Fevzo le te ndihmoje ne kurimin e 830 shqiptarëve qe pas humbjes se kursimeve te tyre ne skemat piramidale u semuren pergjithmone menderisht dhe sot sorrollaten kazaneve te plehrave te qyteteve tona.

Beje Fevzo beje, eshte koha te kthesh nje nga borxhet qe do te te kërusë sedren tende gjithe jeten!

Shenim i rendesishem/ Brisejda Shehaj kerkoi kuponin tatimor dhe garancine e Rolex-it Blendit te Klanit te Sandrit


*    *    *




Shqiptarja pas aprovimit të teorisë për universin, pretendente për Nobel

Laura Mersini Houghton

Shkencëtarja dhe kozmologia shqiptare Laura Mersini Houghton rrëfen për jetën e saj dhe lidhjet me Shqipërinë. Ajo organizoi në Suedi një konferencë me 32 shkencëtarët më të rëndësishëm në botën e fizikës

Sot sukseset e saj në botën e shkencës janë të panumërueshme. Për të mbërritur aty ku është, ka kaluar një rrugë plot sfida. Ditën e parë të shkollës, kur ishte 6 vjeç, nuk e ka harruar as sot e kësaj dite... Atë ditë babai i saj u internua nga regjimi komunist. Bëhet fjalë për shkencëtaren dhe kozomologen shqiptare Laura Mersini Houghton, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punon në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” ajo ndalet te kujtimet e përziera, të ëmblat dhe të hidhurat, që ruan nga fëmijëria e saj. Mbërritja e saj duket sikur ishte e përcaktuar. Kudo që ajo futej gjente një lloj ngrohtësie, që shumë pak fëmijë e kishin asokohe, nga njëra anë ishte i ati, Nexhat Mersini, profesor matematike, që e përkrahte dhe nga ana tjetër ishte e ëma, që punonte te Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve.

- Si e kujtoni fëmijërinë tuaj?

- Babai im ka qenë i internuar 3 herë, kështu që janë kujtime të përziera. Edhe të ëmbla edhe të hidhura.

- Cilat janë mungesat që keni ndier, por dhe gjërat që ju kanë bërë të lumtur?

- Nga një anë kisha një përkrahje të jashtëzakonshme, sepse për nëntë vjet isha fëmijë i vetëm dhe i gjithë fokusi i prindërve ishte tek unë, te formimi im. Duke e pasur babanë profesor matematike, medoemos që krijohej një frymëzim dhe një nxitje e veçantë për shkencën. Mami punonte te Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, kështu që nga ana e saj isha e rrethuar me shkrimtarë, artistë, muzikantë dhe skulptorë. Në këtë aspekt mbërritja ime ishte e piketuar, sepse kisha pjesën më të mirë të të dy krahëve, anën shkencore dhe anën artistike. Kisha kujdes dhe dashuri të jashtëzakonshme nga prindërit. Kudo ku unë futesha kisha atë lloj ngrohtësie që shumë pak fëmijë e kanë. Kjo është ana e veçantë.

- Nga ana tjetër ishin edhe rrethanat politike...

Po, në të njëjtën kohë ishte dhe ana politike. Babai kishte lindur në Çeprat të Vlorës, në një familje bejlerësh, pavarësisht se ishte fëmijë 3 apo 4 vjeç kur erdhi regjimi komunist dhe nuk mbante mend asgjë. Për shkak të pronave dhe pasurisë, që kishte pasur familja të afërmit iu konsideruan kulakë. Babi merrej me zbatimin e matematikës në ekonomi, ishte pak larg nga ana politike, por sa herë që dilte diçka në shtyp njerëzit i trembeshin dhe thoshin: Ou ky qenka nga një familje borgjeze. Mbaj mend ditën e parë të shkollës sime, 6 vjeçe, babi u internua në një fshat të Përmetit. Arsyeja ishte, sepse kishte dy vjet që punonte me një algoritëm të veçantë në matematikë, të matricave të rralla. Ai kishte punuar në revistën shkencore shqiptare në Oksford.

Asnjë nga ne nuk e dinte, por i erdhi një letër që e ftonte disa muaj të punonte atje, si profesor, që të fliste më tepër për këtë zbulim, me të tëra shpenzimet e paguara. Në atë kohë letrat nuk i shkonin direkt personit në dorë, por ishte hapur nga të tjerët, në universitet aty ku im atë ishte profesor. U bë një mbledhje e madhe për këtë, që u quajt “Debati ideologjik” me stilin e revolucionit kulturor. U mblodh i tërë institucioni një javë deri në mes të natës, nëse im atë ishte futur në rrymën kapitaliste apo jo. Në fakt rezultati i këtij diskutimi ishte që u dënua, por në vend që të përfundonte në burg përfundoi në internim.

- Ky internim nisi në ditën tuaj të parë të shkollës...

- Më çoi mua në orën tetë në shkollë dhe pastaj u nis. Janë këto lloj kujtimesh të përziera, që e bëjnë jetën shumë interesante. Është kollaj për mua që të flas tani që kanë kaluar të gjitha këto (teksa rrëfen i dridhet zëri).

- Ju e kishit në gjene shkencën, por si nisi rruga juaj në fushën e fizikës?

- Ndjekja e kësaj rruge nga unë erdhi në mënyrë të natyrshme. As babi as mami nuk u munduan asnjëherë që të më shtynin në një rrugë të caktuar, por më lanë të lirë. Në mënyrë indirekte ka qenë influencë e jashtëzakonshme e babit. Unë isha 3 apo 4 vjeçe, kur ai çdo ditë të diele më merrte dhe mua në Bibliotekën Kombëtare. Kështu që, në mënyrë indirekte, duke parë atë që më fliste për ekstraktet e tij, mua më dukej shumë frymëzuese kjo fushë. Përveçse shembullit konkret nuk kam pasur asnjëherë asnjë lloj influence. Ndoshta erdhi në mënyrë të natyrshme, sepse në shkencat shoqërore, Histori dhe Gjeografi, nuk kam qenë asnjëherë e zonja (qesh), por në shkencat natyrore matematikë, fizikë, kimi dhe biologji dilja mirë. Në shkollë të mesme fitova olimpiadën kombëtare dy herë.

Unë hyra tek të dyja, te fizika dhe matematika, sepse as vetë nuk kisha të qartë se cilën degë doja të studioja. Në olimpiadë dola më mirë në fizikë dhe prandaj vazhdova Fakultetin e Shkencave Natyrore, për Fizikë. Një vit, pasi mbarova fakultetin kohët kishin ndryshuar dhe krijoheshin mundësi për bursa jashtë vendit. Dhashë provimet, që ishin pjesë e aplikimit dhe fitova studimet në Universitetin e Wisconsin-Milwaukee. Bursa 'Fulbright' për të shkuar në Universitetin e Maryland ishte vetëm për tetë muaj dhe ishte për nivel të avancuar të studimeve, barchelor. Pasi mbarova këtë vit, nisa studimet pasuniversitare dhe bëra masterin.

Gjithmonë kisha dëshirë që të studioja Fizikën Kuantike në Hapësirë të Formuar dhe më i miri në këtë kontinent ishte themeluesi i kësaj fushe, Leonard Parker. Unë transferova studimet e mia nga Maryland-i, në këtë universitet, që të punoja me të. Në vitin 2000 mora doktoraturën dhe kisha aplikuar për studime pasdoktorature, që për një shkencëtar shkojnë 7 deri në 8 vjet. Të aplikosh për një punë, si profesor duhet që të kesh bërë 7-8 vjet post-doktoraturë. Unë bëra post-doktoraturën në Piza dhe u ktheva në Universitetin e Syracuse-s. Më pas m'u ofrua puna në Chapel Hill (2003). Ndërkohë kisha dhe një ofertë nga një institut shkencor në Kanada, i cili tani është një nga më të mirët në botë. Aty punova vetëm një vit dhe iu riktheva punës në Chapel Hill, në vitin 2004.

- Cilat janë sfidat që keni përballuar gjatë fillimit të karrierës suaj?

- Janë sfida normale që kalon çdo student i fizikës. Fizika vazhdon që të jetë një nga fushat më të vështira, qoftë nga ana studimore, qoftë nga numri i vendeve të punës që hapen. Por ka dhe sfida të tjera në fizikën teorike, një sfidë më vete është dhe ardhja nga Shqipëria. Nëse një pjesë e studentëve kishin mbështetje, sepse vinin nga ky rreth shoqëror unë nuk e kisha këtë. Vështirësi tjetër, në këtë fushë ka qenë, vazhdon që të jetë, fakti i të qenit femër. Edhe sot e kësaj dite, te fizika teorike vetëm 3 për qind janë femra, e njëjta statistikë ka qenë edhe më parë. Është një fushë ku ndryshe nga të tjerat, ku femrat nuk kanë avancuar, fizika vazhdon ende të ruajë tradicionalen. Për shembull, në Marlyend nga 200 studentë të brezit tim 3 ishin femra, të tjerët ishin meshkuj.

Kjo është një farë pengese e heshtur, që merret në shumë mënyra, nga të cilat varet karriera dhe avancimi në profesion. Karriera varet edhe nga grantet që aplikohen nga institucionet shtetërore apo private. Me anë të këtyre bursave ne kemi mundësi që të marrim në punë studentë të ndryshëm, që t’i mbështesim në karrierë, përsa i përket anës shkencore. Por, kur një femër publikon një zbulim të madh, numri i citimeve dhe i njohjeve të atij studimi është shumë më i vogël, sesa kur këtë studim e bën një mashkull. Femrat duhet të jenë dy herë më të suksesshme se meshkujt, që të arrijnë në të njëjtin nivel suksesi. Të këqijat e kësaj janë, sepse shpeshherë e ndien veten ngushtë, kur e shikon një zbulim, që e ke bërë ti dhe që mund t’i aneksohet dikujt tjetër. Por ka dhe anën e mirë, që të detyron të jesh edhe më e zonja.

- A keni pasur ftesë për bashkëpunim nga Akademia e Shkencave në Shqipëri?

- Jo.

-Keni një mesazh kundrejt të rinjve, që duan të merren me shkencën?

- Studimet shkencore janë shumë të vështira, sepse në çdo ditë të jetës tënde ti nuk kërkon thjesht përgjigjen e një problemi, por duhet që të shpikësh problemin. Duhet që ta gjesh vetë atë problem, për të cilin do të mësosh për vite të tërë të jetës tënde, duke e studiuar. Nuk duhet që të influencohesh nga emri apo nga autoriteti i njerëzve rreth e rrotull vetes, por gjithmonë të jesh i bazuar në intuitën tënde, të vazhdosh që të kërkosh derisa të jesh i kënaqur ndaj atij problemi.

- A i ruan raportet me Shqipërinë, çfarë të mungon nga ky vend?

- Unë në Shqipëri vija kur kisha tim atë gjallë. Hera e fundit që kam ardhur ka qenë në përvjetorin e tij të vdekjes, tani duhet që të vij për diçka më të gëzuar. Në Shqipëri gjej gjithmonë ngrohtësinë dhe dashurinë e njerëzve. Për shembull, kujtoj se, kur vdiq babi, sapo mora lajmin u nisa. Ishte shumë e vështirë që të vija brenda ditës. Arrita në aeroport dhe brenda dy orëve duhet të isha në Vlorë. Në fillim polici më tha: Ku shkon? I thashë se duhet të nisesha direkt për në Vlorë. Ai sa më pa në fytyrë më tha: Mirë se erdhe në vendin tënd bija ime! Ishte diçka kaq e vogël, por nëpërmjet saj ndjeva ngrohtësinë e vendit tim.

- Cila është teoria juaj për krijimin e universit?

- Momenti më i bukur kur pata një ide për të zgjidhur problemin e origjinës së universit. Ky është një problem shumë i vështirë. Njerëzit se kanë kuptuar këtë për 2000 vjet. Nga erdhi? Ku filloi? Ajo që shikojmë nga nisi,te cila epokë? Nga ana e fizikës, Roxher Penrouz, që është një shkencëtar i famshëm anglez, e bëri këtë pyetje në mënyrë më konkrete me anë të numrave. Ai e llogariti që mundësia për të filluar një univers, si puna e universit tonë me Big Bangun, me energji shumë të lartë, është pothuajse zero, dhjetë në fuqi të 123. Një mundësi në dhjetë zero të tjera mbrapa, dhe 123 zero të tjera. Kjo ishte një pyetje shumë e rëndësishme në fizikën teorike.

Por atëherë pse universi ynë fillon me këtë orgjinë, nëse kjo orgjinë dukej kaq e pamundur? Unë jam përpjekur dhe në fakt, një nga teoritë e String Theory, ishte pikërisht që kjo pyetje t’i shpjegonte origjinën e universit. Unë si fizikante teorike isha shumë e mahnitur nga kjo lloj pyetjeje. Mbaj mend se fundmi, kisha një mënyrë se si mund të zgjidhej ky problem. Bëhet fjalë për në vitin 2009. Fillimisht e mendova zgjidhjen, por tani është në një program të tërë, tani është një teori, që është i testuar nga ana ovosturcionale. Ideja kryesore është që vetë pyetja, se pse universi ynë nisi në këtë mënyrë nuk ka kuptim, nëse ne nuk kemi shumë fillime të mundshme.

Për shembull, nëse unë them; për shembull një monedhë të verdhë e vëmë në xhep, dhe nëse unë bëj pyetjen: Pse kur fus dorën në xhep përfundoj me një monedhe të verdhë? Kjo si pyetje nuk ka kuptim, sepse nëse monedha e verdhë është ajo që unë nxjerrë nga xhepi, është sepse e vetmja gjë që unë kam në xhep është monedha e verdh. Kjo pyetje ka kuptim nëse në xhep do të kisha monedha me ngjyra të ndryshme, dhe unë them: Pse unë zgjodha të verdhën? Jo të kuqen, jeshilen apo lelja.

E njëjta gjë ishte dhe me universin. Pyetja ishte fokusuar pse universi ynë nisi me Big Bang-un me energji të larta, por për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje dhe për të pasur mundësi për ta llogaritur atë përgjigje, unë ofrova, që e vetmja mënyrë është multiversi. Nëse ne kemi fillime të ndryshme, të universit që mund të nis me energji të mesme, apo të ulët, që mund të ketë gjeometri ndryshe. Nëse ne kemi një mundësi zgjedhje, atëherë ka kuptim që të pyesim, përse nis me këtë dhe jo me diçka tjetër?

- Pas propozimit tuaj, cili ishte hapi i dytë?

- Pas kësaj hapi i dytë ishte, që si mund ta llogarisë unë këtë fillim të universit. Nga ana tjetër kuptova se mund të përdorja mekanikën kuantike, një fushë energjie që ishte parashikuar nga String Theory. Kjo fushë energjike e String Theory ka historinë e saj, që në atë kohë 2003-2004, matematicienët sa e kishin llogaritur këtë fushë që quhet landscape e string theory. Landscape duket tamam si një terren me shumë lugina dhe male, por nga ana tjetër çdo luginë aty jep energjinë e mundshme, që mund të ketë një univers te Bing Bang-u. Është e komplikuar mënyra sesi matematicienët e llogarisin këtë landscape.

Ata e nisin duke filluar nga 11 dimensione duke e zvogëluar në shtatë dimensione, që ne nuk i shikojmë, për të përfunduar vetëm në tre dimensione hapësinore dhe një kohore, duke bërë shkurtimin e dimensioneve në mënyra të ndryshme, ata do të përfundojnë me këto landscape, lugina që kanë energji. Për mua kjo ishte kryevepër, sepse duke pasur strukturë që ishte deleguar nga String Theory unë kisha mundësi tani që të përdorja pyetjen time: Pse Big Bang-u ynë nisi nga kjo luginë energjie dhe jo nga një luginë tjetër? Ajo që unë propozova për këtë gjë ishte duke deleguar fillimin e universit, që mund të mendohet si një grimcë kuantike, si një valë, duke menduar që rryma e universit udhëtonte në këtë landscape të energjive.

Nga ai moment çdo gjë është matematike, ideja e rëndësishme ishte vetëm nga ana fizike, ne kishim mundësi që të propozonim një tjetër fillim të kësaj pyetje. Nga momenti që unë do lejoj universin kuantik, që përballë Big Bang-ut është shumë i vogël: Unë do lejoj këtë univers kuantik që të udhëtojë në këto lugina të landscape-it, nga ky moment çdo gjë llogaritet në bazë të fizikës kuantike, Gutenbergut, që pastaj nuk i jep më shansin se është i llogaritur. Unë e llogarita këtë bashkë me një koleg, të cilin e ftova që të bënim llogaritjet bashkë dhe përgjigja që morëm pasi zgjidhëm ekuacionet e mekanikës kuantike në këtë landscape, ishte që e vetmja mënyrë për të krijuar një univers është nëse fillon me energji shumë të lartë, e kjo ishte e parë që nga ana teorike, kësaj pyetje themelore të origjinës së universit i gjendej në përgjigje.

Ishte ideja fillestare se çdo univers fillestar ka brenda grimca energjie të marra aktiviteti i String theory nga kjo. Energjia bën që ta shpërthejë universin fillestar, duke e kaluar në një Big Bang. Ndërsa materia bën të kundërtën, mundohet që ta tërheq universin dhe të kalojë në një pikë. Të tëra universet fillestare bëjnë një luftë e heshtur, energjia mundohet ta shpërthejë universin fillestar, ndërsa materia që ta fokusojë në një pikë. Të tëra universet fillestare që nisën nga energji shumë të larta do arrinin që ta përballonin efektin e materies dhe do vazhdojnë që të shpërthejnë. Kjo ishte arsyeja, që e vetmja mënyrë për të krijuar një univers është nëse fillojmë me një energji të lartë, jo me energji të ulët.

- Pas aprovimit të këtij supozimi vazhduat më tej...

- Meqenëse ne e deleguam përgjigjen dhe nuk bëmë asnjë lloj supozimi. Përgjigjja që morëm ishte e saktë, vendosëm që ta shtynim një hap më tutje, dhe të shikonim nëse ishte e mundur që ne mund të parashikonim disa obstragime, që mund ta vërtetojnë këtë teori. Këtë e bëmë në vitin 2006 dhe futëm një bashkëpunëtorë të tretë nga Japonia, dhe ne llogaritëm se duke e nisur historinë e universit nga momenti para Big Bang-ut, që bëhesh një grimcë kuantike dhe duke e lidhur nga ana e mekanikës kuantike, të tërë revolucionin që ndodh brenda këtyre universeve, sepse nuk është vetëm një univers, që shkon nëpërmjet Big Bang-ut, por janë shumë universe që shkojnë në këtë histori dhe duke e lejuar këtë lloj pikture, që të vazhdojë të rritet dhe të na ndjekë deri në ditët e sotme, në kohë, që të kishim mundësi që të llogarisnim atë që i ndodhi në Big Bang-ut. Por ajo që ndodhi në Big Bang si do të dukej sot në qiell? Përveçse anës tradicionale nga Big Bangu, deri në të gjithë strukturën që shohim në qiell, përveç fustracioneve të Big’bangut, ne kishim dhe atë që ndodh nëpërmjet grimcave kuantike.

Nga ana tjetër ishte pyetja sesi universi ynë rritej dhe krijohej një univers fizik, por evoluimi ndërmjet tyre nga koha e Big Bang-ut, vazhdon që të jetë edhe sot, pavarësisht se është shumë i vogël lë një farë shenje në strukturën që ne shikojmë në qiell sot. Ne llogaritëm sesa i vogël do të ishte ky burim i dytë, që vjen nga mekanika kuantike dhe parashikuam se në hemisferën Jugore të qiellit duhet të ketë një zonë që është shumë e madhe, 10 gradë, një e gjashta e qielli, duhet të jetë bosh, pa galaktika dhe pa yje. Kjo u quajt njolla e ftohtë, sepse nëse në qiell nuk ka yje, dhe duke e matur temperaturën duket temperaturë blu, nëse ka yje duket e kuqe. Prandaj ajo që ne parashikuam si hapësirë bosh në qiell u quajt njolla e ftohtë.

Ne parashikuam që duket të ketë një farë asimetrie, një thyerje të simetrisë ndaj masës që shihej në hemisferën Veriore, dhe ndaj masës që shihej në atë Jugore, atë qiellit, duhet të ketë një drejtim të preferuar, që ka lidhje me krijimin e qiellit të universit tonë. Parashikimet u bënë në vitin 2006. Ndaj mend se disa nga bashkëpunëtorët e mi u frikësuan dhe thanë se nuk mund të dalim me një publikim, që një pjesë në qiell është komplet bosh, sepse ishte diçka e paparashikueshme, sepse Big Bangu na parashikon të kundërtën çdo gjë në qiell janë uniformë. Pati kontestime dhe e hodhën poshtë si diçka që ka mundësi që të mos jetë aty, por ne nga ana statistike nuk e hedhim dot poshtë. Këtë vit në qershor të 2015 pas 7 vjet lufte me ekipeve të ndryshme eksperimentale, më së fundmi sateliti evropian Planck dhe që është ndërtuar pikërisht për të matur këto struktura e konfirmoi, që të tëra ato anomali, si pjesa bosh në qiell, mungesa e simetrisë etj., u konfirmuan. Prandaj jam shumë e lumtur për këtë.

- Së fundmi, shkencëtarët zbuluan planetin e ri, i Kepler-452b, ç’mund të na thoni më tepër për ngjashmëritë e tij me tokën?

- Nuk kam treguar asnjë lloj interesi ndaj planetëve, sepse nuk është asnjë habi. Planeti ynë nuk është diçka e veçantë, përderisa ne e dimë se sistemi diellor ka planete, por diskutohet që mund të ketë dhe planete të tjerë, në sistemet diellore ose dhe në skajet e planetëve të tjerë.

- Nëse një ditë toka rrezikohet për t’u mos bërë më e banueshme. A do të kishte mundësi njeriu që të jetonte në një planet tjetër. Nëse po, në cilin prej tyre?

- Pak a shumë përgjigjja është jo pavarësisht sesi planeti tokë ka shumë, me siguri janë shumë struktura të shpërndara në univers, të cilat janë aq larg, saqë do të ishte e pamundur për në që të shkojmë në një planet tjetër, që i ka kushtet si duhet për jetën, në mënyrë që të kemi ajër dhe që të jetë në një largësi të caktuar nga dielli, duhet që të jetë aq larg, që të ketë temperatura të përshtatshme për jetën. Kur të vinte koha që të gjenim një planet, që i ka këto kushtet që ka planeti ynë, distanca nëpërmjet nesh dhe atyre do të ishte aq larg, saqë do të duheshin mijëra vite, që të luftonim për të arritur atje. Asnjë nga ne nuk do të arrinte i gjallë.

- Ju vetë a do të kishit dëshirë të udhëtonit në hapësirë?

- Jo, aq shumë dëshirë për të udhëtuar, sepse nga ana praktike duhet një trajtim i jashtëzakonshëm, duhet që të jesh shumë e fortë nga ana fizike, që ta përballosh udhëtimin. Nga ana tjetër udhëtime në hapësirë me anë të imagjinatës, unë dhe kolegë të tjerë i bëjmë përditë.

- Pas kaq orësh të jetës suaj dedikuar qiellit, mendon se vëzhgimi i universit përmban firmën e një Zoti krijues?

- Ne tani kemi kaluar nga universi te multiversi, kjo është ajo që po kalon fizika në këtë dekadë. Duke zgjeruar njohuritë tona ndaj natyrës, ne tani nuk studiojmë thjesht se çfarë ka në një univers diellor, apo ngjitur me galaktikën. Ne i kemi kapërcyer këto dhe me teknologjinë jemi më larg. Çfarë ka bërë Zoti e kemi kuptuar, tani jemi në stadin që universi ynë është dhe nuk është aq i madh, sepse ka shumë struktura të tjera jashtë universit tonë, që në fakt ne jemi kurioz sesi janë krijuar. Kur vjen puna te universi, që ti e mendon si një grimcë në oqean ku janë dhe miliona dhe miliona grimca të tjera. Pyetja e krijimit ka kaluar më lartë, meqenëse nuk mban një rol special është thjesht një grimcë në oqeanin e kozmosit.

- Dhe së fundmi, me çfarë konkluzionesh dolët nga konferenca që organizuat në Suedi?

- Bukuria ishte që unë vendosa që të mbledh baballarët themelues, dhe në vend që të mbanin fjalime, të diskutonim, për ato që janë thënë para 40 vjetësh. Ne u takuam për të zgjidhur problemin e uljes së informacionit në black hole dhe kjo duket se ka funksionuar. Një iniciativë që duke shumë e thjeshtë që të mbledhësh për një javë themeluesit e black hole, ka bërë që të punojmë dhe mos ta shtyjmë këtë zgjedhje që e kemi shtyrë më tej.

Intervistoi: Valeria Dedaj


*    *    *