October 12, 2015

Ja 6 “sekretet” e kombëtares së drejtuar nga De Biazi/Corriere Della Sera


Kanë festuar kudo: Në Shqipëri, mes një shiu intensiv, nga veriu në jug. Por edhe në tokat ku flitet veçanërisht shqip: në Kosovë, në disa fshatra në jug të Serbisë, në gjysmën e Maqedonisë. Madje edhe në Itali, në sheshin Duomo në Milano, në Pavese, në Toskana, në Zvicër, në Belgjikë dhe në Francë.

Të gjithë duke gëzuar për Kombëtaren e futbollit të Shqipërisë që, për herë të parë në historinë e saj, merr pjesë në një kompeticion ndërkombëtar, Europianin e 2016-s që do të zhvillohet në Francë.

Kombëtarja e Shqipërisë është pritur nga mijëra mbështetës pas fitores 3 me 0 në Armeni.

Por, si ka arritur deri në këtë sukses?

Ja gjashtë “sekretet” e saj.

1.Formacioni

Shqipërinë në Euro 2016 e ka çuar veçanërisht formacioni. Kurrë më parë nuk është parë një ndërthurje kaq “internacionale”: janë pak futbollistët që militojnë në kampionatin shqiptar, pothuajse të gjithë luajnë jashtë, sidomos në Itali, Zvicër, Francë dhe Turqi. Pjesa më e madhë pastaj, kanë lindur jashtë territorit shqiptar dhe vetëm më pas kanë marrë shtetësinë shqiptare për të zbritur në fushë me fanellën kuqezi.

2.Trajneri

Shumë i detyrohet edhe italianit Xhani De Biazi. Ish-trajneri i Udinezes e Torinos është drejtuesi i Kombëtares shqiptare që prej 14 dhjetorit 2011. U gjend përballë ndërtimit të një skuadre. Avantazhi i De Biazit është të qenit jashtë logjikës futbollistike lokale(paraardhësit e tij shpesh kanë priveligjuar lojtarë të caktuar) dhe e nisi projektin nga talented shqiptarë të shpërndarë në Europë. De Biazi tashmë konsiderohet një hero kombëtar, aq sa i kanë dhënë edhe një nderim akademik dhe shtetësinë shqiptare. E vetmja pikëpyetje tashmë është e ardhmja e tij në pankinën shqiptare: ai ka kërkuar një rritje rroge. “2-3 milionë euro mund të jetë mirë”, iu ka thënë ai mediave locale.

3.Një “status” i ri

Shqipëria nuk është ajo e dikurshmja. Infrastruktura sportive ka ndryshuar(edhe pse mbetet shumë për t’u bërë). Këtë e demonstron edhe suksesi i vogël i Skënderbeut, një formacion lokal që ka arritur në Europa League. Nuk mungojnë megjithatë difektet: duke nisur nga fakti që për momentin ka vetëm një stadium për kompeticionet ndërkombëtare.

4.Debutimi

Ndihmë, dhe jo e vogël, për udhëtimin e Shqipërisë drejt Euro 2016, ka qenë sfida e parë e grupit !: Kombëtarja e De Biazit mundi jashtë shtëpisë Portugalinë e Kristiano Ronaldos, në 7 shtator të 2014-s. Gol i Balajt në minutën e ’52 dhe tre pikë të marra për në Tiranë, nën sytë e komentatorëve dhe tifozëve luzitanë, që nuk e besonin.

5.Faktori “D”

Mediat serbe, një ditë pas kualifikimit të Shqipërisë, nuk e kanë humbur rastin. “Kombëtarja shqiptare ka fituar falë dronit”, kanë shkruajtur shumë prej tyre. Pak kanë të drejtë: droni në fushën e Beogradit më 14 tetor 2014, me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” zemëroi tifozët lokalë që u lëshuan kundër futbollistëve miq. Rezultati: ndeshja e pezulluar, çështja u dërgua në gjykatat sportive dhe në fund, tre pikë për Shqipërinë në tavolinë. Droni, sa për kronikë, u hodh në fushë nga një shqiptar.

6.Vitrina ndërkombëtare

Për t’i shtyrë futbollistët shqiptarë të japin maksimumin kanë ndikuar jo pak edhe mediat: si çdo kombëtare e vogël e futbollit, një prej objektivave parësorë është ai i “të dukurit”. Nuk është një mister që shumë prej lojtarëve që luajnë për Shqipërinë kanë shfrytëzuar rastin për t’u ekspozuar jashtë, për të përfunduar në ekipe më të mira.

Përshtati në shqip A.L – TemA  




*    *    *








Sot Fillon një Rrugë e Re: Ja çfarë u kishte thënë De Biasi lojtarëve në vitin 2012 (Foto)


Gianni De Biasi iu kishte drejtuar secilit lojtarë me nga një letër në ndeshjen e parë si trajner i Kombëtares shqiptare.
Me 29 shkurt të vitit 2012 Gianni De Biasi kishte zhvilluar ndeshjen e parë me Kombëtaren shqiptare në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë.

Strategu italian, para kësaj ndeshje, u kishte drejtuar secilit lojtarë me nga një letër ku ndër të tjera shkroi: ”Nuk do të jemi inferior ndaj asnjë skuadre, kam besim tek ju”.


*    *    *

October 11, 2015

Festa e fitores, De Biasi ja merr këngës popullore shqiptare-Video


Pas fitores kundër Armenisë ka nisur edhe festa e ekipit të çunave të kombëtares Kuq e Zi.

Trajneri Gianni de Biasi ka postuar një video ku duket se ndjek ritmet dhe notat e një kënge popullore shqiptare, interpretuar më së miri nga magazinieri i përfaqësueses tonë.

Që kur ka marrë shtetësinë shqiptare, De Biasi po përshtatet fare mirë me Shqipërinë dhe traditat e saj.


Trajneri i Kombëtares De Biasi, pas përfundimit të ndeshjes me Armeninë, festoi me stafin e ekipit në restorantin e hotelit ku po qëndrojnë në Jerevan.




*    *    *






Një ëndërr që bëhet realitet: Lorik Cana në delir


Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana nuk i ka përmbajtur dot lotët pas vërshëllimës finale në ndeshjen me Armeninë, ku Shqipëria fitoi 3-0 dhe kualifikohet në Francë 2016.

“Është një lumturi dhe kjo është me të vërtetë një ëndërr që bëhet realitet, sepse kemi filluar këtë punë prej 12-13 vjetësh dhe duke e ditur që mundësitë janë të vogla për të shkuar në një evropian apo botëror, dëshira ka qenë e madhe për të përfaqësuar këtë komb, – tha Cana. – Me gjithë këtë punë që është bërë jashtë fushe, për herë të parë kombi shqiptar ka një kombëtare të vërtetë, jam shumë i lumtur, sepse kemi dëshmuar se kur jemi bashkë, mund të bëjmë shumë gjëra.  Ne për tifozët dhe njerëzit luajmë dhe për ta kemi dhënë gjithçka, kjo fitore është për ta”.

Cana po ashtu ka përmendur edhe vështirësitë që ka përjetuar kombëtarja në ndeshjet e fundit, por kualifikimi ka lënë tashmë pas krahëve gjithçka: “Sonte mund të ndodhte gjithçka, sepse duke parë dhe kalendarin në fund, arritëm të jemi në një pozicion të shkëlqyer, por s’mund të themi se jemi futur në fushë për të fituar ndaj portugezëve dhe serbëve. Rëndësi ka që ne kemi besuar deri në fund, si në gëzime, ashtu edhe në hidhërime, si kur na ka mbështetur, ashtu edhe kur na kanë sharë.  Kjo skuadër ka një zemër shqiptare, jam shumë krenar që do përfaqësojmë kombin tonë në Francë”.

Cana në fund ka dashur të japë edhe një mesazh për të gjith ata që vunë në dyshim vlerat e kombëtares pas humbjes me Serbinë në minutat shtesë në Tiranë: “Sa më shumë ngrihesh në mal, aq më e fortë është malorja. Kemi parë se sa më shumë e kemi ngjitur malin, aq më shumë stuhi kemi pasur përballë, por stuhi nuk kemi marrë vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Por ne kemi ulur kokën dhe kemi punuar. Në futboll nuk bëhen llogari, por këta djem kanë dhënë zemrën në fushë dhe e meritojnë”, – përfundoi kapiten Cana.


*    *    *





Mijëra banorë të Tiranës dalin të festojnë në shi për Kombëtaren/FOTO

 Mijëra tifozë kanë dalë në rrugët e Tiranës pas fitores së Shqipërisë në Armeni.

Pavarësisht shiut, banorët e kryeqytetit janë derdhur rrugëve për të festuar.

Entuziasmi është në maksimum dhe kjo është e kuptueshme.

Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe rrugët kryesore janë bllokuar nga festimet spontane.



*    *    *






Trajneri i Danimarkës: Armeni – Shqipëri, e kurdisur


Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen duket se po kalon momente mjaft të vështira pas fitores së Shqipërisë ndaj Armenisë, çka e kualifikoi Kombëtaren Kuqezi në Euro 2016, ndërsa Danimarkën e çoi drejt play-offit.

Olsen ka folur pas ndeshjes duke thënë se Armeni-Shqipëri ka qenë një takim i kurdisur.  “Gjithçka që ndodhi në Jerevan ishte e shtrembëruar dhe e parregullt”, ka deklaruar Olsen.





 *    *    *

Festa, kuqezinjtë hakmerren ndaj “tre gishtave” të Serbisë me “shqiponjën”


Menjëherë pas ndeshjes, ku Shqipëria është kualifikuar direkt në Kampionatin Europian “Francë 2016” , duke fituar 3-0 në Armeni, kuqezinjtë i kanë kthyer përgjigje festës me “tre gishta” të Serbisë pas fitores në Tiranë të enjten (simbolizon luftën e çetinikëve serbë ndaj myslimanëve të Bosnjës, por edhe përfshirjes masive në luftën ndaj Kosovës e Kroacisë).

Kuqezinjtë kanë festuar të gjithë me simbolin e shqiponjës me duar në dhomat e zhveshjes dhe fotoja është postuar 10 minuta pas mbarimit të takimit nga Shkëlzen Gashi në profilin e tij në “Facebook”. Tashmë “Shqiponja” ka thyer “tre gishtat e serbëve” në Tiranë.



*    *    *




Historike! Ëndrra bëhet realitet. Shqipëria kualifikohet në “Francë 2016”


Ëndrra bëhet realitet. Në historinë 85-vjeçare të historisë së futbollit shqiptar, kombëtarja arrin të kualifikohet direkt në Kampionatin Europian Francë 2016, duke dalë në vend të dytë të grupit I. Me Portugalinë që u rendit në vend të parë, kuqezinjtë arrijnë të dalin në vend të dytë me 14 pikë, duke lënë pas Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.




Pikërisht kundër kësaj të fundit, skuadra e De Biazit ka marrë një fitore të merituar, duke shënuar dy gola në pjesën e parë me autogol të Hohanisian dhe Gjimshitit në minutat 8’ dhe ’24. Ndërkohë që në pjesën e dytë, Sadiku trefishon rezultatin në minutën e 76’, duke vulosur rezultatin, fitoren dhe kualifikimin direkt në Europianin 2016 në qershorin që vjen.

Një vit historik për kombin shqiptar, i cili pasi ka përjetuar pjesëmarrjen e Skënderbeut në fazën e Europa League, arrin të prekë edhe ëndrrën e miliona shqiptarëve për të marrë pjesë për herë të parë në një veprimtari evropiane.

Është fitorja e të gjithëve, nga Berisha, te Sadiku, nga trajneri De Biazi te presidenti Duka e deri te tifozët kuqezinj në të gjithë botën. Shqipëria tashmë mund të festojë dhe të bëjë një autokritikë të madhe pas humbjes në minutat shtesë kundër Serbisë. Urime Shqipëri!



*    *    *





Armeni vs Albania, France 2016 - Minutë pas minute/ Foto & Video










90’+2 Shqiperia kualifikohet ne Kampionatin Europian. Kuqezinjte ne feste, Shqiperia FESTON!

90′ Ndeshja humbet emocionet, por Shqiperia kontrollon lojen dhe rezultatin. Gjyqtari jep tre minuta shtese.


76′, Goooool Inkursion i Roshit nga e djathta, futet ne zone fieraku, sherben per Sadikun, i cili mposht per here te trete ne kete ndeshje portierin Kasparov. Shqiperia kualifikohet ne France 2016…..

72′ Del nga fusha Ledian memushaj, nje nga me te miret ne fushe per kuqezinjte. Ne vend te vlonjatit hyn Burim Kukeli.

67′ Gjate goditjes se kendi, topi perfundon ne krahun tjeter, me Sadikun, qe kontrollon, por godet mbi traverse

66′ Odise Roshi merr nje top nga e djathta, ne momentin e pasimit, topi devijohet nga nje mbrojtes armen qe rrezikon te shenoj autogol ne porten e tij, por portieri armen kete here devijon topin ne goditje kendi

64′ Gjimshiti ndalon me faull Artur Sarkinsov dhe mbrojtesi shtatlart ndeshkohet me karton te verdhe, faull per armenet

58′ De Biazi ben zevendesimin e pare: del Cikalleshi, hyn ne fushe sulmuesi i Zyrihut Armando Sadiku

51′ Naser Aliji ndeshkohet me karton te verdhe teksa ndalon Picelin ne nje kundersulm. Goditje denimi e armeneve, te cilet mbahen ne pozicion jashte loje nga Cana me shoke, ndonese godasin traversen me koke.

47′ Kundersulm i kuqezinjve, Bashi sherbehet ne qender, godet nga jashte zones dhe topi eshte i lehte per portierin armen.

46′ Ndeshja rinis me nje rst te kuqezinjve, Roshi kroson nga e djathta, portieri devijon me topin qe shkon ne qender, aty eshte Basha, por goditja e tij eshte e dobet dhe topi del jashte.

Pjesa e dytë

Pjesa e parë – Shqipëria e ka mbyllur me fitoren pjesën e parë të ndeshjes ndaj Armenisë, duke hedhur një hap të sigurt në rrugën drejt kualifikimit direkt në Francë 2016. Ndeshja ka nisur fort nga kuqezinjtë që menjëherë nisën presionin dhe ne minuten e tete, ps nje kembengulje te kuqezinjve Hohanisian, ne përpjekje per te larguar topi, i shqetësuar edhe nga Gashi, shenon autogol. Kuqezinjte ne delir, por nuk ka mbaruar ketu, sepse gjate nje goditjeje denimi ne minuten e 23-të, Gjimshiti shfrytëzon forcen fizike te tij, duke devijuar topin ne porte dhe gooool. Shqiperia i afrohet endrres shekullore dhe historike. Ne minutat e mbetura, ndihet lodhja e te dyja skuadrave dhe reshjet e shiut e bejne terrenin te apershtatshem per nje ndeshje emocionuese. Ne minuten e fundit shtese, armenet rrezikojne me nje goditje qe përfundon guitur me shtyllen e portierit Berisha.

45’+1 Basha kontroll topin ne gjysmefuhen tone, por i shkaktohet faull, me gjyqtarin qe vazhdon lojen. Topin e merr nje mesfushor armen qe nga 16 metra godet dhe rrezikon te shkurtoje diferencen e golave, por per fat te mire topi shkon ngjitur me shtyllen e Berishes. Xhaka irritohet dhe qetesohet nga shoket e skuadres. Me pas gjyqtari mbyll pjesen e pare.

38′ Loja behet e merzitshme me gabime nga te dyja skuadrat. Armenia tenton te nise nje aksion qe perfundon jashte vijave fundore te portes se Berishes


23′ Veprim i bukur me elegance i Memushajt, qe kalon topin mes kembeve te kundershtarit, faull per kuqezinjte: kroson kapiteni i Peskares, topi devijohet nga Berat Gjimshiti dhe Shqiperia shenon golin  dyte.

21‘ Ne te parin top qe merr, Cikalleshi ben nje inkursion nga e majta, del me ne qender dhe godet lehte, me portierin armen qe kontrollon topin.

17′ Kembnegulje e Roshit nga e djathta,, me fierakun qe rrezohet me faull dhe gjyqtari polak ndeshkon me karton te verdhe Arzavjan.. Krosim i Memushajt ne shtyllen e pare, kercen Gjimshiti ne shtyllen e pare dhe topi kalon mbi traverse.

8′ Kembengulje nga e djathta e kuqezinjve ne zone, Basha godet dhe shtyn portieri, Gashi gati te shenoje me porten e boshatosur dhe nje mbrojtes armen shenon autogol ne porten e tij. Armenia-Shqiperi, 0-1.


7′ Goditje denimi brenda zones se Berishes per armenet pas nje faulli te Canes. Godet Movosijan, Berisha devijon dhe nje nga armenet godet me porten bosh mbi traverse. Mund ta pesonim!

1′ Nis ndeshja, me himin shqiptar qe vershellehet, kombetarja shqiptare nis te ushtroje trysni ne zonen kundershtare.

Edhe 90 minuta larg historisë. Shqipëria pritet të luajë raundin finale të eliminatoreve ku përveç fitores, asnjë rezultat nuk na çon në Francë, edhe pse ndeshjet “play off” janë siguruar prej kohësh. Kjo është e vetmja mundësi që e lejon skuadrën e tij të shkojë në Euro 2016.

Pak para ndeshjes janë publikuar formacionet e dy skuadrave. De Biassi do të luajë me formacionin 4-3-3.


Shqipëria: Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Berat Xhimshiti, Naser Aliji, Migjen Basha, Taulant Xhaka, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Sokol Cikalleshi, Shkelzen Gashi.

Armenia: Gevorg Kasparov, Gael Andonian, Varazdat Haroyan, Robert Arzumanyan, Karlen Mkrchyan, Marcos Pizzelli, Gevorg Ghazaryan, Kamo Hovhannisyan, Yura Movsisyan, Artur Yusbashyan, Henrikh Mkhitarian.

Shqipëria ka në krahun e saj edhe statistikat në përballjet e mëparshme. Që pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik, kur Armenia u bë e pavarur dhe krijoi ekipin e saj kombëtar, është përballur 4 herë më Shqipërinë.

Sfida në të cilat janë regjistruar dy fitore për kuqezinjtë, një barazim dhe një sukses i armenëve. Shqipëria ka barazuar 1-1 në Tiranë në vitin 1996 në eliminatoret e Kupës së Botës 1998, ndërsa në ndeshjen e kthimit është mundur 3-0 në Jerevan, në vitin 1997. Më pas skuadrat janë ndeshur edhe në një miqësore në vitin 2013 të fituar 2-1 nga Shqipëria, ndërsa sfida e fundit është padyshim në kujtesën e të gjithëve, suksesi me përmbysje 2-1 në “Elbasan Arena” me golat e Mavrajt dhe Gashit.(SHQIP)





*    *    *





Mediat daneze fajësojnë Shqipërinë: Na dërguan në errësirën e play-off-it


Skuadra nordike e trajnerit të njohur do të detyrohet t’i luajë në play off shanset e saja për të shkuar në Francë 2016, pasi nga vendi i dytë ka rrëshqitur në të treti për shkak të fitores së Shqipërisë me Armeninë.

Suksesi në Jerevan është pasqyruar edhe në mediat daneze. “Një Shqipëri e qartë dhe gati për Europianin. Danimarka s’postohet në play off”, shkruan “Sportdenamrk”.

“Nuk kishte aspak ndihmë nga Armenia. Danimarka luan në play off dhe për këtë fajin e ka Shqipëria, pasi në rrugën drejt Europianit ne duhet të kalojmë përmes dy ndeshjeve të vështira”, shkruan gazeta “Jyllands-posten”, transmeton Top Chanel.


“Shqipëria shkruan historinë dhe dërgon danezët në errësirën e play off-it”, ky është shkrimi në gazetën daneze “Extrablade”. “Shokuese nuk ka ndjenjë nga Armenia për Europianin dhe Danimarka kërkon rrugë tjetër”, shkruan BTSport në vendin nordik.


FESTA E FITORES, 
ARMENI vs ALBANIA

*    *    *







Armeni-Shqipëri, Francë 2016, Kombëtarja mbërrin në stadium, ky është formacioni kundër Armenisë (Foto)

Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen kundër Armenisë.
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadium, ku pritet të zhvillohet ndeshja vendimtare kundër Armenisë.


Djemtë tashmë do të dalin në stërvitje para takimit të tyre më të rëndësishëm në karrierë, ku në rast të fitores do të siguronin direkt kualifikimin në Euro 2016.



Po ashtu është bërë i ditur edhe formacioni kundër armenëve, ku pritet të ketë shumë befasi, pasi jashtë formacionit është lënë Lenjani, që ka qenë startues në çdo ndeshje.




*    *    *






Kombëtarja shqiptare kualifikohet në Euro 2016, shpreson Xherdan Shaqiri


Xherdan Shaqiri shpreson se Kombëtarja shqiptare do të kualifikohet në Euro 2016
Futbollisti shqiptar i cili luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri, ka postuar një shkrim në rrjetet sociale në të cilën ka shkruar “Nga Talin. Shumë fat për vëllezërit e mi sonte në Armeni. Bëjeni sikur ne”.


Shaqiri së bashku me kombëtaren zvicerane gjenden në Talin të Estonisë, ku Zvicra do të zhvillojë duelin ndaj estonezëve.


Kjo është hera e parë që Xherdan Shaqiri del hapur publikisht, mbështetja duhet të shërbejë si motivim për skuadrën shqiptare që sonte i duhet vetëm fitorja që të kualifikohet direkt në Francë Euro 2016.




*    *    *





October 7, 2015

Arrestimi i Ballist Morinës një ditë para ndeshjes Shqipëri – Serbi (foto dhe fakte)


Ismail Morina, i njohur me emrin Ballist Morina, pasi bën pjesë në grupin e tifozëve “Ballistat”, u ndalua pak pas mesnate në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë Shkollës së Baletit, në Tiranë.

Ai ishte i shoqëruar nga 4 persona të tjerë kur dy patrulla policie i bënë shenjë të ndalojë.

Efektivët e policisë e kontrolluan dhe i gjetën në brez një pistoletë Zastava (në foto poshtë), me 6 fishekë.


Menjëherë i kanë vënë prangat atij dhe 3 personave të tjerë që e shoqëronin në makinën Range Rover me targa AA 874 KY (foto).


Patrullat e policisë ka ushtruar kontroll edhe në fuoristradën e tij ku ka gjetur një pistoletë TT me 30 fishekë. Në makinë u gjet edhe një gëzhojë që i përket njërës prej pistoletave me të cilën dyshohet të jetë qëlluar që në makinë.


Ismail Morina ka pranuar se armët janë të tijat. Në Komisariatin nr. 1 ai ka thënë  se i mbante për vetëmbrojtje pasi ndihej i rrezikuar për shkak se ai konsiderohej si personi që shkaktoi trazirat në stadiumin Partizani të Beogradit, më 14 tetor 2014.

Ai kishte me vete edhe 36 bileta për ndeshjen Shqipëri - Serbi. Burime të policisë thanë se personat që kanë emrat në këto bileta do të merren në pyetje për të dhënë sqarime.
Personat që gjendeshin me Ismail Morinën në makinë kanë thënë se nuk kishin lidhje me armët apo biletat.


Erion Bahushi , 22 vjeç lindur ne Erseke dhe banues ne Tirane; Denis Balla, 21 vjeç lindur  dhe banues ne Tirane dhe Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë janë arrestuar për moskallëzim krimi. Ata dyshohet se kanë patur dijeni që Morina kishte armë në makinë dhe nuk kanë bërë kallëzim në polici.

Arsyet se përse Range Rover-i i Morinës u ndalua, nuk dihen. Burime të policisë thanë për lapsi.al se Ismail Morina mbahej nën vëzhgim pasi dyshohej se mund të shkaktonte incidente gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi. Ditët e fundit Ballist Morina shkonte shpesh në Elbasan. Pak ditë më parë u fotografua në një nga lokalet pranë stadiumit “Elbasan Arena” ku nesër do të luhet ndeshja Shqipëri – Serbi (foto më poshtë).


Autoritetet thanë se ai nuk do të lejohej të hynte në stadium për të parë ndeshjen. Por Morina u kundërpërgjigj duket duke postuar një video në të cilën tregonte se kishte siguruar biletën dhe se do të ishte në stadium. Ai paralajmëroi madje se kishte një surprizë për kryeministrin serb, Aleksandër Vucic. Pas kësaj, duket se policia e ka vënë menjëherë nën vëzhgim, për të veituar ndonjë skenar tjetër të ngjashëm me atë të Beogradit.




*    *    *

Ja formacioni i Shqipërisë kundër Serbisë


Pasi është njohur në dy seancat e para stërvitore me formën e lojtarëve që ka thirrur për këto dy ndeshje, trajneri De Biazi ka projektuar skuadrën me të cilën do të përballet në sfidën deçizive dhe historike me Serbinë.


Numri një i pankinës kuqezi, ndonëse jo përfundimtare, ka një ide të përgjithshme për 11-shen që do të hedhë në fushën e blertë të “Elbasan Arena”-s.

Italiani duket se do të punojë me detajet, pasi formacionin e ka në kokë.

Nga çka u pa në stërvitje, italiani nuk ka ndër mend të bëjë ndryshime rrënjësore në raport me dy ndeshjet e fundit, me Portugalinë dhe Danimarkën.

Porta është një ekuacion i zgjidhur, e prenotuar prej kohësh nga shtatlarti Etrit Berisha, i cili mbron kuadratin e Lacios në Serinë A.

Me kthimin e Hysajt në skuadër, mbrojtja do të ketë ndryshime krahasuar me dy ndeshjet e fundit.

Mbrojtësi i Napolit do të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në të majtin pritet Agolli. Cana shumë shpejt do të njohë partnerin që do të ketë në krah.



*    *    *








Ilir Boçka, Ambasadori shqiptar në Beograd refuzon notën protestë të Serbisë


Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka e ka refuzuar ftesën e MPJ-së së Serbisë për të marrë notën protestuese për incidentin me autobusin e përfaqësueses serbe.

Mediat serbe njoftojnë se ai ka refuzuar duke thënë se “asgjë nuk ka ndodhur”. Refuzimi i tij është përmendur në njoftimin e MPJ-së së Beogradit e cila akuzon diplomatin shqiptar se ka shkelur zakonet diplomatike.

Ambasadori i Shqipërisë ishte thirrur urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë me ç’rast, ishte njoftuar se do t’i dorëzohej nota protestuese lidhur me, siç e quajnë mediumet serbe, incidentin e rëndë dhe sulmet ndaj përfaqësuesve të kombëtares serbe në Tiranë, transmeton Koha.net.


“Përkundër faktit se bëhet fjalë për ndeshjen me rrezik të lartë, ky incident dëshmon për lëshimet serioze të shërbimeve kompetente të Republikës së Shqipërisë në organizimin e ndeshjes”, ka kumtuar MPJ e Serbisë.


*    *    *