Ëndrra bëhet
realitet. Në historinë 85-vjeçare të historisë së futbollit shqiptar,
kombëtarja arrin të kualifikohet direkt në Kampionatin Europian Francë 2016,
duke dalë në vend të dytë të grupit I. Me Portugalinë që u rendit në vend të
parë, kuqezinjtë arrijnë të dalin në vend të dytë me 14 pikë, duke lënë pas
Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.
Pikërisht kundër
kësaj të fundit, skuadra e De Biazit ka marrë një fitore të merituar, duke
shënuar dy gola në pjesën e parë me autogol të Hohanisian dhe Gjimshitit në
minutat 8’ dhe ’24. Ndërkohë që në pjesën e dytë, Sadiku trefishon rezultatin
në minutën e 76’, duke vulosur rezultatin, fitoren dhe kualifikimin direkt në
Europianin 2016 në qershorin që vjen.
Një vit historik për
kombin shqiptar, i cili pasi ka përjetuar pjesëmarrjen e Skënderbeut në fazën e
Europa League, arrin të prekë edhe ëndrrën e miliona shqiptarëve për të marrë
pjesë për herë të parë në një veprimtari evropiane.
Është fitorja e të
gjithëve, nga Berisha, te Sadiku, nga trajneri De Biazi te presidenti Duka e
deri te tifozët kuqezinj në të gjithë botën. Shqipëria tashmë mund të festojë
dhe të bëjë një autokritikë të madhe pas humbjes në minutat shtesë kundër
Serbisë. Urime Shqipëri!
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!