February 25, 2016

Sanremo 2016, Ermal Meta - Odio le favole


Video


Sanremo 2016, Ermal Meta - Odio le favole


Ti ricordi quand’eri bambino
con i sogni legati al cuscino
ti ricordi quand’eri capace
di sentirti con poco felice
e da un gesto del tutto banale
imparavi che volto avesse
l’amore.


Ti ricordi le notti a parlare
e a incollare la luna nel cielo
con un dito poi farla sparire
come una sposa dietro al suo velo
di sudore, di lacrime o mare
ci sembrava la cura di tutto
il sale.


Per stare bene penso a te
per stare male penso a te e me.


Il futuro era bellissimo per noi
ti volevo bene e forse anche di più
fuoco che non brucia non si spegne mai
ti manco, non lo so
mi manchi e non lo sai.


Scorre un fiume e assomiglia alla vita
e la nostra sembrava in salita
non è vero, era solo paura
di affrontare la parte più dura
ma per quanto difficile sia
l’ordinario con te diventava
magia.


Il futuro era bellissimo per noi
ti volevo bene e forse anche di più
fuoco che non brucia non si spegne mai
ti manco, non lo so
mi manchi e non lo sai
Io ti voglio ancora bene e pure tu
cuore che si stringe non tradisce mai
e non ricordo come mai non ci sei più
ti manco, non lo so
mi manchi e non lo sai.


Odio le favole
e il gran finale perché
quello che conta è
qualcosa per cui una fine non c’è
non ci credere
se ti dicono che
passerà da sé
mi manchi e non lo sai.


Il futuro era bellissimo per noi
io ti voglio ancora bene e pure tu me ne vuoi
sii felice e non dimenticarmi mai
ti manco, non lo so
mi manchi e non lo sai.


Mi hai strappato l’amore di bocca
ma ogni tanto una str0nza ci tocca.



*   *   *







Jon Bon Jovi koncert në Tiranë (foto & video)


Këngëtari me famë botërore i muzikës rok, Jon Bon Jovi vjen në Tiranë në 14 mars.

Ai jep një koncert në kuadër të aktiviteteve të Bashkisë së Tiranës.
Sipas posterit zyrtar të shpërndarë, mësohet se ai do të vijë në kryeqytetin e Shqipërisë për “Ditën e Verës” më 14 mars 2016.
Ai do të japë një koncert në stadiumin “Qemal Stafa” në orët e mbrëmjes, konkretisht në orën 20:00.

Koncerti është i hapur për publikun. Koncerti i Bon Jovit do të mbahet në stadiumin “Qemal Stafa”, një natë para nisjes së shembjes së tij.


“Siç e do tradita artistët më të mirë vijnë në Shqipëri për të festuar Ditën e Verës. Këtë vit G.A Tirana Eventsdo te sjelle bandën e famshme Bon Jovi në Stadiumin Qemal Stafa, një natë para nisjes së shembjes së tij. Le të jetë kjo natë pra një festë muzike, si dhe një kujtim i bukur për vitet që na shoqëruan në këtë stadium” – thuhet në njoftim.







Bon Jovi 
You Give Love A Bad Name
video



*    *    *

Bajern Munich po mban Elsejd Hysaj në vëzhgim


Mediat gjermane shkruajnë se Bajerni është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe sytë janë drejtuar në Kampionatin italian.

Sipas burimeve të cituara nga “tz.de” (Tageszeitung), Elseid Hysaj është në dijeni për interesimin të Bajernit, paçka se kontrata e tij te Napoli përfundon në 2020-ën.

Mediat shkruajnë se vlera e Hysajt aktualisht në treg është 9 milionë euro, por kjo nuk duhet një shqetësim për Bajern, i cili është vënë në kërkim të një mbrojtësi.

“Pozicioni i mbrojtësit të krahut të djathtë është një vend vakant pothuajse në të gjithë klubet më të mira europiane.

Ka pak lojtarë të klasit botëror dhe janë akoma të rinj. Filip Lahm dhe Rafinha kanë një moshë të caktuar tashmë. Drejtori teknik, Michael Reschke, është vënë në kërkim të zëvendësuesve”,-shkruan media gjermane.



*    *    *




February 11, 2016

Argëtim nga kafshë të ndryshme


Edhe kafshët kanë momentet e tyre, të mërzisë, lumturisë.
Shumë prej tyre flenë si ne dhe disa të tjera si majmunët kruhen si njerëzit, ose fusin gishtin në hundë.
Fotot më poshtë janë dëshmi nga momentet e kafshëve të ndryshme, kryesisht duken të argëtuara.


 Me sa duket më e lumtura është një fokë!




*   *   *












Testamenti i Aleksandrit të Madh: Unë jam ILIR (Video)


Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës, duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencorë për Aleksandrin e Madh.


NË LETRËN E DËRGUAR SHKODRANËVE, ALEKSANDRI I MADH SHKRUAN:
“Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

(Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë). (Shqiptari.eu)



*   *   *




Anri Sala, ekspozitë personale në Nju Jork


Artisti shqiptar prezanton veprat e tij në një ekspozitë që do të qëndrojë e hapur deri më 10 prill në New Museum në Nju Jork. Sot, në një bashkëbisedim për artin me Massimiliano Gioni
Anri Sala, një nga emrat më të njohur të artit bashkëkohor të dekadave të fundit, ka qenë i përzgjedhuri i New Museum, Nju Jork, për të hapur siparin e ekspozitave për vitin 2016. Dy ditë më parë, më 3 shkurt, Sala ka prezantuar ekspozitën e parë personale në SHBA, dhe pse ka qenë shpesh pjesë e ekspozitave ndërkombëtare, të titulluar “Answer me”, e cila do të vijojë të jetë e hapur për publikun deri më 10 prill 2016. Veprat që dallohen për qasjen e tyre poetike dhe konceptuale, apo hulumtimin mbi muzikën dhe arkitekturën, kanë ardhur përmes instalimeve apo videove të vendosura në tre katet e Muzeut. Kjo është një përvojë e jashtëzakonshme për publikun që do të vizitojë këtë ekspozitë, i cili do të përfshihet në një marrëdhënie jo vetëm mes tij dhe muzikës, por dhe mbi raporte të tjera jetësore që mbartin veprat e artistit. Punët e Salës shpesh përshkruajnë copëza të jetës së përditshme, duke i dhënë ato përmes një roli të dyfishtë, si portrete të shoqërisë ku jetojmë. Në instalimet e tij, Sala tregon se si mund të ndodhë komunikimi jashtë kufijve të gjuhës dhe se si tingujt mund të ndikojnë në mënyrë tonë të perceptimit të kohës dhe hapësirës. Në veprat e tij të fundit, Sala është fokusuar në interpretimin e gjuhës së muzikës klasike. Në New Museum është përfshirë dhe vepra “Ravel Ravel Unravel”, me të cilën ai prezantoi pavijonin francez në Bienalen e 55-të Venecias në vitin 2013. Ekspozita është kuruar nga Massimiliano Gioni, drejtor artistik, Margot Norton, kuratore dhe Natalie Bell, asistente kuratore. Ekspozita e artistit shqiptar është konsideruar si një ngjarje për botën artistike në Nju Jork. Mediat amerikane kanë komentuar këto ditë përvojën artistike të një artisti që sot konsiderohet ndër më të mirët. Në videot e tij të para realizuar pas viteve ’90, Sala ka përdorur gjininë e dokumentarëve për të rrëfyer jetën nën komunizëm, vendlindjen e tij, Tiranën, duke nxjerrë në pah rolin e gjuhës dhe kujtesës në rrëfimin e historive sociale dhe politike. Që në fillim të vitit 2000, veprat e tij kanë shqyrtuar efektet psikologjike të përvojave akustike, duke përfshirë muzikën dhe tingullin si gjuhë të afta për të evokuar imazhe, për të zgjuar nostalgji ose për të komunikuar emocione. Përmes rrëfimeve delikate pamore, Sala shpesh përshkruan ato që duket se janë copëza të jetës së përditshme dhe vëzhgimet e tij të mprehta që eksperimentojnë me trillimin, luajnë një rol të dyfishtë si portrete enigmatike e shoqërisë. Vendndodhje të pazakonta huazojnë situata në dukje të rastësishme në videot siç janë: Long Sorrow (2005), Answer me (2008), Le Clash (2010) dhe Tlatelolco Clash (2011). Duke evokuar një ndjenjë pezullimi nëpërmjet përsëritjes dhe paqëndrueshmërisë, Sala krijon skena ku protagonistët shfaqen çuditërisht të shkëputur nga mjediset e tyre dhe muzika kumbon si rekuiem për historitë utopike që ndodhen të fjetura nën arkitekturën moderniste përreth tyre. Në veprat e fundit, Sala ka interpretuar kompozime muzikore në instalacione video dhe audio shumëkanalëshe që theksojnë perceptimin e tingullit në lidhje me hapësirat arkitekturore. Në instalacionin “Ravel Ravel”, janë projektuar në të njëjtën kohë në një dhomë që nuk jehon tingullin, dy interpretime të kompozimit koncert për piano për dorën e majtë në re maxhor nga Maurice Ravel. Sala riorganizon ritmin e çdo performance në mënyrë që ato të luhen si brenda dhe jashtë sinkronizimit për të krijuar një jehonë muzikore, duke krijuar një përvojë paradoksale në brendësi të instalacionit.Dinamika e përsëritjes dhe motiveve retorike dhe kompozicionale në veprat e artistit Sala mbështet idetë e hulumtuara në ekspozitë dhe njeh dialogët historikë të rrënjosur në tërë krijimtarinë e artistit. Ekspozita shoqërohet nga një katalog i ilustruar plotësisht, duke përfshirë kontributet nga Natalie Bell, Tacita Dean, Massimiliano Gioni, Mark Godfrey, Boris Groys dhe Christine Macel. Anri Sala lindi në vitin 1974 në Tiranë, jeton e punon në Berlin. Ai përfaqësoi Francën në Bienalen e 55-të të Venecias (2013) dhe ka ekspozuar në disa vende të botës për shumë vite, me ekspozita vetjake ku mund të përmendim Haus der Kunst, Mynih (2014); Qendra Georges Pompidou, Paris (2012); Serpentine Gallery, Londër (2011); Contemporary Arts Center, në Cincinnati (2009); Museum of Contemporary Art, në Majamin verior (2008); dhe Fondazione Nicola Trussardi, Milano (2005). Sala ka marrë çmimin Vincent Award (2014), çmim në Benesse Prize (2013), çmimin Art Absolut Award (2011), dhe Young Artist Prize (Çmimi për Artistët e Rinj) në Bienalen e Venecias (2001). Ka marrë pjesë në shumë ekspozita dhe bienale, përfshirë Bienalen në Havana (2015), Sharjah Biennial (2013), Gwangju Biennial (2012), Documenta (2012), São Paulo Biennial (2010), Bienalja e Moskës për Artin Bashkëkohor (2007) dhe Bienalen e Berlinit (2006). New Museum është muzeu i vetëm në Nju Jork kushtuar posaçërisht artit bashkëkohor. Themeluar në vitin 1977, ky muze është qendër ekspozitash, informacionesh dhe dokumentacioni në lidhje me artistë të gjallë nga e gjithë bota. Nga fillimet e tij si zyrë vetëm me një ambient në Hudson Street, në përurimin e ndërtesës së tij të parë në Bowery projektuar nga Sanaa në vitin 2007, ky muze vazhdon të jetë vend i eksperimentimit dhe qendër e artit të ri dhe ideve të reja. Sot (e enjte) artisti shqiptar do të jetë në një bashkëbisedim me drejtorin artistik të New Museum, Massimiliano Gioni, mbi veprat e tij.
“Intervista”
 Çdo të mërkurë, nga ora 11:00 deri më 18:00, New Museum lajmëron publikun që në teatrin e tij do të shfaqet videoja “Intervista” pjesë e veprave të ekspozitës “Answer me” të Anri Salës. “Intervista” është videoja e parë e artistit realizuar në vitin 1998. Një vepër plot guxim, për të reflektuar mbi komunizmin përmes një protagonisteje që nuk ishte thjesht një personazh me rëndësi gjatë asaj periudhe, por dhe nëna e tij.



*     *     *

January 23, 2016

Kush e goditi Edi Ramën në janar 1997? Dëshmia e Izet Haxhisë një vit më parë


Nga Mira Kazhani

Nikollë Lesi, ish-botues i gazetës Koha Jonë ka shkruar kujtimet e tij, ku ndër të tjera përmend edhe rrahjen e Edi Ramës, 19 vjet më parë.

Disa portale kanë botuar sot këto kujtime shoqëruar me foto.

“Sapo kishim mbaruar gazetën dhe po e dërgonim në shtypshkronjë, kur na njoftuan se kanë goditur Edi Ramën dhe ndodhej në gjendje kritike në Spitalin 2. Me Ben Blushin dhe Martin Lekën vrapuam tek krevati ku dergjej Rama i larë në gjak” – shkruan Lesi.

Pas botimeve të sotme ka reaguar edhe ish-Presidenti i ngjarjeve tragjike të 97-s, Berisha.

Ky e ka quajtur rrahjen e Edi Ramës “krim pasioni”.

Kjo temë është hapur edhe një vit më parë në shkurtin e 2015-s gjatë disa replikave në një seancë të Parlamentit.

Replikat erdhën pas një interviste të Ramës në mediat italiane, ku ai tha që u godit nga SHIK-u në janar 1997 ndërsa ishte duke kryesuar përgatitjet e një peticioni për largimin e Berishës.

Edhe një vit më parë Berisha e quajti rrahjen e kryeministrit të sotëm, atëherë piktor kritik i sapokthyer nga Franca, “krim pasioni”.

DITA intervistoi atë kohë të akuzuarin për ngjarjen, ish-truprojen e Berishës, Izet Haxhia.

Në linjë telefonike ai u pyet nga gazetarja Mira Kazhani për ngjarjen.

Ja biseda e botuar në DITA në 20 shkurt 2015:

Mira Kazhani: Izet, në Tiranë është kthyer në vëmendja plagosja e Edi Ramës në vitin 1997. Gjatë një interviste për një televizion italian, ka qenë vetë Rama që e ka sjellë ndërmend. Nga foltorja e parlamentit Berisha ka reaguar duke thënë se rrahja ka qenë krim pasioni. Jeni ju në dijeni çfarë ka ngjarë atëherë? Kush po thotë të vërtetën, Edi Rama apo Sali Berisha?

Lajmi në Koha Jonë, 19 vjet më parë

Izet Haxhia: Në 1996 Rama ishte nga publicistët më të ashpër të Berishës. Shkruante vazhdimisht për Saliun duke e akuzuar si Kalin e Trojës në Lëvizjen e Dhjetorit. Në fakt Berisha që në fillimet e Lëvizjes nuk e ka dashur afër Ramën, kishte një lloj alergjie ndaj atij, nuk e donte afër në asnjë rrethanë. Lajmin e rrahjes së tij barbare unë e kam mësuar fillimisht përmes një prokurori që ka qenë dikur shoqërues i Alfred Serreqit. Emrin e ka Azem. Mund të pyetet edhe ai, se është marrë me këtë çështje.

Mira Kazhani: Çfarë të tha prokurori?

Izet Haxhia: Më tha se Rama më akuzonte mua për masakrimin e tij. Unë i thashë që nuk ishte e vërtetë dhe se nuk kisha dorë në atë ngjarje. E kam thënë dhe në intervistën e parë me ju, që unë jam akuzuar padrejtësisht për këtë. Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK me drejtues Arjan Çengon. Në këtë grup prej 4 anëtarësh ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s.

Mira Kazhani: Çfarë ju ka pohuar konkretisht, pse është goditur Rama?

Izet Haxhia: Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bëntë asgjë pa urdhër të Berishës.

Mira Kazhani: Është tentuar eleminimi fizik i Ramës apo urdhri ishte vetëm për ta rrahur dhe frikësuar?

Izet Haxhia: Leva nuk dihet si të kap. Për fat ai shpëtoi.

Mira Kazhani: Si funksiononte kjo? Jepeshin urdhra me gojë për të rrahur njerëz? Dua të di, kështu funksiononte me të gjithë kundërshtarët?


Izet Haxhia: Nuk ka qenë vetëm Rama, ka patur edhe raste të tjera. Po këta persona në 1997 kanë zënë pritë një javë rresht në Qafë Koshovicë për të vrarë Skënder Gjinushin që ndodhej në Vlorë. Po ky grup ka patur urdhër për të bastisur shtëpinë e Arben Imamit dhe për ta masakruar atë me urdhër të shefit të madh, Berishës. Kjo ka ndodhur kur Arben Imami ishte kthyer nga revoltat e jugut. Kam qenë unë që i kam penguar ata persona dhe sot mund të them që Arben Imami më ka borxh jetën. Janë edhe disa të tjerë që i kam ndihmuar, sot s’po i përmend.

Mira Kazhani: Po pse Berisha ka përmendur krim pasioni? A bëni ndonjë lidhje ju?

Izet Haxhia (qesh): Po si duket, Berisha e ngatërron me heroin e tij pas vdekjes, Hajdarin, që kryente përdhunime të femrave të cilat i shkonin për ndihmë në kërkim të punësimit. Njoh personalisht dy femra nga Tropoja që kanë qenë viktima të përdhunimit të Hajdarit. Ndoshta e ngatërron me këshilltarin e tij të atëhershëm Genc Pollon, që përdorte zyrat e Presidencës si dhoma pasioni me ndonjë këshilltare ekonomike të Berishës.

Por për këtë që më pyetët një gjë jua garantoj pa asnjë mëdyshje. Edi Rama është rrahur nga pjesëtarë të SHIK me urdhër të Gazidedes e të Berishës.



*     *     *




Kur Kadarenë e propozova për President në vitin 92


Nga Moikom Zeqo


(Ribotim pas 25 vitesh, në prag të 80 vjetorit të shkrimtarit)

Kadareja nuk është një emër i thjeshtë.

Është një nga formulat autentike të letërsisë-shpirtit të kombit.

Domethënë kjo materie është kryemesazhi.

Sepse për të dhe për të gjithë ne janë të pashlyeshme fjalët “In hoc singo vinces” (“me këtë shenjë do të fitosh”).

Në kalendarin biografik të Kadaresë 28 janari na kujton ditën e lindjes së një fëmije në Gjirokastër, 55 vjet më parë.

Për të do të qe kuptimplotë vargu i Virgjilit “Incipe parve pauer” (“Djalë i vogël fillo”).

Ky djalë me një talent të pazakontë do të dilte nga rroba e ngurtë e Qytetit të Jugut, për të fituar përmasat e një Guliveri të letërsisë moderne shqiptare, i guximshëm, sfidues, i shqetësuar, gjithmonë përtëritës.

Liliputët vërtiten, shajnë, pështyjnë, shpallin se Guliveri nuk ekziston, se përmasat e tij janë të kundërta, se përkundrazi mediokriteti është vlera supreme e botës etj. Ky duel, ndonëse grotesk, sot është bërë i dukshëm dhe në faqet e shtypit të politizuar të “jelloë press”-it.

Kështu, ekzili i Kadaresë në Francë (tetor 1990) është cilësuar si vërtetim i një “sllavofilie” fantaziste, kurse autori i këtyre radhëve, ngaqë shkroi e botoi një esse për Kadarenë, u anatemua si “agjent sllav”!?

Duhet të mos habitemi. Por duhet të mësojmë për të analizuar saktësisht.

Jam i bindur: në asfaltet e Shanz Elizesë e në Monparnas të Parisit Kadareja pengohet papushim.

Janë gurët e kalldrëmeve të Gjirokastrës, që dalin për një çast nga thellësitë e rrugëve e zhduken përsëri.

Janë gurët e origjinës.

Litografia e imagjinatës.



* * *



Arti i fjalës shqipe.

Në fillim qe gjuha e artikulluar. Domethënë e njerizuar. Pastaj arti i saj monumental. I paasgjësueshëm. I gjallë, sepse populli që e ka krijuar është përjetësisht i gjallë.

Arti i fjalës shqipe, i përpunuar në mënyrë më speciale në laboratorët e shkrimtarëve emblematikë të shqipes, të cilët përbëjnë shtyllat mbajtëse të Panteonit të letërsisë sonë kombëtare.

Buzuku si demiurgu i parë i shqipes së shkruar tregoi mundësitë e pakufishme të gjuhës sonë të stërlashtë, për të krijuar monumentet letrare. Qe Fillimi i Fillimeve!

Pa, dyshim, që Barleti qe i pari shkrimtar shqiptar i shprehjes universale latine i dimensionit botëror.

Kryeveprat e tij u përkthyen në të gjitha gjuhët evropiane, duke krijuar kështu ekuivalentët gjuhësorë për të transmetuar, për të konvertuar shpirtin dhe aspiratat e popullit tonë në kulturën e komunitetit të popujve.

Shkrimtarë të tjerë si Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, De Rada, Naim Frashëri, Serembe, Faik Konica, Ndre Mjedja, Gjergj Fishta, Fan Noli, Lasgush Poradeci dhe sidomos Migjeni i madh do ta lartësonin, do ta dritësonin në mënyrë të mrekullueshme Fjalën Shqipe.

Por në mesin e shekullit të 20-të shkrimtari, i cili do të arrinte kuota sipërore qe Ismail Kadareja. Një moshë njeriu e mbushur  me një krijimtari të klasit të parë. Talent i rrallë, stilist i shkëlqyer, që ka pasuruar jo vetëm pluralitetin e stileve të letërsisë shqipe, por edhe të asaj ballkanike e europiane.

Ai ka synuar të konstruktojë si pakkush universin shpirtëror të homo albanicus.

Është fjala për botën gjenuine shqiptare të shekujve, të qëndresës së saj të pashembullt për të mbijetuar.

Kjo është kryetema e krijimtarisë kadarejane. Kjo krijimtari rrezaton fuqi emancipuese  për kombin shqiptar. Për tërë shqiptarët në botë.

Ajo më shumë se kurrë përfaqëson mrekullinë e artit të fjalës si simbol i madh uniteti.

Emancipimi i veprës së Kadaresë synon emancipimin për motivet kryesore të jetës shqiptare. Emancipim i pamohueshëm. Veprues dhe i gjithëgjendshëm.

Vepra e Kadaresë është frymëzuar nga historia dhe mitet e kombit.

Ajo synon të jetë vetë një lloj miti artistik, forca e të cilit hap horizonte, ndërgjegjëson, frymëzon.

Njeriu i emancipuar shqiptar, njeriu bashkëkohor dhe ai i së ardhmes do të mësojnë te kjo vepër dhe mesazhet e kombit.

Objektivisht krijimtaria e Kadaresë është e lidhur me epokën e Shqipërisë që nis mbas vitit 1944. Është e lidhur me eshtrat, nervat, muskujt dhe gjakun e Atdheut të tij. Vetëm në këtë mënyrë ajo ka siguruar identitetin. Vetëm në këtë mënyrë ajo ka mundur që të bëhet universale.

Sot vepra e këtij shkrimtari shqiptar është ndërkombëtarizuar. Përkthimet në gjuhë të huaja janë ekuivalenca të domosdoshme.

Por më e rëndësishme në këtë konvertim kulturor ndërkombëtar janë arti kadarejan, idetë dhe mesazhet tronditëse dhe të mëdha që ai shpërndan.

Fjala shqipe e Kadaresë do të luajë rolin e saj te brezat.

Dhe brezat do dinë ta vlerësojnë përherë atë.



***

  
Libri  në prozë i Kadaresë “Ëndërr Mashtruese” është një antologji kohërash e personazhesh, në skajime ngjarjesh të thekshme e të pazakonta. Ky libër shpjegon ëndrrat dhe fantazmat e ideve të autorit, simbole të kohës, që e jetojmë gjithë drithërima të vetëkuptueshme. Në këtë libër Kadareja ngjason deri diku me homologun e tij, shkrimtarin gjenial argjentinas Horhe Luis Borhes. Kjo jo vetëm nga maniera, diçka edhe nga tematika, por sidomos nga ironia. Tipike për këtë lidhje konceptuale janë tregimet “Nata e sfinksit”, “Muri kinez”, si dhe “Ur libri”. Simboli i prozës së Borhesit, pikërisht ylli Alef, ku mund të shikosh njëherësh makrokozmosin e mikrokozmosin edhe në prozën e Kadaresë është i pranishëm, i shumëfishuar në simbole të ndeshjes fatale midis Lindjes dhe Perëndimit, midis lirisë, midis të vërtetës dhe gënjeshtrës së sofistikuar, midis Njeriut dhe Diktaturës. Kjo optikë është e plotëfuqishme te novelat “Ndërtimi i piramidës së Keopsit”, si dhe te “Qorrfermani”, ku mitet e lashta të historisë janë shpirtëzuar e nxjerrë në dritë nga një “llambë Aladini”, për të bërë të prekshme të fshehtat e ferrit të brendshëm të njeriut dhe të shteteve totalitare. Deri sot, për herë të parë në letërsinë shqipe (por rrallë edhe në Ballkan) është arritur ky mesazh artistikisht. Kjo është diçka e re për kulturën tonë. Në Ballkan do të përmendja dy shkrimtarë të mëdhenj antitotalitarë: Milan Kunderën, si dhe Danillo Kishin, i pari me romanin “Shakaja”, botimi i të cilit në Francë e tronditi jashtëzakonisht Aragonin, dhe i dyti me “Enciklopedinë e të vdekurve”, që i dhanë letërsinë botërore me cilësi të lartë një substancë të re; atë të vdekjeve të sistemeve totalitare e moniste, (në thelb të dogmatizuara e groteske).

Nuk janë politikanët që e bëjnë Shqipërinë (nuk dua ta mohoj rolin e politikanëve atdhetarë të vërtetë!) por shkrimtarët, këta demiurgë të ndërgjegjes kombëtare dhe të botës e universit human. Sot do te na duhej Kadareja më shumë se kurrë si pararojë e si prapavijë e aksioneve të ndershme politike të demokracisë. Qëndrimi i këtij shkrimtari mbi partitë për të mirën e kombit do te ishte nje domosdoshmëri.

Në klimën e tmerrshme të alibive e të ekseseve politike vepra kadarejane orienton. Te prozat e “Ëndrrës Mashtruese” buron akthi sokratik ekzistencial. Kadareja anatomizon diktaturën si koncept e praktikë në rrafsh universal. Gabriel Markesi në “Vjeshtën e Patriarkut” bën një afreskë tronditëse. Kadareja me mjetet e veta të laboratorit mendor na ofron metafora e një mitologji intelektuale për këtë çështje thelbësore të shekullit tonë. Arti lind si kundërfigurë e krimit, ndaj jo rastësisht Kadareja është mahnitur nga Eskili e Shekspiri, por ai ngrihet edhe midis epikës dhe satirikës së kohëve, midis Franc Kafkës dhe Migjenit, që prozat eseistike i profeksionuan mjeshtërisht.

Kadareja ka ende shumë për të thënë. Fjala e tij publike për pajtimin e bashkimin kombëtar do te ishte  apelike. S’ka se si të ndodhë ndryshe.

Kadareja është një artist që Arielin e fantazisë së tij krijuese e ka nxjerrë në botë që nga çatitë me plloçat e gurta të vendlindjes.

Për të bërë një Aventurë të Madhe e të Papërsëritshme të Shpirtit.

Sipas Pjerr Lerusë, “artistin nuk e zbulon kërkush përveç vetes. Gjatë shekujve që vijnë ai vetëm i plotëson veprat e veta. Ai vdes pa pasardhës”.

Kjo është e vërtetë.

Origjinaliteti i një talenti të rrallë nuk përsëritet kurrë.

Por talenti i shpërthen dimensionet e individualitetit fizik dhe universalizohet, duke u bërë substancë e thelbin kolektiv popullor.

I tillë është Kadareja.

  
Durrës, Janar 1991

POST SCRIPTUM

Po ribotoj mbas 24 vitesh një esse për Kadarenë (është e botuar edhe në librin tim “Paradokset e Demokracisë”, 1994). Eshtë një dëshmi vetiake e kohës-padyshim!

Në 28 janar 2016 Kadare mbush 80 vjeç. Dikur kjo moshë quhej biblike – sot nuk është aspak e tillë.

Me rastin e zgjedhjes në 1992 të  Sali Berishës si President i Republikës, unë si deputet brenda në grupin parlamentar të PS në Kuvend propozova si kandidat alternativ pikërisht Ismail Kadarenë (diskutimi im për këtë subjekt është botuar në shtyp) për të shmangur Berishën.

Por kjo siç dihet fatkeqësisht nuk fuksionoi.

Gjatë këtyre viteve janë shkruar shumë libra për Kadarenë – përgjithësisht edhe në rrafshin politik-ndërsa studimet e thella dhe substancialisht estetike kanë qenë më të pakta – shpresoj  i bindur që në 2016 si viti i Kadaresë do të meditohet akoma më shumë dhe më mjeshtërisht edhe në këtë pikë të epërme.



*     *     *