Khalil Gibran
Profil letrar – I cilësuar si poeti i
tretë më i lexuar në botë, pas Shekspirit dhe Laozit, Khalil Gibran është ende
edhe sot një margaritar i çmuar i zemrave të pastra poetike që flasin fjalë
frymëzuese për dashurinë, jetën dhe mirësjelljen
Khalil Gibran është
një poet, shkrimtar dhe artist libanez. I lindur në qytetin Bsharri në Veri të
Libanit të ditëve të sotme, atëherë pjesë e Perandorisë Otomane, ai emigroi në
Shtetet e Bashkuara, ku studioi art dhe filloi karrierën letrare. Në botën
arabe, ai njihej si një rebel politik dhe i shkrimeve. Stili i tij romantik
ishte zemra e rilindjes në letërsinë moderne arabike, sidomos proza poetike. Në
Liban, ai njihet ende si një hero i letrave.
Libri “Profeti” i dha
famën në botën anglishtfolëse. Ai është poeti i tretë më i shitur në botë pas
Shekspirit dhe Laozit.
Mësime jete
1. Ji mirënjohës për
kohët e vështira, ato të kanë treguar sesa i fortë mund të jesh. “Nga dhembja
kanë dalë shpirtrat më të fortë, karakteret më të mëdha janë djegur nga
plagët.”
2. Sjellja e mirë
është virtyt i të fortit. “Sjellja e mirë dhe të qenët njerëzor, nuk janë
shenjë e dobësisë dhe dëshpërimit, por manifestojnë fuqi dhe vendosmëri.”
3. Nuk ekziston e
vërteta absolute. “Mos thuaj kam gjetur të vërtetën, por thuaj kam zbuluar një
të vërtetë”, thotë Khalil Gibran. “Nuk e di të vërtetën absolute. Por jam i
përulur përpara injorancës sime dhe aty qëndron nderi dhe vlerësimi im.”
4. Vetëm njerëzit e
vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është
vlerëpak.
5. E keqja që të bëjnë
të tjerët, harrohet më lehtë se e keqja që u bën të tjerëve. Nëse dikush të
lëndon, ti mund ta harrosh plagën, por kur ti lëndon dikë, do ta mbash mend
gjithmonë.
6. Mund t’i harrosh
njerëzit që të bënë të qeshësh, por nuk do t’i harrosh kurrë ata me të cilët
qave, ata që të qëndruan pranë në orët më të vështira. “Zemrat që bashkohen në
dhembje dhe brengë, nuk do të ndahen nga gëzimi dhe lumturia. Lidhjet që
krijohen në trishtim, janë më të forta se ato të kënaqësisë dhe gëzimit.
Dashuria që është larë nga lotët, mbetet gjithnjë e pastër dhe besnike.”
7. Gjërat e thjeshta
në jetë janë ato më të jashtëzakonshmet. “Në ëmbëlsinë e miqësisë, gjendet e
qeshura dhe ndarja e kënaqësisë.”
8. Dashuria është
jetë. Dhe jeta është dashuri. “Kur dashuron, nuk duhet të thuash ‘Zoti është në
zemrën time’, por ‘Unë jam në zemrën e Zotit’.”
9. Bëje punën me
dashuri. “Puna është pamja që merr dashuria. Nëse nuk mund të punosh me
dashuri, por vetëm me neveri, lëre punën dhe ulu në portën e një tempulli dhe
merr mësime nga ata që punojnë me gëzim. Nëse e pjek bukën me shpërfillje, ti
po pjek bukë të hidhur, që ushqen vetëm gjysmën e urisë së njeriut. “Ata më
çmendin, sepse nuk i shes ditët e mia për para; dhe unë i çmend ata, sepse
mendojnë se ditët e mia kanë një çmim.”
10. Për të kuptuar
zemrën dhe mendjen e një personi, mos shiko vetëm çfarë ka arritur, shiko edhe
se çfarë qëllimesh ka ai. Beso tek ëndrrat, aty gjendet porta e fshehur e
përjetësisë.
11. Dashuria e vërtetë
nuk mund të zotërohet. Për dashurinë, mjafton dashuria. Dhe mos mendo se mund
të ndryshosh drejtimin e dashurisë, nëse dashuria të sheh si të vlefshëm, ajo e
ndryshon drejtimin për te ti. Dashuria s’ka dëshirë tjetër veç të
vetëpërmbushet.
12. Përballu me
sjelljen e keqe në mënyrë të këndshme. “Testimi i vërtetë i sjelljeve të mira,
është të jetë në gjendje të përballet sa më mirë me sjelljet e këqija.”
13. Dashuria bashkon
gjithçka në harmoni perfekte. Një shprehje thotë: “Nëse një njeri e njeh veten,
ai njeh të gjithë njerëzimin”, ndërsa Khalil Gibran thotë: “Nëse dikush e do
njerëzimin, atëherë ai di diçka për veten”.
14. Gjithnjë shiko
anën e ndritur të jetës. “Optimisti sheh trëndafilin, jo gjembat; pesimisti ua
ngul sytë gjembave, harron trëndafilin.”
15. Ne nuk i shohim
gjërat siç janë. Ne i shohim gjërat siç jemi ne. “Pamja e gjërave ndryshon
sipas emocioneve; ne shohim gjëra të bukura dhe të magjishme te to, kur në fakt
magjia dhe e bukura janë brenda nesh.”
16. Dashuria e vërtetë
është produkt i tërheqjes shpirtërore. Është e gabuar të mendosh se dashuria
vjen nga shoqëria e gjatë. Dashuria është produkt i tërheqjes shpirtërore dhe
nëse kjo tërheqje nuk krijohet në çast, nuk do të krijohet edhe nëse kalojnë
vite apo breza.
17. Lër hapësirë në
marrëdhënien tënde. Kur je me dikë, lër hapësirë që të fryjë erë e re mes jush.
Duajeni njëri-tjetrin, por mos e kufizoni dashurinë: lejoni që ndërmjet
brigjeve të zemrave tuaja, të jetë një det i gjallëruar.
18. Nëse lutesh kur
bie shi, sigurohu të lutesh edhe në ditë me diell. “Ti lutesh kur ke nevojë dhe
je në tension, por do të ishte mirë të luteshe edhe në gëzimin më të madh dhe
në ditët më të lumtura.”
19. Kur jepesh vetë,
ai është çasti kur jepesh plotësisht. “Kur jep nga pasuria, ke dhënë pak. Kur
jep nga vetja, atëherë ke dhënë vërtet.”
20. Bukuria e vërtetë
vjen nga brenda. “Bukuria nuk është te fytyra; bukuria është një dritë në
zemër.” /Shqip
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!