"

October 18, 2014

Shkëlzen Berisha: Për inat të zotit Edvin ...




shkoj pallohem me serbin
Shkëlzen Berisha - biznesmen pa NIPT

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, komenton deklaratën e Kryeministrit serb se do ta marrë në fundjavë vendimin për vizitën ose jo të Kryeministrit Rama në Beograd.

“Ata duhet të presin me durim dhe emocion fundjavën derisa kryeministri, presidenti serb e pse jo dhe Ivani, të vendosin nëse do ta lejojnë kryeministrin shqiptar t’u shtrëngojë dorën”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.

Ashtu si kryetari i ri i PD-së, djali i Berishës lë të kuptohet se është kundër vizitës së Beogradit.

“Duke qenë i sigurtë që Rama do e presë fundjavën me valixhe gati. Nuk më ngel veçse të shpresoj se serbët kanë zgjedhur ta poshtërojnë kryeministrin e shqiptarëve vetëm në distancë dhe jo nga afër”, shkruan i riu i Berishës.



*   *   *




No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!