January 14, 2014

Reformimi i pensioneve një sfidë urgjente


Nga Sokrat Habilaj

1. Konteksti historik dhe politik

Periudha tetëvjeçare e qeverisjes demokrate, veç të tjerave, shënon dhe kulmin e dështimit spektakolar të politikave që kanë lidhje me sigurimet shoqërore në tërësi dhe në veçanti me skemën e pensioneve. Pa përjashtuar edhe qeverisjen e mëparshme socialiste, në fund të këtij mandati, PD, ka dhe “meritën” e rikthimit të skemës së Sigurimeve Shoqërore në një nivel më të ulët se kuota zero, ku nisi rreth njëzet vite më parë, sepse një punë e bërë keq është më keq se sa një punë e pakryer fare. 

<img src="pensionistet, 23 qershor 2013.jpeg" alt="pensionistet Berisha" />
imazhe shqip

Kjo forcë politike ka autorësinë e rimodelimit të sigurimeve shoqërore në kushtet e ekonomisë së tregut, por edhe të rrënimit thuajse total të tyre, njëzetë e ca vite më pas. Shenjat negative të dështimit të kësaj skeme nuk u shfaqën në një ditë, përkundrazi ato janë manifestuar në mënyrë permanente. Por këto sinjale u nënvleftësuan. Dështimi u maskua me masa tërësisht të paefektshme dhe, më keq akoma, skema e pensioneve nga një skemë thellësisht sociale, financiare, ekonomike, u bastardua, duke u kthyer në një fasadë propagandistike dhe politike. Madje u shkua deri atje sa u krijua iluzioni se brenda kësaj skeme nuk përfshiheshin 561 mijë njerëz të moshuar, me kontribute për vendin  dhe nevojtarë, por thjesht 561 mijë votues, të cilët në momente të caktuar, mund të gënjehen me rritje qesharake pensioni, apo me fabula tallëse në fund të vitit, si ato me “një gjel” apo “gjysmë gjeli”, etj. Prandaj dalja e skemës së pensioneve prej kolapsit, nuk mund të bëhet pa njohur deri në detaje shkaqet që sollën dështimin e plotë të skemës së pensioneve. Sëmundja nuk mund të shërohet, pa u njohur jo vetëm simptomat, por edhe shkaqet e saj.

2. Raporti rrënues 
përfitues-kontribuues

Raporti skandaloz përfitues-kontribuues, thuajse 1 me l, i pashembullt edhe me asnjë vend të rajonit, e ka bërë skemën e pensioneve një gropë të papërballueshme për buxhetin e shtetit. Ky raport ka ardhur duke u ngushtuar, përkundër tendencës normale të rritjes së pensioneve dhe shtimit të numrit të pensionistëve. Një fakt i tillë zbulon jo vetëm brishtësinë deri në falimentim të skemës së pensioneve, por edhe falsitetin e gjoja rritjes së numrit të të punësuarve nga viti në vit. Më tej akoma, nëse shikojmë raportin mes pagave minimale, mesatare, apo të larta, të cilat paguajnë realisht kontribute për sigurimet shoqërore në listë-pagesat e paraqitura, ky raport është në favor të pagave minimale. Pra,  ne sigurojmë më pakë të ardhura për të përballuar pensionet, pasi një pagë më e ulët, do të thotë dhe kontribut më i ulët. Në këto kushte raporti 1 me l, përfitues-kontribues, shkon edhe më keq akoma në uljen reale të numrit të kontribuesve, dhe në uljen e masës së kontributit. Ndërsa “rritjen e numrit të të punësuarve”, mund ta manipulojë çdo podium, apo institucion statistikor, për efekte politike, varësia mes numrit të kontribuuesve dhe përfituesve nuk mund të fshihet, sepse nuk mund të fshihet sasia e pareve që harxhohen për pensionet nga buxheti, apo kontributet e grumbulluara. Edhe ndryshimi i vartësisë së grumbullimit të kontributeve nga sigurimet shoqërore te tatim-taksat, nuk solli asnjë rezultat të dukshëm. Natyrisht që grumbullimi i kontributeve është një detyrim ligjor, për të cilën as që mund të diskutohet. Rritja e të ardhurave nga kontributet, edhe pse duket  “jashtë” reformës së skemës së pensioneve, nëse dësjton, mund të dështojë reformën dhe vetë skemën.

3. Nevoja për një 
minimum jetik pensioni

Skema e pensioneve është e ndërtuar në dy shtylla kryesore: pensionet e qytetit dhe të fshatit. Për kushtet e vendit tonë, pensionet e fshatit zënë një vend qendror. Rruga që u ndoq për barazimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit, rezultoi tërësisht e gabuar, dhe çoroditëse. Mjafton të citojmë se më shumë se 500 mijë “të vetëpunësuar” në bujqësi, u futën në një skemë pagese të kontributesh “të detyrueshme” që vetëm fjalën kishin si të tillë dhe që të detyrueshme nuk u bënë kurrë. Si rrjedhojë, jo vetëm u thellua barra fiskale e pensioneve në kurriz të buxhetit të shtetit, por u deformua krejtësisht skema. Kështu, ndërsa u vendos një kufi tavan për pensionet, askush nuk e di sa është përfitimi real minimal i një pensionisti, i cili ka treguesit e tij specifik të vjetërisë në punë, apo të pagës. Kjo gjë, pra mos ekzistenca e një kufiri minimal të pensioneve, vlen për të gjitha kategoritë e pensioneve, jo vetëm për të fshatit. Në këto kushte, ndërsa mund të flasim për tregues që kanë të bëjnë me minimumin jetik, apo të varfërisë të një të papuni, skema aktuale e pensioneve, pa hezitim mund të themi se e kamuflon një tregues të tillë padrejtësisht. Kjo krijon një moment thellësisht irreal, që fsheh një realitet të zymtë. Në këto kushte, ideja e hedhur nga qeveria për vendosjen e një kufiri mbi minimumin jetik të përfitimit të atyre që kanë mbushur moshën e pensionit, madje edhe nëse nuk plotësojnë kushtet për pension, duhet përshëndetur. Pensionet sociale, apo ndihma ekonomike për ata që kanë mbushur moshën e pensionit, si një praktikë e provuar në vende shumë më të zhvilluara se ne, si në Angli apo Suedi, do ta vendosin skemën e pensioneve në një terren më të favorshëm, por do t’u vijë edhe më mirë në ndihmë të gjithë atyre që nuk mund të përfitojnë pension apo përfitojnë thërrime pensioni dhe ndihen të braktisur.


4. Thellimi i parazitizmit të skemës

Skema aktuale e pensioneve, ka ecur në drejtim të kundërt me nxitjen e pagimit të kontributeve. Nuk është fjala vetëm për parimin bazë “pay as you go”, por parazitizmi i skemës së pensioneve është thelluar edhe për shkaqe të tjera. Kështu, pavarësisht nga raporti mes pagës minimale dhe maksimale mbi të cilin llogaritet kontributi, raporti i pensionit minimal me pensionin maksimal është 1 me 2.  Ky është një tregues i vjetër sa edhe skema aktuale e pensioneve, dhe pengon interesin për të paguar sa më shumë kontribute tek personat me paga mbi mesataren, sepse për të përfituar një pension maksimal, do të mjaftonte një pagë shumë më e ultë se paga maksimale. Ne sot ndodhemi në një situatë të tillë kur një person, i cili e ka pagën 100,000 lekë në muaj dhe në raport me këtë pagë, paguan një sasi të caktuar kontributi, dhe një person tjetër me një pagë 40,000 lekë në muaj që paguan shumë më pak contribute. Por  kur ata dalin në pension, masën e pensionit do ta kenë të barabartë. Në këto kushte, ai me pagën 1.000.000 lekë, pse duhet të lerë një sasi më të madhe të pagës së tij, kur ligjërisht kjo sasi nuk shkon për të dhe kontribuesi nuk përfiton asgjë? Një kufizim i tillë është alogjik dhe e vendos skemën e pensionit në kundërshtim me kontributin e dhënë nga përfituesi, duke zbehur tek ai interesin për të kontribuar sa më shumë. Dhe për ta bërë edhe më të dukshëm këtë zbehje të interesit të pagimit të kontributeve, theksojmë se edhe mënyra teknike e llogaritjes së pensionit bëhet e tillë, ku nga tre shifrat që dalin, zgjidhet ajo më e disfavorshmja për përfituesin. Heqja e tavanit të pensionit do të zgjidhte ngërçin që ekziston mes masës së kontributit dhe asaj të pensionit të secilit.

5. Çështja e moshës së 
daljes në pension

E vetmja reformë në skemën e pensioneve,  që të paktën u quajt e tillë, është ajo e vitit 2002, që kishte të bënte me rritjen graduale të moshës së daljes në pension. Kjo reformë përveç shtyrjes në kohë të daljes në pension të personave të ndryshëm nuk dha asnjë efekt pozitiv. Reforma vetëm së shtyu edhe për pak vite falimentimin  e skemës së sigurimeve shoqërore. Prandaj, edhe ideja e hedhur sërish se mund të rritet mosha e pensionit në një apo dy vite, vetëm do të shtyjë në kohë falimentimin e skemës.


6. Reforma e pensioneve duhet të jetë bipartizane

Tani nuk është koha për të gjetur fajtorët e dështimit të skemës së pensioneve. Për të qenë më të drejtë, mund të themi se në dështimin e kësaj skeme kanë pjesën e vet të dy kahet e politikës. Nisur edhe nga ky fakt, por më tepër nga domosdoshmëria shpëtimit të skemës, është koha që edhe opozita të jetë në një linjë me qeverinë. Reformimi që ka nisur të bëhet tani, nuk i shërben vetëm kësaj mazhorance. Ajo është një nevojë dhe një sfidë urgjente që na shërben të gjithëve. Prandaj kërkon konsensusin e të gjithëve: qeverisë dhe opozitës, punëdhënësve dhe punëmarrësve, kontribuesve dhe përfituesve, të moshuarve dhë të rinjve./Dita

 imazhe shqip



*     *     *




A do të ulen pensionet?


Nga Irena Beqiraj

<img src="elderly people.jpeg" alt="A do te ulen pensionet" />

Dëgjojmë shpesh për reformën strukturore që duhet të ndërmarrë Qeveria për pensionet. Ndoshta për një publik të gjerë dhe jo ekspert në fushën ekonomike, ka lindur pyetja por çfarë nuk funksionon në sistemin aktual të pensioneve dhe çfarë reformash priten të ndërmerren? Të gjithë e dimë që sistemi i sotëm i sigurimeve Shoqërore mbështetet në financimin e pensioneve nga kontributet e sigurimeve shoqërore që paguajnë jo vetëm punëmarresit, por edhe punëdhësit. Ky sistem e ka origjinën e tij që në Shekullin e 19 –të dhe për herë të parë është vënë në jetë nga politikani Otto Von Bismark. Ky sistem i quajtur “Pay as you go” shkurt Paygo është shumë popullor në thelb, por nuk ka një lidhje direkte midis asaj që individi kontribuon sot dhe asaj që do të përfitojë nesër si pension.

Kohët kanë ndryshuar…

Por kohët kanë ndryshuar që nga periudha e Bismarkut, po ashtu dhe karakteristikat demografike. Njerëzit jetojnë më gjatë si dhe është vërtetuar katercipërisht që zhvillimi ekonomik shoqërohet me një rënie në normën e rritjes së popullsisë. Ndërkohë Shqipëria ka edhe një fenonem tjetër, punën në të zezë (jo e deklaruar në sigurimet shoqërore), dhe ajo gri (deklarime më të ulëta të rrogave për efekt pagesash më të ulëta të sigurimeve) e cila zë rreth 35% të tregut të punës. Raporti i kontributeve është rreth 4.7% e GDP ndërkohë që në vendet e rajonit kjo shifër është rreth 8-10% e GDP. Shqipëria ka sot rreth 579,904 pensionistë që përfaqësojnë rreth 20% të shoqërisë, ndërkohë që ka rreth 450,000 pagues të kontributeve shoqërore. Aktualisht me kontributet e sigurimeve shoqërore të mbledhura nuk paguhen dot pensionet. Aktualisht pensionet krijonë një deficit prej 35 miliardë lekë. Kjo diferencë do të vazhdojë të rritet, nëse nuk punojmë intensivisht për të rritur kontributet në sigurimet shoqërore duke formalizuar tregun e punës dhe në të njëjtën kohë nuk mendohet realisht si do të reformohet ky sistem. Nëse vazhdojmë dhe i kërkojmë qeverisë të rrisë pensionet në kurriz të borxhit brezat që vijnë mund të jenë edhe me të varfër në kohën e pensionit, se pensionistët sot.


3  shtylla sipas të huajve

Një sistem i përshtatshëm pensionesh, sipas Bankës Botërore, duhet të mbështetet në 3 shtylla. Shtylla e parë është sistemi aktual PAYGO.

Shtylla e dytë janë pensionet e detyruara private, ku individi paguan një përqindje kontributi të detyrueshme mbi pagën në atë që quhen llogari indidividuale e pensionit, e cila nuk menaxhohet nga shteti, por nga kompani private adminstrimi. Në llogaritë individuale të pensionit vendoset një lidhje direkte midis kontributeve të individit dhe pensionit, dhe fondet që grumbullohen në këto llogari duhet absolutisht të investohen per të përfituar nga fuqia e madhe e investimit.

Shtylla e tretë, pensionet private vullnetare, ku individë vullnetarisht mund të paguajnë kontribute në shoqëritë privatë të pensionit. Aktualisht në Shqipëri përveç shtyllës së parë kemi dhe shtyllën e tretë, fondet vullnetare private të pensionit.

Duke qenë se aktualisht pensionet tejkalojnë kontributet e mbledhuara nga Sigurimet Shoqërore, dilema që shtohet është gjetja e një mënyrë për të kuruar deficitin që krijohet në buxhet nga “plakja demografike”. Në pikëvështrimin tim përpara kemi dy alternativa; ose do të vazhdojmë më sistemin aktual, por do të duhet të bëjmë ndryshime parametrike thelbësore të tij, apo ka ardhur  koha të prezantojmë shtyllën e dytë, e cila e thënë ndryshe nuk është gjë tjetër veçse “privatizim i pjesshëm” i sistemit të pensioneve.


Ulje pensionesh? E papranueshme

Ndryshimet parametrike të sistemit aktual konsistojnë në: 1) uljen e pensioneve që aktualisht fitohen, 2) rritjen e moshën e pensionit, 3) rritjen e kontributeve në sigurimet shoqërore. Ulja e pensioneve është e papranueshme sepse pensionet janë tanimë shumë të ulëta dhe pensionistët jetojë thuajse në kufirin e varfërisë.

Kuptohet që dy parametrat e tjerë janë vendime të vështira jo vetëm ekonomikisht por edhe politikisht, pasi “cenojnë” interesat e atyre që aktualisht paguajnë kontributet, të cilët janë edhe votues. Në të njëjtën kohë duke qënë se ndryshimet ekonomike dhe demografike janë shumë dinamike do të duhet të bëjmë ndryshime prametrike të herëpashershme (afat mesme) duke krijuar luhatshmëri në të tre parametrat, gjë që rrit pasigurinë në të ardhmen.

Prezantimi i shtyllës së dytë eshtë aspekti më i spikatur dhe më i diskutueshëm. Disa nga vendet e rajonit kanë zgjedhur “të heqin dorë” nga 1/4 deri në 1/3 e normës së kontributeve të detyrueshme të pensioneve duke i lenë ato të menaxhohen privatisht, duke zëvendësuar kështu një sistem unitar publik me një kombinim të sistemit publik me sistemin privat të menaxhimit të pensioneve. Në Shqipëri propozohet nga Banka Botërore që 21.5 % e kontributit që punëmarrësit dhe punëdhënësit paguajnë, të shkojnë në sistemin publik të pensioneve dhe 3% e kontributeve të menaxhohet në llogari individuale pensioni. Vendet e rajonit e kanë bëre këtë gjë shumë gradualisht, duke transferuar një pjesë të madhe të kotributeve të sigurimeve në skemat private.

  
Pensionet

Rumania ka aplikuar skemat private të pensionit për herë të parë në vitin 2008 duke filluar me një normë kontributi të detyrueshëm 2% dhe pritet në 2014 kjo normë të jetë 6%.

Efektet pozitive që ka kjo skemë vijnë nga fakti që një pjesë e pagesës se pensionit realizohet jo thjesht nga kontributi por nga investimi i kontributit. Ndërkohë që me sistemin aktual nuk kemi asnjë investim të kontributeve. Ndërkohë me kalimin e viteve kalohet një pjesë e barrës së përballimit të kostove të pensionit nga shteti tek llogaritë private të pensionit. Në disa vende është konsideruar si një nxitëse e formalizimit të tregut të punës pasi kontributet e individit në llogaritë individuale lidhen direkt me pensionin e ardhshëm.


Në skema private?

Në disa vende këto skema kanë ofruar fleksibilitetin e tërheqjeve të parakohshme apo kalimin e shumave të akumuluara tek pasardhësit në rast vdekjeje.

Prezantimi i një sistemi mix në vendet e rajonit ka treguar se kalimi i një pjese të kontributeve shoqërore në skema private shoqërohet me ato që quhen kosto të kalimit apo të trasferimit. Këto skema do të duhet të akumulojnë për 25- 40 vjet që të fillojnë të japin benefitet e tyre. Ndërkohë që pensionet në këtë faze duhet të mbulohen tërësht nga sistemi publik i pensioneve. Nga studimet e bëra në vitin 2010 këto kosto do të shoqëronin ekonominë serbe për 40 vjet. Në rastin e Sllovakisë për gati 30 vjet (studimi, Melichercik dhe Ungvarsky (2004), për Hungarinë koston e kalimit do të zgjasnin për 50 vjet studimi Orban dhe Palotai (2005) .

Një element tjetër shumë i rëndësishëm në suksesin e skemës së detyruar private është mundësia e investimit të këtyre fondeve. Ndërkohë që sistemi aktual mbështetet vetëm në burimin të ardhurave që vijnë nga puna. Një sistem që përfshijnë edhe shtyllën e dytë ka dy burime te ardhurash; punën dhe kthimin nga investimi.

Duke qenë se vendet e rajonit si edhe Shqipëria kanë tregje të pa zhvilluara kapitali, mundësia e investimit të tyre mbeten bonot afatgjata të qeverisë, që zënë gati 60% të portofolit, dhe depozitat bankare. Në pëgjithësi ka një skepticizëm për investime në letra më vlerë të huaja për shkak të riskut të kurseve të këmbimit.

Empirikisht një normë e mirë reale e kthimit nga investimi i këtyre fondeve do të ishte 1,8% mbi rritjen e GDP, por fakti i mungesës së tregjeve të ogranizuara dhe rrjedhimisht i mundësive të investimit bën që kthimi nga investimet i këtyre fondeve të jetë dhe të vazhdojë të jetë i ulët në të gjithë vendet e rajonit. Kjo skemë që të ketë sukses duhet të shoqërohet edhe me zvillimin e bursës dhe tregut të kapitaleve.

 

Nevoja e një ‘Administratori’?

Që shtylla e dytë të këtë sukses është shumë e rëndësishme menaxhimi i fondeve në mënyrë trasparente dhe të sigurt, nga sektori privat. Pra lind nevoja i krijimit “të administratorit të fondeve te pensionit” i cilët duhet të mbikëqyret nga organet shtetërore në mënyrë të ndershme dhe të sigurt. Ky drejtim dhe supervizim, ka nevojë për njerëz të depolitizuar, të kualifikuar por duhet thënë dhe te mirëpaguar. Qeniet njerëzore janë pothuajse unike në aftësinë e tyre për të mësuar nga eksperienca e të tjerëve, por gjithë kohën janë shquar për një mosdashje të dukshme për ta bërë ketë.

Reforma e pensioneve është shumë sfiduese, nuk mund të realizohet apo të merren frytet brenda një mandati apo dy. Do të duhen dekada për të parë efektet e saj. Kostot gjithashtu janë të larta. Duhet të dimë që Sigurimet Shoqërore janë programi i vetëm shtetëror nga i cili çdo qeveri do ta kishte të vështirë të heq dorë qoftë dhe pjesërisht. Aq më e vështirë bëhet kjo vendimmarrje në kushtet të vështira ekonomike. Si çdo reformë ekonomike ka përfitime dhe kosto, të cilat shpërndahen në mënyrë të pabarabartë ndërmjet gjeneratave.


Reformat e pensioneve nuk është alternativë politike afatshkurtër, por sistem ekonomik afat gjatë i cili duhet  ndërtuar dhe dizenjuar me kujdes për të pasur sukses. Ndërkohë duhet shumë durim për të vjelur rezultatet. Nëse ky sistem ndërtohet, pranohet apo kundërshtohet thjesht për qëllime afatshkurtra politike nuk do te kemi kurrë reformë reale në sistemin e pensioneve. Shoqëria shqiptare dhe qeveritë duhet të shmangin një herë e mirë impulsin e të menduarit sot për sot dhe në emër të rrugës më të lehtë të harxhojmë edhe burimet e së nesërmes. Demokracia duhet të funksionojë për të gjitha gjeneratat, dhe jo të bëhet një fantazmë e paaftë për të paguar nesër./Dita

imazhe shqip


*   *   *  



Shqipëria ngjan

si të ketë qenë 
në luftë për 23 vjet rresht!!


Nga Roland Qafoku - Emisioni Debat 

<img src="Roland Qafoku.jpeg" alt="Debat ne Channel One nga Roland Qafoku" />
imazhe shqip
Në 23 vjet Shqipëria ngjan si të ketë qenë në luftë. Janë 6259 persona që janë vrarë nga armët e zjarrit dhe armët e ftohta në ngjarje nga më të ndryshmet në të gjithë vendin duke treguar se humbja e jetës në Shqipëri bëhet me një lehtësi që nuk gjen model të dytë në botë. Në një insert gjatë emisionit DEBATI NE CHANNEL ONE të së enjtes ku u diskutua situate kriminale, solla nga arkivi personal në formë tabele të gjitha vrasjet vit pas vitit në 365 ditë për 23 vjet rresht. Ato nisin që nga viti 1990, vit kur u rrëzua sistemi komunist e deri në vitin 2013 që sapo lamë pas. Nuk ka rëndësi kush ka qenë në pushtet, të majtët apo të djathët. Nuk ka fare rëndësi kush ka qenë kryeministër Sali Berisha, Fatos Nano apo Edi Rama. Ajo që është e rëndë të thuhet është statistika me shifra që me një mesatare rezulton të jenë vrarë mbi 272 persona në çdo vit kalendarik. Viti me më shumë vrasje është1997 me 1542 persona të vrarë, ndërsa ai me më pak të vrarë është viti 2006 me 87 persona të vrarë.  Duhet theksuar se në këtë tabelë nuk janë të përfshirë tragjeditë dhe aksidentet e të gjitha llojeve.

Vrasjet vit pas viti në Shqipëri 
1990-2013

Viti 1990/205 të vrarë

Viti 1991/205 të vrarë

Viti 1992/251 të vrarë

Viti 1993/268 të vrarë

Viti 1994/265 të vrarë

Viti 1995/210 të vrarë

Viti 1996/248 të vrarë

Viti 1997/1542 të vrarë

Viti 1998/573 të vrarë

Viti 1999/496 të vrarë

Viti 2000/275 të vrarë

Viti 2001/208 të vrarë

Viti  2002/179 të vrarë

Viti 2003/144 të vrarë

Viti 2004/119 të vrarë

Viti 2005/131 të vrarë

Viti 2006/87 të vrarë

Viti 2007/103 të vrarë

Viti 2008/88 të vrarë

Viti 2009/82 të vrarë

Viti 2010/118 të vrarë

VITI 2011/124 të vrarë

VITI 2012/125 të vrarë

VITI 2013/120 të vrarë (e pazyrtarizuar)

GJITHSEJ 6259 persona të vrarë në 23 vjet

 imazhe shqip


*     *     *






Kush ngjan më heroike:

elektrifikimi apo pagesa e energjisë?!

Nga Ermir Hoxha

Mjaft të vështrohen me kujdes gjithë ato shtylla gjigante elektrike majë malesh për të kuptuar se ç`punë prej herkulësh kanë bërë ata mijra shqiptarë barktharë në komunizëm, që me hir apo me pahir, e bën një gjë të hajrit për këtë vend. Ndërsa sot, jemi në një situatë që faqja më heroike që mund të shkruajë Shqipëria, është ardhja e ditës që energjia të paguhet qindarkë më qindarkë, si “Çeçua”, me hir ose pahir.

<img src="Shtylla, tensioni i Larte.jpeg" alt="Shtylla, tensioni i Larte" />

imazhe shqip
Qeveria po tenton fazën tjetër të bastit të saj për rindërtimin e shtetit: asaj për t`i detyruar më në fund shqiptarët që mos ikin turpshëm pa paguar, si cubat, nga dyqani ku shkojnë të marrin energji. Sado ta urrejmë komunizmin, kur shohim ca punë të mëdha, të frytshme për çdo kohë, siç janë hidroçentralet apo ato mijra tonelata hekuri të ngulura si shtylla tensioni në terrene gati të pamundura, çoç ndjen një gudulisje krenarie për ata burra e gra të vuajtur që dërmuan kocka e gjymtyrë duke i mbajtur në krah si skllevër të antikitetit.

Dhe në një tjetër kohë si kjo e jona, sfida duket se është më e vështirë, edhe pse nuk ka të bëjë me aso cfilitjesh të paimagjinueshme.  Ajo është sfidë me moralin, në mos me frikën ndaj shtetit; me moralin që të thotë mos ik pa paguar kur e merr diçka në një dyqan, pasi kjo është vjedhje. Ka ardhur koha, që çdo gjë që mund të lëvizë për mirë në këtë vend, ta shohësh si diçka të pazakontë, heroike, qiellore./Dita

imazhe shqip

*    *    * 





January 12, 2014

Portokalli

Aktorët e “Portokallisë” të zhveshur në -22 gradë!

Aktorët e shout humoristik Portokalli janë parë në… Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktë në Detroit.

<img src="Portokalli, Salsano Rrapi e Gazmend Paja.jpeg" alt="Portokalli, Salsano Rrapi e Gazmend Paja ne minus 22 grade Detroit USA" />

<img src="Portokalli, Salsano Rrapi e Gazmend Paja.jpeg" alt="Portokalli, Salsano Rrapi e Gazmend Paja ne minus 22 grade Detroid USA" />

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por këta të fundit së bashku me disa miq të tyre kanë arritur që gjysmë të zhveshur të pozojnë për aparatin fotografik. Një pjesë e mirë e SHBA-ve janë përfshirë këto ditë nga i ftohti ekstrem. Doni të dini sa kanë qenë temperaturat gjatë shkrepjes së fotografisë? -22 gradë celsius…!

Marrë nga Facebook Spy –  DITA

imazhe shqip


*   *   *







January 10, 2014

Dr Flamur Noka

imazhe shqip 
Deputetët e Partisë Demokratike vizitojnë në Burgun 302 kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.

Në takim me Mziun kanë shkuar deputetët Arben Ristani, Flamur Noka dhe Aldo Bumçi.
Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se PD-ja po ndjek hap pas hapi procesin politik ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës. Noka theksoi se procesi ndaj Xhelal Mziut është një skenar i mirëorganizuar politik dhe këtë e fakton përdhosja e familjes Mziu e orkestruar në guzhinën e Ministrisë  së Brendshme.

“Mziu po trajtohet si kriminel i rrezikshëm. Ai është një i zgjedhur vendor, që u ka shërbyer qytetarëve. Po zbatohen dy standarde për krerët e bashkisë, njëri trajtohet si kriminel, tjetri del foto me Kryeministrin”, tha Noka.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës u arrestua në 20 dhjetor 2013 për shpërdorim detyre. Ai akuzohet për pabarazi në tenderin e rrugës Valias i Ri- Laknas. Seanca gjyqësore ndaj Mziut do të zhvillohet në 13 janar.                                              imazhe shqip


http://www.gazetatema.net/web/2014/01/10/kunati-merr-ne-pyetje-delegacionin-qe-vizitoi-mziun/


*   *   *



January 8, 2014

A do ta kapë qeveria lepurin me qerre?

Nga Ermir Hoxha

Tre kambistë u dhunuan e më pas u grabitën dje në qendër të Durrësit. Pra, jo në ndonjë qoshe të humbur të Shqipërisë, ku nuk ndihet era e shtetit që prej vitesh. Si në rastin e grabitjes spektakolare në një prej qendrave më të mëdha tregtare të kryeqytetit, javë më parë, ku ca babagjyshër të trukuar, mbushën çantat me bizhu dhe çan ferrën nëpër natë pa ndonjë koklavitje. Ndërsa të djeshmit, thuhet se ishin veshur si njerëz të rendit. 

<img src="tritol, interkonjeksioni.jpeg" alt="Hidhet ne ere me tritol shtylla e interkonjeksionit ne Milot" />
imazhe shqip

Nuk është rasti për t`ja faturuar gjithë ç`po ndodh qeverisjes ende në agimet e veta; pasi është rezultante e një sërë faktorësh politikë e socialë, që e kanë çuar Rendin në këtë pikë të hallit, e që shtrihen vite pas, tej 3-mujorit të Ramës e Rilindjes së tij, ku përfshihen një mal mbrapshtish, duke nisur me degradimin e sistemit arsimor; më pas me shthurjen e familjes, kaosin urban e një lëvizje të llahtarshme demografike që ka cenuar çdo ekuilibër social; me papunësinë, korrupsionin në asht, e sigurisht me dobësimin e shtetit në çdo hallkë, deri në fazë kalbjeje. Sepse, doemos që kjo qeveri nuk e do një dështim kaq të dukshëm, e ku pa, tek Rendi, për të cilin ka një ndjeshmëri të theksuar. Mos harrojmë se kur është fjala për Rendin, edhe Enveri përligjet për zullumet e veta. Dhe nëse për tregues të tjerë suksesi qeverisjeje, duhet të paguhet një kosto kohore, për Rendin askush nuk pret: e duan që tani, në çast. Të duket se ne kemi policë, por jo polici. Ndër batutat më të goditura e më inteligjente të filmave shqiptarë, është ajo se “qeveria e kap lepurin me qere!”. Dhe në këtë rast, me qeveri nënkuptohet shteti, forca e tij, instrumentet që posedon për ta bërë zap krimin. Por problemi ynë duket se dhe në këtë rast, është po ai, si në ndërtimet pa leje: shteti ka humbur aftësinë e kontrollit mbi territorin. Është rasti për të kujtuar se në pranverë të `92, ndodhi masakra e tmerrshme e Libofshës, me autorësinë e vëllezërve Çuko, të cilët u kapën brenda 24 orësh dhe u ekzekutuan me varje brenda pak javësh.
<img src="vellezerit cuko, varen.jpeg" alt="varen ne mes te Fierit vellezerit Cuko" />
imazhe shqip

 Një diçka e tillë sot, pas kaq vitesh, duket e pamundur. Jo për aktin e dënimit me jetë, por për efikasitetin e zbulimit të autorëve të krimit dhe ndëshkimit të tyre, në një kohë rekord. E pra, kjo nuk po arrihet dot. Dhe krimi duket se po ka një inteligjencë të mahnitshme për ta kuptuar këtë; dhe për ta shfrytëzuar, sigurisht. Nga ana tjetër, duhet theksuar se ata tre kambistë janë taksapagues, janë ata që në heshtje kanë vendosur t`i paguajnë pak më tepër shtetit, me kushtin që jetën ta kenë të sigurt. Nga xhepi i tyre kanë dalë ato para, me të cilat u janë shtuar rrogat punonjësve të rendit. Dhe rezultati i këtij “pakti”, duhet të jetë i shpejtë, i dukshëm, prekshëm, produktiv. Në të kundërt… /Dita  

imazhe shqip


*   *   *



Kush fshihet pas maskave?

Grupi hetimor për ngjarjet e fundit ka dyshime se grabitja e djeshme në qytetin e Durrësit, sulmi i bujshëm në qendrën tregtare TEG në Tiranë dhe akti terrorist i ndodhur më 31 dhjetor në Milot, ku u hodh në erë shtylla e tensionit të lartë, nuk janë pa lidhje. Një nga pistat e hetimit sugjeron se në të paktën dy prej ngjarjeve janë implikuar persona të larguar nga puna muajt e fundit si forca speciale të policisë e të ushtrisë, dhe që organizohen nga specialistë të mirëfilltë që njohin armët, eksplozivët dhe teknikat e grabitjeve. Por pa dashur kanë lënë edhe disa gjurmë të rëndësishme.

<img src="the mask.jpeg" alt="The mask of sali berisha" />

imazhe shqip


Policë dhe ushtarakë

Grabitja e djeshme la të kuptohej se autorët kishin një mbështetje logjistike të sofistikuar, e cila rezulton të jetë marrë fshehurazi nga magazinat e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes jo shumë kohë më parë. Dëshmitarët treguan se 4 autorët, ishin të veshur me rroba ushtarake komandosh, të pajisur me jelek antiplumb, fenelina në makinë, shkopinj gome dhe armë pistoleta dhe automatikë. Edhe në lëvizje, dukej si një grup kryekëput special, që njihte mirë mënyrat e forcave elitë. Tre kambistët kanë treguar se janë neutralizuar në pak sekonda, madje edhe fuoristrada që përdorën mësohet se mbante shenja të policisë, si fenelinë dhe tabelë. Kalimtarët kanë kujtuar fillimisht për një operacion policie.

<img src="land rover, grabitja.jpeg" alt="Land Rover, makina me te cilen u krye grabitja ne Durres" />

Makina me të cilën u krye grabitja

Por më pas u kuptua se ishte një krim grabitjeje. Katër grabitësit e djeshëm, pas krimit në Durrës, janë parë të largoheshin me shpejtësi në drejtim të Ishmit dhe më pas në Bubq të Krujës. Zona malore e këtij rrethi është e njohur për pyllin e saj dhe shtigjet nga mund të kalosh. Janë përdorur forca të shumta dhe helikopterë të RENEA-s, por pa ndonjë sukses. Grabitësit e veshur si forca speciale janë futur në pyll dhe aty kanë humbur gjurmët. Grupi ka hyrë në të njëjtën vatër të nxehtë ku dyshohet se vepron celula e dyshuar për tritolin e 31 dhjetorit. Dyshimet për persona të shkarkuar kohët e fundit nga segmente të rendit dhe mbrojtjes, përfshirë gardën, të implikuar në hedhjen në erë të shtyllës në 31 dhjetor kanë lindur prej disa ditësh. Por në ngjarjen e djeshme në Durrës janë forcuar dyshimet se autorët janë profesionistë dhe me të kaluar në polici dhe ushtri.


Çfarë ndodhi dje

Persona të armatosur, të veshur me uniforma forcash speciale të ushtrisë dhe policisë, me pajisje dhe jelekë antiplumb, grabitën tre kambistë dhe lanë të plagosur dy prej tyre, duke u marrë çantën me të paktën 10 milionë lekë rreth orës 08:15 të mëngjesit të djeshëm, në qendër të Durrësit, në sheshin “Pranvera”. Autorët e paidentifikuar, që ishin 4 persona, zbritën nga një mjet fuoristradë “Land Rover” me targa angleze, dhe sinjale policie në vendin ku qëndrojnë kambistët. Kambistët Edmond Sollaku dhe Arben Çuni, janë dërguar në spital, ku i pari kishte plagë të lehta, kurse Çuni mbahet ende në spital pasi kishte dëmtime më serioze, por pa rrezik jete. Kurse i treti, Hajdar Lala, nuk mori plagë. Sipas mjekëve të spitalit, Arben Çuni i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi goditja në kokë i kishte prekur skalpin. Sipas dëshmitarëve, autorët kishin armë dhe shkopinj bejzbolli dhe vepruan shumë shpejt. Tre prej tyre neutralizuan kambistët dhe i katërti grabiti çantën e madhe me 10 milionë lekë. Në pak çaste goditën dy kambistët në trup dhe kokë me qyta armësh dhe shkopinj bejzbolli dhe më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të Ishmit. Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët hyrëse e dalëse të qytetit të Durrësit, si dhe në Krujë e Fushë-Krujë. Mësohet se operacioni policor është shtrirë në komunat Bubq e Ishëm, ndërsa automjeti i grabitësve është parë për herë të fundit në afërsi të Sukthit. Ndërkohë policia zhvilloi në malësinë e Krujës edhe kërkime me helikopterin e RENEA-s. Kambistët kolegë me të dëmtuarit, apeluan dje për mbrojtje nga shteti./ Artur Qoraj/Dita  


imazhe shqip


*   *   *










January 4, 2014

Sali Tritoli




Nga Vucidoli
Luli llastica
Nga Drenica

<img src="sali tritoli, luli llastica.jpeg" alt=" Sali tritoli Nga Vucidoli, Luli Llastica Nga Drenica!" />
imazhe shqip

Sali Tritoli
Nga Vucidoli,
Luli Llastica
Nga Drenica!

*   *   *

Sali Berisha: Qeveria ia vuri vetë tritolin shtyllës së tensionit! Duhen protesta popullore

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke shkruar në Facebook, thotë se qeveria ia vendosi vetes tritolin në shtyllën e tensionit të lartë për të njoftuar rritjen e taksave.

“Të dashur miq, dje hyri në fuqi paketa fiskale e qeverisë Rama- Meta, e cila rrit taksat dhe për rrjedhoje dora- dorës dhe çmimet për çdo qytetar. Po dje, hyri në fuqi buxheti i parë në 23 vjet, i cili nuk do ketë rritje të rrogave dhe pensioneve. Por edhe më keq.

Ky është buxheti me të cilin qeveria Rama-Meta duke marrë 1 miliard dollarë borxh dhe rritur borxhin publik në 75%, nga 62.8% që e morën në shtator, do të shndërrojnë financat tona publike në një piramidë gjigande, që do rrokullisë ekonominë tonë sipas skenarit grek drejt krizës dhe recesionit.

Sihariqin për hyrjen e tyre në fuqi, qeveria e njoftoi me pak C4, kësaj radhe të vendosur jo në të ndenjurat e Besnik Dervishit, madje as dhe në të ndenjurat e shtyllës të tensionit të lartë, por direkt në trupin e saj. Po çfarë e shtyu Edi Ramën të rrisë borxhin e vendit në një vit 3.2 herë më shumë se sa u rrit në tete vite dhe të rrisë taksat për 100% të shqiptarëve e të shtyjë drejt krizës ekonominë e vendit?

Për këtë mendimet janë të ndara. Disa specialistë të shquar të huaj besojnë dhe kanë deklaruar publikisht se shkaku qëndron në injorancën e plotë të tij në ekonomi, të tjerë besojnë se këto anti-reforma lidhen me psikozën e tij për shkak të së cilës ai ka krijuar në mendjen e tij dhe lufton kundër një realiteti ekonomik që në të vërtetë nuk ekziston dhe po me psikozën bipolare lidhet dhe besimi i tij se në Shqipëri nuk ka ekonomist tjetër përveç atij. Kurse të tretët janë të prirur të besojnë në konspiracionin e një dore të padukshme të zezë që do me çdo kusht të rrëzojë përdhe ekonominë e Shqipërisë, që i rezistoi krizës. Personalisht besoj se shkaku qëndron në gërshetimin e dy të parave. Sidoqoftë unë mirëpres me kënaqësi mendimet tuaja.

Por një gjë është e sigurt se pavarësisht nga shkaku i këtyre anti- reformave, pasojat e tyre tejet të rënda do bien mbi qytetarët shqiptarë. Çdo muaj do rritet papunësia dhe varfëria. Rrugëdalja është vetëm një, protesta e përgjithshme popullore!” shkruan Berisha./ep


imazhe shqip

*   *   *

January 2, 2014

Gazetari kroat Zeljko Peratovic

UDB-ja nuk gjente shqiptarë për të vrarë njëri-tjetrin

Serbët kanë vrarë serbët, kroatët vrisnin kroatët, boshnjakët vrisnin boshnjakët, ndërsa serbët kanë likuiduar edhe shqiptarët”, ka thënë gazetari dhe publicisti kroat, Zeljko Peratovic, duke folur për vrasjet e kryera nga UDB-ja serbe në ish-Jugosllavi. Gazetari kroat, i cili për një kohë të gjate merret me hulumtimin e vrasjeve politike në ish-Jugosllavi, ka deklaruar se vrasjet e disidenteve që ishin larguar nga vendi, UDB (Sigurimi Shtetëror Jugosllav) i ka kryer në mënyrë specifike, shkruan Telegrafi.

Zeljko Peratovic

imazhe shqip

Ai ka thënë se UDB-ja ka gjetur bashkëpunëtorë që kanë kryer vrasje të bashkëkombësve të vetë,“serbët kanë vrarë serbët, kroatët vrisnin kroatët, boshnjakët vrisnin boshnjakët, ndërsa serbët kanë likuiduar edhe shqiptarët”.

“Vetëm për shqiptarët nuk ka vlejtur ky rregull, pasi UDB nuk ka mundur të gjejë shqiptarë për të vrarë shqiptare, ka thënë Peratovic per Blic.

Vrasjet e kryera në kohën e ish Jugosllavisë janë riaktualizuar pas arrestimeve të ish- shefave të UDB-së në Kroaci.
Tashmë dihet se ky shërbim famëkeq (UDB-ja) ka qenë i përfshirë në vrasjet e Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekës në Gjermani dhe Enver Hadrit në Belgjikë.

Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, por edhe e Enver Hadrit, zyrtarisht është bërë publike nga Kuvend i Serbisë pas vit 2003, si dhe nga publikimet e bëra nga oficer të shërbimit të cilët ishin organizatorë të këtyre akteve.

Nga kjo rezulton se SDB në këto akte terroriste kishte angazhuar ekipe të posaçme në përbërje të së cilës ishin: Zelko Raznjatovic-Arkan, Ratko Gjokic, Dragan Malesevic-Tapija, Gjorgje Bozovic-Gishka, si dhe ekipi i dytë Veselin Vukotic (Vesko), Andria Lakonic, dhe Darko Asanin.

Në vrasjen direkte të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit atentatorë kanë qenë Zelko Raznjatovic-Arkan dhe Gjorgje Bozovic-Giska.

Për këtë arsye, Sekretari Federativ i Punëve të Brendshme, Stane Dolanc, shumë vite më vonë pati deklaruar se “Arkani ka qenë më i dobishëm se i gjithë shërbimi”, kurse ai përpos privilegjeve dhe shumave të parave, nga Sekretariati Federativ i Punëve të Brendshme si dhuratë kishte marrë një pistoletë të dekoruar me ar.


imazhe shqip


*   *   *




Hidhet në erë shtylla e interkonjeksionit në Milot




Ministria e Brendshme: Akt terrorist

Një shtyllë tensioni është hedhur në erë gjatë natës së ndërrimit të viteve, në Milot. Akti në dukje banal dyshohet se ka mbrapa motive politike, për shkak të dy mesazheve të gjetura në vendin e ngjarjes. Në njërin lexohej TAKSAT dhe në tjetrin lexohej NAFTA. (foto)


Një shtyllë tensioni është hedhur në erë, në Milot

imazhe shqip 


Shtylla e tensionit të lartë i përket linjës Tiranë- Podgoricë.

“Në datë 31.12.2013, rreth orës 18:00 në vendin e quajtur Nderlalaj, në  Milot, rrethi Kurbin, është dëmtuar me eksploziv shtylla e linjes së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Nga shpërthimi me lëndë eksplozive është këputur njëra këmbë e shtyllës në lartesinë 10 metra nga toka. Ndërkohë në këmbën tjetër të kësaje shtylle, në lartësi 10 metra nga toka është gjetur një sasi prej 16 kallëpe tritoli me peshë prej 6.4 kilogramë, në të cilën ishte vendosur një kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës.

Policia me të marrë njoftim ka mbërritur në vendngjarje dhe ekspertëtë xhenierë kanë bërë ç’aktivizimin e eksplozivit të pashpërthyer. Policia ka administruar të gjitha provat që janë gjetur në vendngjarje, të cilat janë dërguar për epskertim në Drejtorinë e Policisë Shkencore.

Në njërën nga këmbët e shtyllës policia ka gjetur dy kartona, njëri me mbishkrimin NAFTA dhe tjetri me mbishkrimin  TAKSAT, të cilat ishin të ngjitura me ngjjitëse natriban në shtyllë.  Shtylla objekt sulmi ndodhet në një faqe mali në afërsi të rrugës së vjetër Milot-Burrel pranë urës me harqe.

Policia po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij akti terrorist si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të saj. Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Kurbin për veprën penale “Shkatrrim prone me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.

Ky është akti i parë terrorist në Republikën e Shqipërisë që shoqërohet me mesazhe të qarta të lëna në vendngjarje nga autorët e vetë aktit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
 imazhe shqip


*   *   *



Berisha, një urim me foton e familjes në Facebook




Ish-kryeministri, Sali Berisha është treguar mjaft aktiv në Facebook ditët e festave. Mbrëmjen e datës një janar ai ka postuar një fotografi me familjen e tij për të uruar shqiptarët. “Një urim të përzemërt nga familja jonë në ditën e parë të Vitit të Ri për çdo familje shqiptare. GEZUAR!! Sb”, shkruan Berisha në llogarinë e tij në rrjetin social.

 imazheshqip
sali berisha facebook
imazhe shqip


*   *   *





FOTO-LAJM: Kërkesë për punë Ismail Qemalit

Nga Artan Lame

Lartësi! Dëgjova se në Tepelenë bëtë organizasion e nënprefektit (kazasë). Pas fjalës që më ke dhënë, të lutem për muftillëkun e Tepelenës, të emëroni vëllanë tim Rushit Efendiun. Mbetem duk’e puthur dorën me nder të math. Në urdhërin e zsë (zotërisë) s’uaj FIRMA

Ismail Qemali, Lutje per Pune
imazhe shqip

Teksti më sipër i faksimiles që shihni në fotografi është një kërkesë për vend pune që i drejtohet Ismail Qemal Beut ku u bë kryeministër. Si kjo janë mbi 120 në dosjet e AQSH, vetëm për 6 mujorin e parë të 1913. Sjelltë viti 2014 më shumë punë për të gjithë.
imazhe shqip 


*   *   *


Ivor Roberts, ish ambasadori britanik ne Serbi:

Të ndryshohen kufijtë, 
të bashkohen Kosova dhe Shqipëria

Ish ambasadori britanik në Serbi, Ivor Roberts, në një intervistë për B92, angazhohet për një politikë më realiste dhe një realitet të ri politik në Ballkan, përkatësisht në raportet diplomatike. Në këtë kuadër, ai prezanton një mendim ndryshe për kufijtë, duke deklaruar se ata janë të ndryshueshëm.

Ai ka deklaruar se kufijtë në Ballkan mund të ndërrohen, përkatësisht, se korrigjimi i kufijve në Ballkan, mund ti kontribuojnë paqes së përhershme.

“Çështja e kufijve është çështje e mundimshme e shekullit njëzet. Mendoni vetë se çfarë problemi kishte sjellë kjo çështje gjatë arbitrazhit në vitin 1916 në Levant, e këto probleme edhe sot e kësaj dite janë aktuale. Në atë kohë dy diplomat, një britanik dhe një francez, Siks dhe Pikot, kishin vizatuar hartën që prezantonte sferën e interesave britanike dhe franceze pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Pastaj, dihet mirëfilli se çfarë probleme kishin lindur me kufijtë pas përfundimit të luftërave ballkanike me vizatimin e tyre në Konferencën paqësore të Londrës, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur u themelua shteti i ri i Shqipërisë, kur në mënyrë automatike shumica e shqiptarëve kishin mbetur të jetonin jashtë kufijve të shtetit shqiptar”, ka thënë ai, shkruan “Zeri”.
imazheshqip 
“Atyre që thonë, se, qëllimi i vizatimit të ri të kufijve nuk do të duhej të ishte themelimi i shteteve mono-etnike, ju them se, e gjithë esenca e kësaj është se brenda atyre kufijve njeriu ndjehet i sigurtë. Aty ku kufijtë krijojnë ndjenjën e pasigurisë, jo stabilitetit dhe dhunës, aty kufijtë nuk kanë ndonjë funksion të dobishëm”, tha Roberts.

Roberts thotë se pret që “roli i kufijve të humbë dhe të bëhet i parëndësishëm, ashtu si është në rajonin e Schengenit, kur më nuk dini a jeni në Francë apo Gjermani. Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të kalojë shumë kohë, ashtu siç është dashur në rastin e Francës dhe Gjermanisë, të cilat kanë kaluar tre luftëra brenda një shekulli”.

Sipas tij, drama e kufijve në Ballkan nuk mund të zgjidhet brenda natës. “Kufijtë në radhë të parë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha ai.

Ai thotë se është për ndryshim kufijsh edhe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet ti kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës ti kthehen Kosovës”.

Por ai ka edhe një qëndrim ndryshe sa i përket bashkimit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve:

“Nuk shoh arsye, që pas një kohe, pse të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, ka thanë ish ambasadori britanik Ivor Roberts.

imazhe shqip

*   *   *