July 4, 2012

Flamur Renea

Kryeministri deklaron në mbledhjen e qeverisë 
se turistë të panumërt do të vijnë këtë tremujor në Shqipëri  dhe ... 
Muli stërvitet për të mirëpritur turistët 

July 3, 2012

Zonja e Zezë Liri Berisha


Zonja e Zezë Liri Berisha


Me parathënie nga Frrok Qupi
"SHTËPIA BOTUESE 55"

Bythëlëpirësi Fahri Balliu, pasi lëpiu të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Xhelil Gjonit, Sali Berishës etj..., 
përgatiti për botim këtë libër për Liri Berishën, që do dërgohet për botim kur Berishajt të mos jenë më në pushtet


Çmimi 20€
P.S. Shitet me detyrim në bibliotekat e shkollave shtetërore 

June 22, 2012

The real face of Albania today

Fytyra e vertete e Shqiperise sot:
E Bukura e dheut!
Superfuqia e vogel energjitike!
Ekonomia e dyte ne Europe pas Gjermanise!
...
Shqiperia e 1 Prillit  berishian!


Albania 2012, a small electrical superpower

PM Sali Berisha ka deklaruar serish sot midis te tjerash:
"Shqiperia 2012,  nje superfuqi e vogel energjitike..."

Nderkohe qe edhe sot, kryeqytetaret e Tiranes,
 jane perballur me nderprerjet e shumta te energjise elektrike.
 

June 21, 2012

Ushtari i mire shvejk pj 2

Ushtari i mire Shvejk:
Kujtim nga Shkolla e Larte e Bashkuar e Oficerave
"Enver Hoxha"



June 19, 2012

Baba Mondi, çfarë çorbe po na gatuan?!

Baba Mondi i ka dhënë provat që është babaxhan 
dhe ulet gju më gju me popullin. 
Këtë rradhë e gjetëm duke gatuar posaçërisht për ne 
dhe i drejtuam pyetjen:
Baba Mondi,  çfarë çorbe po na gatuan?!

June 15, 2012

U mbars mali e polli nje ..

Shqiptarët në mbarë botën ndoqën me shpresë të madhe 
zgjedhjet e fundit presidenciale në Shqipëri.
Si përfundim: Ku ishim, e ku jemi? Asgjëkundi!
U mbars mali e polli një ..

Zgjedhjet parlamenti shqiptar 2012

Zgjedhjet për  presidentin e Shqipërisë në parlamentin shqiptar: 
Maxhoranca voton unanimisht dhe z. Bujar Nishani President i Shqipërisë me 73 vota Pro, nga 76 deputetë që ka gjithsej maxhoranca
Dy vota të pavlefshme dhe një votë kundër: 
Gazmend Oketa, Jozefina Topalli dhe …... ndonjë analfabet  :-) 
E kush guxon e voton  kundër nga deputetët e maxhorancës ?!!

June 14, 2012

Histori Dashurie Albania 2012

Histori Dashurie, Albania 2012

Ju bëftë mirë,shqiptarë të dashur!

(Në mëngjes,drekë,darkë. Para dhe pas buke L)


June 12, 2012

Ushtari i mire Shvejk - Pj.1

The Good Soldier Švejk
Great times call for great men!
By Jaroslav Hašek



Ushtari i mirë Shvejk

Kohërat e mëdha kërkojnë njerëz të mëdhenj!
By Bujar Mehmeti - Nishani

June 11, 2012

hashashi Bujar Nishani

Kryeministri Sali Berisha promovon president të Shqipërisë
z. Bujar Mehmeti (Nishani) me motivacionin:
“ Për rezultate të larta rekord në eksportin e hashashit”


Metamorfoza Artan Hoxha

Artan Hoxha:
Metamorfoza e njeriut të Ri demokratik,
nën udhëheqjen e ndritur të shokëve komunistë
 Sali  &  Liri Berisha.
P.S. Mizë e bythës së pushtetit!!!

June 9, 2012

Presidenti i Shqiperise

A do të kemi ndonjëherë  presidentin që meritojmë  me këtë klasë politikanësh ?


June 7, 2012

Rruga Kioskat e Kunatit

Rruga "Kioskat e Kunatit"Tirana 2012


Mastro Gepetto dhe Pinoku Fatos Nano

<img src="pinoku Fatos Nano Ramiz Alia.jpeg" alt="Ramiz Alia e Fatos Nano" />
12 Qershor 1991
Mastro Gepetto Ramiz Alia:
“Biri im Fatos!
Ti do të shkosh majtas, në Partinë Socialiste!”
Dhe kështu komunisti liberal Fatos Nano
u bë kryesarhoshi politik shqiptar dhe
kryetari “historik” i Partisë Socialiste!
Ç’na bëre o Ramiz Alia?!! 

Mastro Gepetto dhe Pinoku Sali Berisha

<img src="pinoku.jpeg" alt="Ramiz Alia e Pinoku Sali Berisha" />
Dhjetor 1990
Mastro Gepetto Ramiz Alia:
“Biri im Sali.
Ti do të shkosh djathtas, në Partinë Demokratike!”
Dhe kështu komunisti konservator Sali Berisha
u bë kryedemokrati shqiptar dhe
kryetar i përhershëm i Partisë Demokratike!
Ç’na bëre o Ramiz Alia?!! 


"SA NJËMIJË PINOKË!

O Sali gënjeve,
një botë të tërë,
se ti pret shirita,
po “veprat” s’janë bërë!

Një fjalë nga ty,
s’kam besuar kurrë,
si mund të gënjesh,
kaq hapur o burrë!

Shiritat e tu,
i ka zënë flama,
se je gënjeshtar,
s’ta ka fajin Rama!

Kaq hapur o burrë,
si mund të gënjesh?!
Kur ka sy në ballë,
secili prej nesh!

Ti universal,
je si gënjeshtar,
saqë edhe mushkën,
mund ta bësh me barrë!

Në rrugët e tua,
edhe unë kam shkuar,
po asnjë për be,
Sali s’ka mbaruar!

Po asnjë për be,
Sali s’ka mbaruar,
dhe pse dy-tri herë,
janë inaguruar!

Gënjeve kaq hapur,
sa u pataks bota,
me këto gënjeshtra,
s’të jep njeri vota!

S’të jep njeri vota,
asnjë o katran,
se s’është sosur rruga,
për në Elbasan!

Thonë ata që vinë,
dhe ata që venë,
s’ka mbaruar rruga,
për në Tepelenë!

Gënjeshtrat e tua,
na u bënë refren,
sa dhe në të ikur,
gënjen e gënjen!

Ndaj bëjmë gallatë,
me miq e me shokë,
ti i vetëm je,
sa njëmijë Pinokë!

Para dy-tre muajsh,
po këtu kam thënë,
të është zgjatur hunda,
këtu e në Hënë!

Po gjithë rekordet,
theve këtë herë,
të shkoi majë e hundës,
gjer në Jupiter!

Thonë që NASA vetë,
ka shumë përfitime,
hundën ta përdorin,
si sondë për kërkime!

Fundja punë e madhe,
që ne na gënjen,
sepse hunda jote,
për një punë po vlen!

Nga Arben Duka"





June 5, 2012

Fatos Nano




Na ishte 

një herë Fatos Nano!

Prapa i  vjen Xhoana!










Shoku Fatos!

Me keqardhje morëm vesh disfatën tënde të rradhës. Mo u mërzit, se edhe Napolonit i ka ndodhur kështu; Hera  e parë ishte tragjedi, hera  e dytë ishte komedi.


Ti ke tentuar disa herë të rifutesh andej nga dole, por nuk munde. Ose nuk te lanë xhanëm. Ti, keshe e ç’nuk keshe i përdore. Duke nisur që nga Lilua Meta, Timo Idrizi, Kaço Islami, Ben Piramida e të tjerë, se janë shumë e s’na kujtonen nashti.


Peshqesh nga ti e kemi sot këtë udhëheqje, që është më e keqja e të gjitha kohërave që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe shqiptarët.  Sa herë kishte nevojë Saliu, e ndihmove me ushtarët e tu. Edhe shoferin e Metës bëre gjithë pordhë (kërkojëm ndjesë lexuesve), si një gango Lazarati. Ti dhe Arjan Çani e keni bërë shoferin e Lilo Metës, me murrje biles. Se është vërtet për t’u murrur. Goxha arritje, për një që i kish të tëra munsitë të ishte e ardhmja  e politikës shqiptare në fillimin e viteve 90’ dhe në shekullin e ri.


Na kujtonet si nashti Kongresi i PPSH, ku ndërruam ëmrin e partisë. Tyja të hoqën na krieministër grevistët e Valiasit (medemek të urisë), po shoku Ramis Alia, në ditën e tretë të Kongresit (se ti nuk keshe ardhur dy ditët e tjera), të nakatosi kryetar të PSSH. U që të shkruaj kam qënë vetë ati në sallë pranë teje dhe të kam vështruar si e hidhje kokrrën e lotit sa një bajame na gëzimi i math; Na krieministër i çkarkuar, u hodhe krietar i PS. U puthët me shokun Ramis si ju kishte hije. Nashtinë ti s’e mba mend se rakia bën të vetën, edhe harron i ziu njeri. Po s’ka gjë a i vrarë. Ndaj jemi na, që të mos harroç. Jemi të mallëngjier e na venë lotët çurg nashti, si tyja atë ditë. Po lotët për burrat janë. Qau edhe Saliu!!!

Tani e lëmë me kaq. Të paktën të mbetesh në histori si kumarxhi e liberal, jo si gango. Ti bllofin e luan mirë, por në kazino ama. Në politikën shqiptare ke dalë jashtë mode, jashtë loje. Kjo, vetëm e vetëm sepse Saliu dhe Lilua të zëvendësojën më së miri. Të kanë lënë në bisht. Ja kanë kaluar edhe mësonjësit.


Të shkurtra drutë, se ti je i mënçur dhe i kupton gjërat shpejt, ka ardhur koha të dalëç në pension. Mo u mërzit se pas të vijnë Histeria; Sali Berisha dhe Ilir Meta. Shumëkush e ka kuptuar me kohë.


Paç shëndet e lumturi se jeta është e shkurtër. Mundonu të fitoç ato vitet që humbe në burgun e Bënçës ku të futi Saliu. Na beso, se ka edhe më keq, siç do e pësojë dhiari i Viçidolit.


Nevej na duket sikur ishte dje; Kur ndërtonim hidrocentrale e termocentrale, rrugë e hekurudha, fabrika e ndërmarrje, kopshte e çerdhe, etj, etj… të tëra këto, që t’i shisnit për 1 EURO ti dhe shokët e tu bukëshkalë?!


Na ke zhgënjyer të tërëve se u talle me mundin e me djersën tonë, me idealet tona, me gjakun tonë. Na tyja mësuan e u shkolluan edhe pinjollë të tjerë, që tine i bëre si veten. Ndaj ti nuk mund të jesh më përfaqsuesi inë. Dikush duhet të paguajë, që të vënë mënd edhe të tjerët. Këtë rradhë të erdhi ty fatura.


Ne nuk kemi pensione të larta që të na mundësojën kafen tek risoranti yt i ri. Po do bëjëm si do bëjëm e do i nakatosëm ca kacidhe. Na prit e na nxirr edhe ndonjë gllënjkë nga ajo rakia që ti e ruan për merak. Bloody Mary nuk duam se na bën dëm; Nuk na e mba as xhepi dhe as stomaku. Xhoin mo e merr me vete, se edhe na nuk do i marrëm gratë.


Sinqerisht,

Një grup pensionistësh socialist 
të Lagjes Nr.1, Tiranë


June 4, 2012

June 2, 2012

May 31, 2012

Children's day Berishajt

Gëzuar 1 Qershorin të dashur fëmijë shqiptarë!

Nënë Liria mendon për ju!


May 30, 2012

21 janari 2011, puçisti!

Në 21 janar 2011, 
gjatë protestës paqësore në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 
u vranë me duar në xhepa 4 protestues të pafajshëm dhe u plagosën 6 të tjerë! 
Kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën 
për puç me armë të sofistikuara si: çadra pistoletë, thika me helm etj … 
dhe justifikoi vrasjet si mbrojtje të institucionit të kryeministrisë!!!








May 29, 2012

Gollum Berisha

Gollum Ram Berisha: 

Thesari Shqipëri po më ikën nga dora! 








May 24, 2012

A do e djegë prapë Shqipërinë …

Zgjedhja e presidentit të ri , zgjedhja e kryeprokurorit … 

A do e djegë prapë Berisha Shqipërinë ...? 


May 21, 2012

May 18, 2012

Abetare shqip -Pacavure Patriotizmi

<img src="Abetare.jpeg" alt="Abetare" />

Nga Mero Baze: 

Nuk më kishte shkuar mendja që kemi pasur abetare të ndryshme me Kosovën. Për më tepër nuk e kisha menduar kurrë që një shtëpi botuese, e lidhur me Genc Pollon në Tiranë, dhe një shtëpi botuese, e lidhur nuk di me kë nga Kosova, do të sillnin një ditë historike për Hashim Thaçin dhe Sali Berishën në Prizren, duke botuar një abetare të përbashkët. Me një retorikë banale patriotike, me një ngutje për tu dukur patriotë, dhe me një varfëri të skajshme fantazie për të gjetur ndonjë arsye për ta ilustruar këtë dëshirë, ata u mblodhën në Prizren për të festuar për një libër thuajse paçavure, që i thonë abetare e përbashkët Shqipëri- Kosovë. Po, po, një libër paçavure!





*     *     *

May 1, 2012

Nuk duhet Ajnshtajn, kryebashkiaku Basha ...!

<img src="Sheshi Skenderbej.jpeg" alt="Lulzim Basha, Sheshi Skenderbej" />

Një “mrekulli e dorës së njeriut” në mes të Tiranës së vitit 2012.
Dhjetra mijëra makina harxhojnë karburant të panevojshëm, kohë të panevojshme dhe shkaktojnë ndotje të panevojshme të mjedisit duke u rrotulluar në “linesin” gjigand mu në zemër të Tiranës së mileniumit të tretë!Mijëra këmbësorë, i  vërdallë këtij “linesi” gjigand, me frikë në zemër se mund të aksidentohen nga çasti në çast nga makinat e panumërta. Shumë prej tyre, i bien shkurt, mes për mes, siç duket edhe në këtë foto ilustruese.Vetëm pak hapa larg Bashkisë së Tiranës dhe zyrës së kryebashkiakut Lulëzim Basha!

A nevojitet Ajshtajni … ?!!! 


Sali Berisha: No further info needed

<img src="Sali Berisha.jpeg" alt="Sali Berisha: No further info needed" />
Nuk ka nevoje per komente, epitete dhe sqarime te tjera shtese. 
Mjafton te thuash: 
Sali Berisha

April 30, 2012

Do e baj Shqiprin ...

<img src="Sali Berisha.jpeg" alt="Shqiperia, Sali Berisha" />


Një nga premtimet e pafund
të supermashtruesit Sali Ram Berisha:
"Do e baj Shqiprin,
kopshtin ma të bukur 

qy ka pa noj her Evropa!!!"


April 29, 2012

Partia Fryma e Re Demokratike

Logo e partise Fryma e Re Demokratike,
Tirane (perballe Parlamentit)


April 25, 2012

3 Borats, made in Albania

Ne jemi të parët!

Këta të tre e  kanë kapur shtetin shqiptar 

prej më shumë se dy dekadash:

Ti qërrojmë një herë e mirë 

më 23 Qershor!  



April 23, 2012

Banda Berisha & Co


Kush qesh me fatkeqsitë e të tjerëve, 

shpejt do qajë me fatkeqsitë e veta!

April 20, 2012

Welcom turist, we spik berish!

Ne prag te sezonit te ri turistik ne Shqiperi,

kryeministri Berisha po lobon per turizmin:

"Uelkam turist, ui spik berish".