November 30, 2015

Gjyshja Gango: libri për fëmijë “Gjyshja pirdhte gjithë ditën...”


Libri titullohet “Gjyshja Gango” dhe duket se është mbushur me banalitete, pavarësisht se është një libër për fëmijë.

 Drejtori i “Tirana Festival”, Agron Domi ka postuar në profilin e tij, në “Facebook” një pjesë skandaloze nga teksti.

 “Pirdhte gjithë ditën gjyshja dhe s’e merrte vesh as vetë”, shkruhet ndër të tjera në libër. Ndërsa një tjetër fjali vijon “Ato pordhë nuk vinin thjesht era lakër. Vinin era lakër e kalbur”.



*    *    *

Simboli i Brukselit vishet me kostumin popullor shqiptar


Manneken-Pis (djali që urinon), simboli i Brukselit, u vesh me kostumin popullor shqiptar në këtë 28 nëntor. Në një ceremoni të organizuar nga komuniteti shqiptar në Bruksel, statuja simbol e Brukselit u vesh me kostumin popullor. Sipas gojëdhënës, ndërkohë që Brukseli rrezikonte të merrkte flakë, një djalosh e fiku zjarrin me urinën e tij, pasi nuk gjeti ujë.



*    *    *




November 24, 2015

Mister/Flamuri Shqiptar në kopertinën e prestigjozes The Economist për vitin 2016


Ka bërë shumë përshtypje fakti që në kopertinën e prestigjozes The Economist për vitin 2016, ndodhet edhe një flamur shqiptar.

Sipas mediave të Tiranës, mësohet se personi në foto është Xhevat Lajçi, një shqiptar i lindur në Stamboll, ku është bërë edhe foto.

Ai ka dalë në foto së bashku me një kushëririn e tij teksa protestonin përpara konsullatës serbe në vitin 1998, kundër luftimeve që po zhvilloheshin në atë moment në Kosovë.

Në fakt në pankartën e kushëririt të tij shkruhej “Freedom for Kosovo”.

Vetë autori nuk ka ditur ta shpjegojë se përse ka përfunduar në këtë kopertinë.

Ndërkohë, analisti Lutfi Dervishi mendon se “Misteri pse revista e famshme The Economist vendosi në kopertinën e saj për vitin 2016, flamurin shqiptar… Ka ngjallur kureshtje prania e flamurit shqiptar në ballinën e revistës së njohur britanike, por përgjigja dominuese është përmbledhur në fjalën mister!

Ndoshta nuk është dhe aq mister nëse kujtohemi për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2016!”.


*    *    *



November 23, 2015

Tirana pa ujë - Ta mbushim Bolevillën me shurrë, reagon me shurrë Artan Fuga


Artan Fuga, akademiku i njohur, ka bërë një reagim të ashpër për situatën e fundit të krijuar në Tiranë, ku në shumë lagje mungon uji i pijshëm. Fuga ironizon me deklaratat e përfaqësuesve shtetëtorë që gjejnë justifikime për këtë problem, si dhe kritikon punën e gazetarëve që nuk investigojnë, por thjesht i zgjasin mikrofonin nëpunësit që flet broçkulla. Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Fugës.

“Nuk ka shi në dimër se ka rënë shi, nuk ka ujë në verë se nuk ka rënë shi.

Na ka marrë lumi!

Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det. Veturat motoskafe a gomone, dyqanet liqene, Qenan K. kishte dalë për peshk duke e hedh rrjetën nga kati i shtatë mbi kokën e kalit të Skënderbeut.

Na ka marrë lumi!

Ra pak shi në Tiranë, fryu pak erë dhe mijra fije elektriku i mori flladi i vjeshtës. Nuk kishim as qiri ta vinim te semaforët. Nuk merret vesh se ku është e kuqja dhe ku është jeshilja. E verdha është në surratet tona.

Na ka marrë lumi!

Ra pak shi në Tiranë dhe thonë se filtrat e ujësjellësit nuk duan të punojnë. Shyqyr që janë filtrat automatikë thuaj se po të ishin nëpunës do të na kishin dhënë ujë me baltë dhe do të na thoshin se është një baltë e veçantë që bënë mirë si të gatuhen grosh me pilaf.

Del dikush në televizor dhe na shpjegon se filtrat nuk punojnë se erdhi uji me baltë nga shiu... Hajde shpjegim hajde! Dhe nuk kemi ujë se po të kishim ujë do të kishim baltë. Pra më mirë pa ujë se të pimë baltë. Pra, duhet të jemi të lumtur.

O pika ne na ka marrë lumi.

Askushi nuk thotë si të bëjmë që uji mos vijë me baltë dhe kur bie një vesë shi. Imagjinoni sikur të bjeri një muaj shi...

Bjer o shi

ne nga ty nuk kemi frikë aspak

për çudi... etj.

Pse nuk na lajmëroni kur bie shi o trima që ta mbledhim me govata e uturakë dhe ta pimë direkt pa kaluar nga bolevilla.

O na ka marrë lumi që na rëntë pika... pika lumi në kokë!

Doli xhaja dhe thoshte se ujësjellësi i paska marrë masat dhe do na furnizojë ne gjysmën e Tiranës me autobote.

Ore e di ai se për mashtrim publik mund ta dënojnë me arrest shtëpie duke e lënë të vdesë për ujë. Gjysmën e Tiranës do të furnizojë ai me ujë...

O mashtrues ordiner!

Të paktën bashkia të heqë ligjin për bërjen e shurrës që t'i bëjmë shurrën ujit.

Mbase e mbushim bolevillën me urinë mo!

Ja tha se së shpejti do të kemi ujë sa të ikin baltrat. I bie që po ra shi të mos kemi ujë, edhe po të mos bjerë shi përsëri nuk kemi ujë.

Na ka marrë lumi se kemi hyrë në një kontradiktë të pazgjidhshme.

Për nja dy ditë vjen uji - tha ai robi në intervistë. O Zot po ne deri atëhere kemi ngordh për ujë. Pas dy ditësh kur të na vijë uji do të na gjejë kadavra.

O na mori lumi.

O gazetar, o maskara, nuk ke turp mo që i zgjat mikrofonin një nëpunësi që këput brockulla dhe nuk shkon të investigosh, nuk i heq dhëmbë e dhëmballë nëpunësit dhe shefit të vet duke i kërkuar llogari përse gjysma e Tiranës nuk ka ujë.

Pranon justifikime se nuk ka ujë për të pirë se ka shumë ujë shiu!!!

Hahahahaha!

Si tha mo, bregu i Lumit nuk është adresë e bashkisë! Po atje jetojnë njerëz o njeri! Cfarë do t'i bësh ata, po votat e tyre i donit mo?

O na ka marrë lumi!

Po Myslym Shyrin e keni në hartën e bashkisë mo!

O lumi, o lumi!

Ujëëë se vdiqa”, shkruan Fuga.



*    *   *










Kaçaniku, qyteti i luftëtarëve të ISIS


Reportazh i "Le Iene", kamera të fshehta me familjarët e xhihadistëve kosovarë

"Kaçaniku, qyteti i luftëtarëve të ISIS", kështu e ka quajtur reportazhin 10 minutësh emisioni investigativ "Le Iene" transmetuar këtë mbrëmje në Canale 5. Përmes udhëtimit të gazetarit të këtij programi në qytetin kosovar me mbi 30 mijë banorë, zbulohen dritëhijet e personazheve të cilët shpesh janë shfaqur në media si terroristët shqiptarë që luftojnë në Siri, për llogari të Shtetit Islamik.

Mbi 30 kaçanikas thuhet me siguri se janë rreshtuar krah ISIS, ndërsa ai që njihet si më i rrezikshmi, Lavdërim Muhaxheri, është objekti kryesor i këtij reportazhi. Shoqëruar nga një taksist vendas, gazetari italian arrin të flasë me familjarët e të ashtuquajturit "kasapi", për shkak të një fotoje që bëri bujë, ku Lavdërim Muhaxheri shfaqej duke i prerë fytin me thikë një djali.

Vëllezërit e xhihadistit shohin një video ku "kasapi" ekzekuton një tjetër djalë të vogël, por ata nuk e besojnë duke thënë se bëhet fjalë për një montazh filmik. Nga shtëpia e xhihadistit kosovar, gazetari dhe shoqëruesi i tij vendas marrin dëshmi nga të tjerë persona në qendër të qytetit të cilët pranojnë rrezikshmërinë e terroristit të njohur.

Imami i Kaçanikut i pyetur në prani të kameras pranon se personazhi në fjalë është terrorist dhe gjithshtu shpjegon se rregullat e islamit në Kaçanik, janë më ekstreme.

Reportazhin që me sa duket nga veshjet e protagonistëve është realizuar në verë, "Le Iene" e mbyll me mesazhin e një prindi kosovar, fëmija adoleshent i të cilit ka ikur pa aprovimin e tij në Siri. Babai nuk është dakord me luftën në krah të ISIS, ndaj dhe kërkon të sensibilizojë këdo që mund të mashtrohet.

Kacanik - Lavdrim Muhaxheri


*    *   *



November 14, 2015

Bilanci zyrtar i viktimave të masakrës në Paris



Francois Molins, kryeprokurori i Parisit, mbajti një konferencë për mediat mbrëmjen e së shtunës. Ai tha se numri i të vdekurve ka arritur në 129 persona ndërsa 352 kanë mbetur të plagosur. 99 prej tyre janë në gjendje serioze për jëtën. Sipas tij 8 terroristët janë vrarë nga policia franceze. Ai pranoi se përgjegjësinë për sulmet në Paris e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik. Molins bëri edhe një kronologji të sulmeve terroriste të së premtes. Sipas tij ato nisën me shpërthimet kamikaze në afërsi të stadiumit “Stad de France” të kryeqytetit francez për tu mbyllur  te pengmarrja në një koncert në teatrin Bataclan.




Ai tha se hetimet rreth ngjarjeve të tmerrshme sapo kanë nisur, por nga verifikimi i elementeve të parë, janë indentifikuar disa gëzhoja nga vendet e sulmeve, që provojnë se janë përdorur armë e tipit kallashnikov. Kryeprokurori i Parisit, tha gjithashtu se disa prej pamjeve te sekuestruara nga kamerat e sigurisë, zbuluan edhe njërën prej makinave me targa belge, të përdorura nga terroristët, një Seat i zi, që ishte marrë me qera.



Molins saktësoi se janë tre celula terroriste që mendohet se janë koordinuar me njëra-tjetrën për këto sulme. Ndërkohë, prokurori francez, përmendi edhe 3 shtetasit belgë, të dyshuar si pjese e këtij rrjeti, te cilët u arrestuan pasditen e së shtunës në një lagje të Brukselit.



Kryeprokurori Francois Molins tha se njëri prej terroristeve që sulmoi  “Bataclan” ishte 30 vjeç dhe njihej si radikal islamik, ndërkohë njëri prej kamikazeve të Parisit, ishte i lindur në Siri dhe ishte vetëm 16 vjeç.


*    *    *


Libération, Faqja e parë e tregon gjendjen e Francës/ FotoLajm



*     *     *



October 29, 2015

Flamuri Kombëtar, Heronjtë e Flamurit dhe leshtë e tyre


Para ndeshjes historike kundër Armenisë flamuri kombëtar është përdorur si përparëse berberi.

Fotografitë janë marrë nga profili publik i berberit Erti Biturku në Instagram dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve.

Kavajasi Biturku u ka qethur leshtë me radhë futbollistëve të Kombëtares Lorik Cana, Elseid Hysaj, Odise Roshi, Bekim Balaj, Sokol Çikalleshi, Andi Lilaj, e shumë të tjerë përpara ndeshjes me Armeninë.

Por, ajo që bie në sy është përparësja që berberi ka përdorur, e cila rezulton të jetë flamuri i Shqipërisë.

Për t’u dukur sa më patriot, berberi dhe futbollistët e kanë tepruar me këtë gjest. Flamuri Kombëtar nuk është për t’u përdorur si përparëse në berberhane, qoftë edhe për leshtë e futbollistëve, që u bënë Heronj duke mbrojtur po këtë Flamur në Beograd!!



*    *    *





Seks në stadium ndërkohë që vijon ndeshja/foto skandal


Në Twitter ka shpërthyer debati për një foto të postuar që tregon dy tifozë që bëjnë seks në tribunat e stadiumit të Washington Redskins, ku luhej ndeshja e futbollit amerikan mes Redskins dhe Buccaneers.


Fotoja e skandalit është bërë publike nga një tifoz i Washington Redskins dhe ka marrë jashtë mase klikime brenda pak orëve. Çifti shihet të bëjë seks oral ndërsa mijëra tifozë përreth vijojnë të shohin ndeshjen.

*    *    *



October 24, 2015

Kush është Petrit Kozeli?


Nga Tirana në Mantova, historia e shqiptarit që u shpall “Nderi i Kombit” në Itali.

Kozeli: “Ja kushtoj këtë çmim atyre që sillen me dinjitet dhe ndershmëri në këtë vend”
Të dridhura dhe lot. Fjalët mezi i dalin. Shumë emocione e kanë pushtuar Petrit Kozelin, shqiptarin nga Italia dhe italianin nga Shqipëria, i cili mban kombësi të dyfishtë në zemër dhe në mëndje. Aq shqiptar sa edhe italian. Më parë punonte si fotograf në Tiranë. Sot punon si këpucar në rrugën Orefici në Itali dhe prej disa javësh është shpallur “Cavaliere al Merito” (Nderi i Kombit) i Republikës Italiane. Shumë emocione.


“Do të doja t’ia dedikoja këtë nderim që më është bërë të gjithë atyre që sillen me dinjitet dhe ndershmëri në këtë shtet, shqiptarë dhe jo shqiptarë qofshin, të gjithë”, ka thënë ai. Por nëse gëzimi është personal, mesazhi është publik. “Është dëshmia se kush sillet në mënyrën e duhur dhe respekton ligjin, jo vetëm mirëpritet nga të tjerët, por edhe vlerësohet”. Dhe në fakt çmimi i vërtetë është vetëdijësimi që “shteti është i kujdesshëm dhe i ndjeshëm ndaj personave korrekt”. Për këtë Kozeli ecën përpara me kokën lartë dhe pa frikë.
“Kurrë nuk kam ndjerë diskriminim nga racizmi”, – përsërit Petriti, i cili jeton në Itali prej 23 vitesh. Petriti dhe gruaja e tij, Zhuljeta, (e cila në Bashkinë e Tiranës ishte drejtoreshë në zyrën e gjendjes civile), kanë mbërritur në Itali nëpërmjet avionit dhe me vizën e ambasadës në pasaportë. Nuk erdhën për të gjetur Amerikën në këtë pjesë të Adriatikut, por për të kuruar djalin e tyre, Eltjonin nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Italia i shëroi dhe i dhuroi famijes Kozeli besimin. Në fenë katolike, në një atdhe tjetër. Edhe pse të dyve ju desh të nisnin gjithçka nga e para.

Por ka edhe më shumë, është dimensioni më intim, angazhimi i Petritit si ndërmjetës kulturor, përkushtimi si vullnetar, ndihma e ofruar në heshtje, pa pritur mirënjohje apo çmime.

Edhe pse Kozeli ende kujton fjalët e Gabriel Gabrielit, në atë kohë kreu i qendrës për edukimin ndërkulturor të Provincës, para një asambleje nxënësish: “Mos hajdeni në zyrën time për të kuptuar çdo të thotë të jesh një shtetas italian, por shkoni tek këpucari në rrugën Orefici”. Kjo është merita.
Për ata që e njohin Petriti është një dashuri e pastër, është një krenari pa retorikë. Këpucët e tij trengjyrëshe erdhën deri në Quirinale. Presidenti Napolitano u përgjigj atij nëpërmjet drejtorit të zyrës së Sekretariatit. Shumë emocione për Kozelin, i cili i ka rreshtuar mendimet dhe ka gati në xhep një listë të gjatë falenderimesh, por akoma nuk është në gjendje të zgjidh nyjen e fjalëve. Sepse lumturia, ajo e vërteta, nuk mund të flasë.

POSTUAR: 22 September 2014 by Almarina Gegvataj in Albanian Excellence,ATA





*      *      *


Po këto këpucë në garderobën e Papa Françeskut?! (Foto)

 Papa Françesku sapo i shtoi një palë këpucë të kuqe koleksionit të tij, që me siguri do të jenë unike në raftin e tij.
Këpucët e punuara nga këpucari Petrit Kozeli kanë të stampuar shqiponjën dhe janë menduar si dhuratë për Atin e Shenjtë, në kuadër të përvjetorit të parë të vizitës së tij në Shqipëri.
E bardha shkon me gjithçka, prandaj edhe Françesku me siguri do ta gjejë rastin për t'i veshur...nëse janë aq të rehatshme sa duken.


*    *    *





Shqiptari dhe Tradhtari!


PAOK-Borusia e Dortmundit, e luajtur më 1 tetor për fazën e grupeve të Ligës së Europës, që përfundoi 1-1. Në të dyja skuadrat kishte nga një shqiptar. Njëri ishte 24-karatësh, që përfaqëson ngjyrat kuqezi, Ergys Kaçe, ndërsa tjetri me “atdhe” të konvertuar, Adnan Januzaj, që preferoi të veshë fanellën e kombëtares belge. Të dyja skuadrat janë në të njëjtin grup, C, të Ligës së Europës, ndërkohë që do të takohen dy herë me njëra-tjetrën. Herën e parë u ballafaquan në Selanik, me barazimin 1-1, ndërsa kthimi në Dortmund.

Një foto po bën xhiron në rrjetet sociale, e fokusuar nga një moment dyluftimi mes dy shqiptarëve në mesfushë. Ergys Kaçe dhe Adnan Januzaj janë në foto, ndërkohë që tifozët e kombëtares, me faqe të ndryshme në internet, kanë shtuar diçiturën “shqiptari me tradhëtarin”. Në fakt, ergys Kaçe e ka lënë Korçën për Selanikun pa i mbushur ende 4 vjeç. Ergys Kaçe (lindur më 8 korrik 1993) është një futbollist shqiptar, i cili luan aktualisht me PAOK-un në Superligën Greke dhe me kombëtaren shqiptare. Ai është përshkruar nga media si një “mefushori mbrojtës klasik dhe i shkathët”.

Kaçe ka lindur në Korçë të Shqipërisë, por familja e tij lëvizi në Greqi kur ai ishte vetëm tre vjeç. Ai filloi karrierën e tij të rinisë te “Achilleas Triandrias”, ku më pas u transferua te akademia e PAOK-ut në vitin 2005, dhe firmosi kontratën e tij të parë profesioniste në dhjetor 2010. Më 4 shtator 2013, Kaçe ishte përfshirë në një “skandal politik” sipas grekëve, pasi shpërndau një foto të vetën, i veshur me një bluzë me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo gjë solli shpërthimin e mediave në Greqi dhe Kaçe u kritikua për xhestin e tij.


Kaçe deklaroi se ai nuk e dinte domethënien e simbolit, pasi e kishte lënë Shqipërinë që në moshën trevjeçare, por u gjobit nga klubi. UEFA tha: “Mos u merrni me një lojtar, kur kjo nuk është në kompetencën tuaj”, ndërsa trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi i foli presidentit të PAOK-ut, Zisis Vryzas, duke i thënë që “ta lini lojtarin në paqe dhe të mos fajsohej kot”. Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, i cili gjithashtu i erdhi në mbrojtje Kaçes, tha: “Kaçe është viktimë e nacionalizmit racist”, ndërkohë që trajneri i skuadrës, Huub Stevens, akuzoi klubin duke thënë: “Ju jeni duke e ekzagjeruar me atë lojtar”.

Kaçe kishte pranuar thirrjen e bërë nga De Biazi, trajneri i kombëtares shqiptare, për t’iu bashkuar skuadrës për ndeshjen e kualifikueseve të Kupës së Botës 2014 kundër Norvegjisë, më 7 qershor 2013, në Tiranë. Më 14 gusht 2013, Kaçe shënoi golin e parë me kombëtaren në fitoren 2–0 kundër Armenisë në një ndeshje miqësore që u luajt në stadiumin Qemal Stafa. Më 13 qershor 2015, Kaçe realizoi një eurogol nga goditja e dënimit në miqësoren ndaj Francës, në “Elbasan Arena”, duke u dhënë kuqezinjve triumfin e parë në histori ndaj “gjelave”.

Adnan Januzaj ka lindur në Bruksel të Belgjikës, ku familja e tij shqiptaro-kosovare emigroi në vitin 1992, kështu që babai i tij Abedin mundi t’i shpëtonte rekrutimit të ushtrisë jugosllave. Babai i tij ishte më i madhi i gjashtë fëmijëve të famijes nga Istogu, Kosovë. Familja e mamasë së Januzajt u dëbuan për në Turqi nga autoritetet jugosllave në bazë të një plani për të shtypur nacionalizmin shqiptar. Që nga Pavarësia e Kosovës, e shpallur në vitin 2008, Januzaj ka vizituar rregullisht familjen e tij të zgjeruar në Kosovë gjatë verës. Adnan Januzaj e filloi karrerën e tij profesioniste në vitin 2005, kur u transferua nga FC Brussels tek Anderlecht.

Drejtuesit e Anderlecht e konsideruan si një nga talentat më të mëdhenj. Talenti i Januzaj ra në sytë e drejtuesve të akademisë së Manchester United, të cilët bënë gjithashtu një ofertë për talentin shqiptar. Adnan Januzaj u transferua tek Manchester United në vitin 2011, pasi Alex Ferguson e dëshironte me çdo kusht në skuadër. Manchester United, falë këmbënguljes së Alex Ferguson, pagoi 300.000 € për të marrë talentin Januzaj. Kjo ishte hera e parë që Manchester United pagoi 300.000 € për një talent 16 vjeçar. Tani është i huazuar te Borusia e Dortmundit, ndërkohë që te kombëtarja belge ka gjetur pak hapësira, për shkak të konkurrencës së madhe në grupin e Marc Vilmots.




*    *    *



October 22, 2015

Gjumi mposht edhe liderët botërorë/Gjum' Qafira (Foto)

Papa Benedict


 Fidel Castro


 Alberto Fujimori



 Silvio Berlusconi (il Cavaliere)



Princi Andrew



 Ruth Bader Ginsburg


 Silvio Berlusconi


 Larry Summers


 Gordon Brown


Angela Merkel


*    *    *




Shpikja e ISIS’it kundër Rusisë/condom-bombs


ISIS launches bizarre condom-bombs over the skies of Idlib hoping they will crash into Russian Jet.

Terroristët e ISIS kanë ndërtuar disa bomba, të cilat i kanë quajtur “bomba prezervativ”, me anë të të cilave synojnë të shkatërrojnë avionët rusë.

Në një video të publikuar nga ISIS, duken militantët teksa hedhin “prezervativët me eksploziv” në ajër, me shpresën se do të godasin avionët e Putinit.





*    *    *