"

October 24, 2015

Shqiptari dhe Tradhtari!


PAOK-Borusia e Dortmundit, e luajtur më 1 tetor për fazën e grupeve të Ligës së Europës, që përfundoi 1-1. Në të dyja skuadrat kishte nga një shqiptar. Njëri ishte 24-karatësh, që përfaqëson ngjyrat kuqezi, Ergys Kaçe, ndërsa tjetri me “atdhe” të konvertuar, Adnan Januzaj, që preferoi të veshë fanellën e kombëtares belge. Të dyja skuadrat janë në të njëjtin grup, C, të Ligës së Europës, ndërkohë që do të takohen dy herë me njëra-tjetrën. Herën e parë u ballafaquan në Selanik, me barazimin 1-1, ndërsa kthimi në Dortmund.

Një foto po bën xhiron në rrjetet sociale, e fokusuar nga një moment dyluftimi mes dy shqiptarëve në mesfushë. Ergys Kaçe dhe Adnan Januzaj janë në foto, ndërkohë që tifozët e kombëtares, me faqe të ndryshme në internet, kanë shtuar diçiturën “shqiptari me tradhëtarin”. Në fakt, ergys Kaçe e ka lënë Korçën për Selanikun pa i mbushur ende 4 vjeç. Ergys Kaçe (lindur më 8 korrik 1993) është një futbollist shqiptar, i cili luan aktualisht me PAOK-un në Superligën Greke dhe me kombëtaren shqiptare. Ai është përshkruar nga media si një “mefushori mbrojtës klasik dhe i shkathët”.

Kaçe ka lindur në Korçë të Shqipërisë, por familja e tij lëvizi në Greqi kur ai ishte vetëm tre vjeç. Ai filloi karrierën e tij të rinisë te “Achilleas Triandrias”, ku më pas u transferua te akademia e PAOK-ut në vitin 2005, dhe firmosi kontratën e tij të parë profesioniste në dhjetor 2010. Më 4 shtator 2013, Kaçe ishte përfshirë në një “skandal politik” sipas grekëve, pasi shpërndau një foto të vetën, i veshur me një bluzë me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo gjë solli shpërthimin e mediave në Greqi dhe Kaçe u kritikua për xhestin e tij.


Kaçe deklaroi se ai nuk e dinte domethënien e simbolit, pasi e kishte lënë Shqipërinë që në moshën trevjeçare, por u gjobit nga klubi. UEFA tha: “Mos u merrni me një lojtar, kur kjo nuk është në kompetencën tuaj”, ndërsa trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi i foli presidentit të PAOK-ut, Zisis Vryzas, duke i thënë që “ta lini lojtarin në paqe dhe të mos fajsohej kot”. Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, i cili gjithashtu i erdhi në mbrojtje Kaçes, tha: “Kaçe është viktimë e nacionalizmit racist”, ndërkohë që trajneri i skuadrës, Huub Stevens, akuzoi klubin duke thënë: “Ju jeni duke e ekzagjeruar me atë lojtar”.

Kaçe kishte pranuar thirrjen e bërë nga De Biazi, trajneri i kombëtares shqiptare, për t’iu bashkuar skuadrës për ndeshjen e kualifikueseve të Kupës së Botës 2014 kundër Norvegjisë, më 7 qershor 2013, në Tiranë. Më 14 gusht 2013, Kaçe shënoi golin e parë me kombëtaren në fitoren 2–0 kundër Armenisë në një ndeshje miqësore që u luajt në stadiumin Qemal Stafa. Më 13 qershor 2015, Kaçe realizoi një eurogol nga goditja e dënimit në miqësoren ndaj Francës, në “Elbasan Arena”, duke u dhënë kuqezinjve triumfin e parë në histori ndaj “gjelave”.

Adnan Januzaj ka lindur në Bruksel të Belgjikës, ku familja e tij shqiptaro-kosovare emigroi në vitin 1992, kështu që babai i tij Abedin mundi t’i shpëtonte rekrutimit të ushtrisë jugosllave. Babai i tij ishte më i madhi i gjashtë fëmijëve të famijes nga Istogu, Kosovë. Familja e mamasë së Januzajt u dëbuan për në Turqi nga autoritetet jugosllave në bazë të një plani për të shtypur nacionalizmin shqiptar. Që nga Pavarësia e Kosovës, e shpallur në vitin 2008, Januzaj ka vizituar rregullisht familjen e tij të zgjeruar në Kosovë gjatë verës. Adnan Januzaj e filloi karrerën e tij profesioniste në vitin 2005, kur u transferua nga FC Brussels tek Anderlecht.

Drejtuesit e Anderlecht e konsideruan si një nga talentat më të mëdhenj. Talenti i Januzaj ra në sytë e drejtuesve të akademisë së Manchester United, të cilët bënë gjithashtu një ofertë për talentin shqiptar. Adnan Januzaj u transferua tek Manchester United në vitin 2011, pasi Alex Ferguson e dëshironte me çdo kusht në skuadër. Manchester United, falë këmbënguljes së Alex Ferguson, pagoi 300.000 € për të marrë talentin Januzaj. Kjo ishte hera e parë që Manchester United pagoi 300.000 € për një talent 16 vjeçar. Tani është i huazuar te Borusia e Dortmundit, ndërkohë që te kombëtarja belge ka gjetur pak hapësira, për shkak të konkurrencës së madhe në grupin e Marc Vilmots.




*    *    *



No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!