November 28, 2013

SKANDALI ngjitet në Gjykatën e Lartë,

në skenë del emri i Xhezair Zaganjorit


Sekseri i kreut të Gjykatës së Lartë kërkon 2 mijë euro në emrin e tij. Ndërkohë në Pukë, kreu i gjykatës dhe prokurori vazhdojnë të marrin 5- milionëshin për ndryshimet e masës së arrestit.

Të tjerë viktima qajnë hallin duke treguar se të njëjtët persona u kanë marrë nga 5-6 milionë lekë për lirimin nga qelia.

“Fiks Fare” zbardhi dje strukturën e funksionimit të korrupsionit në gjyqësorin shqiptar.

Më zë dhe figurë u treguan të gjithë personat që merrnin para dhe premtonin lirimin e të pandehurit.

Një strukturë kjo që funksionon më së miri dhe që finalizohet me lirimin e të arrestuarit të pestë për ngjarjen e 19 prillit në Fushë Arrëz.

Pas daljes nga burgu të një prej 6 të arrestuarve, të cilin e keni ndjekur këto ditë me figurë e audio në “Fiks Fare”, mbrëmë u transmetuan të tjera detaje dhe pazare për një tjetër të arrestuar.

Risi e kalvarit të gjatë dyerve të drejtësisë për drejtësi ishte dalja në skenë e pagesës prej 6 mijë eurosh apo 840 mijë lekë të reja, e kërkuar nga sekseri Dëfrim Prençi dhe avokati Fran Dashi në emër të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Këta dy persona premtojnë lirimin e të pandehurit A.Ndoka, i cili kishte bërë rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë.

Shuma prej 6 mijë eurosh kërkohet nga këta dy persona për pesë anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Lartë.

Gjatë kësaj bisede, babai i të pandehurit këmbëngul të dijë emrin e gjyqtarit që do t’i garantojë lirinë për djalin e tij.

Dëfrim Prençi dhe avokati Fran Dashi i garantojnë daljen e djalit nga burgu duke folur në emër të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit.


Për të justifikuar shumën e madhe të parave që marrin, ata tregojnë edhe skemën sesi do të shpërndahen këto para tek anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së lartë.

Sipas sekserit Prençi, 2 mijë euro do t’i marrë kryesuesi i trupit gjykues, pra z. Zaganjori dhe nga një mijë euro katër anëtarët e tjerë të trupit gjykues.

Më pas, Dëfrim Prençi e lidh babanë e të pandehurit me një tjetër avokat, Fariz Xhuxhin.

Edhe prej këtij avokati ai merr premtimin e lirimit të djalit nga burgu, por më parë, sipas Xhuxhit, gjyqtarët kërkojnë garancinë që nuk do të ndodhë më asnjë konflikt mes të pandehurit me përfaqësuesit e kompanisë “BerAlb”.

Pas sorollatjes nëpër sekserë, babai i të pandehurit drejtohet për në sekretarinë e Gjykatës së Larte ku mëson se rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë nuk ishte pranuar nga Gjykata e Lartë dhe se në Pukë filloi procesi gjyqësor për djalin e tij.

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe në Gjykatën e Shkallës së parë të Pukës, nga po i njëjti gjyqtar, Shtjefën Lleshi, është zhvilluar seanca gjyqësore për lirimin e të arrestuarit të pestë të ngjarjes së 19 prillit në Fushë Arrëz.

Pas pagesës së 500.000 lekëve, më në fund edhe i arrestuari i pestë sheh dritën e dielli.

Shumat e kërkuara nga gjykatësi dhe nga prokurori tashmë kalojnë nëpër të tjera hallka deri në dorëzimin e fundit.
Nuk dalin nga skena sekretarja dhe kancelarja, të cilat kanë kërkuar në emër të shefit të tyre 250.000 lekë dhe 50.000 për veten e tyre.

Por paratë për gjyqtarin, kësaj radhe euro; 1800 euro, janë dorëzuar nga bashkëshortja dhe djali i të pandehurit.

Kurse për prokurorin Pëllumb Prençi, është futur në lojë miku i tij nga Lezha, Nard Mardoda, jurist në burgun e Shën Kollit.

Në bisedën me familjarët e të arrestuarit të pestë, juristi Mardoda i garanton ata se pas pagesës që ata duhet të bënin, së shpejti do ta kishin në shtëpi të afërmin e tyre.

Vetë djali i të arrestuarit ka bërë pagesën ku ka dhënë 250.000 lekë të tjera tek juristi i burgut të Shën Kollit, kjo pjesa e prokurorit.

Pas marrjes së lekëve është caktuar dita e gjyqit.

Në 1 tetor 2013 është gjyqtari Shtjefën Lleshi që ka ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurin D. Ndoka nga arrest në burg pa afat, në detyrim për paraqitje.

Investigimi i “Fiks Fare” ka vazhduar me dëshminë e dy të arrestuarve të tjerë në protestën kundër veprimeve të kompanisë “BerAlb” në fushë Arrëz.

Ata kanë pohuar me gojën e tyre se kanë paguar njëri 600 mijë lekë dhe tjetri 500 mijë lekë për të rifituar lirinë.

Gjyqtari dhe prokurori, ku ata kanë dorëzuar paratë për të fituar lirinë, ishin të njëjtët, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Pukës, Shtjefën Lleshi dhe prokurori Pëllumb Prençi.


Biseda me Defrim Prençin 
dhe avokatin Fran Dashi

Sekseri – Më tha mua, unë dua kaq lekë për ta mbyllë punën. Ma caktoi afat. Më tha janë pesë gjyqtarë. Kryetari i seancës do 2 mijë euro, katër të tjerët duan nga 1000 euro ose unë nuk merrem me këtë punë. Ose unë më tha ta mbaroj punën brenda javës, ta nxjerr djalin jashtë. Duan kaq lekë. I thashë unë do bëj llafe menjëherë me të në darkë, të sjellë përgjigjen në mëngjes.

Qytetari – Për sot, për sonte?

Sekseri - I thashë ta sjellë llafin me të sonte, nesër në mëngjes vij e të them po ose jo. Si t’i thosha?

Qytetari – Fiks të kërkuan?

Sekseri – 6000 euro. Kryetari i seancës donte 2000 euro, katër të tjerët nga 1000 euro, për zotin. Ta mbaroj, prandaj të thashë ty.
Qytetari – E bisedove ti sot këtë punë mirë?

Sekseri - Tani në darkë më ka kthyer përgjigje, se a të thashë se më rrejti ai i Shkodrës. Ai shkodrani që më tha e kam kushëri, më rrejti.

Qytetari - Gjyqtarin?

Qytetari – Shiko se unë kam bërë 5 milion lekë sipas llafit domethënë.

Sekseri - Ata më kanë kërkuar 6000 euro fiks me mbarua punë. Ose unë a të thashë, të sjell lekët dhe të merret tjetër kush me atë punë. Më kanë kërkuar 6000 euro. 2000 euro drejtuesi i seancës dhe nga 1000 euro gjyqtarët. Pesë gjyqtarë e gjykokan.

Avokati – Dihet se gjykohet me pesë.

Sekseri – 2000 euro kërkonte drejtuesi i seancës.

Avokati – Është Tiranë këtu.

Sekseri – Për Zotin. As nuk u bënte llaf, llafi i parë.

Qytetari – Po tani kush e ka çështjen?

Avokati – Xhezair Zaganjori, ai është kryetar i Gjykatës së Lartë.

Sekseri – Xhezairi mo burrë, ai është kryetar i Gjykatës së Lartë. Kam folë me të.

Avokati – I gjen njeri atij?

Qytetari – Ke folë me të sot.

Sekseri – Po si more me të, tani më ka kthyer përgjigjen.

Sekseri – Unë, nesër me pru lekët, brenda javës ai e nxjerr çunin.

Qytetari – Iku ajo punë, unë sonte të dorëzoj 5 milonëshin se 2 milion e 700.000 t’i kam dhënë.

Sekseri – Po, po i kam unë ato.

Qytetari – Ashtu de! Me gjithë 2 milion e 700.000, 500.000 janë të tuat.

Avokati – A bën me më dëgju mua?

Qytetari – Po!

Avokati – Çfarë do me i lënë këtij, lërja në fund.

Qytetari – Një 500.000 lekë jam duke ja dhënë, i kam premtuar 700.000, mos harro.

Avokati – 500.000 ke për t’ia dhënë.
Sekseri – Me atë pazar që më kanë thënë, unë nuk dua edhe pesë lekë. Për mik, me makinën time do ia fus naftë dhe do shkojmë një natë tek shtëpia; I kam 2.700.000 lekë te shtëpia, janë 400 dollarë e lekë të tjera, të shkoj e t’i marr në çantë e t’i sjell këtu?

Qytetari – Nuk më duhet gjë mua.

Avokati – Sa lekë ke sjellë o Pal sonte?

Qytetari – Sonte kam sjellë 2 milion e 800.000. 800.000 kam ndejtë duke i mbledhë e 2 milion e 700 bëjnë pesë milion e pesëqind.

Sekseri – Ja lashë ato aty, i thashë mbaj këtu, i rashë nesër, vij e të them po ose jo.

Qytetari – Iku ajo punë.

Avokati – Shiko tani, shiko tani një sekondë. Sa lekë tha se i ke lënë, the 2 milion?

Qytetari – 2 milion e 700.000.

Avokati – Hiqja 500.000. Dy milion e dyqind mijë.

Qytetari – 2 milion e 700.000 i kam dhënë dhe 2 milion e 800.000 i kam sonte, bëjnë 5 milion e 500.000.

Avokati – 500.000 lekëshin që me ia dhënë këtij e ke llogaritur këtu?

Qytetari – Po. Po tash e kam llogaritë, do marr lekët e avokatit e do i kaloj këtej.

Sekseri – Nuk dua asnjë lek. Jam duke të thënë këtu para këtij burri.

Avokati – Edhe sa ke me i dhënë me bë 6.000 euro? Nuk je i pashkollë, je inxhinier me shkollë të lartë.

Qytetari – Gjashtë mijë euro, 6 X 4 = 24, tash unë kam me dhënë. Domethënë 8 milion e 400.000 lekë. Unë 5 milion e 500.000 i kam plotësuar. Tani plotësoj dhe i takon 3 milion lekë.

Sekseri – 2 milion e 700.000 lekë i kam tek shtëpia.

Qytetari - Po dhe 2 milion e 800.000 me t’i dhënë sonte bëjnë 5 milion e 500.

Sekseri – 5 milion e 500.

Qytetari – Po shkoj e i marr tek makina.

Sekseri – Bukur.

Qytetari – Shkoj i marr tek makina e t’i sjell. Dhe mbyllet ajo punë.

Sekseri – 5 milion e 500.000. Dhe sa duhen?

Avokati – Edhe 3.

Qytetari – Edhe 3 fiks. Edhe me krye pazarin, mbrapa të kam borxh ty unë.

Sekseri – Mo të kryej pazarin.

Avokati – Ik shko e merri tek makina.

Qytetari – Numëroi se kam lëvizur me to. Numëroi amanet.

Avokati – A i ke numëruar?

Qytetari – Nore tënden, lekët numërohen.

Sekseri – Hë morë burrë numëroi në tavolinë.

Avokati – 1.2.3.4.5.6.7.8.9.10… 15.16.17(vazhdon të numërojë lekët).

Avokati – Na e numëroji vetë. Numëroji vetë, nuk di me i numëru.

Qytetari – Unë e di se janë 50 eee.

Avokati – Ke edhe do pesëdhjetëshe e do dhjetëshe.

Qytetari – Janë 50 more.

Avokati – Ke edhe do dhjetëshe.

Qytetari – Jo or ti.

Avokati – Aaa.

Sekseri numëron lekët - 1.2.3.4.5.6.7.8.9.10... 58, dy milion e tetëqind mijë.

Qytetari – 2.800.000.

Sekseri – Po, po.

Qytetari – 2.800.000 dhe 2.700.000 a bëjnë 5.500.000? Tani të kam borxh edhe sa tha ti?

Avokati – 3 milion.

Qytetari – Fiks 3 milion. Jo, e lamë sa është 1 pikë.

Avokati – Jo 3 milion, jo, po ke 1.900.000 lekë fiks.

Sekseri – Kush mo?

Avokati – 2.900.000.
Sekseri – Po 2.900.000.

Avokati – Dhe bëjnë 8 milion e 400.000 lekë, shkojmë e thyejmë euro.

Qytetari – E shumta pasnesër t’i sjell unë, e shumta nesër ia dërgon ti.

Avokati – I di vetë punët e veta.

Qytetari – Po të jetë i garantuar mor burrë.

Avokati – Ne dona m’u liru, a shkon sot, a shkon nesër, nuk duam t’ia dimë, ne duam të na lirohet me vendim të Gjykatës së Lartë. Autorizimin e kemi si nuk ka nevojë me u paraqit djali.



Dita e dytë me sekserin për plotësimin e 8.4 milionë lekëve

Qytetari – Numëroji më mirë vetë. Numëroji më mirë vetë. Njëqind përqind mendoj se e ke të hequr mesa di unë. Jo 99% e ke një të hequr, i kam hedhur naftë makinës.

Qytetari – Sa janë?

Sekseri – 2 milion e 950.000.

Qytetari – Sa?

Avokati – Dy milion e 950.000.

Qytetari – 2, 4, 6.

Sekseri - Ke të më thyesh nja dy dhjetëmijëshe?

Qytetari – Jo lërë 10.000 lekëshin.

Avokati – S’kam.
Sekseri – S’kam as unë.

Qytetari – Pi një kafe sikurse i takon.

Avokati – Ti e ke mbaruar punën tënde.

Qytetari – Domethënë 5 milion e 500.000 të kam dhënë radhën e parë.

Sekseri – Tetë miljon e gjysëm.

Qytetari – 100.000 lekë t’i bëftë zoti hallall, të kam borxh prapë për ty, atyre të tjerëve nuk ju kam borxh më.

Sekseri – Ishalla.

Qytetari – S’e vë në dyshim. Ai njëri nga gjyqtarët është, mos qoftë!

Avokati – Kryetari.

Qytetari – Vetë.

Avokati – Kryetari i gjykatës.

Sekseri – A të mos futemi në atë punë?

Sekseri – Më vjen keq u shpenzove nuk kam se ç’të bëj.

Avokati – O ky është duke shpenzuar në vend të vet, jo në Tiranë.

Qytetari – Unë isha përgatitur për 5, kur më tha se më duhen, këtë treshin e kam nxjerrë si me zor, po m’u treguan burra njerëzit. Unë njërit ia kam marrë për dy muaj, tjetrit për gjashtë muaj.



Biseda me juristin e burgut të Shën Kollit, 
Nard Mardoda

Juristi - Ai më tha Pëllumbin e ke 100% si me qenë ti, prokurori m’tha mu. Se ç’ka bërë ai muhabet me këtë me këta, me ata, mua s’më intereson fare. Mue t’më thojë Pali që ku është Pali me ndalë, unë e kam lodhë e kam lodhë fort, vijmë e vijmë e vijmë, ai të lodh. Ai më ka marrë në telefon Zoti e ta faltë, që du me të taku.

Qytetari – Sot.

Juristi – Nji tash mor, shkoj gjysëm ore që e kam taku, nji gjysëm ore për Kishë të Laçit, nji gjysëm ore s’ka. Unë kam qenë 5 e gjysëm jashtë sa jam fut në shpi, jam zhveshë, më ke marrë ti në telefon. E më tha mua kjo nuk do shkoj në asnji vend tjetër 100%. Do letra i kam unë në dosje, do letra i ka avokati, ajo si e ka emrin certifikatë familjare, do letra t’i bie unë i thashë për sjellje të mirë e njëra- tjetra i përpunon Saimiri atje tek unë, Pëllumbin e ke 100% tha, për situatën më ke thënë se asht dakord.

Qytetari – Po.

Juristi – Kaq më tha. Tash kur dush fol me Bardhën.

Qytetari - Me Bardhën flasim se kena për me nda punën e lekëve… A t’i marri … Lekët t’ia çojmë gjykatësit, a më dëgjon, unë i kam dhënë djalit 5 milion (të vjetra).

Juristi – Ai më tha mu që Pllumbi më tha se mu m’pat thënë ai që gjyqtari është ok, d.m.th ka thënë gjyqtari që i kam liru tre vetë, këta do i merren Pëllumbit, unë ia liroj. Tash merri vetë masat ti se kush është gjyqtari.

Qytetari – Tashi unë kam pru djalin e vogël me lekët.

Juristi – Jo mor burrë, s’ke nevojë, unë i kam të garantuara si te vllai.

Qytetari – Po shume bukur.

Juristi – Po nuk merr lekët atje pa dalë … jashtë.

Qytetari – Jam tuj ia dhënë, jam tuj ia dhënë para.

Juristi – Më dëgjo mu ore burrë, me mua e ke të garantume, këtë fshije nga memoria. E bën kërkesën qysh nesër në orën 8, ia plas në gjykatë. Nga vendimi gjyqtarit që kena bë dje ke për t’ia hekë…

Qytetari – Vetëm se gjyqtarët janë ble tash.

Juristi – E di e di.

Qytetari - Si do me e nda këtë punë, do me e mbaru krejt vetë dhe këtë 5-shen në dorë dhe ta bëftë Zoti mbarë edhe me e ditë vetëm unë e Zoti në qiell, apo don me mbaru gjysë për gjysë me gjyqtarin. Gjysë për gjysë. Hajde bujrum ta marrsha të keqen nxirreni përjashta, hajde liroje. Ti ju the gjysë për gjysë, gjysëm ti e gjysem prapë ti me ia dhanë Palit në dorë, e t’i jep Pali me kredi.

Juristi – Palin, Palin… hajde me këtë kërkesën e prokurorisë gjykatës top aty të hënën nxirret për short ai prokurori dhe renda asaj dite një javë më vonë  me ardhë tek shpia burri huj.
Juristi - Pëllumbin e ke 100% or ti..

Djali i të pandehurit - Ça kena me fol më.

Juristi – Unë kam nevojë me më sqaru këtë, do e marrësh krejt përsipër apo do e marrësh gjysë për gjysë? Gjysëm këtej e gjysëm prokurori ai gjyqtari. Më thua gjysë për gjysë je shok i imi, po m’ke inat.

Qytetari - Iku.

Juristi – Unë shkoj e i them ja qe ku i ke paret, bëhet gjë.


Biseda me bashkëshorten e të arrestuarit që u lirua pasi u paguan 500 mijë lekë

Qytetarja – Për të rregulluar këtë punë, kanë kërkuar nga 500.000 lekë, 250.000 njëra, 250.000 tjetra, për person (sekretarja dhe kancelarja). Pesë i ka marrë ai, për tre që ia kam dhënë unë, jam në gjendje si i thonë. Liljana ka bërë be në kry të fëmijëve dhe në kry të djalit të vet. Ja kam dhënë në dorë. O mua më ka futur brenda. Më ka thënë Bardhe tek Shtjefni. Më ka thënë hyr, jepi dorën Shtjefnit, thuaj faleminderit, pese milion i ke marrë. Kam qenë vetë kur ka marrë pesë milionëshin dhe ka hyrë direkt. Atë ditë që ka dal Dedë Ndoka prej burgut kam qenë me Julin, kanë marrë nga 150 euro për shoqe dhe më kanë kthyer mua 10.000 lekë, m’i kanë kthyer në dorë. S’e kanë marrë 500.000 lekëshin për Dedën (bëhet fjalë për lekët që merrnin kancelarja dhe sekretarja). Pese milionëshi ka ikur tek vendi.



Biseda me djalin e të arrestuarit

Djali i të arrestuarit- Kërkesën e futi, e futëm të premten jo sot. Me ba sot i bie për të dielën, të dielën nuk mundet ta bëjë. E fut të premten, ndoshta për të martën.

Qytetari – Tash për punë të lekëve?

Djali i të arrestuarit – Duhet halla se nuk bën robt.

Qytetari – Kujt do ia dërgojë halla lekët.

Djali i të arrestuarit – Vetë Shtjefnit.

Qytetari – Vetë.

Djali i të arrestuarit – Po, vetë Shtjefnit.

Qytetari – Kështu tha sekretarja me ia dërguar vetë Shtjefnit ë?

Djali i të arrestuarit – Po, po.

Qytetari – Po tani Nardi?

Djali i të arrestuarit – Kur të vij në Lezhë, më tha të bëj telefon vetë. Veç në telefon më tha vetë ma ndaj gjysmën, a dëgjon.

Qytetari – Tha ndaj gjysmën e lekëve?

Djali i të arrestuarit – Po. Ma ndaj gjysmën më tha, i thashë po, po. Hajt tha, nuk mundet të flasë ma.

Qytetari – Tani lekët e Nardit a i ke? A ke dy e gjysëm a sa ke?

Djali i të arrestuarit – Jo, unë kam lekët e Shjtjefnit e më duhen edhe 20.000 lekë se i pata marrë për punët e fëmijëve të shkollës.

Qytetari – Me ba dy milion e gjysmë.

Djali i të arrestuarit -  Po, po fiks. 20.000 më duhen, po.

Qytetari – Po tani a don me ia dhënë Nardit të iki për Shkodër, t’ia dërgoje (prokurori me banim në Shkodër).

Djali i të arrestuarit – Jam duke ia dhënë lekët Nardit. Po, po Nardit jam duke i thënë ditën e premten futet kërkesa, jam duke i thënë ja ku i ke lekët babush, dërgoja kur të duash ti. Ditën e premte futen letrat, për të martën ke gjyqin.

Qytetari – Me e nxjerrë të pafajshëm?

Djali i të arrestuarit – Fjalët ashtu i kena.

Qytetari – A të ka thënë Nardi?

Djali i të arrestuarit – Aaa?

Qytetari – A të ka thënë Nardi?

Djali i të arrestuarit – Jo, Pëllumbi. Pëllumbi na nuk dimë gjë…

Qytetarët – Lekët këtyre, sekretares?

Djali i të arrestuarit – Ua kam ndarë.

Qytetari – 25.000 njërës, 25.000 tjetrës.

Djali i të arrestuarit – Po, po. Shtjefnit i kam ndarë 1800 euro.

Qytetari – Tash sa ke mangut ti?

Djali i të arrestuarit – 20.000 lekë.

Qytetari – Edhe 20.000 lekë, në rregull. Atë ta plotësoj unë.

Djali i të arrestuarit – Për atë të thashë.

Qytetari - Urdhëro 5000, 10.000, 15.000, 20.000. Leket jepja sonte.

Djali i të arrestuarit – Po ishalla.

Djali i të arrestuarit – Mbaroi.



Biseda me dy të arrestuar në protestën e Fushë Arrëzit, të cilët kanë paguar para për t’u liruar

Qytetari 1 – Mua me ka shkuar si tepër.

Qytetari – Pse sa të shkoi ty?

Qytetari 1 – 6 milion, prandaj dola për dy muaj. Dy muaj e pesë ditë. Dëgjo mua, sa të kanë kërkuar për Arjanin.

Qytetari – Më kanë kërkuar 5. 5 milionë. Sa fiks (lekë të kanë marrë).

Qytetari 1 – 6.

Qytetari – 6 milion.

Qytetari 1 – Po.

Qytetari – Shumë.

Qytetari 1 – Po kam qenë një unë. Ty ndoshta të kanë marrë më pak po ke qenë vetë i pesti, vetë i gjashti.

Qytetari – Pesë e gjysëm.

Qytetari 1 – Jo mo nuk të kanë marrë shumë.

Qytetari - A të kanë marrë 6 ty?

Qytetari 1 – Po.

Qytetari – Prokurori 3 e Shtjefni 3?

Qytetari 1 – I kanë nda, ku di gjë unë.

Qytetari – Kë pate gjetur për t’ua dërguar?

Qytetari 1 – Unë nuk e pata gjetë e patë gjetë tjetër kush. E patë gjetur Jetmiri, a të pata thënë një herë more burrë.

Qytetari – A, Jetmir Çafa. Me prokurorin ëëë?

Qytetari 1 - Jo, me gjykatësin.

Qytetari - Me Shtjefnin?

Qytetari 1 bën me shenjë me kokë duke pohuar.

Qytetari - Sa ke dhënë ti fiks?

Qytetari 2 - Kaq, fiks pesë.

Qytetari - 5 milion?

Qytetari 2 - Po. Për Kishë të Laçit na pinë gjakun o Pal. Për Kishë të Shna Ndout, komplet borxh. Kam pesë milionë lekë borxh, ku kam me i marrë




*   *   *

Nuk ishte aksident, Sokol Olldashin e vranë!

Dyshimet:

Vdekja e Sokol Olldashit është po aq e ngjashme sa vdekjet e Kosta Trebickës në pllajën e Voskopojës dhe e oficerit të SHISH, Isa Çopa, që u vetëvra pastaj i vuri flakën makinës !!!. 

Ka paralele të ngjashme referuar raporteve të ekspertizës autoteknike, autopsisë dhe gjendjes së mjeteve. Përfundimi është se dyshohet fortë se deputeti Sokol Olldashi është vrarë para aksidentit. Më pas ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet se edhe një javë pas ngjarjes tragjike, nuk është zbuluar ende personin të cilin i ndjeri takoi në Elbasan, rrethinat e tij apo periferi të Tiranës, në Krrabë. Për sa kohë personi mbetet mister, atëherë do të thotë se deputeti është futur në një kurth, prej të cilit nuk ka dalë i gjallë. 


Një hetim serioz e donte të udhës që të paktën dy ditë nga ngjarja, grupi i ekspertëve të deklaronte zanafillën e ngjarjes. Prej nga është nisur deputeti mbrëmjen e së mërkurës dhe cilin takoi. 
Justifikimi mund të jetë se Olldashi ka qenë në shoqërinë e një vajze që ka njohur në atë qytet. Pak rëndësi ka. Vajza duhet të kishte dëshmuar dhe kjo dëshmi të jetë pjesë e dosjes hetimore. 
Ku kanë qenë, çfarë kanë bërë, çfarë ka ngrënë dhe pirë dhe nëse ka ndodhur diçka e pazakontë gjatë dy orëve. 

Olldashi është nisur nga Tirana në 18:45 pa shoferin. Përse nuk e shoqëroi shoferi, çfarë i tha Olldashi shoferit para se të nisej, apo nëse shoferi sajoi një alibi se nuk shkonte dot ta shoqëronte pasi kishte punë…Olldashi u raportua se doli nga rruga në orën 21:10. Pra pak më shumë se dy orë hapësirë kohore. Në kohë të keqe i janë dashur 30 minuta udhëtim vajtje dhe po kaq ardhje. Zbrit 10 minutat e segmentit të pakryer kurrë Krrabë-Tiranë, gjithë koha e udhëtimit rezulton 50 minuta. 

Pra ka pasur kohë të lirë 75 minuta të lira. Askush nuk dëshmon ta ketë parë makinën e ish-ministrit në aksin e njohur Tiranë-Elbasan. As patrullat policore, as pronarë lokalesh (përveç Sallufit aty ku ndodhi aksidenti). As banorë, as biznesmenë, as politikanë.


Versioni i dytë

Me siguri maksimale, por jo të plotë, Olldashi në Elbasan ka qenë për të takuar një person publik. Një deputet mbase. 

Thuhet se po ndiqte planin e projektit të tij politik. Kauzën e madhe e fitoi, duke përdorur një anti-amerikanizëm për armët kimike. Inicioi dhe nxiti protestat masive në gjithë vendin. Ai ishte shkaktari i vërtetë i JO-së së armëve kimike. Po fitonte pikë të jashtëzakonshme për kauzën e tij. Madje edhe duke negociuar me deputetë të mazhorancës. Thjesht po nxirrte bllof Bashën dhe Berishën, për t’i vënë përpara pasi ta fitonte këtë kauz. 

Në një prej fjalimeve te Piramida, Olldashi deklaroi tekstualisht “Kemi ndërmarrë këto protesta kundër armëve kimike siriane dhe do vazhdojmë deri në fund. Kemi organizuar njerëzit tanë në të gjithë vendin. Në Tiranë, Fier, Lushnjë, Elbasan etj.,!!!”. 
Olldashi ky që mori nismën…..Për shoqërinë civile pak peshë mund të ishte kjo iniciativë. Politika kishte më tepër rëndësi. Dhe atë e kryesoi Olldashi. Basha dhe Berisha, të trembur nga ky projekt ambicioz i Olldashit, të cilit nuk i mungonte as përkrahja me background kriminal sipas raportit të FBI-së, mund të bëhej potent dhe i rrezikshëm. Basha u detyrua të lëvizte ndryshe që të shpëtonte. I tha JO Amerikës dhe minoi këtë projekt për shkatërrimin e armëve kimike siriane. Pra Olldashi ishte shkaktari kryesor. Basha kishte një armik të madh përballë, pse jo dhe Berisha rrezikohej shumë.


Njeriu misterioz

Për sa kohë askush nuk flet se cilin takoi Olldashi, misteret janë prezente. Autoteknika nxjerr disa paqartësi. Alkooli i derdhur i frenave. Po e marrim të mirëqenë se u derdh në përmbysje. Vetëm gjysmë rrotullimi makina !!!. Dhe Olldashi vdiq. Përplasi kokën te dera e pasagjerit dhe mjaftoi për goditje fatale, me 45 km në orë!. Shumë pak gjak në vendngjarje për një traum në kokë dhe shpërfytyrim, në gjendjen që u gjet deputeti. Vetëm dëmtime në kokë dhe në asnjë pjesë të trupit. Po flasim për aksident!. Kjo nuk ndodh kurrë. Aksidentet lënë hematoma dhe në pjesë të tjera të trupit. Edhe sikur pa rrip sigurimi të ketë qenë. Rrethanat dhe mënyra si ka ndodhur lënë për të dyshuar. 

Drejtuesi nuk ka tentuar të frenojë dhe as ka kthyer timonin. 

Ose ka qenë tejet i dehur në alkool, ose ka pasur faktorë të jashtëm, që ia kanë injektuar gjatë qëndrimit në Elbasan, ose ka qenë i pajetë në ato çaste dhe e kanë vërvitur te varrezat e Krrabës….
Atëherë çfarë ndodhi?

Ka dyshime të forta se Olldashi mund të jetë takuar me një deputet në Elbasan. I kanë ngritur një kurth. Njeriu që ka takuar ka qenë i besuar. Aty ka ndodhur formaliteti në emergjencë. Në një vend të mbyllur, ku askush nuk e merr vesh se çfarë ndodh. Makinën e tij në kthim nuk mund ta ndalonte më kush. Dhe në një shpejtësi vetëm 45 km në orë, jo shumë e lartë, një person mund të hapë derën dhe të hidhet. Madje të shpëtojë pa plagë. 
Në makinë ka pasur një të dytë dhe nuk ka qenë femër. Por një burrë që ka drejtuar mjetin deri në rrëpirën e Krrabës. Plaga në kokë nuk është plagë aksidenti, madje mund të gjendet edhe koha kur është shkaktuar. Po kështu autopsia mund ta zbardhë këtë të vërtetë. Edhe çfarë ka ndikuar në këtë situatë. 

Dy gjëra janë në këtë ngjarje: 

1 - Ose Olldashi është trajtuar si Kosta Trebicka, 
2 - Ose si Isa Çopa. 

Na thonë se ishte me shpejtësi dhe makina i ra në kokë si Trebickës, pa alkool frenash dhe pa komandim mjeti e me rrokullisje. Na lënë të dyshojmë se mund të jetë torturuar deri në vdekje dhe më pas sajuar aksidenti në Krrabë. Është sajuar telefonatë me shoferin dhe deputetin dhe ndërtuar gjithçka perfekte. Pra është masakruar si Isa Çopa dhe nuk po njohim detaje shtesë ende nëse edhe gjuhën ia kanë prerë si atij.
Por, në një gjysmë rrotullim makine, nuk mund të ndodhë kurrë të pësosh një traum vdekjeprurëse të tillë. Dhe nëse ka ndodhur, kjo nuk ka ardhur në gjendje të vetëdijshme të deputetit në momentin e aksidentit, por në momente agonie. Pra duhet të ketë qenë gjysmë i vdekur. 

Edhe për Isa Çopën thanë se i telefonoi familjes se do vonohej dhe ta kishte amanet të ardhmen e djalit. Por më pas rezultoi se jo nuk ishte vetëvrarë dhe më pas vetëdjegur, por ishte torturuar mizorisht, prerë gjuha, me plagë në sheshin e kokës dhe më pas ishte djegur brenda makinës së tij, duke e sajuar vetëvrasje. Por ekspertët gjermanë zbuluan të vërtetën dhe tani askush nuk flet më për oficerin e SHISH. 

Kështu pritet të ndodhë edhe me Olldashin…..



*   *   *

Çfarë ndodhi me makinën e Olldashit?!

U tha që e vrau shpejtësia e lartë, që ra në humnerë rreth 154 metra, që makina pati rrotullime të njëpasnjëshme dhe u shkatërua aq shumë sa trupi mezi u nxorr etj.

Raporti auto-teknik zyrtar për vdekjen e Olldashit, thotë të tjera gjëra. “DITA” ofroi dhe dhe po vijon sot për herë të parë për lexuesit, origjinalin e plote te Raportit Autoteknik të hartuar për hetimin e aksidentimit të deputetit Olldashi dhe fotot e automjetit që administrohen në këtë raport të organit të akuzës – si edhe nje video tredimensionale të momentit të aksidentit e riprodhuar sipas të dhënave të hetimit.


Nga videoja, fotot dhe raporti dalin disa të dhëna të rëndësishme që në mos kërkojnë hetime më serioze, rrëzojnë perceptimin e përhapur deri më tani për ngjarjen që i mori jetën deputetit të PD-së.


Sokol Olldashin nuk e vrau shpejtësia

Gazetarë të ndryshëm, politikanë, përfshirë miq të të ndjerit kanë deklaruar këto ditë që Sokoli ecte shumë shpejt dhe shpejtësia i mori jetën. Në të vërtetë, Sokoli njihej si shofer që e pëlqente shpejtësinë, por në rastin e aksidentit çuditërisht ka qenë krejt ndryshe. Raporti thotë qartë që automjeti ka qenë me shpejtësi vetëm 45 km në orë kur ka dalë nga rruga. 45 kilometra në orë për një Mercedes të fortë prodhim i muajve të fundit, me cmim rreth 65 mijë paund, ose rreth 100 mijë euro, janë asgjë.


Nuk ka patur “fluturim në humnerë”

Automjeti nuk ka “fluturuar” në “humnerën” 154 metra sic ëhstë raportuar. Videoja tredimensionale dhe të dhënat e raportit thonë se automjeti ka vazhduar ecjen e lirë jashtë rrugës mbi të 4 rrotat dhe me shpejtësi të ulët. Ne kete pike theksohet madje qe nje barriere fare normale e kishte ndalur automjetin (ne video jepet edhe versioni hipotetik me barriere rruge). Pra makina e Olldashit (shif faksimilet përbri në anën e majtë të faqes 2) nuk është përmbysur sapo ka dalë nga rruga sic është thënë më parë, por ka vazhduar të ecë drejt në rrëpirë me shpejtësi të ulët, derisa ka arritur ën fund të saj dhe aty është përmbysur. Nga fotot e botuara dje në DITA shihet qartë që makina nuk ëhstë dëmtuar në pjesën e përparme, por ka një goditje në tavan, shkaktuar nga përmbysja në fund të rrëpirës.


Nuk ka patur “rrotullime të njëpashnjëshme”

Automjeti ka patur një rrotullim të vetëm. Sipas raportit ka patur edhe një tendencë për tu rrotulluar për herë të dytë, por vetëm është ngritur në kënd dhe ka rënë sërish duke mbetur përmbys dhe në këtë gjysëm-rrotullimi ka shkaktuar edhe goditjen në kokë të deputetit me peshën e makinës mbi të.
Pra automjeti nuk ka patur “rrotullime te shumta” sic u tha. Ai ka pesuar një rrotullim të vetëm, vetëm në fund të rrëpirës kur ka rënë nga rreth 1 metër e pak dhe ka mbetur me tavan në tokë dhe rrota ën ajër. Rrëpira ka lartësi dhe pjerrësi normale të një skarpati rruge dytësore.


Inkoshient? Apo nuk ka mundur të frenojë?

Pra mjeti ka dalë nga rruga me shpejtësi të ulët, ka ecur përgjatë rrëpirës me shpejtësi të ulët dhe ka rënë vetëm nga një metër lartësi në fund të rrëpirës. Megjithë shpejtësinë e ulët, deputeti nuk ka dalë dot nga makina ose së paku të frenonte. Ka qenë inkoshient? Apo nuk ka mundur të frenojë?

Kjo mbetet enigmë sepse raporti merret me goditjen që ka pësuar koka e deputetit, sipas raportit, gjatë përmbysjes së mjetit në fund të rrëpirës, por nuk ka mundur ët përcaktojë arsyet e mosveprimeve të deputetit në sekondat nga dalja prej rrugës në fund të rrëpirës.

Një nga konstatimet e raportit është që  depozita e alkoolit të frenave të automjetit eshte gjetur bosh, por ekspertët e kanë justifikuar këtë mungesë em “derdhjen gjatë përmbysjes”. Inxhinerë mekanikë të pyetur nga Dita e konsiderojnë të pamundur që një depozitë alkooli e një makine si ajo e Olldashit të pësojë dicka të tillë në atë shpejtësi dhe me aq pak dëmtime.

Raporti shkruan tekstualisht: “… Gjatë këqyrjes së pjesës së brendshme të mjetit pasi u hap kofano e tij u konstatua se depozita e alkoolit të frenave ishte e zbrazët. U verifikua se kjo depozitë pas përplasjes nuk është e çarë dhe alkooli ka rrjedhur pasi mjeti është përmbysur. Pas kontrollit të sistemi të frenimit të mjetit u kontrolluan dhe elementet e tjerë dhe nuk rezultoi se ka probleme. Gjatë manovrës së bërë nga ana e manovratorit të kareoatrecit në prezencë dhe të Prokurorit nga vendosia e ganxhës në paralelin e anës së djathtë kjo e fundit u këput. Theksojmë se në momentin e këqyrjes kur mjeti qe i pa lëvizur sistemi i drejtimit funksiononte normal…”


Raporti zyrtar dhe “raportimi” në media

Deri dje që raporti nuk kishte dalë, mediat endën gjithfarë supozimesh. Raporti ak dalë prej dy ditësh dhe me faktet e tij askush nuk po merret. Kjo është qesharake dhe naïve njëkohësisht.
Nëse teorikisht do të supozonim se aksidenti i Sokol Olldashit ka ndodhur mbrëmë dhe sot në mëngjes ne kemi në duar një raport Autoteknik profesional mbi këtë ngjarje, shumë informacione kaotike dhe të pavërteta të shpërndara në media do të ishin shmangur.


Rënia e makinës nga 1 metër lartësi

Automjeti nuk ka qenë me shpejtësi të lartë kur ka hyrë në kthesë, por me vetëm 45 kilometra në orë, madje fill pasi ka dalë nga rruga kryesore dhe ka hyrë në shpatin e pjerrët shpejtësia ka qenë 11  km/orë. Më pas në fund të shpatit, pasi ka rrëshqitur me shpejtësi minimale  si pasojë e shpejtësisë  modeste prej 11km/orë, në fund të shpatit, është ndeshur me një armaturë betoni me lartësi 1 metër. Kjo armaturë  shërben si mbrojtësja e një kanali që kalon aty pranë. Pikërisht sipas ekspertëve armatura e betonit dhe lartësia e saj prej vetëm 1 metër ka sjellë dhe përmbysjen e mjetit “me goma përpjetë”.  Përmbysja sipas ekspertëve ka shkaktuar dhe goditjen në kokë të deputetit Olldashi. Lëvizja e makinës me tendencë një rrokullisje të dytë të paralizuar ka sjellë goditjen e dytë fatale ndaj tij – shpjegon raporti.

Pra nga sa kuptohet nga kjo përmbledhje shkencore e ekspertëve, elementi i parë që bie në sy ëhstë fakti që mjeti ka rrëshqitur për disa sekonda me shpejtësi minimale për rreth 9.5 metra dhe nuk ka raportime për shenja apo gjurmë të frenimit gjatë gjithë  shpatit ku ka ndodhur rrëshqitja. Duket e çuditshme sepse reagimi i shoferit për të vënë këmbën në frena në momentin e humbjes së kontrollit është refleks i pakushtëzuar, sidomos për shoferë të vjetër si Sokol Olldashi. Momenti i dytë lidhet me faktin se si ka mundësi që një mjet tepër i sigurt dhe tepër modern si Benz-i i përdorur nga Olldashi “të tradhëtojë” shoferin e vetë në kushte të një rrëshqitje të lehtë dhe të një shpejtësie krejt modeste.


Gjurmë gjaku, edhe në krahun e pasagjerit

Një tjetër element është gjetja e gjurmëve të flokëve dhe të gjakut në anën e djathtë të mjetit, pra nga krahu i pasagjerit dhe jo i shoferit. Edhe airbegu i sipërm i krahut të pasagjerit është i hapur. Ekspertët e shpjegojnë këtë fakt me faktin se kjo ka ndodhur pasi trupi i Olldashit në çastet e përmbysjes ka bërë lëvizje të njëtrajtshme me makinën që po përmbysej, por në raport nuk është e detajuar se si ka ndodhur konkretisht kjo zhvendosje e trupit në këto momente kritike të batimit të mjetit.


Shpjegimi i ekspertit: 

Si ndodhi, devijimi i mjetit, rrëshqitja dhe më pas përmbysja që i mori jetën Olldashit

Në fund të shpjegimit eksperti shkruan se nuk mund të “vërë dorën në zjarr” për arsyet që e bënë mjetin të dilte nga rruga dhe se faktorët mund të jenë nga më të ndryshmit.


RAPORTI AUTOTEKNIK-Dinamika e ngjarjes

Së bashku planimetritë dhe kërkimet teknike të kryera lejojnë të thuhet sa këtu sillet në vijim. Automjeti tip Benz i përfshirë, përballte një kthesë në të majtë me rreze të ngushtë afërsisht R = 30m mbi rrugën dhe në këtë rrethanë zotëronte njëfarë shpejtësie.

Në këtë moment ka devijuar në të djathtë duke kapërcyer kthesën duke dalë komplet nga rruga dhe duke ecur dhe më pas rrëshqitur në shpatin e pjerrët. Mjeti në dalje nga kthesa nuk kishte shpejtësi të lartë, pasi po të ishte ndryshe mjeti do të kishte fluturuar  në ajër dhe do të kishte rënë në rrugën e varrezave të fshatit, por vazhdimi i gjurmës është i  vazhdueshëm pavarësisht pjerrësisë së shpatit.

Pasi goma e parë e krahut të djathte ka dalë nga rruga, mjeti ka pësuar zhvendosje të pjesës së pasme djathtas gjë që shpjegon faktin se përse kemi një degëzim të gjurmëve të këtij krahu. Në këtë moment gomat e krahut të majtë kanë qenë akoma në rrugë dhe pas rreth 10 metrash gomat e krahut të majte dalin nga rruga. I pozicionuar plotësisht në skarpatën e rrugës mjeti ka vazhduar lëvizjen mbi shkurret e dendura duke i ngjeshur dhe zhveshur ato. Pasi ka ecur rreth 9 metra mjeti me gjithë pjerrësinë e shpatit ka ndaluar në vendin e shënuar me piketën nr.8 ku shkurret janë të pa dëmtuara. I ndodhur në këtë pozicion duke qenë se në të majtë të tij pjerrësia e shpatit është rreth 90 gradë pasi është skarpata e kanalit kullues të rrugës së varrezave mjeti ka filluar rrokullisjen. Në gomat e krahut të djathtë të mjetit vërehet mbledhje e baltës nga ana e jashtme e tyre e marrë nga skarpata e kanalit në vendet e shënuara me piketat 13 dhe 14.

Pas rënies në krahun e djathtë mjeti për shkak të energjisë që zotëronte, energjisë kinetike  për shkak të lëvizjes drejtvizore si edhe duke lëvizur në një shpat të pjerrët merr dhe një moment rrotullimi rreth qendrës së rëndesës së tij gjatë kohës që bie në rrugën e varrezave dhe përmbyset fort me rrotat në ajër, ku shkëputet dritarja e tavanit  dhe për shkak të energjisë potenciale që zotëronte mjeti që ra nga lartësia si edhe momentit të rrotullimit, nga zotërimi i kësaj energjie potenciale e momenti të rrotullimit të Benzit, mjeti ngrihet përsëri në një lartësi të vogël si rezultat i përplasjes së pare pa  pasur  mundësi rrotullimi dhe gjatë kohës së kontaktit të dytë me tokën koka e drejtuesit të mjetit kapet nga dritarja e tavanit nga ana e djathte ku kanë mbetur dhe flokët. Ky është dhe momenti fatal ku drejtuesi i mjetit për shkak të mos vendosjes së rripit të sigurimit bën lëvizje në funksion të rrotullimit të mjetit dhe koka e tij bie në kontakt me tehet e mprehta të kësaj dritare  në pjesën e sipërme të kabinës e cila  i shkakton dëmtime vdekjeprurëse drejtuesit të mjetit për shkak dhe të peshës se vet mjetit.

Devijimi në kthesë mund të ketë ndodhur për tejkalim të moderuar të shpejtësisë në lidhje me gjendjen dhe ecurinë vijëpërkulur të rrugës, por akoma mund të hipotizohet që faktor të panjohur mund t’i kenë dhënë shkak devijimit.



*   *   *

Shqipëria, 100 vjet më pas!

                  Nga Alfred Peza

Duke perifrazuar titullin e librit të famshëm të George Friedman “The next 100 years”, sot në përvjetorin e parë të shekullit të dytë të pavarësisë së Shqipërisë, mar guximin që të shkruaj se si e fantazoj unë Shqipërinë në 100 vitet e ardhëshme. Atëherë kur nipërit, mbesat, stërnipërit dhe pasaardhësit tanë të tjerë, do të festojnë me madhështinë që meriton 200 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Si sot e 99 vjet më pas, në 28 nëntorin e vitit të largët 2112.
Shqipëria u shkëput e fundit nga Perandoria Osmane pas 500 vjetësh pushtimi. Procesi i Rilindjes sonë Kombëtare kulmoi me shpalljen e Pavarësisë 101 vjet më parë. Dhe dje, me propozim të opozitës, Parlamenti miratoi me unanimitet të plotë rezoluten për integrimin e Shqipërisë në BE. Kryeministri Edi Rama pas fitores së zgjedhjeve më 23 qershor 2013 përmes një programi “Për Rilindjen Shqiptare”, në mbledhjen e parë të qeverisë së re, miratoi aktin e vendosjes së fotos së themeluesit të shtetit Ismail Bej Vlorës, në të gjitha zyrat e administratës.

Pas anetarësimit të plotë në NATO, Shqipëria pritet që të marrë pas dy javësh, edhe statusin e vendit kandidat për në BE. Kosova u çlirua me 1999 nga pushtimi serb dhe 5 vjet me pas, fitoi pavaresine. Duke realizuar profecine e simbolit tone kombetar te shqiponjes me dy koka, duke krijuar dy shtete shqiptare ne Ballkan. Presidenti i SHBA Obama, uroi shqiptaret sot per feste, ndersa pak dite me pare, Kryeministri Rama u takua me Kryeministrin e Kines. Shekulli i XX konsiderohet si shekulli i SHBA. Shekulli qe po jetojme, thuhet se mund te jete i Kines, qe me ritmet e zhvillimit, mendohet te tjekaloje fuqine ekonomike te SHBA. Ndersa une mendoj se pas 100 vjetesh, tendenca mund te jete drejt nje bote multicentriste. Ne skenen e ekonomise globale ndryshe nga tani, do te ngrihen akoma edhe me shume Rusia, India, Meksika, Brazili, Argjentina, Turqia, Polonia. Azia, Lindja e Mesme por mbi te gjitha Afrika. Pa llogaritur ruajtjen e ritmeve te Gjermanise, Italise, Frances, Anglise dhe Japonise.

Ne 2020 pritet boom-i i pare i madh i Kines e Rusise. Ne 2030 SHBA me gjithe veshtiresite, do vazhdoje ta dominoje skenen, ecuria e metejshme e se ciles do te varet nga kriza ekonomike globale qe parashikohet ate periudhe. Ne 2040 Friedman skicon preludin e nje lufte te re te perboteshme per dominimin e shekullit XXI. Skenarin e se ciles mes SHBA dhe Kines ai e sheh ne 2050. Turqia parashikon te luaje rol kyç per shkak te pozites gjeografike e dominimit te detrave. Njerezimi sigurisht qe nuk do te zhduket. E nese vazhdojme ti besojme ketij skenari, 2060 do te jete dekada e arte e zhvillimit ekonomik per planetin tone deri ne 2070. Per te rikthyer krizen ekonomike ne 2080 dhe per te vijuar ne 2100 e tutje me te tjera skenare qe mendja e sotme njerezore, per shkak edhe te ritmeve te zhvillimit teknologjik e shoqeror, me fantazi sado te ndezur qe te jete, nuk arrin qe ti rroke dot.

Per Shqiperine po mundohem qe te skicoj nje skenar te ngjashem ne 100 vitet e ardheshme. Ne 2015 Kosoves i liberalizohen vizat me BE, ne 2018 pas vijimit te procesit te njohjeve pranohet ne OKB. Ne 2020 mer statusin e vendit kandidat per ne BE. Ne 2023 bashkohet me Shqiperine. Ne 2025 shqiptaret pranohen me te drejta te plota ne BE. Ne 2030 Shqiperia goditet nga nje krize ekonomike. Rimer veten ne 2035 dhe deri ne 2045 behet nje vend i zhvilluar, me te ardhura per fryme te popullsise me mbi 9000 dollare me indeksin e sotem, me demokraci te konsoliduar dhe nje nga tri shtetet me te zhvilluara ne rajon krahas Greqise e Serbise. Ne 2050, Shqiperia ne aleance me Turqine, luan rol ne luften mes SHBA dhe Kines per dominimin e botes. Ne 2060 realizohet endrra e Sami Frasherit tek “Shqiperia çka qene, çeshte e çdo te behet”, per tu bere pjese e rrjeteve kryesore rajonale dhe euro-aziatike te hekurudhave. Por edhe autostradave, gaz e naftesjellesave. Duke i shtuar kesaj edhe portet, aeroportet, rrjetet e transmetimeve satelitore dhe teknologjive te tjera te nderlidhjes virtuale e te tjera te panjohura sot. Boom-i ekonomik boteror 2060- 2070 do ta beje Shqiperine per here te pare ne histori, nje superfuqi ekonomike rajonale. Per shkak te ritmeve te rritjes se popullsise, Shqiperia e bashkuar do te kete 13- 15 milione banore dhe Kryeqyteti i saj Tirana do te jete bashkuar me Durresin dhe Kavajen me nje popullsi prej 6-7 milione banoresh. Porti i Durresit, per shkak edhe te tregetise me Beogradin e Shkupin, do te jete me i rendesishem se i Selanikut. Ne 2080 kufijte e Ballkanit dhe te Europes do jene shkrire dhe te gjithe popujt, shtetet e kombet e saj, perfshi Turqine e Rusine, do jene pjese e nje shteti te vetem e te perbashket. Duke realizuar ne kete menyre, endrren e vjeter disa shekullore te shkenctareve, stydiuesve, perandoreve, careve, mbreterve e strategeve te shquar te kontinentit te vjeter. Dhe themelues se Europës së sotme moderne. Në 2100 shqiptarët do të kuptojnë më në fund se projekti i etërve tanë themelues është realizuar. Në 2112, në orën 12.00 në qytetin e Vlorës, kur të ngrihet flamuri për 100 vjetorin e Pavarësisë, në vendin ku Ismail Bej Vlora ngriti flamurin me 1912, do të këndohet Himni i Flamurit. Në të do të jetë shtuar edhe strofa që është hequr e që nuk këndohet sot:

“Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombet shuhen përmbi dhé,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!”



*   *   *

Rilindja e ka emrin Antikorrupsion

                     Nga Andrea Stefani

Më 23 qershor, rreth 1 milion zgjedhës shqiptarë votuan për rotacionin e pushtetit, duke larguar Sali Berishën dhe duke sjellë në postin e Kryeministrit Edi Ramën.

Një votë në shumicë dërrmuese në favor të së majtës që neutralizoi efektet e çdo skenari manipulativ nga ana e qeverisë, duke e bërë urdhërore për të dorëzimin e pushtetit. Por kjo votë masive që bëri të mundur plotësimin e njërit prej kushteve themelore për marrjen nga Shqipëria të statusit të kandidatit, shtron edhe një detyrë shumë të vështirë përpara qeverisë së re: Luftën kundër korrupsionit që po i merr frymën shtetit dhe ekonomisë dhe që ka dalë si sfida e kryesore për rilindjen e projektit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Pa ndëshkimin e të korruptuarve të qeverisë së kaluar pa dallim, kryeministër a ministra qofshin, miti i pandëshkueshmërisë nuk do të bjerë dhe ideja e barazisë së të gjithëve para ligjit nuk do të triumfojë. Rrjedhimisht nuk do të ketë as shtet ligjor dhe as integrim real të Shqipërisë në standardet europiane pavarësisht nëse e merr apo jo statusin në këtë dhjetor. Pa ndëshkim real të korrupsionit të madh nuk mund të ketë as Rilindje. Sepse rilindja shqiptare e ka emrin ANTIKORRUPSION!



Dhe nuk bëhet fjalë për “antikorrupsionin” që premtoi Sali Berisha 8 vjet më parë kur krahas shkallëve të pushtetit, ngjiste edhe shkallët e një apartamenti të stërmadh e luksoz në qendër të Tiranës, duke braktisur atë apartamentin e thjeshtë në Brrakë. Ashtu si anija kozmike braktis rezervuarët e boshatisur të karburantit, edhe Berisha e braktisi shtëpinë e thjeshtë të Brrakës, si pjesë e një skenari të vjetruar demagogjie, që kish shërbyer ca vjet për mashtrimin e shqiptarëve, psikologjia e të cilëve ende ruante një lloj nderimi për “thjeshtësinë komuniste” të udhëheqësit. Por në vitin 2005, kapitalizmi kish bërë përpara dhe tashmë, në mendësinë e Berishës shqiptarët, edhe pse shumica prapë të varfër, kishin krijuar raporte dhe pritshmëri të tjera lidhur me paranë, pra mund të duartrokisnin e mbështesnin edhe një lider të pasur. Prandaj Berisha vendosi të pasurohej, duke e nisur me një apartament, vlerën e të cilit vështirë se e justifikon me rrogën e 23 viteve tranzicion. Si me magji, motoja e luftës kundër korrupsionit u zëvendësua me moton: pasurohuni! Nuk është shkruar askund, por është motoja më e materializuar në vepra në 8 vite të qeverisjes së demokratëve. Shembullin e kryeministrit, që së bashku me familjen përflitet se është nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, e ndoqën edhe oborrtarët e tij, ministra e deputetë. Nuk është fare rastësi që pasurimi i ministrave dhe politikanëve është sot një nga dukuritë më të gjithëdallueshme. Dhe pikërisht me këtë pasurim që rrezaton në verniqe makinash luksoze më të shtrenjta se apartamentet e shumë shqiptarëve, lidhet edhe shkalla alarmante e perceptimit të korrupsionit që, e testuar nga organizma si Transparency International, e ka gremisur Shqipërinë në humnerën e shteteve më të korruptuara në botë.


Shqipëria gremisej në humnerën e korrupsionit ndërsa kryeministri Berisha stërbetohej dhe premtonte luftë me tolerancë “0” ndaj tij. Shqiptarët nuk mund t’ia lejojnë asnjë qeverie përsëritjen e këtij skenari. Vota njëmilionëshe është votë kundër miliardave të korrupsionit që kanë mbushur xhepat e qeveritarëve dhe bizneseve të lidhur me ta, duke pasur për kosto spitale të kalbura, shkolla të munguara e nxënës që ngjishen në klasa si sardele, pensione mjerane për pleq e invalidë, paga tragjike, ujësjellës që nuk sjellin asnjë pikë ujë, drita që vijnë për të ikur dhe një borxh publik që po kreshpërohet si një goxillë mbi ekonominë e rrëgjuar. Pra nuk është fjala vetëm për pasurimin e disave. Është fjala për një pasurim korruptiv që bëhet në kurriz të së gjithë pjesës tjetër të shoqërisë, është zhvillimi i munguar dhe i penguar për shkak të korrupsionit. Prandaj shqiptarët nuk mund të lejojnë më të vazhdojë loja e kungulleshkave në Parlament me akuza e kundërakuza llafazane. Me darën e ligjit do t’ju a shkulim dhëmballët e korrupsionit! – i kërcënohej deri dje Berisha opozitës, ndërsa qeveria e tij zhytej në llumin e korrupsionit. Shqiptarët sapo i kanë dhënë një mandat të fuqishëm qeverisë “Rama”, pikërisht që me darët e ligjit, të shkulë nga gojët e qeveritarëve të djeshëm dhëmballët e kalbura të korrupsionit. Antikorrupsioni i ryshfeteve për mjekë, policë a mësues nuk duhet të shërbejë si një gjethe fiku për mosndëshkueshmërinë e korrupsionit në nivelet e larta të shtetit. Aty ku përgjegjësia dhe faji për korruptimin e shtetit është dhe më e madhe. Edhe ndërkombëtarët po kërkojnë ndëshkimin e kokave të kuçedrës së korrupsionit dhe jo vetëm të bishtit të saj. Të sanaderëve dhe jo të zhan val zhanëve. Antikorrupsioni nuk mund të jetë më një luftë që nis nga bishti. Ndaj qeveria “Rama” duhet që akuzat ndaj qeveritarëve të djeshëm për korrupsion dhe superskandalet t’i kthejë në dosje dhe këto t’ia përcjellë prokurorisë. E nëse kjo e fundit nuk do të tregojë vullnet për të kryer misionin që i ka caktuar Kushtetuta, antikorrupsioni duhet të nisë nga prokuroria dhe kushdo që i bëhet pengesë atij. Nuk është koha e paqes me korrupsionin apo ekonominë e zezë, që ende ka zëra që i paraqesin si të leverdishme për ekonominë, veçanërisht tani në kohë krize. Është koha e luftës me korrupsionin. Një urdhër një milion votash, zbatimin e të cilit nuk ka tagër ta thyejë askush. Një urdhër nga zbatimi apo jo i të cilit, varet fitorja apo disfata e shtetit. Kur është fjala për qeveritë, ato ose duhet të luftojnë korrupsionin, ose do të korruptohen. Rrugë të mesme nuk ka.


*   *   *

Bunga-Bunga,

10 skandalet më të mëdha të Berluskonit


Senati italian votoi dje për përjashtimin e Silvio Berluskonit, politikanit me historinë më të gjatë të skandaleve dhe gafave në vendet perëndimore, pas dënimit për evazion fiskal.

Që prej vitit 1994, kur ai u zgjodh kryeministër vazhdon të dominojë politikën italiane edhe pse së fundmi ndikimi i tij është zbehur.
Kavaljeri ka qenë kryeministër në vitet 1994-1995, 2001-2006, 2008-2011. Ai kontrollon grupin mediatik “Mediaset” si dhe është pronar i ekipit të futbollit A.C. Milan që prej vitit 1986.

Në vitin 2013, revista “Forbes” e rendiste atë si personin e 194-t më të pasur në botë me një pasuri neto prej 6.2 miliardë dollarë, kurse në vitin 2009, po kjo revistë e cilësonte 77-vjeçarin pesonin e 12-të më të fuqishëm në botë.
Pas thuajse dy dekadash dominim në politikën italiane, Berluskoni ka krijuar një profil të tij, ku identifikohet për humorin e pahijshëm dhe për skandalet e mëdha.

Ja kush janë 10 skandalet e tij më të mëdha:

10. Në konferencën për marrëdhëniet SHBA-Rusi, Berluskoni i uroi zgjedhjen si President, Barak Obamës duke e cilësuar atë “të hijshëm, të ri dhe shumë të nxirë nga dielli”.

9. Berluskoni shkaktoi zemërim të grupeve feministe në vitin 2005, kur tha se kishte shfrytëzuar sharmin e tij prej playboy për të bindur Presidenten e Finlandës, Tarja Holonen që të tërhiqej nga kërkesa e Finlandës për drejtimin e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore.

8. Në janar të vitit 2009, Berluskoni tha se kishte në plan të rriste numrin e patrullave në qytetet italiane nga 3 000 në 30 000 për të luftuar krimin. Këtë ai e tha duke iu përgjigjur pyetjes se, a ndikonte numri i madh i ushtarëve në parandalimin e përdhunimit të femrave në Itali. “Nuk mund të kemi numrin e nevojshëm për të eliminuar riskun (e përdhunimit). Do na duheshin aq ushtarë, sa numri i femrave të bukura, dhe nuk mendoj se kjo është e mundur sepse ne kemi shumë femra të bukura”, u përgjigj 77-vjeçari duke u mundur të bënte një kompliment për femrat italiane.

7. Pasi u pyet lidhur me marrëdhënien që kishte me një prostitutë të mitur, Berluskoni u përgjigj para një audience në Milano se, “ata nuk duhet të lexonin më gazetat”. “Jam një burrë që punon gjatë gjithë ditës dhe ndonjëherë shikoj ndonjë vajzë. Është më mirë të jesh i apasionuar mbas femrave të bukura se sa të jesh homoseksual.”

6. Maummar Gaddafi nuk kishte shumë miq në Perëndim, por Berluskoni ishte një prej tyre. Kryeministri italian i dërgoi atij dy eskorta me femra për ta ndihmuar në vitin 2009 që lideri i Libisë të zgjidhej në krye të Unionit Afrikan.

5. Në vitin 2009, Italia u godit nga një tërmet 6.3 magnitudë. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në 30 vjet pasi shkaktoi 308 viktima dhe la 66 mijë njerëz pa shtëpi. Në një vizitë në vendet e prekura, Berluskoni tha se viktimat duhet të marrin anën pozitive dhe të kënaqen nga eksperienca në kamp. “Shikojeni si një fundjavë në kamping.”

4. Pas sulmit të 11 shtatorit në SHBA, Berkusoni tha: “Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm për superioritetin e civilizimit tonë, një sitem që garanton mirëqenie, respekt për të drejtat e njeriut – në kontrast me vendet islamike – respekt për besimet fetare dhe të drejtat politike, një sistem që mirëkupton diversitetin”.

3. Berluskoni i tha deputetit gjerman të Parlamentit Evropian, Martin Schulz se, ai do të ishte “perfekt” në rolin e një nazisti të një kampi përqendrimi. “Di që në Itali një person po prodhon një film për kampet naziste… Duhet të rezervoj rolin e Kapo-s (një roje i zgjedhur nga të burgosurit). Mund të ishe perfekt!” Kjo deklaratë shkaktoi incident diplomatik mes dy vendeve.

2. Veronika Lario, bashkëshortja e dytë e Berluskonit kërkoi divorcin pas pjesëmarrjes së 77-vjeçarit në festën e 18-vjetorit të një vajze në Napoli. Ajo tha se nuk mund të rrinte me një burrë që shoqërohet me të mitura. Lario deklaroi se, Berluskoni kishte kaluar një fundjavë me Naemi Latizia-n në një vile në skandinavi në prag të festave të fundvitit në 2009-n. Kjo u vërtetua edhe nga fotot e paparacëve.

1. Kur një kërcimtare adoleshente marokene, Karmia El Mahroug (Ruby) u pyet nga policia në vitin 2010, ajo u tha prokurorëve se ishte përfshirë në një orgji me Kryeministrin, Silvio Berluskoni. Kuby tha se ajo dhe 20 femra të tjera të zhveshura kishin kërcyer në stil afrikan “bunga-bunga” për Berluskonin.



*   *   *

November 26, 2013

Lotët e krokodilit të Lulzim Bashës



Nga Mero Baze

Lulzim Basha e ka takuar Olldashin para vdekjes, por nuk ka treguar! E pranoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar, që e kishte takuar disa ditë para vdekjes dhe që kishin folur për “unitetin” e partisë. Problemi është kujt ia ka mbajtur Basha sekret këtë takim dhe pse nuk e ka bërë publik?

Takimi Basha-Olldashi është një takim që mund ta kishte bërë lajm kur ka ndodhur. Ata ishin dy rivalë, që hynë në një garë krejt të pandershme me njëri- tjetrin. Basha, duke pasur në krah Berishën, i cili ndërhyri brutalisht në fushatë, dhe tjetri, nën pabesinë e tyre, duke u përdorur dhe kriminelë ndaj tij. Si përfundim, ditën e votimit u votua me lista që nuk ishin anëtarë të PD-së, me fletë votimi me numër rendor, që e bënin votimin të hapur, dhe nën një klimë terrori ku vota për Sokol Olldashin identifikohej me Edi Ramën.

Pas kësaj paburrërie të madhe, Olldashi ndërpreu komunikimin me Sali Berishën dhe natyrisht nuk kishte ndonjë mëri ekstreme me të emëruarin e tij, Bashën, pasi ai thjesht u përdor në këtë histori të pistë, siç është përdorur gjithë jetën.

Por fjalimi i tij para deputetëve sot ishte i turpshëm. Nxitimi i tij për të shpallur Olldashin një mik, i cili ka vdekur i pajtuar me të, fsheh përveç frikës nga ftohja me mbështetësit e Olldashit në parti, dhe imitimin e një prej zakoneve më të ndyra të Sali Berishës me kundërshtarët e vdekur të tij. Duket e tepërt, por kjo është në të vërtetë ajo çfarë Sali Berisha ka bërë gjithë jetën me rivalët dhe kundërshtarët e tij pas vdekjes.

Nuk hyj tek njerëzit paranojakë dhe nuk kam asnjë iluzion se Pjetër Arbnorit, Azem Hajdarit, Gramoz Pashkos, etj., ua mori jetën Zoti dhe jo Sali Berisha. Nuk hyj tek ata që shikojnë skenar konspirativë apo eliminime fizike në këto vdekje. Por erzin pas vdekjes ua ka marrë Sali Berisha. Duke mos i dashur sa ishin të gjallë, dhe duke i luftuar deri ditën e fundit, pas vdekjes ai ka vrapuar t’i bëjë ata miq të tij, bashkëpunëtorë dhe shokë lufte. Kështu ia bëri Azemit, të cilin për tetë vite e luftoi publikisht, shtetërisht dhe personalisht çdo ditë. Pas vdekjes, e shpalli mik dhe shok ideali. Kështu ia bëri Arbnorit, të cilin e la të ikte i dëshpëruar nga kjo jetë. Kështu ia bëri dhe Pashkos, të cilin nuk e pranoi dot kurrë as si mik as si bashkëpunëtor.

Lulzim Basha mund ta kishte kursyer këtë cilësi të ndyrë të Sali Berishës për ta kthyer në identitet të vet. Ai mund të mos e thoshte sot këtë gjë kaq të shëmtuar, për shkak se Sokoli nuk është me dhe kësisoj Basha ka nevojë vetëm për mbështetësit e tij në mungesë të tij. Nëse kishte diçka pozitive për PD nga takimi me Olldashin, ai duhet t’ua jepte demokratëve atë lajm atë ditë kur u takuan.

E vërteta është se Sokol Oldashi i ka premtuar Bashës se do të jetë me të kur ai të arrijë të bëhet kryetar partie, dhe jo tani që është i dërguar i Berishës. Nuk dua të spekuloj çfarë di që i ka thënë Basha, por me siguri dhe atë e bren diçka brenda vetes dhe nxiton dhe të jetë në rregull dhe me Olldashin dhe me Berishën, po sidomos me Topallin. Por kjo tani nuk ka më rëndësi. Ai nuk do të jetë më askund dhe Basha, i cili e poshtëroi në muajt e fundit të jetës me ndihmën e Familjes, së paku mund ta respektojë në heshtje ikjen e tij.

Nëse vërtet do ta respektojë, është mirë të ndalë mediat e tij dhe portalet online të opozitës, që duan me çdo kusht ta njollosin, duke bërë sikur i kërkojnë llogari policisë “pse nuk tregon” ku ishte, me kë ishte, çfarë po bënte e ku do shkonte pak minuta pra vdekjes. Ka plot mënyra për ta nderuar një njeri, qoftë dhe kundërshtar, pas vdekjes. E vetmja gjë e shëmtuar është të thuash se ishim miq. Kjo përveçse një paburrëri, është një nekrofili politike, një përpjekje për të përfituar nga dikush që nuk ka fuqi të flasë. Ndonjëherë dikë mund ta respektosh më shumë duke i thënë ishim kundërshtarë apo rivalë. Por kjo ka një sekret. Duhet të jesh vetvetja të pranosh se ke një rival. Basha nuk mund të ketë të tillë. Ai ka miq dhe armiq ata që ka Sali Berisha!



*   *   *

Fondet e invalidëve u shpenzuan për fushatë

-Letërkëmbimi Ksera-Bode-

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, iu përgjigj sot në Parlament deklaratave të deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me çështjen e abuzimeve me pagesat e personave me aftësi të kufizuar.
“Mos kujtoni se duke qenë të varfër, njerëzit janë edhe injorantë dhe nuk i kuptojnë zullumet tuaja. Berisha është i vetmi kryeministër i globit që krenohet se është rritur numri i përfituesve të ndihmës ekonomike”, tha Veliaj.


Ai përmendi se në datën 16 shtator, kur qeveria e re mori detyrën, në arkë nuk kishin mbetur 4 miliardë lek, siç pretendon PD-ja, por vetëm 747 milionë lek. Sipas tij, shuma prej 4 miliard lekësh që përmendet në deklaratat e PD-së nuk ka të bëjë fare me shumën që u gjet në arkë, por ato janë paratë e nevojshme për të mbuluar pagesat e invalidëve deri në fund të 2013-ës. 

Veliaj tha se demokratët ngatërrojnë atë çka u gjet në arkë me atë çfarë nevojitet për të mbuluar shpenzimet, duke shtuar se deri në fund të vitit nuk duhen 2-3 milion dollarë, siç pretendon PD-ja, por plot 40 milion dollarë.

Duke iu referuar shkresave zyrtare midis ish- ministrit të Punës dhe atij të Financave në korrik të 2013, Veliaj tha se paratë për pagesat e aftësisë së kufizuar dhe ndihmës ekonomike ishin harxhuar që tre javë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Pra, më shumë se dy muaj para se qeveria e majtë të vinte në pushtet. Sipas këtyre shkresave, në korrik ish- ministri Ksera i bënte me dije ish- ministrit Bode se Ministria e Punës nuk ka më fonde të lira për të përballuar pagesat për aftësinë e kufizuar dhe ndihmën ekonomike, ndërsa Ministria e Financave i përgjigjej: “Gjeni zgjidhje brenda fondeve të miratuara në fillim të vitit”.

“Në 24 qershor, 84 ju duk një numër më i vogël sesa 56 e u turrët për të festuar fitoren. Kjo njohuri e thelluar matematike vihet re edhe në buxhetin e 2012-ës. Flisnit për rritje ekonomike dyshifrore e për Shqipërinë që renditej e dyta pas Kinës, e me të njëjtin fodullëk hartuat edhe buxhetin. Por, realiteti ua përplasi kokën pas murit dhe u detyruat ta rishikonit buxhetin jo pak, por dy herë brenda të njëjtit vit”, u shpreh Veliaj.

http://www.gazetatema.net/web/2013/11/26/leterkembimi-ksera-bode-fondet-e-invalideve-u-shpenzuan-per-fushate/


*   *   *


November 24, 2013

Falimenton Belle Air

Mijëra prenotimeve nuk u dihet fati!


Kompania Belle Air ka vendosur që të pezullojë fluturimet e saj. Shkak për këtë është bërë kriza ekonomike, si dhe fakti që llogaritë e kësaj kompanie janë bllokuar prej 18 ditësh.


Pas tetë vjet operimesh të susksesshme nga Shqipëria drejt destinacioneve evropiane dhe anasjelltas, kompania Belle Air është detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj.

Të ndodhur përballë një situate tejet të vështirë e kemi të pamundur për të vazhduar fluturimet. Arsyet që na çuan në këtë  pezullimim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si dhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë “Belle Air”, thuhet në një deklaratë të kompanisë “Belle Air”.

Në deklaratë thuhet se udhëtarët që kanë blerë biletë në këtë kompanië, do të kompensohen.

Me ndihmën e kompanisë ajrore  italiane Blue Panorama, u ofrojmë mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë pasagjerëve me bileta Belle Air, duke filluar nga 25.11.2013 nën markën “Low Cost Blu Express” të kompanisë “Blue Panorama Airlines” nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, ofertë që varet nga sasia e vendeve të mbetura në shitje dhe destinacioni i përzgjedhur. Për të vazhduar procedurat Ju lutemi telefononi në +355 42 390 111.

Të gjithë pasagjerët qe kanë prerë bileta nëpermjet kartës së kreditit dhe që kërkojnë rimbursimin e biletave, duhet të kontaktojnë me bankat që kanë lëshuar këto karta krediti dhe të paraqesin kërkesën së bashku me referencat e biletës.

Për të vazhduar proçedura të tjera rimbursimesh, Ju lutem kontaktoni në 355 42 390 390.
Të gjithë klientët “Belle Air” dhe kushdo që dëshiron të blejë një biletë nga Tirana drejt Bergamos (Orio Al Serio), Bolonjës, Milano Malpensa, Romë Fiumicino, Pizës, Venecias dhe Veronës dhe anasjelltas, mund të telefonojnë në qendrën e kontaktit “Blue Express” të “Blue Panoroma Airlines” +39 06 959 86666, ose të vizitojnë faqet web: 
www.blu-express.com,
www.blue-panorama.com
thuhet në deklaratë.

Kompania ndërkohë premton se do të rikonstruktohet, me qëllim rikthimin në treg.



*   *   *