Dyshimet:
Vdekja e Sokol Olldashit është po aq e
ngjashme sa vdekjet e Kosta Trebickës në pllajën e Voskopojës dhe e oficerit të
SHISH, Isa Çopa, që u vetëvra pastaj i vuri flakën makinës !!!.
Ka paralele të
ngjashme referuar raporteve të ekspertizës autoteknike, autopsisë dhe gjendjes
së mjeteve. Përfundimi është se dyshohet fortë se deputeti Sokol Olldashi është
vrarë para aksidentit. Më pas ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Ndryshe nuk ka se
si të shpjegohet se edhe një javë pas ngjarjes tragjike, nuk është zbuluar ende
personin të cilin i ndjeri takoi në Elbasan, rrethinat e tij apo periferi të
Tiranës, në Krrabë. Për sa kohë personi mbetet mister, atëherë do të thotë se
deputeti është futur në një kurth, prej të cilit nuk ka dalë i gjallë.
Një
hetim serioz e donte të udhës që të paktën dy ditë nga ngjarja, grupi i
ekspertëve të deklaronte zanafillën e ngjarjes. Prej nga është nisur deputeti
mbrëmjen e së mërkurës dhe cilin takoi.
Justifikimi mund të jetë se Olldashi ka
qenë në shoqërinë e një vajze që ka njohur në atë qytet. Pak rëndësi ka. Vajza
duhet të kishte dëshmuar dhe kjo dëshmi të jetë pjesë e dosjes hetimore.
Ku
kanë qenë, çfarë kanë bërë, çfarë ka ngrënë dhe pirë dhe nëse ka ndodhur diçka
e pazakontë gjatë dy orëve.
Olldashi është nisur nga Tirana në 18:45 pa
shoferin. Përse nuk e shoqëroi shoferi, çfarë i tha Olldashi shoferit para se
të nisej, apo nëse shoferi sajoi një alibi se nuk shkonte dot ta shoqëronte
pasi kishte punë…Olldashi u raportua se doli nga rruga në orën 21:10. Pra pak
më shumë se dy orë hapësirë kohore. Në kohë të keqe i janë dashur 30 minuta
udhëtim vajtje dhe po kaq ardhje. Zbrit 10 minutat e segmentit të pakryer kurrë
Krrabë-Tiranë, gjithë koha e udhëtimit rezulton 50 minuta.
Pra ka pasur kohë të
lirë 75 minuta të lira. Askush nuk dëshmon ta ketë parë makinën e ish-ministrit
në aksin e njohur Tiranë-Elbasan. As patrullat policore, as pronarë lokalesh
(përveç Sallufit aty ku ndodhi aksidenti). As banorë, as biznesmenë, as
politikanë.
Versioni i dytë
Me siguri maksimale, por jo të plotë, Olldashi
në Elbasan ka qenë për të takuar një person publik. Një deputet mbase.
Thuhet
se po ndiqte planin e projektit të tij politik. Kauzën e madhe e fitoi, duke
përdorur një anti-amerikanizëm për armët kimike. Inicioi dhe nxiti protestat
masive në gjithë vendin. Ai ishte shkaktari i vërtetë i JO-së së armëve kimike.
Po fitonte pikë të jashtëzakonshme për kauzën
e tij. Madje edhe duke negociuar me deputetë të mazhorancës. Thjesht po nxirrte
bllof Bashën dhe Berishën, për t’i vënë përpara pasi ta fitonte këtë kauz.
Në
një prej fjalimeve te Piramida, Olldashi deklaroi tekstualisht “Kemi ndërmarrë
këto protesta kundër armëve kimike siriane dhe do vazhdojmë deri në fund. Kemi
organizuar njerëzit tanë në të gjithë vendin. Në Tiranë, Fier, Lushnjë, Elbasan
etj.,!!!”.
Olldashi ky që mori nismën…..Për shoqërinë civile pak peshë mund të
ishte kjo iniciativë. Politika kishte më tepër rëndësi. Dhe atë e kryesoi
Olldashi. Basha dhe Berisha, të trembur nga ky projekt ambicioz i Olldashit, të
cilit nuk i mungonte as përkrahja me background kriminal sipas raportit të
FBI-së, mund të bëhej potent dhe i rrezikshëm. Basha u detyrua të lëvizte
ndryshe që të shpëtonte. I tha JO Amerikës dhe minoi këtë projekt për
shkatërrimin e armëve kimike siriane. Pra Olldashi ishte shkaktari kryesor.
Basha kishte një armik të madh përballë, pse jo dhe Berisha rrezikohej shumë.
Njeriu misterioz
Për sa kohë askush nuk flet se cilin takoi
Olldashi, misteret janë prezente. Autoteknika nxjerr disa paqartësi. Alkooli i
derdhur i frenave. Po e marrim të mirëqenë se
u derdh në përmbysje. Vetëm gjysmë rrotullimi makina !!!. Dhe Olldashi vdiq.
Përplasi kokën te dera e pasagjerit dhe mjaftoi për goditje fatale, me 45 km në
orë!. Shumë pak gjak në vendngjarje për një traum në kokë dhe shpërfytyrim, në
gjendjen që u gjet deputeti. Vetëm dëmtime në kokë dhe në asnjë pjesë të
trupit. Po flasim për aksident!. Kjo nuk ndodh
kurrë. Aksidentet lënë hematoma dhe në pjesë të tjera të trupit. Edhe sikur pa
rrip sigurimi të ketë qenë. Rrethanat dhe mënyra si ka ndodhur lënë për të
dyshuar.
Drejtuesi nuk ka tentuar të frenojë dhe as ka kthyer timonin.
Ose ka
qenë tejet i dehur në alkool, ose ka pasur faktorë të jashtëm, që ia kanë
injektuar gjatë qëndrimit në Elbasan, ose ka qenë i pajetë në ato çaste dhe e
kanë vërvitur te varrezat e Krrabës….
Atëherë çfarë ndodhi?
Ka dyshime të forta se Olldashi mund të jetë
takuar me një deputet në Elbasan. I kanë ngritur një kurth. Njeriu që ka takuar
ka qenë i besuar. Aty ka ndodhur formaliteti në emergjencë. Në një vend të
mbyllur, ku askush nuk e merr vesh se çfarë ndodh. Makinën e tij në kthim nuk
mund ta ndalonte më kush. Dhe në një shpejtësi vetëm 45 km në orë, jo shumë e
lartë, një person mund të hapë derën dhe të hidhet. Madje të shpëtojë pa plagë.
Në makinë ka pasur një të dytë dhe nuk ka qenë femër. Por një burrë që ka
drejtuar mjetin deri në rrëpirën e Krrabës. Plaga në kokë nuk është plagë
aksidenti, madje mund të gjendet edhe koha kur është shkaktuar. Po kështu autopsia mund ta zbardhë këtë të vërtetë. Edhe
çfarë ka ndikuar në këtë situatë.
Dy gjëra janë në këtë ngjarje:
1 - Ose Olldashi
është trajtuar si Kosta Trebicka,
2 - Ose si Isa Çopa.
Na thonë se ishte me
shpejtësi dhe makina i ra në kokë si Trebickës, pa alkool frenash dhe pa
komandim mjeti e me rrokullisje. Na lënë të dyshojmë se mund të jetë torturuar
deri në vdekje dhe më pas sajuar aksidenti në Krrabë. Është sajuar telefonatë
me shoferin dhe deputetin dhe ndërtuar gjithçka perfekte. Pra është masakruar
si Isa Çopa dhe nuk po njohim detaje shtesë ende nëse edhe gjuhën ia kanë prerë
si atij.
Por, në një gjysmë rrotullim makine, nuk mund të
ndodhë kurrë të pësosh një traum vdekjeprurëse të tillë. Dhe nëse ka ndodhur,
kjo nuk ka ardhur në gjendje të vetëdijshme të deputetit në momentin e aksidentit,
por në momente agonie. Pra duhet të ketë qenë gjysmë i vdekur.
Edhe për Isa
Çopën thanë se i telefonoi familjes se do vonohej dhe ta kishte amanet të
ardhmen e djalit. Por më pas rezultoi se jo nuk ishte vetëvrarë dhe më pas
vetëdjegur, por ishte torturuar mizorisht, prerë gjuha, me plagë në sheshin e
kokës dhe më pas ishte djegur brenda makinës së tij, duke e sajuar vetëvrasje.
Por ekspertët gjermanë zbuluan të vërtetën dhe tani askush nuk flet më për
oficerin e SHISH.
Kështu pritet të ndodhë edhe me Olldashin…..
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!