në skenë del emri i Xhezair Zaganjorit
Sekseri i kreut të Gjykatës së Lartë kërkon 2
mijë euro në emrin e tij. Ndërkohë në Pukë, kreu i gjykatës dhe prokurori
vazhdojnë të marrin 5- milionëshin për ndryshimet e masës së arrestit.
Të tjerë viktima qajnë hallin duke treguar se
të njëjtët persona u kanë marrë nga 5-6 milionë lekë për lirimin nga qelia.
“Fiks Fare” zbardhi dje strukturën e
funksionimit të korrupsionit në gjyqësorin shqiptar.
Më zë dhe figurë u treguan të gjithë personat
që merrnin para dhe premtonin lirimin e të pandehurit.
Një strukturë kjo që funksionon më së miri dhe
që finalizohet me lirimin e të arrestuarit të pestë për ngjarjen e 19 prillit
në Fushë Arrëz.
Pas daljes nga burgu të një prej 6 të arrestuarve,
të cilin e keni ndjekur këto ditë me figurë e audio në “Fiks Fare”, mbrëmë u
transmetuan të tjera detaje dhe pazare për një tjetër të arrestuar.
Risi e kalvarit të gjatë dyerve të drejtësisë
për drejtësi ishte dalja në skenë e pagesës prej 6 mijë eurosh apo 840 mijë
lekë të reja, e kërkuar nga sekseri Dëfrim Prençi dhe avokati Fran Dashi në
emër të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
Këta dy persona premtojnë lirimin e të
pandehurit A.Ndoka, i cili kishte bërë rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë
në Gjykatën e Lartë.
Shuma prej 6 mijë eurosh kërkohet nga këta dy
persona për pesë anëtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Lartë.
Gjatë kësaj bisede, babai i të pandehurit
këmbëngul të dijë emrin e gjyqtarit që do t’i garantojë lirinë për djalin e
tij.
Dëfrim Prençi dhe avokati Fran Dashi i
garantojnë daljen e djalit nga burgu duke folur në emër të kryetarit të
Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit.
Për të justifikuar shumën e madhe të parave që
marrin, ata tregojnë edhe skemën sesi do të shpërndahen këto para tek anëtarët
e trupit gjykues të Gjykatës së lartë.
Sipas sekserit Prençi, 2 mijë euro do t’i
marrë kryesuesi i trupit gjykues, pra z. Zaganjori dhe nga një mijë euro katër
anëtarët e tjerë të trupit gjykues.
Më pas, Dëfrim Prençi e lidh babanë e të
pandehurit me një tjetër avokat, Fariz Xhuxhin.
Edhe prej këtij avokati ai merr premtimin e
lirimit të djalit nga burgu, por më parë, sipas Xhuxhit, gjyqtarët kërkojnë
garancinë që nuk do të ndodhë më asnjë konflikt mes të pandehurit me përfaqësuesit
e kompanisë “BerAlb”.
Pas sorollatjes nëpër sekserë, babai i të
pandehurit drejtohet për në sekretarinë e Gjykatës së Larte ku mëson se rekursi
për ndryshimin e masës së sigurisë nuk ishte pranuar nga Gjykata e Lartë dhe se
në Pukë filloi procesi gjyqësor për djalin e tij.
Ndërkohë gjatë kësaj periudhe në Gjykatën e
Shkallës së parë të Pukës, nga po i njëjti gjyqtar, Shtjefën Lleshi, është
zhvilluar seanca gjyqësore për lirimin e të arrestuarit të pestë të ngjarjes së
19 prillit në Fushë Arrëz.
Pas pagesës së 500.000 lekëve, më në fund edhe
i arrestuari i pestë sheh dritën e dielli.
Shumat e kërkuara nga gjykatësi dhe nga
prokurori tashmë kalojnë nëpër të tjera hallka deri në dorëzimin e fundit.
Nuk dalin nga skena sekretarja dhe kancelarja,
të cilat kanë kërkuar në emër të shefit të tyre 250.000 lekë dhe 50.000 për
veten e tyre.
Por paratë për gjyqtarin, kësaj radhe euro; 1800
euro, janë dorëzuar nga bashkëshortja dhe djali i të pandehurit.
Kurse për prokurorin Pëllumb Prençi, është
futur në lojë miku i tij nga Lezha, Nard Mardoda, jurist në burgun e Shën
Kollit.
Në bisedën me familjarët e të arrestuarit të
pestë, juristi Mardoda i garanton ata se pas pagesës që ata duhet të bënin, së
shpejti do ta kishin në shtëpi të afërmin e tyre.
Vetë djali i të arrestuarit ka bërë pagesën ku
ka dhënë 250.000 lekë të tjera tek juristi i burgut të Shën Kollit, kjo pjesa e
prokurorit.
Pas marrjes së lekëve është caktuar dita e
gjyqit.
Në 1 tetor 2013 është gjyqtari Shtjefën Lleshi
që ka ndryshuar masën e sigurisë për të pandehurin D. Ndoka nga arrest në burg
pa afat, në detyrim për paraqitje.
Investigimi i “Fiks Fare” ka vazhduar me
dëshminë e dy të arrestuarve të tjerë në protestën kundër veprimeve të
kompanisë “BerAlb” në fushë Arrëz.
Ata kanë pohuar me gojën e tyre se kanë paguar
njëri 600 mijë lekë dhe tjetri 500 mijë lekë për të rifituar lirinë.
Gjyqtari dhe prokurori, ku ata kanë dorëzuar
paratë për të fituar lirinë, ishin të njëjtët, kryetari i Gjykatës së Shkallës
së Parë të Pukës, Shtjefën Lleshi dhe prokurori Pëllumb Prençi.
Biseda me Defrim Prençin
dhe avokatin Fran
Dashi
Sekseri – Më tha mua, unë dua kaq lekë për ta
mbyllë punën. Ma caktoi afat. Më tha janë pesë gjyqtarë. Kryetari i seancës do
2 mijë euro, katër të tjerët duan nga 1000 euro ose unë nuk merrem me këtë
punë. Ose unë më tha ta mbaroj punën brenda javës, ta nxjerr djalin jashtë.
Duan kaq lekë. I thashë unë do bëj llafe menjëherë me të në darkë, të sjellë
përgjigjen në mëngjes.
Qytetari – Për sot, për sonte?
Sekseri - I thashë ta sjellë llafin me të
sonte, nesër në mëngjes vij e të them po ose jo. Si t’i thosha?
Qytetari – Fiks të kërkuan?
Sekseri – 6000 euro. Kryetari i seancës donte
2000 euro, katër të tjerët nga 1000 euro, për zotin. Ta mbaroj, prandaj të
thashë ty.
Qytetari – E bisedove ti sot këtë punë mirë?
Sekseri - Tani në darkë më ka kthyer
përgjigje, se a të thashë se më rrejti ai i Shkodrës. Ai shkodrani që më tha e
kam kushëri, më rrejti.
Qytetari - Gjyqtarin?
Qytetari – Shiko se unë kam bërë 5 milion lekë
sipas llafit domethënë.
Sekseri - Ata më kanë kërkuar 6000 euro fiks
me mbarua punë. Ose unë a të thashë, të sjell lekët dhe të merret tjetër kush
me atë punë. Më kanë kërkuar 6000 euro. 2000 euro drejtuesi i seancës dhe nga
1000 euro gjyqtarët. Pesë gjyqtarë e gjykokan.
Avokati – Dihet se gjykohet me pesë.
Sekseri – 2000 euro kërkonte drejtuesi i
seancës.
Avokati – Është Tiranë këtu.
Sekseri – Për Zotin. As nuk u bënte llaf,
llafi i parë.
Qytetari – Po
tani kush e ka çështjen?
Avokati – Xhezair Zaganjori, ai është kryetar
i Gjykatës së Lartë.
Sekseri – Xhezairi mo burrë, ai është kryetar
i Gjykatës së Lartë. Kam folë me të.
Avokati – I gjen njeri atij?
Qytetari – Ke folë me të sot.
Sekseri – Po
si more me të, tani më ka kthyer përgjigjen.
Sekseri – Unë, nesër me pru lekët, brenda
javës ai e nxjerr çunin.
Qytetari – Iku ajo punë, unë sonte të dorëzoj
5 milonëshin se 2 milion e 700.000 t’i kam dhënë.
Sekseri – Po ,
po i kam unë ato.
Qytetari – Ashtu de! Me gjithë 2 milion e
700.000, 500.000 janë të tuat.
Avokati – A bën me më dëgju mua?
Qytetari – Po !
Avokati – Çfarë do me i lënë këtij, lërja në
fund.
Qytetari – Një 500.000 lekë jam duke ja dhënë,
i kam premtuar 700.000, mos harro.
Avokati – 500.000 ke për t’ia dhënë.
Sekseri – Me atë pazar që më kanë thënë, unë
nuk dua edhe pesë lekë. Për mik, me makinën time do ia fus naftë dhe do shkojmë
një natë tek shtëpia; I kam 2.700.000 lekë te shtëpia, janë 400 dollarë e lekë
të tjera, të shkoj e t’i marr në çantë e t’i sjell këtu?
Qytetari – Nuk më duhet gjë mua.
Avokati – Sa lekë ke sjellë o Pal sonte?
Qytetari – Sonte kam sjellë 2 milion e
800.000. 800.000 kam ndejtë duke i mbledhë e 2 milion e 700 bëjnë pesë milion e
pesëqind.
Sekseri – Ja lashë ato aty, i thashë mbaj
këtu, i rashë nesër, vij e të them po ose jo.
Qytetari – Iku ajo punë.
Avokati – Shiko tani, shiko tani një sekondë. Sa
lekë tha se i ke lënë, the 2 milion?
Qytetari – 2 milion e 700.000.
Avokati – Hiqja 500.000. Dy milion e dyqind
mijë.
Qytetari – 2 milion e 700.000 i kam dhënë dhe
2 milion e 800.000 i kam sonte, bëjnë 5 milion e 500.000.
Avokati – 500.000 lekëshin që me ia dhënë
këtij e ke llogaritur këtu?
Qytetari – Po .
Po tash e kam llogaritë, do marr lekët e
avokatit e do i kaloj këtej.
Sekseri – Nuk dua asnjë lek. Jam duke të thënë
këtu para këtij burri.
Avokati – Edhe sa ke me i dhënë me bë 6.000
euro? Nuk je i pashkollë, je inxhinier me shkollë të lartë.
Qytetari – Gjashtë mijë euro, 6 X 4 = 24, tash
unë kam me dhënë. Domethënë 8 milion e 400.000 lekë. Unë 5 milion e 500.000 i
kam plotësuar. Tani plotësoj dhe i takon 3 milion lekë.
Sekseri – 2 milion e 700.000 lekë i kam tek
shtëpia.
Qytetari - Po
dhe 2 milion e 800.000 me t’i dhënë sonte bëjnë 5 milion e 500.
Sekseri – 5 milion e 500.
Qytetari – Po
shkoj e i marr tek makina.
Sekseri – Bukur.
Qytetari – Shkoj i marr tek makina e t’i
sjell. Dhe mbyllet ajo punë.
Sekseri – 5 milion e 500.000. Dhe sa duhen?
Avokati – Edhe 3.
Qytetari – Edhe 3 fiks. Edhe me krye pazarin,
mbrapa të kam borxh ty unë.
Sekseri – Mo të kryej pazarin.
Avokati – Ik shko e merri tek makina.
Qytetari – Numëroi se kam lëvizur me to.
Numëroi amanet.
Avokati – A i ke numëruar?
Qytetari – Nore tënden, lekët numërohen.
Sekseri – Hë morë burrë numëroi në tavolinë.
Avokati – 1.2.3.4.5.6.7.8.9.10… 15.16.17(vazhdon
të numërojë lekët).
Avokati – Na e numëroji vetë. Numëroji vetë,
nuk di me i numëru.
Qytetari – Unë e di se janë 50 eee.
Avokati – Ke edhe do pesëdhjetëshe e do
dhjetëshe.
Qytetari – Janë 50 more.
Avokati – Ke edhe do dhjetëshe.
Qytetari – Jo or ti.
Avokati – Aaa.
Sekseri numëron lekët - 1.2.3.4.5.6.7.8.9.10...
58, dy milion e tetëqind mijë.
Qytetari – 2.800.000.
Sekseri – Po ,
po.
Qytetari – 2.800.000 dhe 2.700.000 a bëjnë
5.500.000? Tani të kam borxh edhe sa tha ti?
Avokati – 3 milion.
Qytetari – Fiks 3 milion. Jo, e lamë sa është
1 pikë.
Avokati – Jo 3 milion, jo, po ke 1.900.000
lekë fiks.
Sekseri – Kush
mo?
Avokati – 2.900.000.
Sekseri – Po
2.900.000.
Avokati – Dhe bëjnë 8 milion e 400.000 lekë,
shkojmë e thyejmë euro.
Qytetari – E shumta pasnesër t’i sjell unë, e
shumta nesër ia dërgon ti.
Avokati – I di vetë punët e veta.
Qytetari – Po
të jetë i garantuar mor burrë.
Avokati – Ne dona m’u liru, a shkon sot, a
shkon nesër, nuk duam t’ia dimë, ne duam të na lirohet me vendim të Gjykatës së
Lartë. Autorizimin e kemi si nuk ka nevojë me u paraqit djali.
Dita e dytë me sekserin për plotësimin e 8.4
milionë lekëve
Qytetari – Numëroji më mirë vetë. Numëroji më
mirë vetë. Njëqind përqind mendoj se e ke të hequr mesa di unë. Jo 99% e ke një
të hequr, i kam hedhur naftë makinës.
Qytetari – Sa janë?
Sekseri – 2 milion e 950.000.
Qytetari – Sa?
Avokati – Dy milion e 950.000.
Qytetari – 2, 4, 6.
Sekseri - Ke të më thyesh nja dy
dhjetëmijëshe?
Qytetari – Jo lërë 10.000 lekëshin.
Avokati – S’kam.
Sekseri – S’kam as unë.
Qytetari – Pi një kafe sikurse i takon.
Avokati – Ti e ke mbaruar punën tënde.
Qytetari – Domethënë 5 milion e 500.000 të kam
dhënë radhën e parë.
Sekseri – Tetë miljon e gjysëm.
Qytetari – 100.000 lekë t’i bëftë zoti
hallall, të kam borxh prapë për ty, atyre të tjerëve nuk ju kam borxh më.
Sekseri – Ishalla.
Qytetari – S’e vë në dyshim. Ai njëri nga gjyqtarët
është, mos qoftë!
Avokati – Kryetari.
Qytetari – Vetë.
Avokati – Kryetari i gjykatës.
Sekseri – A të mos futemi në atë punë?
Sekseri – Më vjen keq u shpenzove nuk kam se
ç’të bëj.
Avokati – O ky është duke shpenzuar në vend të
vet, jo në Tiranë.
Qytetari – Unë isha përgatitur për 5, kur më
tha se më duhen, këtë treshin e kam nxjerrë si me zor, po m’u treguan burra
njerëzit. Unë njërit ia kam marrë për dy muaj, tjetrit për gjashtë muaj.
Biseda me juristin e burgut të Shën Kollit,
Nard Mardoda
Juristi - Ai më tha Pëllumbin e ke 100% si me
qenë ti, prokurori m’tha mu. Se ç’ka bërë ai muhabet me këtë me këta, me ata,
mua s’më intereson fare. Mue t’më thojë Pali që ku është Pali me ndalë, unë e
kam lodhë e kam lodhë fort, vijmë e vijmë e vijmë, ai të lodh. Ai më ka marrë
në telefon Zoti e ta faltë, që du me të taku.
Qytetari – Sot.
Juristi – Nji tash mor, shkoj gjysëm ore që e
kam taku, nji gjysëm ore për Kishë të Laçit, nji gjysëm ore s’ka. Unë kam qenë
5 e gjysëm jashtë sa jam fut në shpi, jam zhveshë, më ke marrë ti në telefon. E
më tha mua kjo nuk do shkoj në asnji vend tjetër 100%. Do letra i kam unë në
dosje, do letra i ka avokati, ajo si e ka emrin certifikatë familjare, do letra
t’i bie unë i thashë për sjellje të mirë e njëra- tjetra i përpunon Saimiri
atje tek unë, Pëllumbin e ke 100% tha, për situatën më ke thënë se asht dakord.
Qytetari – Po .
Juristi – Kaq më tha. Tash kur dush fol me
Bardhën.
Qytetari - Me Bardhën flasim se kena për me
nda punën e lekëve… A t’i marri … Lekët t’ia çojmë gjykatësit, a më dëgjon, unë
i kam dhënë djalit 5 milion (të vjetra).
Juristi – Ai më tha mu që Pllumbi më tha se mu
m’pat thënë ai që gjyqtari është ok, d.m.th ka thënë gjyqtari që i kam liru tre
vetë, këta do i merren Pëllumbit, unë ia liroj. Tash merri vetë masat ti se
kush është gjyqtari.
Qytetari – Tashi unë kam pru djalin e vogël me
lekët.
Juristi – Jo mor burrë, s’ke nevojë, unë i kam
të garantuara si te vllai.
Qytetari – Po
shume bukur.
Juristi – Po
nuk merr lekët atje pa dalë … jashtë.
Qytetari – Jam tuj ia dhënë, jam tuj ia dhënë
para.
Juristi – Më dëgjo mu ore burrë, me mua e ke
të garantume, këtë fshije nga memoria. E bën kërkesën qysh nesër në orën 8, ia
plas në gjykatë. Nga vendimi gjyqtarit që kena bë dje ke për t’ia hekë…
Qytetari – Vetëm se gjyqtarët janë ble tash.
Juristi – E di e di.
Qytetari - Si do me e nda këtë punë, do me e
mbaru krejt vetë dhe këtë 5-shen në dorë dhe ta bëftë Zoti mbarë edhe me e ditë
vetëm unë e Zoti në qiell, apo don me mbaru gjysë për gjysë me gjyqtarin. Gjysë
për gjysë. Hajde bujrum ta marrsha të keqen nxirreni përjashta, hajde liroje.
Ti ju the gjysë për gjysë, gjysëm ti e gjysem prapë ti me ia dhanë Palit në
dorë, e t’i jep Pali me kredi.
Juristi – Palin, Palin… hajde me këtë kërkesën
e prokurorisë gjykatës top aty të hënën nxirret për short ai prokurori dhe
renda asaj dite një javë më vonë me
ardhë tek shpia burri huj.
Juristi - Pëllumbin e ke 100% or ti..
Djali i të pandehurit - Ça kena me fol më.
Juristi – Unë kam nevojë me më sqaru këtë, do
e marrësh krejt përsipër apo do e marrësh gjysë për gjysë? Gjysëm këtej e
gjysëm prokurori ai gjyqtari. Më thua gjysë për gjysë je shok i imi, po m’ke
inat.
Qytetari - Iku.
Juristi – Unë shkoj e i them ja qe ku i ke
paret, bëhet gjë.
Biseda me bashkëshorten e të arrestuarit që u
lirua pasi u paguan 500 mijë lekë
Qytetarja – Për të rregulluar këtë punë, kanë
kërkuar nga 500.000 lekë, 250.000 njëra, 250.000 tjetra, për person (sekretarja
dhe kancelarja). Pesë i ka marrë ai, për tre që ia kam dhënë unë, jam në
gjendje si i thonë. Liljana ka bërë be në kry të fëmijëve dhe në kry të djalit
të vet. Ja kam dhënë në dorë. O mua më ka futur brenda. Më ka thënë Bardhe tek
Shtjefni. Më ka thënë hyr, jepi dorën Shtjefnit, thuaj faleminderit, pese
milion i ke marrë. Kam qenë vetë kur ka marrë pesë milionëshin dhe ka hyrë
direkt. Atë ditë që ka dal Dedë Ndoka prej burgut kam qenë me Julin, kanë marrë
nga 150 euro për shoqe dhe më kanë kthyer mua 10.000 lekë, m’i kanë kthyer në
dorë. S’e kanë marrë 500.000 lekëshin për Dedën (bëhet fjalë për lekët që
merrnin kancelarja dhe sekretarja). Pese milionëshi ka ikur tek vendi.
Biseda me djalin e të arrestuarit
Djali i të arrestuarit- Kërkesën e futi, e
futëm të premten jo sot. Me ba sot i bie për të dielën, të dielën nuk mundet ta
bëjë. E fut të premten, ndoshta për të martën.
Qytetari – Tash për punë të lekëve?
Djali i të arrestuarit – Duhet halla se nuk
bën robt.
Qytetari – Kujt do ia dërgojë halla lekët.
Djali i të arrestuarit – Vetë Shtjefnit.
Qytetari – Vetë.
Djali i të arrestuarit – Po ,
vetë Shtjefnit.
Qytetari – Kështu tha sekretarja me ia dërguar
vetë Shtjefnit ë?
Djali i të arrestuarit – Po ,
po.
Qytetari – Po
tani Nardi?
Djali i të arrestuarit – Kur të vij në Lezhë,
më tha të bëj telefon vetë. Veç në telefon më tha vetë ma ndaj gjysmën, a
dëgjon.
Qytetari – Tha ndaj gjysmën e lekëve?
Djali i të arrestuarit – Po .
Ma ndaj gjysmën më tha, i thashë po, po. Hajt tha, nuk mundet të flasë ma.
Qytetari – Tani lekët e Nardit a i ke? A ke dy
e gjysëm a sa ke?
Djali i të arrestuarit – Jo, unë kam lekët e
Shjtjefnit e më duhen edhe 20.000 lekë se i pata marrë për punët e fëmijëve të
shkollës.
Qytetari – Me ba dy milion e gjysmë.
Djali i të arrestuarit - Po , po fiks.
20.000 më duhen, po.
Qytetari – Po
tani a don me ia dhënë Nardit të iki për Shkodër, t’ia dërgoje (prokurori me
banim në Shkodër).
Djali i të arrestuarit – Jam duke ia dhënë
lekët Nardit. Po , po Nardit jam duke i thënë
ditën e premten futet kërkesa, jam duke i thënë ja ku i ke lekët babush,
dërgoja kur të duash ti. Ditën e premte futen letrat, për të martën ke gjyqin.
Qytetari – Me e nxjerrë të pafajshëm?
Djali i të arrestuarit – Fjalët ashtu i kena.
Qytetari – A të ka thënë Nardi?
Djali i të arrestuarit – Aaa?
Qytetari – A të ka thënë Nardi?
Djali i të arrestuarit – Jo, Pëllumbi.
Pëllumbi na nuk dimë gjë…
Qytetarët – Lekët këtyre, sekretares?
Djali i të arrestuarit – Ua kam ndarë.
Qytetari – 25.000 njërës, 25.000 tjetrës.
Djali i të arrestuarit – Po ,
po. Shtjefnit i kam ndarë 1800 euro.
Qytetari – Tash sa ke mangut ti?
Djali i të arrestuarit – 20.000 lekë.
Qytetari – Edhe 20.000 lekë, në rregull. Atë
ta plotësoj unë.
Djali i të arrestuarit – Për atë të thashë.
Qytetari - Urdhëro 5000, 10.000, 15.000,
20.000. Leket jepja sonte.
Djali i të arrestuarit – Po
ishalla.
Djali i të arrestuarit – Mbaroi.
Biseda me dy të arrestuar në protestën e Fushë
Arrëzit, të cilët kanë paguar para për t’u liruar
Qytetari 1 – Mua me ka shkuar si tepër.
Qytetari – Pse sa të shkoi ty?
Qytetari 1 – 6 milion, prandaj dola për dy
muaj. Dy muaj e pesë ditë. Dëgjo mua, sa të kanë kërkuar për Arjanin.
Qytetari – Më kanë kërkuar 5. 5 milionë. Sa
fiks (lekë të kanë marrë).
Qytetari 1 – 6.
Qytetari – 6 milion.
Qytetari 1 – Po .
Qytetari – Shumë.
Qytetari 1 – Po
kam qenë një unë. Ty ndoshta të kanë marrë më pak po ke qenë vetë i pesti, vetë
i gjashti.
Qytetari – Pesë e gjysëm.
Qytetari 1 – Jo mo nuk të kanë marrë shumë.
Qytetari - A të kanë marrë 6 ty?
Qytetari 1 – Po .
Qytetari – Prokurori 3 e Shtjefni 3?
Qytetari 1 – I kanë nda, ku di gjë unë.
Qytetari – Kë pate gjetur për t’ua dërguar?
Qytetari 1 – Unë nuk e pata gjetë e patë gjetë
tjetër kush. E patë gjetur Jetmiri, a të pata thënë një herë more burrë.
Qytetari – A, Jetmir Çafa. Me prokurorin ëëë?
Qytetari 1 - Jo, me gjykatësin.
Qytetari - Me Shtjefnin?
Qytetari
1 bën me shenjë me kokë duke pohuar.
Qytetari - Sa ke dhënë ti fiks?
Qytetari 2 - Kaq, fiks pesë.
Qytetari - 5 milion?
Qytetari 2 - Po .
Për Kishë të Laçit na pinë gjakun o Pal. Për Kishë të Shna Ndout, komplet
borxh. Kam pesë milionë lekë borxh, ku kam me i marrë
*
* *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!