Mijëra prenotimeve nuk u dihet fati!
Kompania Belle Air ka vendosur që të pezullojë
fluturimet e saj. Shkak për këtë është bërë kriza ekonomike, si dhe fakti që
llogaritë e kësaj kompanie janë bllokuar prej 18 ditësh.
Pas tetë vjet operimesh të susksesshme nga
Shqipëria drejt destinacioneve evropiane dhe anasjelltas, kompania Belle Air
është detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj.
Të ndodhur përballë një situate tejet të
vështirë e kemi të pamundur për të vazhduar fluturimet. Arsyet që na çuan në
këtë pezullimim janë situata e
përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore
ku operojmë, si dhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare
të kompanisë “Belle Air”, thuhet në një deklaratë të kompanisë “Belle Air”.
Në deklaratë thuhet se udhëtarët që kanë blerë
biletë në këtë kompanië, do të kompensohen.
Me ndihmën e kompanisë ajrore italiane Blue Panorama, u ofrojmë mundësinë e
mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë
pasagjerëve me bileta Belle Air, duke filluar nga 25.11.2013 nën markën “Low
Cost Blu Express” të kompanisë “Blue Panorama Airlines” nga Tirana drejt
Italisë dhe anasjelltas, ofertë që varet nga sasia e vendeve të mbetura në
shitje dhe destinacioni i përzgjedhur. Për të vazhduar procedurat Ju lutemi
telefononi në +355 42 390 111.
Të gjithë pasagjerët qe kanë prerë bileta
nëpermjet kartës së kreditit dhe që kërkojnë rimbursimin e biletave, duhet të
kontaktojnë me bankat që kanë lëshuar këto karta krediti dhe të paraqesin
kërkesën së bashku me referencat e biletës.
Për të vazhduar proçedura të tjera
rimbursimesh, Ju lutem kontaktoni në 355 42 390 390.
Të gjithë klientët “Belle Air” dhe kushdo që
dëshiron të blejë një biletë nga Tirana drejt Bergamos (Orio Al Serio),
Bolonjës, Milano Malpensa, Romë Fiumicino, Pizës, Venecias dhe Veronës dhe
anasjelltas, mund të telefonojnë në qendrën e kontaktit “Blue Express” të “Blue
Panoroma Airlines” +39 06 959 86666, ose të vizitojnë faqet web:
www.blu-express.com,
www.blu-express.com,
Kompania ndërkohë premton se do të
rikonstruktohet, me qëllim rikthimin në treg.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!