-Letërkëmbimi
Ksera-Bode-
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,
Erion Veliaj, iu përgjigj sot në Parlament deklaratave të deputetëve të Partisë
Demokratike lidhur me çështjen e abuzimeve me pagesat e personave me aftësi të
kufizuar.
“Mos kujtoni se duke qenë të varfër, njerëzit
janë edhe injorantë dhe nuk i kuptojnë zullumet tuaja. Berisha është i vetmi
kryeministër i globit që krenohet se është rritur numri i përfituesve të
ndihmës ekonomike”, tha Veliaj.
Ai përmendi se në datën 16 shtator, kur
qeveria e re mori detyrën, në arkë nuk kishin mbetur 4 miliardë lek, siç
pretendon PD-ja, por vetëm 747 milionë lek. Sipas tij, shuma prej 4 miliard
lekësh që përmendet në deklaratat e PD-së nuk ka të bëjë fare me shumën që u
gjet në arkë, por ato janë paratë e nevojshme për të mbuluar pagesat e
invalidëve deri në fund të 2013-ës.
Veliaj tha se demokratët ngatërrojnë atë
çka u gjet në arkë me atë çfarë nevojitet për të mbuluar shpenzimet, duke
shtuar se deri në fund të vitit nuk duhen 2-3 milion dollarë, siç pretendon
PD-ja, por plot 40 milion dollarë.
Duke iu referuar shkresave zyrtare midis ish-
ministrit të Punës dhe atij të Financave në korrik të 2013, Veliaj tha se
paratë për pagesat e aftësisë së kufizuar dhe ndihmës ekonomike ishin harxhuar
që tre javë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Pra, më shumë se dy muaj para se
qeveria e majtë të vinte në pushtet. Sipas këtyre shkresave, në korrik ish-
ministri Ksera i bënte me dije ish- ministrit Bode se Ministria e Punës nuk ka
më fonde të lira për të përballuar pagesat për aftësinë e kufizuar dhe ndihmën
ekonomike, ndërsa Ministria e Financave i përgjigjej: “Gjeni zgjidhje brenda
fondeve të miratuara në fillim të vitit”.
http://www.gazetatema.net/web/2013/11/26/leterkembimi-ksera-bode-fondet-e-invalideve-u-shpenzuan-per-fushate/
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!