December 15, 2015

Agim Krajka: Parashqevia ishte e dashuruar me një oficer Sigurimi. Alida Hisku të tregojë me kë shkonte vetë, nuk është virgjëreshë!


Agim Krajka, që është bërë protagonist kohët e fundit në lidhje me deklaratat për periudhën e komunizmit, thotë se Parashqevi Simaku ka qenë e dashuruar me një officer Sigurimi.

Duke folur në emisionin “Debati” të Roland Qafokut, ai iu është përgjigjur edhe akuzave të Sherif Merdanit, duke thënë se ky i fundit nuk është arrestuar për shkak të festivalit të 11, por për arsye të tjera.

Maestro Krajka, ju falenderoj që sapo keni ardhur nga SHBA, një nga punët e para është prezenca në studion e emisionit tim.

Ka 2-3 ditë që jam kthyer, shkova për të parë fëmijët, por kisha edhe nostalgji. Ditën e parë u kënaqa, por pastaj thoja kur do të  kthehem. Siç thotë populli ‘breshka ferrën do’. Amerika për mua është një shtet që e bekoftë Zoti, por është vetëm shtet, jo komb, ky është ndryshim i madh.

Ju jeni qytetar amerikan?

Jam qytatar shqiptar dhe jam krenar. Kam pasaportë amerikane, por atje shkoj vetëm sepse më merr malli për fëmijët.

Cili është ndryshimi parë që vëreni sapo vini në Shqiëpri?

Ne e dimë traditën e formimet e këtij kombi. Nuk rendis dot as të këqijat, as të këqijat.

Po më e mira? Që jam shqiptar, duhet t’i dalim Zot këtij vendi, gjithmonë në emër të të mirë.

Por kjo varet, jo vetëm nga individi, varet kush e drejton turmën.

A jeni ndeshur me ndonjë të ri që thotë kush është ky Agim Krajka?

Unë nuk dal shumë. Kur dal kthehem me kokë të ulur se njerëzit më befasojnë, më japin vlera që mendoj se nuk I kam. Kur unë kam ikur e lashë Shqipërinë me kod me kodin shqiptar, e kur jam kthyer kam gjetur tallava e pisllëqe. Më mbyt edhe si fjalë e jo më ta dëgjoj.

Si të lejonin t’i bëje ato këngë, ku kishte ndërhturje twist, rock ‘n roll, etj?

Të them të drejtë nisi nga papjekuria si i ri që isha, më aps thashë pse duhet të heq dorë nga kjo. Ishte viti 1961 kur i bija fizarmonikës, dhe u thashë shokëve kam bërë një këngë për festival, ishte kënga lemza dhe të gjithë e pëlqyen. Më pas ia tregova Vaçes. Nuk e besoi që e kisha bërë unë. Dhe nuk besonim të na pranonin në festival sepse këngët ishin të paracaktuara sa do të ishin për partinë, kush do t’i këndonte.

Nga e morët motivin?

Nga populli im, nga lagjia ime. Por më pas nuk u transmetua më. Nuk përkonte me kërkesëne  partisë se ç’kulturë duhet të merrte populli i saj. Ajo nuk është rock’n’roll, ritmin nuk e ka krijuar Shqipëria, as bota ritmi ka lindur, sikur trokitja e derës.

Jeni frymëzuar nga të huajt?

Kemi pasur fatin e madh që dëgjonim Çelentanon.

Pas sa vitesh u transmetua “Lemza” dhe “Djaloshi dhe shiu”?

Tre muaj pasi u hoq dhe u ndalua të transmetohej kënga ime “Lemza”, mbaj mend që kam qenë në radhën e qumshit dhe kishte shumë zhurmë. Në një moment dëgjova dikë që tha mos bëni zhurmë sepse po dëgjohet “Lemza”. Edhe “Djaloshi dhe shiu” doli nga transmetimi. Kur morëm pjesë në festival me këngën “Kafe Flora burra plot” më lajmëruan se më kërkonin në degën e brendshme. Kryetari i degës ishte Mhill Doçi. Sa më pa tha: “Ku je se po na shkatërron rininë”. I thashë se ajo ishte një këngë pogonishte. Pas pak më nxorri prangat dhe tha do t’i kisha vendosur në vend, por përpara se t’i vë ty, duhet t’ia vendos fëmijëve tanë që e dëgjonë gjithë ditën këtë këngë. Pas festivalit të 11 u izolova totalisht nga asambli 10 vjet. Kudo që shkonin jashtë, provat i bëja unë, deri ditën e fundit, dhe më pas gjenin dikë tjetër, mua më izoluan totalisht.

Por a ndiheshit mirë që disa u arrestuan dhe ju të paktën jo?

Unë nuk di të jetë arrestuar njeri. Nëse do të ishte arrestaur Sherif Merdani për këngën, më parë duhet të arrestohej kompozitori. Ai ishte vetëm riprodhues i këngës.

Xhelil Gjoni, sekretari i Partisë i Komitetit Qendror të Tiranës bëri lëshim për mua e i jam mirënjohës. Ai ishte artist në shpirt. Më kërkoi në zyrë. Nuk kisha frikë sepse e dija kush ishte ai. Më kërkoi këngë për 65-vjetorin e shkout Enver. Të gjithë kompozitorët thonë se vetëm Agim Krajka mund ta bëjë. Ajo këngë është kënga “Një tufë lule”.

Sherif Merdani është burgosur për këtë…

Nuk është arrestuar njeri. Unë nuk di gjë. Jo, jo. Nuk është arrestuar Sherifi pse këndonte. Ta lëmë këtu sepse është një debat tjetër. Atëherë të hiqnin nga puna, por nuk të fusnin në burg.

Po atë e futën në burg zoti Krajka.

Jeni i sigurt? Unë e di në mënyrë tjetër që s’ka nevojë për ta thënë. Po ta kishin burgosur për këngën, në radhë të parë duhet të futej në burg dhe arrestuar kompozitori. Sherifi ishte vetëm interpretues. Për këtë problem s’kishte arsye të arrestohej Sherifi. Duhet të futeshin brenda autorët e muzikës dhe tejkstit. Kjo është logjika. Edhe në atë kohë kërkoheshin argumenta.

Po përse e dënuan?

Sherif Merdani është narcist. I dashuruar me veten. Sherif Merdani nuk ka as shkollë, as nota nuk njeh. Mos ma vër në radhën e Çeskut dhe Tishit. Është dënuar se i ka folur goja, një gjë që s’duhej. Në atë kohë Gasper Çuçia u pushkatua se falsifikoi 100 bileta treni. . Pra ai ligj të dënonte si për vjedhjen dhe si për muzikën. Nuk kishte ligje të veçanta për çdo fushë. Unë nuk isha budalla. Nuk e kam dashur dhe nuk e dua Enver Hoxhën, por ka një gjë që ai sistem ma dha shkollën pa asnjë lek. Shkoje në spital pa asnjë lek. Nuk kam nostalgji për atë system. Enver Hoxha vrau shokët e vet dhe ata eleminuan njëri-tjetrin si Kadri Hazbiu, Beqir Balluku. Analistët në SHBA thoshin se sistemet socialiste janë shumë funksionalë për vendet primitive. Pra duhej ai shtet ligjor që nuk korruptoje dot askënd, as policin, as mjekun e gjykatësin. Sot i kemi të gjitha me pare.

Je bërë pishman që i keni kompozuar një këngë Enver Hoxhës?

Jo nuk bëhem, ajo nuk ka fjalë të Enverit. Trim kanë qenë vetëm ata që i dolën kundër Enverit kur ishte gjallë, unë s’kam qenë nga ata.

E ke takuar ndonjëherë Enver Hoxhën?

Vetëm njëherë në Radio Tirana, u dha dorën të gjithëve, mes tyre edhe mua.

Ju keni vuajtur nga ai, por nuk e shani. Si është e mundur?

Unë kam vuajtur si çdo shqiptar. Por ka pasur edhe nga ata që janë pushkatuar. Unë në atë kohë jam diplomuar, nuk kam pseudo-diplomë. Në atë kohë nuk kishte burra, as tani nuk ka. As sot nuk ka asnjë që i del kundër Edi Ramës.

E keni vuajtur zilinë mes kolegëve?

Nuk e kam vuajtur, por e kam ditur. Arti është garë. Unë pata fatin e mirë vazhdova shkollën për kompozicion me pedagogët më të mirë.

Cili ishte idhulli juaj?

Idhulli im është Çesk Zadeja.

A mund të na përshkruani momentin kur keni marrë çmimin në në Dizhon të Francës si Asambël i Këngëve dhe Valleve Popullore?

Sepse ajo është një vlerë që sot po përdhunohet. Ka shumë kohë që nuk dalin në ekrane figura të muzikës. Duhet treguar që ky popull nuk lindi dje, por ka qenë në shekuj.

Si funksiononin koncertet kur shkonit jashtë? Në sa shtete keni shkuar?

Vetëm në Bashkimin Sovjetik nuk kam qenë. Në Kinë kam qëndruar 6 muaj. Bënim shfaqje në çdo qytet. Kam qenë edhe në Australi.

A ju survejonin si edhe ekipet e sportit?

Si mund të mos survejoheshim? Na vinin pas deri në shtëpi. Mua më kanë ndenjur 6 javë përpara shtëpisë sepse më kishte ardhur djali i tezes nga Dibra e Madhe. Edhe kur ikinim jashtë, na shoqëronin punonjës të sigurimit, ata silleshin si shokët tanë.

Sherfi Merdani ka thënë Krajka që bëja raporte.

Jo nuk është si thotë ai. Në atë kohë çdonjëri do të fliste për nivelin artistik. Flisnim për problemet profesionale, kush stonoi e gjëra të tjera.  Nëse p.sh Sherif Merdani largohej, mbaja unë përgjegjësi.

Ai arrin deri atje sa thotë se ju keni qenë bashkëpunëtor i Sigurimit e deri te pseudonimi Belini.

Nuk e kam dëgjuar. Por kjo nuk ka rëndësi. Të thotë çfarë të dojë. Këto janë shpifje të ulta. Kujt i intereson, le të hulumtojë e le ta verifikojë. Ai ka qenë narcist, ka dashur vetëm veten. Asgjë s’i ka dhënë shoqërisë. Ai vetëm për të më dëgjuar  mua, kudo shkoja vinte më mbante fizarmonikën.

Si është për ju Vaçe Zela?

Këto këngëtarë dolën nga gjiri i atij populli. Zërin e Vaçes dhe Vaçen e morën në dorë të tjerët. Ajo doli jashtë sferës sime. Çdo njeri ka vlerën e vet në art. Vaçja kishte një zë natyral, konfidencial, të ngrohtë, edhe kur i ikte zëri, kur recitonte, dukej sikur këndonte sepse kishte një shpirt shumë komunikues, ishte totalisht artiste.

Mund të na tregosh pse realizove këngë për gjyshen dhe jo dikujt tjetër?

Unë jam i vetmi në botë që kam bërë këngë për gjyshen. Unë kam qenë djalë i vetëm me 6 motra. Sipas traditës, djali i vetëm është trashëgimtari i shtëpisë, ndërsa vajzat bëhen pronare të shtëpisë së botës sepse martohen. Gjyshja më mbante më afër se gjithë të tjerët. Ishte grua tmerrësisht e zhvilluar. Nuk e harroj kurrë këshillën që më dha kur isha 10 vjeç. Kisha provim në aritmetikë dhe për t’i bërë qejfin i thashë do t’i lutem Zotit që të dal mirë.

Më tha: “Si mendon se Zoti do lërë miliarda njerëz në gjithë botën për të ndihmuar ty në provim? Nga miliarda qenie në botë, Zoti mendjen ia ha vetëm njeriut. Prandaj për çdo të mirë falendero Zotin që ke mendjen. Edhe të këqijat i ke prej mendjes”.

Cili është mendimi juaj për Parashqevi Simakun?

Për mua është nga zërat më të rrallë të muzikës shqiptare. Ajo këndonte muzikën e lehtë, por këndonte shumë mirë edhe këngën popullore. Kur këndonte këngës e Qamiles, të rrënqethte mishin. E ka kënduar Hifsa Zyberi dhe pas shumë kohës e këndoi Parashqevia. Në Amerikë qëndroi 6 muaj në shtëpinë time. Na kërkuan  të bënim disa këngë bashkë, I kishim të gjitha të paguara, por ajo kërkoi të ikte në Hollivud. I thashë të mos e bënte këtë gabim. Por zë si ai nuk i vjen më Shqipërisë. Pas dy tre vjetësh e takova, i ishte pjekur fytyra sikur e kishte futur në furrë. Por e shkreta ajo, gjysmën e trurit e kishte bosh.

Çfarë kishte ndodhur?

Ishte sëmurë. Çfarë bëri ajo në Hollivud? Gjeti një djalë gjoja amerikan që i binte kitares dhe u martuan. Kënduan në dasma. Më pas i ra një sëmundje. Por zë si ai nuk i vjen kurrë Shqipërisë.

Alida Hisku ka thënë: “Këngëtaret që kërkonin karrierë e që nuk ishin të gjithanshme ato që nuk ishin të sinqerta në krijimtarinë e tyre si artiste, u nënshtroheshin këtyre lloj rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose të politikanëve”.

Nuk e di, këtë ua them sinqerisht. Dhe flet Alida Hisku? Di që Parashqvia kishte një të dashur që punonte në Sigurimin e Shtetit. Do të martohej me të, por ndryshuan punët e Sigurimit këtu në Shqipëri. Edhje ai i Sigurimit njeri ishte. Nuk kishte të drejtë ai të dashuronte? Po ajo përse nuk flet me kë ka shkuar? Apo është virgjëreshë?

Sipas jush nuk ka pasur abuzime të hetuesve të sigurimsave?

Unë nuk di, sidomos ndaj femrave unë nuk di.

Një  politikan i njohur i PD, Fatbardh Kadilli, ka qenë ai që me një grup shokësh të ka ardhur në shtëpi kur morët çmimin e parë.

E dija gjithmonë që merrja ose çmimin e dytë, ose çmimin e tretë. Në festival nuk shkoja, isha i bindur që çmimin e parë nuk e merrja, shkoja vetëm në prova. Atë natë shkova me një shok të pinim fërrnet. Më pas u nisëm për në shtëpi, e kishim harruar festivalin. Kur shkoj në shtëpi e gjeta gruan të mjeruar, si gjithmonë kur ishte festivali. Ajo ishte konsulentja ime në muzikë, vinte nga një familje me shumë kulturë, në familjen e saj flitej vetëm frengjisht. Në atë kohë po jepeshin çmimet. U dhanë 3 çmime të treta dhe unë po shpresoja të dytin ta merrja unë. Kur dha çmimin e parë kam përplasur në tokë një pjatancë të madhe që e kisha blerë në Turqi. Kërkova pak alkool për ta pirë, kisha vetëm alkool dezinfektimi në shtëpi dhe atë e piva. Në atë moment ra zilja, shohim një klasë mature. Nuk di sa gëzim të madh kam ndjerë, sesi më trajtuan për atë çmim që mora. E mbaj mend Fatbardhin që erdhi me disa djem dhe vajza dhe kemi qendruar përgjithë natën bashkë. Ishte suprizë e këndshme.

Si ishte Irma Libohova?

Irma kishte zë dhe talent. Disa nota i kishte të veshura me timbër, disa nota të larta i zbardheshin dhe kemi punuar shumë vite bashkë.

Po Luan Zhegun si e vlerësoni?

Zëri më i mirë i zërave burrërorë, të paktën që kanë kënduar në atë kohë.

Si u ndjetë kur Top Channel e këndoi këngën tuaj “Këngët e Rinisë” në një nga festat e fundvit?

Ka qenë nderi më i madh që mund të më këtë bërë një TV. Dhurata më e mirë që më është bërë në jetën time. Ishte e mrekullueshme të shikoje ata djem e vajza gazetarë që kishin mbushur qendrën e Tiranës me flamuj dhe këndonin këtë këngë. Është padyshim një këngë baladë.

Cili është zëri që ju ka bërë më shumë përshtypje?

Vaçe Zela, Irma Libohova, Luan Zhegu dhe Parashqevi Simaku, për mua këta janë zërat më të mirë. Parashqevia është zeri femëror më i mirë i këngës së lehtë shqiptare dhe Luan Zhegu zëri më i mirë i mashkull i këngës shqiptare. Janë të papërsëritshëm.

Si u bëtë pjesë e filmit “Sex and the city”?

Unë shkoj shpesh tek një restorant që quhej Broaduej. Shkova të më dëgjonte shefi i kuzhinës në prani të disa muzikantëve për të më marrë në punë. Ishte ditë e shtunë, dimër. Pasi luajta një pjesë të gjithë më duartrokitën fort. I thashë bosit nëse do të punoja atje apo jo. Më tha do të punosh, por varet sa e do rrogën. Më tha të punoja 6 net në javë dhe nëse nuk bën gabime, do të ikësh i fundit ky restorant, i fundit do të iki unë që do të mbyll restorantin. Punova 12 vjet dhe fitova një vlerë që nuk do ta kisha fitur kurrë në Shqipëri. Kriss i “Sex and the city” vinte shpesh atje dhe i duhej dikush që luante me firzamonikë. Më pas mora pjesë edhe në 2-3 filma të tjerë.

Si e përjetuar lajmin e vdekjes së Vaçes?

Ashtu si përjetohet vdekja e një artisti.

A u nderua siç duhet nga shteti shqiptar?

Ne nuk e pamë kufomën e Vaçes, në hollin e operas, pamë vetëm foton e saj.

A e keni ndjerë veten të vlerësuar?

Në 2007 kur erdha nga Amerika e gjeta pensionin 120 mijë lekë. Presidenti Moisiu më dha titullin “Mjeshtër i madh”, jo vetëm për vlerësimin moral, por edhe pensioni m’u bë 400 mijë lekë.

Në shumë foto jeni me bashkëshorten. Kaq shumë e doni?

Jemi me shumë fat që kemi gjetur njëri-tjetrin. E kam parë rastësisht me shoqet në Liceun Artistik. Ishte ashtu siç dëshiroja unë të ishte një grua.

Çfarë ka ndodhur me muzikën që kultivohet sot?

Asgjë s’ka ndodhur dhe prandaj muzika ëhsët kot. S’të luan asnjë nerv. Këngët janë të titpit dashuroj-shurroj-shurroj-shurroooooooj.

Si zgjidhet kjo? Si largohen këto prurje?

Më parë të kishe fizarmonikë ishte fat i madh, jo më një piano. Sot kanë blerë të gjithë vegla muzikore në shtëpitë e tyre. Që kur kam ardhur nga Amerika, s’ka ardhur asnjë këngëtar të më thojë “Profesor do të më bëni një këngë?”

Keni ndonjë peng për ndonjë krijim tuajin?

Mua më janë hequr shumë këngë, por më janë hequr pasi janë publikuar, kjo edhe më ka ndihmuar sepse sa më shumë i hiqnin, aq më shumë kërkonin t’i dëgjonin. Nuk kam pasur as konkurrentë, as rivalë, as më të mirë as më të këqinj se vetja.

Si e vlerësoni Gjergj Lekën?

Si muzikant është i formuar. Edhe këndon, edhe kërcen etj. Por nuk është kompozitor, për mua vlerat e tij më të mëdha janë në piano. Është instrumentist shumë i mirë.

Një këshillë çfarë duhet të bëjë shoqëria shqiptare?

Kur Bonaparti fitoi me Italinë, i thotë këshilltari dil se të presin mijëra njerëz, ai i thotë se po ata njerëz neser me të njëjtën kënaqsi edhe do ta kishin nënvlerësuar, se kjo është turmë, do të kisha kënaqësi të shikoja një popull me traditë, jo një turmë.


*    *    *


“La Gazzetta dello Sport”: Ofertat nga Seria A për shqiptarët Manaj dhe Xhaka

Një shans nga minuta e parë kundër Cagliari. Këtë herë Mancini i dha hapësirë të plotë shqiptarit Rey Manaj, sulmuesit shqiptar i lindur në vitin 1997 dhe që iu bashkua skuadrës së Milanos nga Cremonese. Në një shkrim të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport” thuhet se sulmuesi shqiptar ka treguar goditje të mira në ato paraqitje të pakta që i është dhënë mundësia deri në këtë fazë të kampionatit. Për këtë arsye mësohet se drejtuesit e klubit nga Milano janë duke menduar që në janar të nisin bisedimet për ta mbajtur lojtarin. Por nëse Inter do të merrte qoftë edhe një tjetër element në repartin ofensiv, Manaj do të detyrohej të bënte gati valixhet deri në qershor për të gjetur minuta dhe hapësirë. Kjo edhe në funksion të ftesës që ai pret nga trajneri De Biasi për në finalet e “Euro 2016” në Francë. “La Gazzetta” shkruan se për sulmuesin janë interesuar skuadra të Seria A si Frosinone, që është në kërkim një lojtari “pykë”, por edhe nga Genoa. Orët e fundit ka edhe një interesim nga Bologna, që kërkon të fiksojë një sulmues të tillë për trajnerin Donadoni.


Taulant Xhaka drejt Fiorentinës

Fiorentina mund të jetë stacioni i rradhës i shqiptarit Taulant Xhaka. “Gazzetta” shkruan se skuadra po kërkon një zëvendësues për mesfushorin e krahut të djathtë, brazilianin Gilberto. Për këtë është në listë shqiptari Taulant Xhaka. Gazeta italiane thotë se ai është zviceran (me siguri e ngatërron me vëllain Granit) i lindur në vitin 91 dhe që trajneri Paulo Sousa e njeh që nga koha kur stërviste Baselin.




*    *    *





Napoli; Elseid Hysaj më i miri ndaj Romës, krahu i djathtë i blinduar


Nga krahu i djathtë i mbrojtjes së Napolit nuk kalohet dhe për këtë merita është e gjitha e Elseid Hysajt. Futbollisti shqiptar po vazhdon të shkëlqejë me të kaltrit në këtë sezon, duke u konfirmuar si nga një mbrojtësit më të mirë të Serisë A . Falë 21-vjeçarit nga Shkodra, Napoli ka fituar sigurinë në prapavijë.

Në barazimin 0-0 ndaj Romës, Hysaj dhe Koulibaly rezultuan dy futbollistët më të mirë në fushë për skuadrën e Maurizzio Sarrit. Mediat italiane e vlerësuan me notën 7 paraqitjen e mbrojtësit shqiptar dhe duke parë atë çfarë po shfaq ish-lojtari i Empolit me fanellën e Napolit, trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, nuk ka përse të shqetësohet për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi me një Elseid Hysaj në formë të tillë edhe në ndeshjet që do të zhvillojë Kombëtarja kuqezi në Europian, mesfushorët dhe sulmuesit kundërshtarë do ta kenë shumë të vështirë të kalojnë nga ky krah.

Elozhet e mediave italiane për paraqitjen e mbrojtësit 21-vjeçar në sfidën ndaj Romës ishin të shumta. I pakalueshëm në një kundër një, shkruan faqja e specializuar Tuttomercatoweb, duke iu referuar paraqitjes së Hysajt. Arrin të mbajë shumë mirë egjiptianin Salah kur ku i fundit niset me një shpejtësi të frikshme drejt portës kundërshtare, përfshihet edhe pse në jo shumë raste në aksionet sulmuese të skuadrës së tij duke arritur gjithmonë drejt vijës fundore të fushës. Me këto fjalë shumë pozitive mbyll komentin e saj për Hysajn Tuttomercatoweb.

Pasi ndali një lojtar si Paul Pogba në sfidën ndaj Juventusit, talenti nga Shkodra e bëri një gjë të tillë edhe ndaj Mohamed Salah. Fakte këto që tregojnë për klasin e Elseid Hysajt, 21-vjeçarit shqiptar që po i ngjit me një shpejtësi shumë të madhe hapat e karrierës.



*    *    *




December 14, 2015

Shqipëri-Zvicër, paqe ndërmjet vëllezërve Xhaka


Ragip Xhaka, babai i Taulant dhe Granit Xhakës, dëshiron që ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës të përfundojë në barazim.

Ai po ashtu ka thënë se dëshiron që këto dy skuadra të kualifikohen tutje dhe insisto se nuk do të ketë probleme në mes të dy kombëtareve.

“Jam duke shpresuar për një barazim dhe të dy skuadrat të kualifikohen në raundin tjetër”, tha Ragipi për Blick.ch.

“Disa lojtarët të Shqipërisë janë rritur në Zvicër, ata e njohin dhe do të respektojnë njëri tjetrin”.

Kujtojmë se Shqipëria dhe Zvicra do të takohen në kuadër të Euro 2016 më 11 qershor të vitit 2016.


*   *   *

December 2, 2015

Elseid Hysaj s’ka dhënë asnjë intervistë: Napoli përgënjeshtron mediat!


Ditën e djeshme gazeta “Panorama Sport” kishte publikuar një intervistë me mbrojtësin Hysaj ku i referohej ndeshjes së luajtur ditën e hënë Napoli-Inter.

Në këtë intervistë ndër të tjerash, duke ju referuar fitores së Napolit Hysaj citohet të ketë thënë se fitoi derbin e Ballkanit duke ju referuar faktit se në fushë ishin shumë lojtar nga ballkani.


"Intervista" e Panorama Sport  


Klubi i Napolit ka reaguar në lidhje me një intervistë të botuar sot në gazetën “Panorama Sport” të mbrojtësit Elseid Hysaj.

Në faqen e tij zyrtare, klubi italian thotë se mbrojtësi nuk ka dhënë asnjë intervistë dhe se ato që janë vënë në gojë të Hysajt janë të gënjeshtra dhe të pabaza.

“Në lidhje me disa deklarata të vëna në gojë të Elseid Hysaj dhe të publikuara në gazetën “Panorama sport”, Napoli dhe mbrojtësi ynë përgënjeshtrojnë kategorikisht që të jetë dhënë ndonjë intervistë e tillë. Për më shumë, ato që janë vënë në gojë të Hysajt janë të gënjeshtra dhe të pabaza”, thuhet në reagimin e klubit të Napolit.

Përgënjeshtrimi i SSC Napoli



*    *    *






December 1, 2015

Shikari, Shakira: Tifozët e Stoke City lodhen me Shaqirin, fillojnë ta tallin(Foto)


Xherdan Shaqiri nuk po gjen qetësinë në futboll.

Xherdan Shaqiri u largua nga Basel-i për tek Bayern-i në Gjermani me bujë të madhe. Për lojtarin i cili luan me kombëtaren e Zvicrës, u fol se do të kishte një të ardhme të ndritur te gjermanët.

Shaqiri nisi me sukses te Bayern ku arriti të fitonte të gjithë trofetë e mundshëm, por me ardhjen e Guardiolas ai humbi vendin e tij në skuadër dhe u detyrua të largohej.

Më pas Shaqiri u transferua në Itali te Interi, por edhe aty nuk e bindi trajnerin Mancini dhe përfundoi sërish në merkato, duke u transferuar në Stoke City në Premierligë.

Ai është aktivizuar në 11 takime këtë edicion, por ende nuk ka ardhur të gjejë goli i parë me bluzën e re dhe për tifozët e këtij ekipi ai po shihet gjithnjë e më shumë si një blerje e dështuar.

Tifozët e Stoke kanë publikuar disa foto të modifikuara me fytyrën e lojtarit, ku ai së bashku me trajnerin e ekipit është modifikuar dhe në vendin e tij është vendosur këngëtarja kolumbiane, Shakira.

Por ata nuk janë mjaftuar me kaq, pasi kanë publikuat edhe disa foto të tjera ku tallen me 24-vjeçarin, karriera e të cilit po shkon në rënie.




*    *    *

On Target


Sali Berisha - On Target

November 30, 2015

Albin Kurti, letër nga burgu: Politika sovranizuese e betejës opozitare


Plani i Ahtisaarit ishte qartazi i keq për Kosovën dhe jo mjaftueshëm i mire për Serbinë. Serbia e pranon Planin e Ahtisarit si dysheme a themel të Kosovës por jo edhe si tavan a kulm të tij. Ajo e do Kosovën shtet të hapur për Serbinë, shtet që i ulet vazhdimisht tavani në drejtim të dyshemesë apo që mbetet i pambrojtur sepse pa kulm. ‘Zajednica’ është faza e ardhshme dhe vendimtare e shtetrrënimit të Kosovës. Dialogu që u zhvillua në vitet 2011 deri në 2014 me Serbinë, u vazhdua njësoj edhe në vitin 2015– dialog sipas kushteve të Serbisë: të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës, pa u konsideruar Serbia si borxhli ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

‘Zajendica’ është pasojë e natyrshme e kësaj qasjeje të qeverisë së Kosovës. Cila është vlera e pavarësimit të Kosovës nëse bosnjëzimi e pason atë? Kjo qeveri gjithsesi duhet ndalur. Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është veçse përshtatje dhe lejim. Përshtatje e Kosovës me Serbinë brenda saj dhe shtirje se kjo për të dyjat, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, do të thotë përshtatje me Bashkimin Evropian. Pra, Kosova po përshtatet me strukturat shtetërore paralele të Serbisë, me ndarjen në lumin Ibër në Mitrovicë, me qëndrimin e Serbisë se serbët në Kosovë s’mund të jenëa snjëherë pakicë kombëtare etj.

Normalizimi si përshtatje nuk është ndryshim i gjendjes, por ndryshim i qëndrimit tonë karshi gjendjes. Normalizimi nuk e bashkon Mitrovicën por na ndryshon neve karshi ndarjes atje. Bashkimi Evropian njëmend na e ka konfirmuar perspektivën evropiane qysh në Samitin e Selanikut të vitit 2003. Mirëpo, premtimet e Brukselit për Ballkanin perëndimor ne nuk duhet t’i marrim më seriozisht sesa vetë ata.BE-ja ka hallet e veta të cilat sa vie rriten e shtohen. Për integrim dhe anëtarësim në BE, Serbia varet shumë nga Kosova. Ne mund ta lëmë tash Serbinë jashtë BE-së, ndërkaq më vonë, kur të hyjë ajo në BE para nesh, pikërisht Serbia do ta lë Kosovën jashtë. Siç thotë njëmik imi arkitekt, as çlirimi i Kosovë se as shpallja e pavarësisë së saj nuk na kanë pajisur me të drejtën per të planifikuar.

Kosova vazhdon vetëm të zbatojë urdhëra të huaj të cilat ne i marrim si obligime që të mos i marrim si kërcënime. Planifikimi të bën subjekt politik e shtet sovran, që ka vizion për popullin e për shtetin, për shoqërinë e për ekonominë, për rininë e për dekadat që vijnë. Në vazhdimësi na thuhet se jemi të dobët e të brishtë si shtet prandaj kemi Quintin, Zhbogarin, KFOR-in dhe EULEX-in, ndërkohë që edhe me të gjithë këta ne nuk poforcohemi, por vetëm sa po vulosemi në pafuqinë tonë që po përjetësohet. Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë e rreth Kosovës e preferojnë stabilitetin në Kosovë kundrejt drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit. Drejtësinë, demokracinë dhe zhvillimin ata jo vetëm që i shohin si ndërmarrje me rrezik por, madje, edhe si ndërmarrje të rrezikshme. Dhe, për të qenë edhe më keq, ky stabilitet në Kosovë vihet në funksion të stabilitetit rajonal, gjithnjë afatshkurtër.

Pushteti në Kosovë për here insiston në rëndësinë e faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare, nirëpopërçështjen e ‘Zajednicës’, PresidentjaJahjaga e dërgoi atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ta bëjë këtë te Komisioni i Venedikut. Mirëpo,është e qartësi drita e diellit që as Presidentja dhe as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë me ‘Zajednicën’ e Serbisë por me opozitën e bashkuar. Madje ato edhe i janë referuar në mënyrë eksplicite ‘bllokimit në Kuvend’ në tekstet e tyre. Opozita e bashkuar është edhe opozitë edhe e bashkuar.

Përballë nuk e ka vetëm një qeveri jodemokratike por edhe një regjim që ka kapur shtetin. Betejat do të jenë të vështira, por pa ato beteja nuk ka kalitje që do të na e sjell fitoren. E drejta është në anën tonë. ‘Zajednica’ e Serbisë dhe falja e tokës Malit të Zi nuk mund të kalojnë dhe nuk do të kalojnë. Sepse nuk ka ndryshuar Serbia që tash të ndryshojmë ne dhe nuk kemi as tokë as shtet për t’u dhënë të tjerëve. Betejat në javët e muajt në vijim përcaktojnë edhe fatin e brezave të ardhshëm.

30 nëntor 2015

Albin Kurti


*    *    *



John Newman “ndez” Tiranën për Natën e Bardhë, përshëndet me “shqiponjën”



John Newman ka ndezur Tiranën në Natën e Bardhë duke performuar hitet e tij më të fundit.

Këngëtari 25 vjeçar pritet të qëndrojë në skenën e Sheshit Skënderbej deri në mesnatë.

I ftuar nga Bashkia e Tiranës në koncerit e Natës së Bardhë Newman përshëndet shqiptaret duke u përpjekur të bëjë shqiponjën me duar

“Love me again: “Cheating” ,“Losing sleep”, “Out of My Head” ishin disa nga këngët që artisti britanik performoi për publikun shqiptar.a

John Newman numëron katër albume muzikore në repertorin e tij dhe mbi 480 milionë klikime në kanalin zyrtar në youtube. Këngëtar, kompozitor dhe tekstshkrues i këngëve të tij dhe shumë artistëve me famë botërore. Hiti i tij “Love Me Again” u rendit i pari në “UK Singles Chart” në korrik 2013 dhe ka mbi 355 milionë klikime në Youtube.

Më herët Newman është takuar me Kryetarin e bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka dhuruar të ftuarit për Natën e Bardhë, “Sahatin e Tiranës”.

Aktivitete për Natën e Bardhë, do të vijojnë deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.


Shikoni Videon



*    *    *





Gjyshja Gango: libri për fëmijë “Gjyshja pirdhte gjithë ditën...”


Libri titullohet “Gjyshja Gango” dhe duket se është mbushur me banalitete, pavarësisht se është një libër për fëmijë.

 Drejtori i “Tirana Festival”, Agron Domi ka postuar në profilin e tij, në “Facebook” një pjesë skandaloze nga teksti.

 “Pirdhte gjithë ditën gjyshja dhe s’e merrte vesh as vetë”, shkruhet ndër të tjera në libër. Ndërsa një tjetër fjali vijon “Ato pordhë nuk vinin thjesht era lakër. Vinin era lakër e kalbur”.



*    *    *

Simboli i Brukselit vishet me kostumin popullor shqiptar


Manneken-Pis (djali që urinon), simboli i Brukselit, u vesh me kostumin popullor shqiptar në këtë 28 nëntor. Në një ceremoni të organizuar nga komuniteti shqiptar në Bruksel, statuja simbol e Brukselit u vesh me kostumin popullor. Sipas gojëdhënës, ndërkohë që Brukseli rrezikonte të merrkte flakë, një djalosh e fiku zjarrin me urinën e tij, pasi nuk gjeti ujë.



*    *    *




November 24, 2015

Mister/Flamuri Shqiptar në kopertinën e prestigjozes The Economist për vitin 2016


Ka bërë shumë përshtypje fakti që në kopertinën e prestigjozes The Economist për vitin 2016, ndodhet edhe një flamur shqiptar.

Sipas mediave të Tiranës, mësohet se personi në foto është Xhevat Lajçi, një shqiptar i lindur në Stamboll, ku është bërë edhe foto.

Ai ka dalë në foto së bashku me një kushëririn e tij teksa protestonin përpara konsullatës serbe në vitin 1998, kundër luftimeve që po zhvilloheshin në atë moment në Kosovë.

Në fakt në pankartën e kushëririt të tij shkruhej “Freedom for Kosovo”.

Vetë autori nuk ka ditur ta shpjegojë se përse ka përfunduar në këtë kopertinë.

Ndërkohë, analisti Lutfi Dervishi mendon se “Misteri pse revista e famshme The Economist vendosi në kopertinën e saj për vitin 2016, flamurin shqiptar… Ka ngjallur kureshtje prania e flamurit shqiptar në ballinën e revistës së njohur britanike, por përgjigja dominuese është përmbledhur në fjalën mister!

Ndoshta nuk është dhe aq mister nëse kujtohemi për kualifikimin e Kombëtares në EURO 2016!”.


*    *    *



November 23, 2015

Tirana pa ujë - Ta mbushim Bolevillën me shurrë, reagon me shurrë Artan Fuga


Artan Fuga, akademiku i njohur, ka bërë një reagim të ashpër për situatën e fundit të krijuar në Tiranë, ku në shumë lagje mungon uji i pijshëm. Fuga ironizon me deklaratat e përfaqësuesve shtetëtorë që gjejnë justifikime për këtë problem, si dhe kritikon punën e gazetarëve që nuk investigojnë, por thjesht i zgjasin mikrofonin nëpunësit që flet broçkulla. Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Fugës.

“Nuk ka shi në dimër se ka rënë shi, nuk ka ujë në verë se nuk ka rënë shi.

Na ka marrë lumi!

Ra pak shi në Tiranë dhe rrugët u bënë det. Veturat motoskafe a gomone, dyqanet liqene, Qenan K. kishte dalë për peshk duke e hedh rrjetën nga kati i shtatë mbi kokën e kalit të Skënderbeut.

Na ka marrë lumi!

Ra pak shi në Tiranë, fryu pak erë dhe mijra fije elektriku i mori flladi i vjeshtës. Nuk kishim as qiri ta vinim te semaforët. Nuk merret vesh se ku është e kuqja dhe ku është jeshilja. E verdha është në surratet tona.

Na ka marrë lumi!

Ra pak shi në Tiranë dhe thonë se filtrat e ujësjellësit nuk duan të punojnë. Shyqyr që janë filtrat automatikë thuaj se po të ishin nëpunës do të na kishin dhënë ujë me baltë dhe do të na thoshin se është një baltë e veçantë që bënë mirë si të gatuhen grosh me pilaf.

Del dikush në televizor dhe na shpjegon se filtrat nuk punojnë se erdhi uji me baltë nga shiu... Hajde shpjegim hajde! Dhe nuk kemi ujë se po të kishim ujë do të kishim baltë. Pra më mirë pa ujë se të pimë baltë. Pra, duhet të jemi të lumtur.

O pika ne na ka marrë lumi.

Askushi nuk thotë si të bëjmë që uji mos vijë me baltë dhe kur bie një vesë shi. Imagjinoni sikur të bjeri një muaj shi...

Bjer o shi

ne nga ty nuk kemi frikë aspak

për çudi... etj.

Pse nuk na lajmëroni kur bie shi o trima që ta mbledhim me govata e uturakë dhe ta pimë direkt pa kaluar nga bolevilla.

O na ka marrë lumi që na rëntë pika... pika lumi në kokë!

Doli xhaja dhe thoshte se ujësjellësi i paska marrë masat dhe do na furnizojë ne gjysmën e Tiranës me autobote.

Ore e di ai se për mashtrim publik mund ta dënojnë me arrest shtëpie duke e lënë të vdesë për ujë. Gjysmën e Tiranës do të furnizojë ai me ujë...

O mashtrues ordiner!

Të paktën bashkia të heqë ligjin për bërjen e shurrës që t'i bëjmë shurrën ujit.

Mbase e mbushim bolevillën me urinë mo!

Ja tha se së shpejti do të kemi ujë sa të ikin baltrat. I bie që po ra shi të mos kemi ujë, edhe po të mos bjerë shi përsëri nuk kemi ujë.

Na ka marrë lumi se kemi hyrë në një kontradiktë të pazgjidhshme.

Për nja dy ditë vjen uji - tha ai robi në intervistë. O Zot po ne deri atëhere kemi ngordh për ujë. Pas dy ditësh kur të na vijë uji do të na gjejë kadavra.

O na mori lumi.

O gazetar, o maskara, nuk ke turp mo që i zgjat mikrofonin një nëpunësi që këput brockulla dhe nuk shkon të investigosh, nuk i heq dhëmbë e dhëmballë nëpunësit dhe shefit të vet duke i kërkuar llogari përse gjysma e Tiranës nuk ka ujë.

Pranon justifikime se nuk ka ujë për të pirë se ka shumë ujë shiu!!!

Hahahahaha!

Si tha mo, bregu i Lumit nuk është adresë e bashkisë! Po atje jetojnë njerëz o njeri! Cfarë do t'i bësh ata, po votat e tyre i donit mo?

O na ka marrë lumi!

Po Myslym Shyrin e keni në hartën e bashkisë mo!

O lumi, o lumi!

Ujëëë se vdiqa”, shkruan Fuga.



*    *   *










Kaçaniku, qyteti i luftëtarëve të ISIS


Reportazh i "Le Iene", kamera të fshehta me familjarët e xhihadistëve kosovarë

"Kaçaniku, qyteti i luftëtarëve të ISIS", kështu e ka quajtur reportazhin 10 minutësh emisioni investigativ "Le Iene" transmetuar këtë mbrëmje në Canale 5. Përmes udhëtimit të gazetarit të këtij programi në qytetin kosovar me mbi 30 mijë banorë, zbulohen dritëhijet e personazheve të cilët shpesh janë shfaqur në media si terroristët shqiptarë që luftojnë në Siri, për llogari të Shtetit Islamik.

Mbi 30 kaçanikas thuhet me siguri se janë rreshtuar krah ISIS, ndërsa ai që njihet si më i rrezikshmi, Lavdërim Muhaxheri, është objekti kryesor i këtij reportazhi. Shoqëruar nga një taksist vendas, gazetari italian arrin të flasë me familjarët e të ashtuquajturit "kasapi", për shkak të një fotoje që bëri bujë, ku Lavdërim Muhaxheri shfaqej duke i prerë fytin me thikë një djali.

Vëllezërit e xhihadistit shohin një video ku "kasapi" ekzekuton një tjetër djalë të vogël, por ata nuk e besojnë duke thënë se bëhet fjalë për një montazh filmik. Nga shtëpia e xhihadistit kosovar, gazetari dhe shoqëruesi i tij vendas marrin dëshmi nga të tjerë persona në qendër të qytetit të cilët pranojnë rrezikshmërinë e terroristit të njohur.

Imami i Kaçanikut i pyetur në prani të kameras pranon se personazhi në fjalë është terrorist dhe gjithshtu shpjegon se rregullat e islamit në Kaçanik, janë më ekstreme.

Reportazhin që me sa duket nga veshjet e protagonistëve është realizuar në verë, "Le Iene" e mbyll me mesazhin e një prindi kosovar, fëmija adoleshent i të cilit ka ikur pa aprovimin e tij në Siri. Babai nuk është dakord me luftën në krah të ISIS, ndaj dhe kërkon të sensibilizojë këdo që mund të mashtrohet.

Kacanik - Lavdrim Muhaxheri


*    *   *



November 14, 2015

Bilanci zyrtar i viktimave të masakrës në Paris



Francois Molins, kryeprokurori i Parisit, mbajti një konferencë për mediat mbrëmjen e së shtunës. Ai tha se numri i të vdekurve ka arritur në 129 persona ndërsa 352 kanë mbetur të plagosur. 99 prej tyre janë në gjendje serioze për jëtën. Sipas tij 8 terroristët janë vrarë nga policia franceze. Ai pranoi se përgjegjësinë për sulmet në Paris e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik. Molins bëri edhe një kronologji të sulmeve terroriste të së premtes. Sipas tij ato nisën me shpërthimet kamikaze në afërsi të stadiumit “Stad de France” të kryeqytetit francez për tu mbyllur  te pengmarrja në një koncert në teatrin Bataclan.




Ai tha se hetimet rreth ngjarjeve të tmerrshme sapo kanë nisur, por nga verifikimi i elementeve të parë, janë indentifikuar disa gëzhoja nga vendet e sulmeve, që provojnë se janë përdorur armë e tipit kallashnikov. Kryeprokurori i Parisit, tha gjithashtu se disa prej pamjeve te sekuestruara nga kamerat e sigurisë, zbuluan edhe njërën prej makinave me targa belge, të përdorura nga terroristët, një Seat i zi, që ishte marrë me qera.



Molins saktësoi se janë tre celula terroriste që mendohet se janë koordinuar me njëra-tjetrën për këto sulme. Ndërkohë, prokurori francez, përmendi edhe 3 shtetasit belgë, të dyshuar si pjese e këtij rrjeti, te cilët u arrestuan pasditen e së shtunës në një lagje të Brukselit.



Kryeprokurori Francois Molins tha se njëri prej terroristeve që sulmoi  “Bataclan” ishte 30 vjeç dhe njihej si radikal islamik, ndërkohë njëri prej kamikazeve të Parisit, ishte i lindur në Siri dhe ishte vetëm 16 vjeç.


*    *    *


Libération, Faqja e parë e tregon gjendjen e Francës/ FotoLajm



*     *     *