"

November 30, 2013

Çfarë donte të thoshte Strazimiri me “pensionin e Kolës”?!

Besoj të gjithëve ju kujtohet deklarata e famshme e Gent Strazimirit, ish-zëvendësministër i Brendshëm në kohën që u vra deputeti Fatmir Xhindi dhe 4 policët agjentë specialë nga Dritan Dajti në Durrës, ku sulmonte nëpërmjet Facebook ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu. Të gjithëve iu bëri përshtypje gjuha e përdorur, por askush nuk kuptoi batutën e fundit, pasi iu duk thjesht e ulët. 


Duke iu përgjigjur pyetjes së dhënë nga Arvizu në emisionin Top-Story nëse kryetari i Puçit të 21 Janarit, Gent Strazimiri, i gjeti fajtorët, ky i fundit bëri lojëra fjalësh me celula dhe anti-celula, duke harruar se ambasadori në fakt i shpëtoi kokën Berishës me frazën “burrë shteti”. Dhe në fund përdori batutën që në fakt sot kuptojmë se ka qenë një kod i pastër kriminal; ”T’ma gëzosh pensionin shoku Kole!”. 

Pyetja që lind është; Pse Strazimiri përdori emrin Kole dhe jo fjala vjen Fiqo, Qani, Dedë etj…. një lukuni emrash shqiptarë.?!. 
Mbase ditët e sotme ambasadori që ende nuk ka ikur (për PD-në ai iku që në muajin qershor kur dhanë lajmin në fakt, por me ç’duken bathët do qëndrojë gjatë), e ka kuptuar kodin e Strazimirit. Deputeti që bën shenja të çuditshme në parlament, prej një njeriu me paqëndrueshmëri të theksuar mendore dhe tepër të rrezikshme, me urrejtje deri në kriminale e shfaqur qartë, qëndron afër grupit Basha. Pse duhet të dilte Strazimiri dhe të sulmonte me kod ambasadorin ?!. Kaq i fortë është ky deputet që të sulmojë një diplomat kaq të fuqishëm që deri një vit më parë i lëpinte b…. Sigurisht Strazimiri e di shumë mirë se çfarë di SHBA për të. Qoftë për lidhjet e tij në Komisionin e Sigurisë për sekretet e NATO-s, qoftë për 21 Janarin, qoftë për lidhjet e tjera të celulës që ambasadori deklaroi. Që të heqësh dyshimet nga vetja, gjithnjë duhet të përdorësh të njëjtën taktikë, duke ia hedhur tjetrit ato që ke bërë vetë. Kështu fiton një farë kohe ndaj akuzave. Këtë bëri edhe Strazimiri, sigurisht me urdhër të Berishës. 

Pse Alibeaj doli jashtë loje politike dhe sot nuk duket gjëkundi…Ku gaboi ish-deputeti, i cili ishte pjesë e së njëjtës celulë me Strazimirin. Për ironi të fatit, dy prej tyre mbijetuan, Strazimiri-Halimi dhe dy të tjerë nuk janë më deputetë, Hoxha-Alibeaj.

Le t’i kthehemi edhe një herë kodit. Pak ditë para aksidentit të Sokol Olldashit, madje vetëm një javë para, Strazimiri sulmoi ambasadorin Arvizu, përdori edhe kodin “Pensioni i Kolës”. Por ambasadori deklaroi duke lënë të kuptohej se në Uashington do të pritej si përfaqësues i të djathtës Sokol Olldashi. 

Për ata që njohin mirë korridoret e DASH, që të shkosh atje duhet të jesh dikush, pra duhet të disponosh një provë të fuqishme. Çfarë dispononte Olldashi që të bindte amerikanët se ai duhet të ishte përfaqësuesi i të djathtës në projektin që kishte në kokë. Çfarë provash kundër Berishës dhe Bashës kishte Olldashi që t’i spostonte me rastin e kalimit të vijës së kuqe…Kujtojmë se Olldashi ishte mbështetës i protestave anti-amerikane për armët kimike siriane. Një lëmsh i ngatërruar, por që duket se filli qëndron tek diçka e fshehtë, një rebus, apo një as nën mëngë i Olldashit për të realizuar ëndrrën e tij politike. 

Dhe Berisha zgjodhi Strazimirin për të folur. Dhe ky i tha ambasadorit qartë, se tashmë që po largohej, njeriu tek i cili besonte se do bindte Uashingtonin duhet ta harronte projektin e përçarjes të së djathtës. Berisha sulmoi çdo ambasador amerikan dhe ishte armik i tyre, edhe pasi këta i kishin bërë ndere të shumta për pushtetin. 

Dukej qartë se Olldashi mund të ishte pasuesi dhe trashëgimtari i të djathtës, ndaj i ishte bërë ftesë nga DASH. Do dorëzonte provat bindëse kundër Bashës dhe Berishës si antiamerikanë me lojë të dyfishtë në kurriz të SHBA-ve, si rasti i fundit. Dhe në fund Strazimiri tha; T’ma gëzosh pensionin shoku Kolë !. 

Kush ishte Kola, ambasadori Arvizu, apo Kol Olldashi. Në shqip përdoren shkurtime emrash për persona, dhe sikurisht të gjithë në PD i thërrisnin Olldashit me emrin Kol dhe jo Koli. Pikërisht ashtu siç e hodhi kodin Strazimiri. Dhe prej më shumë se një javë, pikërisht një javë pasi edhe ambasadori doli në intervistë, pikërisht një javë pas kodit të Strazimirit, Koli ka dalë në ‘pension’ të përhershëm. 

Kushedi sa i kënaqur është deputeti që tashmë është zhdukur totalisht nga skena. Ka një javë që nuk figuron në skenën politike, veçse në parlament bën disa shenja prej një të çrregullti mendor…Ndoshta duhet pritur edhe pak për të mësuar të vërtetat. Sigurisht që ambasada e ka kuptuar me kohë… 

Por urojmë që këtij rebusi t’i gjendet fundi. Dhe të dalin të gjithë rrethi vicioz që futi në kurth deputetin për ta çuar në aksidentin me 11 km në orë në rënie dhe me fund tragjik shpërfytyrim total vetëm në pjesën e kokës, por jo në pjesë të tjera të trupit… 

Shpresojmë që këta deputetë të djathtë të na thonë se kush e çoi në Elbasan Kolin, nëse ka mbërritur ndonjëherë dhe çfarë kërkonin drejtuesit e PD nga fshehtësitë e Kolit që mund t’i rrezikonte ata në të ardhmen. 

Çfarë kishte Koli që i prishte gjumin Berishës dhe Bashës…A e mbante në portofol, në lap-top, në telefon, USB apo…….

Agjencia Ama-News disponon informacionin se në makinë nuk ka pasur femër si person të dytë. Nëse aty ka pasur njeri të dytë, ai ka qenë një mashkull, një ekspert mjeshtër, një ‘nxënës’ që i bën të gjitha, por që pas ngjarjes la dyshime….


(Ama-News)

*   *   *

No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!