sulmon botuesin e Panoramës:
Vinçier që
lëpihet majtas-djathtas
imazhe shqip
Elvi Fundo, një nga njerëzit më të afërt të
Ridvan Bodes, ish-këshilltar gjatë periudhës si ministër dhe person aktiv në
rivalitetin publik Basha-Olldashi ka reaguar ashpër ndaj një botimi sot në të
përditshmen Panorama duke e akuzuar si
media nën kontrollin e Lulzim Bashës dhe duke e quajtur botuesin e saj Irfan
Hysenbelliu, “vinçier që lëpihet majtas-djathtas dhe turpëron median me emrin e
tij”, Fundo shkruan:
“…Sot ka folur Vincieri duke akuzuar. Gazeta e
tij thote sot se Bode ka makine 90 mije euro.
Shoku vinçier, Bode s’ka makine 90 mije euro dhe ajo nuk eshte makina e
tij por e ka mare perkohesisht ne perdorim. Ajo makine nuk kushton sa thua
zotrote por
rreth 15 mije euro, pronari i saj ta jep dhe
me lire. Eshte e vitit 2006 shoku
Vincier. Dhe ai Range Rover eshte i institucionit, sot e ka Shkelqim Cani.
Mjeti nuk eshte me targa fallco por me dokumenta te rregullta dhe ka paguar te
gjitha taksat. Tani une kam nje pyetje: Sa borxhe ke ne banka dhe sa borxh je
tek te tjeret? Pas kesaj edhe te tjera
per nje botues qe turperon median me emrin e tij. Duhet te hapen dosjet me cdo kusht se pari
per mediat qe te shpetojme nga vinciere e kendeza. Lepirjet sa majtas e
djathtas nuk te shpetojne nga pesha e vincit qe ke mbi supe…”
Reagimi vjen pasi e përditshmja Panorama nën
pronësi të Hysenbelliut, pjesë e grupit që kontrollon edhe televizionin News
24, të përditshmen tjetër Gazeta Shqiptare, agjensinë Balkanweb, etj shkruan
sot se ish-ministri Bode përdor një makinë që kushton 90 mijë euro dhe që ka
targa false.
imazhe shqip
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!