Mbi tavolina është shtruar projektbuxheti i vitit të ardhshëm. Praktikë normale në jetën e çdo parlamenti, e cila, edhe këtë vit, megjithëse e vonuar për shkaqe që dihen, tani është kryefjala e diskutimeve të grupeve parlamentare. Mbi bazën e këtij projekti do të ecë viti 2014 dhe do të ketë një premisë për të ardhmen. Siç duket, do të ketë një rritje modeste, nëse nuk kthehet zakoni i vjetër i PD-së për të rishikuar buxhetet në gjysmën e rrugës.
imazhe shqip
Buxheti tani do të ketë edhe një rojtar:
FMN-në. Kjo është edhe e reja e këtij projektbuxheti, i cili vjen këtë vit pas
mungesës së gjatë, ose më saktë, pas dëbimit të dhunshëm nga qeveria që shkoi.
Pra, do të jetë prania e një institucioni të rëndësishëm, i cili aq sa do të
jetë financues, do të jetë edhe gardian. E tani për tani nuk dihet nëse do të
jetë më shumë gardian apo financues. Në fund të fundit, çdo shtet që ecën me
marrjemendje dhe marrjekëmbësh ka nevojë për një mbështetës dhe për një rojtar.
Pikërisht në këtë kohë, kur gjërat janë ende
në tryezën e diskutimeve, kur është marrë vetëm një “po”, dhe kjo nga
institucionet ndërkombëtare, pas lëshimeve të mallkimeve dhe linçimit politik ,
më në fund, Berisha kthehet në origjinën e tij: bën thirrje për përmbysje dhe
për të protestuar nëpër rrugët e Shqipërisë. Ata që kanë menduar se duke u
plakur , Ai ka ndërruar huq, tashmë ndjehet se është rishtas përballë të
njëjtit. Njeriu i rrugës kërkon që edhe në rrugë të vendosë për gjithçka, edhe
për ekonominë, edhe për politikën, edhe për pushtetin.
Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në thirrjen
për protesta të Berishës, por të gjitha mund të përmblidhen nën një çati të
vetme: ai po kërkon një çadër për breshrin e djeshëm, pikërisht për atë breshër
që vetë ai hodhi mbi fatet e njerëzve dhe të vendit.
Duhet të jesh naiv të mos dish se gjendja
ekonomike e sotme, por edhe e nesërme, ka një shkaktar, qeverinë e drejtuar nga
Berisha. Ai e di më mirë se të gjithë humnerën që ka krijuar, dhe e di po
ashtu, se në këtë fazë, edhe sikur të ndodhë një mrekulli ekonomike, ajo
përsëri do kohën e saj. Sepse humnera është e llahtarshme. Vetëm të mendosh se
një pjesë e madhe e buxhetit do të shkojë për mbylljen e borxheve ndaj biznesit
duhet të vësh kujën, pa menduar pastaj për përqindjet e larta ndaj borxheve të
tjera, të cilat, edhe sot, ende nuk dihet se sa janë dhe se ku janë.
Atëherë përse bën thirrje ai për protesta dhe
për përmbysje, me çdo kusht e me çdo mjet?
Së pari, përmes protestave, të cilat ai e di
mirë se nuk do e çojnë kurrë në një përmbysje të pushtetit, ai kërkon të fshehë
masakrën financiare që ka ndodhur në vitet e fundit. Fajin për këtë masakër e
mbart ai vetë dhe Bode, qehajai i tij politik e ekonomik, dhe duke protestuar,
mendimi i parë i Berishës është të transferojë fajin, ashtu si kanë transferuar
milionat e eurove të afërmit e tij familjarë e politikë.
imazhe shqip
Së dyti, në politikën shqiptare po jepen qartë
precedentët e parë të ndëshkimit. Është hartuar një dosje akuze për Imamin dhe
për shumë të tjerë të një shkalle më të ulët, e kjo nuk do të thotë se kjo do
të jetë e gjitha. Qoftë edhe për të gjetur fajtorët e vërtetë të masakrës
financiare, qeveria e re do t’i shkojë punëve deri në fund. Frika e Berishës
është se ky kërkim do t’i çojë drejt tij. Nuk besoj se ka në Shqipëri një njeri
të arsyeshëm, i cili, edhe kur është thellësisht berishist, në vetëdijen e tij
, të mos e dijë se milionat e eurove që kanë rendur drejt TV Klan dhe Frangajt,
të mos jenë bërë me urdhrin e Berishës. Kush
do të guxonte të bënte një veprim milionësh pa e ditur dhe pa urdhëruar shefi i
tyre. Përmes nxirjes së politikës dhe dehjes së turmës me frikën dhe ankthin e
së nesërmes ai po përpiqet të fshijë të djeshmen.
Së treti, në perëndim po shtohen gjithnjë e më
shumë zërat se Shqipëria nuk mund të integrohet në bashkësinë evropiane për sa
kohë manipuluesit,vjedhësit, matrapazët, vrasësit, plaçkitësit, shefat e
korruptimit të jenë të lirë. Nën të gjitha këto kërkesa ai e gjen veten; pra e
gjen veten edhe tek manipuluesit, edhe tek vjedhësit, edhe tek matrapazët, edhe
tek vrasësit, edhe tek plaçkitësit. Droja e tij është se, me sinjalet që ka
marrë nga miqtë e tij, sidomos në Austri, ku edhe ka bërë lëshimet më të mëdha,
ai është njeriu më i rrezikuar, dhe, nëse në vitin 1997 perëndimi nuk do të
donte një procedim të tij, edhe për shkaqe të qetësisë politike në vend, kësaj
here është e kundërta; ata e duan këtë proçedim, pikërisht për shkak të
qetësisë. Berisha do të mbjellë paqetësinë politike, edhe për t’u fshehur pas
rrëmujës, por edhe për t’i thënë perëndimorëve se vetëm ai është i aftë të bëjë
qetësinë dhe paqetësinë, ndaj duhej një akord i përbashkët vetëm me të.
Së katërti, taksat e reja , që mendohet të
vendosen për biznesin e madh , nuk janë se e tronditin Berishën. Ai i ka
mbyllur hesapet me to, ai kërkon vetëm të ndezë frikën e tyre; përmes ankthit
të pagesës, e cila “de facto” do të jetë më e ulët se ajo që kanë bërë në kohën
e Berishës (sepse pagesat nën dorë ishin më të mëdha se pagesat reale); por edhe
të bëjë këtë biznes të mendojë se ai edhe një herë mund të vijë në pushtet. Dhe
kur ai mendon se biznesi i madh do të fillojë të paguajë, njëra ndër pyetjet që
e trazon më së shumti është: po fëmijët e mi, të pasuruar tmerrësisht, me vila të stërmëdha, me
pasuri marramendëse çfarë do të paguajnë?
Protestat do të ndodhin. Edhe më parë, jo
shumë larg, kam paralajmëruar se Berisha po përpiqet dhe po përgatitet një
grusht të ri shteti. Ky është fillimi i skenarit të tij.
Si do të vazhdojë?
Berisha nuk do të mund të zgërlaqet edhe më
tej pas fajit të vet, që është më i madh se ai i vitit 1997, kur piramidat
shembën një botë të tërë financiare, që ishte e rremë, por që kishte një themel
djerse. Kësaj here ai do të vërë në lëvizje gjithë arsenalin e tij, për të bërë
të mundur që gjejë një çadër për breshrin e djeshëm financiar që hodhi mbi
fatet e njerëzve.
Pas protestës së tij të ditës së shtune, apo
të çfarëdo dite tjetër, do të vijë dita pasardhëse: Nëse qeveria e re do të
trembet nga këto protesta, atëherë le të shkojë; nëse qeveria e re do i gjejë
protestat si një alibi për të falur masakrën ekonomike dhe bartësit e saj,
atëherë ajo nuk e meriton të qeverisë.
Por nuk duhet të trembet. Thonë se binaja e
madhe në të shembur e ka rrezikun. Por asnjë bina nuk mund të shembet dy herë.
Berisha u shemb me 23 qershor; ai nuk duhet pasur frikë, sepse si çdo bina e
vjetër, kockat po i kërcasin dhe frika e ka bërë pjesë të saj.
Të mos ketë frikë, kjo do të ishte këshilla e
një njeriu që e do vendin e tij./Dita
imazhe
shqip
* * *
very soon Year 2013 will be ending, So greet your Family, Friends and dear loved ones Happy New Year In Advance and enjoy New Year 2014
ReplyDelete