Nga Xhevdet Shehu - Dita
Gjatë dy muajve të fundit ajo që bën më shumë përshtypje janë sulmet që
ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha bën duke e quajtur qeverinë e
votuar në 23 qershor pa nisur ende punë si kleptokrate, hajdute, etj pa folur për
etiketime të tjera, të cilat ai i sajon përditë sipas mënyrës së tij dhe për të
cilat është i pakrahasueshëm. Pavarësisht se sa e besojnë, për të ka pak
rëndësi. Të thuash se shpif dhe sajon
pambarimisht akuza të paqena, nuk ke as kohë. Lumi i sulmeve të tij bazuar
sidomos në parimin “akuzo armikun për krimin që sapo ke bërë vetë” është i
papërballueshëm në ditët e mbetura bosh pas rrëzimit nga pushteti. Ndoshta
bëjnë mirë të gjithë ata që e shpërfillin. Por edhe ballafaqimi me dokumentet,
për të parë mënyrën se si ai vetë ka qeverisur, është një përgjigje, që mund ta
bëjmë ne të mediave, por që sigurisht nuk mjafton. Abuzimet e djeshme dhe të
sotme, duhet të ndëshkohen e jo thjesht të tregohen. Ndërkohë ne bëjmë pjesën
tonë të detyrës.
Tri dokumente të Kabinetit të Presidentit të
janarit të vitit 1994, kohë në të cilën Berisha ka qenë president i vendit
tregojnë mbi një udhëtim që presidenti i asaj kohe ka bërë në Malajzi dhe Brunei , vizitë
shumë e komentuar dhe e dyshimtë qysh në atë kohë. Pas çdo paragrafi në këto
dokumente mund të shtrohet një pyetje e thjeshtë: Përse? Përse duhej bërë ajo
vizitë? Përse duhej të shkonte Presidenti i Shqipërisë në ato vende të largëta
dhe çfarë u bisedua dhe çfarë marrëveshjesh u arritën? A kishte qëllime fetare
ajo vizitë? Dhe së fundmi, çfarë përfitimesh solli për të mirën e vendit dhe të
popullit shqiptar ajo vizitë? Këto pyetje lindin vetvetiu pasi të dyja këto
vende, pra si Malajzia dhe Brunei
janë vende myslimane. Koha kur është realizuar kjo vizitë është bërë pak kohë
pasi Shqipëria ishte bërë anëtare e Konferencës Islamike.
Të bën përshtypje fakti se si jepeshin
urdhrat. Kabineti i Presidentit anashkalon Qeverinë dhe urdhëron direkt
ministrin e Financave për të kryer veprime financiare. “Ti jepen cash ne dore,
5 mije dollare” – urdheron njera nga shkresat
Dokumenti i parë
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kabineti i Presidentit
Tiranë më 17/1/94
Nr. 5479 Prot
Kompanisë Albanian Airlines
TIRANË
Në vazhdim të shkresës nr. 5479 datë
23.12.1993, delegacioni presidencial që do të vizitojë Malajzinë dhe Brunein,
siç jeni në dijeni, do të niset nga Tirana me avion Charter të kompanisë suaj
më 23 janar 1994 ora 8.30 dhe mbërrin në Zyrih ora 11.40 dhe po këtë ditë nga
Zyrich me avionin e linjës MH 019 ora 13.00 dhe mbërrin në Kuala Lumpur ora
9.30 e datës 24 janar. Më datë 27 janar delegacioni largohet për në Brunei në ora
12.30 me avionin RMAF F28 të palës maleziane (të vënë në dispozicion për
delegacionin). Më datë 29 janar 1994 delegacioni largohet nga Brunei me avionin
MH 731, ora 18.35 dhe mbërrin në Kuala Lumpur ora 20.55 dhe në ora 22.15 me
avionin MH 018 niset nga Kuala Lumpur dhe mbërrin në Zyrich ora 6.15 të datës
30 janar 1994 dhe po më datë 30 janar ora 8.00 niset me avion Charter të
kompanisë Tuaj Albanian Airlines e mbërrin në Tiranë ora 11.10.
Delegacioni përbëhet nga:
Z. Sali Berisha, Presidenti i Republikës
Znj. Liri Berisha, bashkëshortja
Z. Selim Belortaja, Ministër i Industrisë dhe
Tregtisë
Z. Arjan Starova, Zv.ministër i Punëve të
Jashtme
Z. Arjan Adhami, oficer shoqërues
Z. Fatos Beja, Këshilltar diplomatik
Znj. Elisabeta Gjoni, Këshilltare për çështjet
financiare
Z. Vahid Boriçi, Shefi i Protokollit
Znj. Aida Shehu, Zyra e Shtypit
Z. Pali Kuke, operator i TV.
Shënojmë se 5 vetat e parë do të jenë në
klasin e parë dhe 5 të tjerët në klasin e dytë.
Z. Vahid Boriçi do të udhëtojë më 18 janar me
avionin e Kompanisë Tuaj 7Y 301 ora 7.50 nga Tirana në Zyrich dhe me avionin BI
082 po atë ditë për në Kuala Lumpur .
Shpenzimet përballohen nga ana Jonë, për dy
fluturimet Çarter dhe biletat e udhëtimeve të linjave të mësipërme.
Shefi i Kabinetit
(Firma)
Llogarisë këtu:
Për veprim sa më sipër.
Dokumenti i dytë
REPUBLIKA E
SHQIPËRISË
Kabineti i Presidentit
Tiranë më 20.1.94
Nr.01 Prot
ZOTIT PIRO DISHNICA
MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISË
TIRANË
Për udhëtimin e Presidentit të Republikës,
Tiranë-Malajzi dhe kthim nevojiten 83.000 USD (tetëdhjetë e tre mijë dollar
amerikan). Në kundërvleftë të kësaj shume të rritet plani i buxhetit për dy
mujorin 8.3 milionë lekë.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
Kolec Topalli
(Firma)
Dokumenti i tretë
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kabineti i Presidentit
Tiranë 17.1.1994
Nr.5479/2 Prot
LLOGARISË
Këtu
Sipas pososisë së dhënë, për delegacionin
presidencial që viziton Malajzinë dhe Brunein, të merren këto masa:
1. Z. Vahid Boriçi të marrë 10 mijë dollarë
cash si dhe një çek prej 10-15 mijë dollarë, si fond rezervë për shpenzime
sipas rregullave financiare.
2. z. Fatos Beja të marrë 5 mijë dollarë cash.
3. Sipas kërkesës së palës malejziane të
përgatiten fotografitë e Presidentit Prof. Dr. Sali Berisha në formatet e
duhura 9të vogla e të mëdha), si dhe kartëvizitat.
4. Të përgatiten rreth 22 dhurata për
personalitetet e larta në Malajzi e Brunei , të cilat do të jepen, sipas
miratimit të Presidentit dhe fondit që ka për këto raste.
5. Sipas kërkesës së palëve pritëse të
përgatiten flamurët shqiptarë në format për t’i vendosur në veturë, në pallatin
presidencial, në tavolinë të bisedimeve dhe për nënshkrim të marrëveshjeve.
6. Siapas kërkesës së palëve pritëse të
përgatiten në RTV 2 kaseta më këngë popullore shqiptare dhe 2 videokaseta me
pamje nga vendi ynë.
7. Të përgatiten dietat përkatëse për anëtarët
e delegacionit.
8. Të përgatitet, sipas kërkesës së palëve
pritëse, një kasetë me himnin kombëtar.
SHEFI I KABINETIT
(Firma)
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!