Intervistë me analistin dhe botuesin
e gazetës “TemA”, Mero Baze
e gazetës “TemA”, Mero Baze
Në PS mund ta kesh punën më pisk po shave Metën se sa Ramën
Berisha iku. A do ta kthejë Edi Rama
shtypshkronjën dhe çka keni humbur në kohën e qeverisjes së PD, 2005-20013?
Mero Baze - Shtypshkronja ka ikur bashkë me Berishën dhe
Edi Rama nuk ka cfarë të më kthej. Ajo është tani një pirg me hekurishte në një
kapanon që ruhet 5 vjet me policë. E vetmja gjë që mund të funksionoj është të
fitoj të drejtën e dëmshpërblimit nga gjykata për dëmin në investime që më kanë
bërë dhe fitimin e munguar. Por është një çështje që e kam mbyllur me veten
time.
E kam konsideruar sikur nuk e kisha dhe nuk ja
ushqej vetes idenë se mund të dëmshpërblehem. Sa i përket inventarit të
humbjeve nga pushteti i PD-së, mendoj se është fyese ta renditësh si inventar
mjetesh materiale edhe pse janë të mëdha. Gjatë këtij pushteti ne ishim të
gjithë në buzë të greminës, duke humbur të gjitha të drejtat tona politike,
njerëzore, lirinë ekonomike, lirinë e shtypit dhe të drejtën për të protestuar.
Vendi po shkonte me shpejtësi drejt një regjimi të mitizuar si “i fortë” nën
udhëheqjen e një Familje të etur për para dhe pushtet dhe të paaftë jo vetëm
menderisht, por dhe profesionalisht. Sali Berisha dhe sidomos Familja e tij ka
pas një vëmendje maksimale për sjellje kriminale ndaj meje përsonalisht,
biznesit tim dhe çka është më kriminale përtej familjes sime deri tek
kushërinjë të shtatë që zboheshin nga puna dhe nga bizneset sikur të ishin
hebrenjë në kohë të Hitlerit. E kanë bërë me arrogancë dhe hapur jo vetëm për
të më gjunjëzuar, por dhe për të frikësuar të tjerët që mos të bënin betejë me
ta. Ishte banda më e ndyrë e hajdutëve dhe kriminelëve që ka parë ky vend që
nga 1912, që mbretëruan fal angazhimit në qeverisje të njerëzve me mungesa të
forta të vlerave morale dhe intelektuale.
Blendi Fevziu në një intervistë për “Koha
Jonë” tha se “ … Sa për raportin e Metës me Ramën, unë nuk mendoj që ky është
një raport mirëkuptimi. Eshtë një raport interesi politik, që do të thyhet
atëhere kur prioritetet e njërit të mos përputhen me ato të tjetrit!.... Keni
të njëjtin mendim me Fevziun?
Mero Baze - Nuk mendoj se ky që thoni është mendim. Është
thjeshtë mënyrë të sjelluri e Fevziut.
Në PD
ka një grup “AntiBasha” ose
ndryshe i ashtuquajturi “Olldashi”. Ka shpresë që ky grup të forcohet apo do
të përfundoj si të larguarit e tjerë; përjashtohen dhe rikthehen, duke ikur
prapë?
Mero Baze - Në PD nuk mund të ketë një grup Anti-Basha siç e quani ju, pasi
nuk ka një fluks Basha apo një qendër pushteti
Basha. Në PD ka vetëm një parti pro Berishës dhe një grup kundër
Berishës, por që nuk guxojnë ende të shpalosin identitetin e tyre. Duke qenë
kundër Berishës, ata natyrisht mund të kenë dhe ndonjë rezervë për Bashën, por
nuk ka grup të orientuar kundër tij. Aty i vetmi problem është Sali Berisha dhe
bota brenda atyre mureve ndahet në pro dhe kundër tij. Sokol Olldashi është i
dënuar të jetë një antiberishë i orëve të fundit, për vet mënyrën poshtëruese
se si Berisha u soll me të duke e tallur dhe duke e futur në një garë fallco,
ku Berisha diktoi gjithçka, deri tek numuri rendor i fletëve të votimit të
hapur. As Fidel Kastro në Kubë se ka bërë këtë. Biles Sokol Olldashi nëse do kish bërë fushatë kundër
Berishës më 23 Korrik, sado të manipulonin, mund të merrte deri në 40 për qind
të votave. Por Berishës i interesonte një garë se kush e donte më shumë
Berishën dhe jo kush e donte më shumë PD. Për këtë arsye ajo që presim është të ketë një konkurent kundër
Sali Berishës si i artikuluar qartë kundër tij, dhe jo kundër Bashës. Basha
është një dordolec dhe kushdo që rreshtohet kundër tij vetbëhet dordolec. Ka
boll të tillë në PD s’kemi nevojë për të tjerë.
Radiotelevizioni Publik akoma nuk po
reformohet, pasi siç duket ende nuk ka rënë dakort PS e LSI se kush do të jetë
drejtori i përgjithshëm. Mendoni se do të mbetet “germadhë publike” apo mundet të shkojë drejt publikut?
Mero Baze - Shikoj një tendencë të ruajtjes së profilit të
ulët publik të tij dhe në të ardhmen dhe nëse kjo tendencë formalizohet me
Këshillin dhe Drejtorin e ri, atëhere është një situatë e gërmadhës publike
shëmtia e së cilës diktohet nga “gardianët” e opinionit publik. Të them të
drejtën nuk jam entuziast me çfarë po shikoj rrotull.
Nëse do të ishe deputet sot në parlament në
cilën anë do të rrijë në sallë?
Mero Baze - Nuk besoj se në sallë ka ndonjë vend të
famshëm, por ka vetëm njerëz që të detyrojnë të kthesh kokën nga ata dhe të
tjerë që të ulësh kokën mos ti shikosh kur flasin. Do isha tek ata që do kthenin
kokën tek njerëzit.
Partia e çamëve po rri me sytë nga Edi Rama.
Nëse futen në Qeveri a janë një presion për LSI e Metës?
Mero Baze - Nuk shikoj ndonjë garë mes Ramës dhe Metës për
të rekrutuar deputetë. I shikoj në një paqe afatgjatë. Në PS mund ta kesh punën
më pisk po shave Ilir Metën se sa Edi Ramën. Sa i përket çamëve natyrisht që i
kanë sytë nga Qeveria pasi dhe vetë çështja çame nuk mund të qëndroj në opozitë
me qeverinë shqiptare.
Kryeministri Rama akoma nuk ka dhënë asgjë për
partitë aleate si partinë e Gjinushit, Milos
etj. Nuk ka nevojë për to Edi Rama apo mezi i duron kur i shikon në ekran?
Mero Baze - Ka një situatë mosdurimi mes tyre që shihet
qartë, por dhe një situatë padurimi për të marr diçka. Mund të gjendet një e
mesme që të ruhet serioziteti i koalicionit, i cili i ka dhënë 100 mijë vota
Edi Ramës.
Kur të dalin përballë Sokol Olldashi e Astrit
Patozi a mendon se “u erdhi rradha t’i palos Berisha dhe mirë po ua bën?”.
Mero Baze - Nuk patën fat t’u vinte rradha nga Berisha, se
iku Berisha para tyre. Tani çfarëdo që të ndodhi, është nëj vendim që buron nga liria e tyre. Tani vendosin ata.
Edhe për të qenë apo jo aleatë më tej me fëmijët dhe dhëndurrët e Berishës.
A mendon se Kryeministri Rama do t’i ndëshkoj
ish-zyrtarët e lartë të kohës së Berishës apo tani që është në pushtet nuk do
t’i cenojë, pasi ishin slogane ”për”
ndëshkim të krimit të Berishës”, kur ishte në opozitë sa për të ardhur në
qeveri?
Mero Baze - Nuk më duket se ka shumë mekanizma në dorë veç
denoncimit ligjor në prokurori. Kanë kaluar tre muaj dhe nuk ka bërë asnjë
denoncim serioz. Ndoshta nuk ua kanë marrë dorën letrave, ndoshta nuk kanë dëshirë të merren
me të shkuarën, ndoshta mendojnë veten e tyre në atë pozitë pas katër vjetësh.
Vetëm një gjë e them me siguri: në këtë krizë financiare, ekonomike, dhe klimë
padurimi për pritshmërinë nga pushteti i ri, ndëshkueshmëria mund të jetë një
terapi e mirë që mund ta bëj më serioz këtë shtet.
Si ju duket qeverisja e Rames deri sot?
Mero Baze - Ka shenja të vullentit të mirë dhe po tenton
të na tregoj me gisht nga horizonti i bukur që ka në mendje, por po rrëzohet në çdo kanal që i del para. Ka një vonesë
të frikshme në ndryshimet në administratë, një vonesë reale në marrjen e
pushtetit dhe krijimin e një identiteti të tij në qeverisje. I shkon për shtat
shumë ajo historia e partizanit dhe
ilegalit që e tregoj shpesh.
Kur komunistët morën pushtetin, një partizan i shkolluar nga jugu, i kërkoi Mehmet Shehut një detyrë meqë kishte luftuar. Ai i tha të shkonte në ministri dhe të zgjidhte një zyrë. Shkoi partizani zyrë më zyrë dhe gjente njërëz me gravata dhe syze që i tundnin kokën dhe vazhdonin punën.
Kur komunistët morën pushtetin, një partizan i shkolluar nga jugu, i kërkoi Mehmet Shehut një detyrë meqë kishte luftuar. Ai i tha të shkonte në ministri dhe të zgjidhte një zyrë. Shkoi partizani zyrë më zyrë dhe gjente njërëz me gravata dhe syze që i tundnin kokën dhe vazhdonin punën.
-Me luftën keni qenë ?-i pyeste partizani
-Me luftën!- i thoshin të gjithë
-Po në
ç’batalion keni qenë?- i pyeste partizani.
-Kemi
qenë ilegalë !- i thoshin ata- nuk na keni njohur.
Dhe ai u kthye i mërzitur tek Mehmet Shehu.
-Më more më qafë shoku Mehmet- i tha. -Të më
kishe thënë të isha bërë ilegal, se dola kot hapur si partizan, tani nuk gjej
dot punë!
Kjo është pak a shumë ajo që po ndodh me ata
që u angazhuan në opozitë dhe me ata që po shfaqen nëpër kolltuqe. Disa kanë
një anonimitet të neveritshëm dhe një fodullëk të krijuar nga kompleksi i
inferioritetit që të irriton. Por ka aq shumë kohë përpara sa do harrohen dhe
që kanë qenë në ato karrige kot. E vetmja pasuri që i ka dhënë vendit deri më
sot, është mënyra se si u soll me protestën, si reagoi ndaj zërit të qytetarëve
dhe si ç’tensionoi një situatë ku u investuan të gjitha palët kundër tij,
përfshi dhe një pjesë e partisë së tij. Arritja e vetme është standardi i
lirisë dhe i përfilljes që u ka dhënë shqiptarëve më 15 Nëntor.
A mendoni se disa biznesmenë të oborrit të
Berishës kanë futur “ fishen” në prizen
e Qeverisë së re dhe marrin energji ?
Mero Baze - Nuk është se kanë futur ndonjë prizë tek
qeveria e re, por nuk e kanë hequr fare prizën!
Edi Rama të duket Lider, Kryeministër për
katër vjet apo një Burrë Shteti që do të mbetet në histori ?
Mero Baze - Edi Rama është një lider politik i spikatur,
një individ i ngritur me këmbët e veta qysh në vitin 1990 që ka arritur deri
këtu ku është. I përket një brezi që jetoi dy sistemet dhe e di mirë sa kushton
liria në këtë vend, dhe çfarë vendi u ka rezervuar historia delirantëve
paranojak, apo liderëve autoritarë. Unë shpresoj të bëj atë që ndjen dhe atë që
di të bëj. Kështu do të mbahet mend nga të gjithë si Edi Rama. Asgjë më shumë
se aq nuk do t’ia vlente të ëndërronte .
Nëse ti, Ylli Rakipi dhe unë biem dakort të
bëjmë një gazetë të përbashkët me titullin ”KOHA JONE” me nga 33.3 përqind aksione dhe suplement
“Tema” e “Albania” , si do ta pres tregu
mediatik?
Mero Baze - Do të ishte një marrëzi në kub!
Nëse rastësisht të del përpara Sali Berisha dhe nuk keni si e
ndanin udhën e për çudi ai të thotë “Si je Mero Baze?”.Ti, do i jepje dorën apo
i thoje ndonjë fjalë popullore?!
Mero Baze - Nuk vuaj as për mungesë fjalori dhe as për
kurajo për t’u përballur me një njeri, i cili ka harxhuar shumë energji për të
më bërë keq dhe fizikisht. Por s’kam më asnjë dëshirë ta mendoj Sali Berishën.
Për herë të fundit për atë njeri kam menduar më 23 Qershor, kur kam përmbyll
një betejë parimore me të. Nuk kam betejë përsonale me të. Fëmijët e tij kanë
bërë gjëra të ndyra përsonalisht, po ata këtu janë, kanë kohë të lajnë
gjynahet. Ata janë sjellë si zagarë të veshur me pushtet dhe kanë bërë gjueti
shtrigash ndaj meje, nënës së fëmijëve të mijë, prindërve të mijë, motrave dhe
vëllait, fisit tim dhe gjithkujt që kishte një lidhje me mua, qoftë dhe
shoqërore. Ishte një luftë e neveritshme që buronte nga ligësia e tyre. Nënën e
fëmijëve të mijë e kanë hequr nga detyra duke pasur statusin e nëpunësit civil
me një skenë që kalon kohën e Enver Hoxhës. Ferdinand Xhaferin e ka thirrur dhe
i ka thënë ose hiq mbiemrin Baze, ose dorëzo punën.
Ti duhet ta dish se ke qenë aty. Dhe bëhej
fjalë që të avancohej në detyrë gruaja e Bujar Nishanit, e atij që bën sikur i
dhimbsen nëpunësit civil dhe që ka drejtuar përsonalisht linçime politike.
Plehra të tilla nuk ka pasur as në kohë të komunizmit. Tani qeveria e re duhet
ti paguaj paret pasi ka fituar gjyqet ose ta kthej në atë detyrë. Nuk kam
shpresë se do bëjë as njërën as tjetrën. Dhe jo vetëm me atë, por me gjithkënd
nga ata që e kanë pësuar për shkakun tim.
“Ilegalët” që kanë hyrë në zyra i shikojnë me bezdi kërkesat e tyre për
rehabilitim. Unë vetë nuk kam asnjë kërkesë dhe asnjë ambicie. Ndjehem i qetë
që kam fituar ndaj një gjëje të ligë, por nuk mund të jem egoist dhe t’i lë të
tjerët që e pësuan për mua rrugëve.Vetë Berisha është sjellë si një despot i
prekur në sedrën e sëmurë, që nuk duronte dot sfidën. Atë e kam mundur. Kur
kanë votuar shqiptarët më 23 Qershor kanë pas parasysh dhe betejën time me të
dhe për këtë ndihem krenar.
* * *
Analize jo shaka. Mesoni o gazetaruca.
ReplyDeleteprova
ReplyDelete