"

November 19, 2013

PSE Gjika

i dha leje ndërtimi në det 
Lulzim Bashës?!


Kompleksi “Jon” ka dhjetëra shkelje që konstatohen në aktin e ekspertimit të përpiluar nga ekspertja Luiza Bala, e cila është ngarkuar nga prokuroria e Vlorës, me qëllim hedhjen dritë mbi këtë çështje. Akti sqaron shkeljet zinxhir të zyrtarëve të bashkisë së Vlorës, përfshirë këtu dhe kryebashkiakun Shpëtim Gjika, që ka miratuar lejën e ndërtimit në kundërshtim të çdo rregulloreje ndërtimore. Planimetria e pallatit është pranuar nga Gjika, duke përfshirë dhe sipërfaqen detit. Në vendin ku është ngritur pallati në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, Xhafer Isufi, është lënë zonë e lirë nga ndërtimet dhe e pa përfshirë me ndërtime.

Sipas ekspertes ka shkelje në dhënien e sheshit të ndërtimit, plani i përgjithshëm rregullues i vitit 1996 e përcakton zonën e ndërtimit të ri, në emër të Xhuvi Sharxhit e Xhafer Isufit, si zonë plazhi pa ndërtime. Ndërkohë që shkelje të tjera janë dhe miratimi i lejës së ndërtimit për 6 kate. Sipas ekspertes Luiza Bala, janë një sërë shkeljes të një pas njëshme që i kanë hapur rrugë ndërtimit të kompleksit “Jon”.  Gazeta “Shqiptarja.com”, disponon të plotë aktin e ekspertimit ku Luiza Bala i ka dhënë përgjigje 5 pyetjeve të bëra nga prokurori Maksim Sota. Ndërkohë që pas ndërtimit të objektit, pronarët e truallit e kanë hipotekuar atë së bashku me rreth 4 mijë metra katror, në një kohë kur vetëm 1663 metra kanë blerë. Sipas prokurorisë së Vlorës, në rastin konkret dy pronarët kanë hipotekuar dhe sipërfaqen e ujit.

Prokurori:  Mbështetur mbi lejën e miratimit të kondicioneve urbane dhe lejës së ndërtimit dhe të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor për kompleksin “Jon”, a konstatohen shkelje të ligjit “Për Urbanistikën” dhe rregulloren përkatëse të dalë në zbatim të tij?

Ekspertja:  Mbështetur mbi Planin e Përgjithshëm të Qëndrës së Qytetit duhet të hartohet të hartohet një studim pjesor për zonën ku bën pjesë ndërtimi i ri. Nuk konstatojmë që në fashikullin hetimor të ketë studim urbanistik pjesor, ku të jetë parashikuar dhe ndërtimi i objektit të mësipërm. Mbështetur në zinimin e bërë, rezulton se ndërtimi i ri miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë së Vlorës, kjo e investitorëve dhe në pronën e Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, është zonë e lirë nga ndërtimet, e pa përfshirë në ndërtime.

Prokurori:  Nëse ka shkelje, mund ti përcaktoni këto shkelje?

Ekspertja: Konstatojmë se janë këto shkelje: Ka shkelje të PPRR dhe PPQQ në dhënien e sheshit të ndërtimit. Plani i Përgjithshëm Rregullues i vitit 1996 e përcakton zonën e ndërtimit të ri në emër të Xhuvi Sharxhit e Xhafer Isufit, si zonë plazhi pa ndërtime.Plani i përgjithshëm i qëndrës së qytetit, e ka përcaktuar si zonë të lirë nga ndërtimet. Studimi pjesor i qëndrës së qytetit, zonimi funksional, Tynel-Ujë të Ftohtë,e ka përcaktuar si zonë pa ndërtime. Sheshi i ndërtimit ka një ndërtesë deri në gjashtë kate, të miratuar në këtë vend. Duke cituar vetëm këto dokumente, duket qartë mospërputhjet e tyre duke shkelur kështu, çdo studim tjetër pjesor. Kushtet e vendosura në këtë studim të miratuar në KRRTSH ose ndryshe duhet të kishte kaluar si studim i veçantë në KRRTSH, i qëndrës. Studimi urbanistik i zonimit të zonës Tynel-Uji i Ftohtë, i KRRT Bashkia Vlorë, është miratuar në KRRTSH, por nuk kemi Studim Urbanistik Pjesor që të jetë i mbështetur në këtë të fundit, ku të jetë pasqyruar dhe ndërtimi i ri. Konstatojmë se kushtet e përcaktuara nuk janë plotësuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë dhe nga DPU e Bashkisë Vlorë, për dhënien e sheshit të ndërtimit për objektin. Kjo do të thotë që në sheshin e ndërtimit dhe lejën e miratuar nga bashkia, nuk janë zbatuar kushtet e përcaktuara në ligjin “Për Urbanistikën”.

Prokurori: Mbështetur në dokumentat e pronësisë që ndodhen në dosjen hetimore, leja dhe sheshi i ndërtimit, a është dhënë konform kufinjve të pronësisë?

Ekspertja: Mbështetur në dokumentat që janë në dosje, harta treguese e pronësisë së Xhuvi Sharxhi e Xhafer Isufi, për objekin godinë banimi dhe shërbimi në lagjen Uji i Ftohtë, ndërtimi është brenda kufinjve të pronësisë së pasurisë. Shënin (Përgjigjia është dhënë në për periudhën që sa kishte nisur ndërtimi i kompleksit “Jon” në 2011)

Prokurori: Nga verifikimi i gjëndjes në teren të përcaktohet nëse është respektuar leja dhe planimetria e sheshit të ndërtimit të dhënë?

Ekspertja:  Në momentin e inspektimit në teren kantjeri i ndërtimit ishte i rrethuar dhe në fazën e punimeve të dherave. Nuk kishte filluar piketimin e objektit dhe nuk mund të flas për këtë qëllim.

Prokurori: Nga verifikimi i gjëndjes në teren, kufinjtë ku shtrihen punimet e sistemimit të dherave, ai i kalojnë kufinjtë e pronësisë sipas dokumentave të zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme Vlorë?

Ekspertja: Materialet e ndërtimit në këtë rast dherat e gërmuar për hapjen e sheshit të ndërtimit, janë shtrirë dhe jashtë kufinjve të pronësisë. Gurët dhe inertet janë në formë grumbullimi dhe kanë një ngritje në lartësinë e vijës së bregut të detit, duke krijuar një varg të rregullt, tip prite që mendoj se është si masë paraprake për ruajtjen e punimeve nga dallgët e detit. Pra materiali inert i nxjerë nga gërmimet e themeleve kalon kufirin e pronësisë ekzistuese.

*   *   *

No comments:

Post a Comment

Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!