Rekord klikimesh tek faqja shqiptare “Most Wanted”,
312 mijë shikime në 5 orë
Gati 5 orë pasi Policia e Shtetit publikoi informacionet për personat e kërkuar në faqen online në internet, vihet re një “bum” klikimesh. Rreth 312 mijë klikime janë regjistruar në këtë faqe internet nga momenti kur ajo u bë publike, gjë që tregon një interes të lartë të qytetarëve për të mësuar lidhur me personat në kërkim.
Sipas Policisë së Shtetit, vetëm
gjatë orës së fundit (19:00-20:00) numri i klikimeve nga qytetarët është rreth
110 mijë.
“Gjatë kësaj kohe janë evidentuar
deri në mbi 140 kërkesa në sekondë drejt faqes së Policisë së Shtetit në
internet. Duke i falenderuar qytetarët për interesin e treguar, i ftojmë që të
informojnë policinë për çdo informacion me vlerë në drejtim të vendndodhjes së
këtyre personave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Ndërkaq, për shkak të numrit të
madh të klikimeve dhe ngarkesës së krijuar në rrjet nga interesimi i madh të
shfaqur lidhur me të dhënat mbi personat e kërkuar të publikuar në faqen e
internetit, shkaktohet edhe ngadalësimi i faqes online.
http://www.asp.gov.al/
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!