…
me kokën në rërë?
Ana e panjohur e protestës, një bisedë e
sikletshme me një nga organizatorët
Intervistoi: Habjon
Hasani
Një protestë… me kokën në rërë? Kastriot Frashëri
bashkë me Sazan Gurin, Kozara Katin, Blendi Kajsiun, etj ishin grupi i
organizatorëve të protestës. Kastriot Frashëri, pasditen e djeshme, erdhi në
vëmendjen e gazetës, pasi në DITA-online, ai kishte lënë një koment si lexues
internaut, duke shprehur hapur dakordësinë e tij mbi një editorial të
kryeredaktorit të gazetës për çështjen e armëve kimike. Editoriali vinte në pah
disa arsye pse këto lëndë mund të pranoheshin për trajtim, për pasojë
dakordësia e një organizatori proteste me këto arsye, na bëri pak çudi. Ndaj
dhe e kontaktuam. Vendosëm të flisnim me të.
Intervista nuk ka nevojë për shumë komente,
njerëzit që kanë frymëzuar opinionin publik për lëndët kimike në emisione
televizive, pranojnë pa asnjë ndrojë se nuk dinin ne thelb asgjë për këto lëndë
dhe për procesin. Me pak fjalë ishin si të thuash “me kokën në rërë”, zero
informacion te rendesishem mbi atë që ishin duke e kundërshtuar me aq forcë.
Përmendin dhe fjalët “google”, apo “kafene” si burime të tyre të informacionit.
Nuk kishin asnjë ide se kush do e kryente procesin e asgjësimit të këtyre
lëndëve dhe as mbi teknologjinë që do të përdorej. E megjithatë jo vetëm dolën
kundër, por frymëzuan dhe shumë të tjerë, duke konvertuar paditurinë në
paranojë dhe frikë. Z.Frasheri pranon madje që nëse do kishin informacion nga
qeveria, do reagonin ndryshe.
Ai shton edhe se ambientalistët shqiptarë do
kërkojnë që në Shqipëri të asgjësohen mbetjet ekzistuese kimike në 30 pika të
ndryshme të vendit. Kur e pyet se a ka frikë nga ky asgjësim, ai përgjigjet se
nëse asgjësimin do e kryejnë specialistë, nuk ka arsye për të pasur frikë. Një
logjikë që çuditërisht nuk vlejti për lëndët kimike për të cilat u protestua.
* * *
Zoti Frashëri, ju keni bërë një koment online
në faqen e gazetës DITA në shkrimin e kryeredaktorit mbi lëndët kimike. Na bëri
përshtypje ky koment i juaji, ku binit dakord me një sërë arsyesh që
mbështetnin shkatërrimin e lëndëve kimike në Shqipëri, ndërsa jeni një nga
organizatorët e protestave kundër këtij shkatërrimi. Si shpjegohet ky dyzim?
Qëndrimi në editorialin e zotit Thano e
konsideroj shumë të saktë. Nëse ne do kishim informacione nga qeveria se çfarë
bëhej me procesin, apo çfarë armësh apo çfarë lëndësh ishin, do ishte me mirë
ti dinim.
Kjo do të thotë që ju nuk kishit informacion?
Ne nga ajo që çfarë pamë nëpër televizione, në
“google” etj u munduam të informoheshim. Por nuk kishim asnjë informacion
Në “google”? Çfarë zbuluat në google?
Ne në “google” pamë këto gjërat, çfarë është
Zarina çfarë janë lëndët kimike si bëhet demontimi i tyre dhe filluam të
shqetësoheshim.
Kur u bindët ju? Kur menduat se ishte e
domosdoshme që të organizoheshit në një protestë, në një lëvizje?
Ne vendosëm kur mediat nisën t’i bënin jehonë
kësaj çështje dhe ne u ndërgjegjësuam. Unë që në fillim jam deklaruar se
Shqipëria është një vend i vogël, nuk ka kapacitetet e nevojshme, nuk ka
infrastrukturë, nuk ka stafin dhe personelin teknik dhe arsye të tjera.
Dmth ju mendonit që ky proces do kryhej nga
një staf shqiptar… Ju zoti Frashëri kishit informacion që ky proces do të
kryhej nga një staf shqiptar?
Jo, ne nuk kishim asnjë informacion por duke
parë procesin duke parë një ngjarje të shëmtuar siç ka qenë Gërdeci, siç janë
dhe gjërat këtu në Shqipëri sepse shqiptarët nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë të
zotë për të bërë punë për së mbari, kështu që ai mund të degradonte.
Ju mendoni që një biznes si ai i rastit të
Gërdecit që ju referoni, është i barabartë me një çështje si kjo e lëndëve
kimike siriane ku janë të angazhuar Presidenti i SHBA-ve, i Rusisë dhe OKB-ja?
Mendoni se mund të hiqen paralele?
Nuk them se mund të hiqen paralele…
E dinit apo jo për çfarë procesi bëhej fjalë?
Neve në informacionin fillestar që kishim nuk
e dinim se si ishte. Pastaj kur u futëm në detaje, unë personalisht fillova të
bëj kërkime.
Dhe ju doli që OKB-ja dhe një kompani private
amerikane në Gërdec janë e njëjta gjë?
Kur u bindët ju zoti Frashëri, që pikërisht
ajo lëndë që do vinte në Shqipëri, do bënte gjëmën? Kur e formuat këtë bindje?
E thashë në arsyet e mësipërme, Shqipëria
është një vend shumë i vogël, kudo që mund të ndodhen këto, duhet të ketë të
paktën një rreze ose një diametër prej 30 kilometër. Nuk mendoj se në
territorin shqiptar ka ndonjë zonë apo krahinë që të mos jetë e populluar. Ne
kishim informacione që magazinimi mund të bëhej në Mjekës dhe demontimi në Qafë
Thanë.
Nga kush i kishit këto informacione zoti
Frashëri?
Nga burimet tona, miqësore shoqërore
domethënë.
Pra janë informacione të marra kështu me shokë
e të njohur nëpër kafene apo jo?
Ju thatë që qeveria duhet t’ju jepte
informacione, qeveria tha që informacione të karakterit teknik nuk lejohej të
jepeshin. Gjithsesi, ju i keni kërkuar këto informacione pranë autoriteteve shtetërore?
Apo vendosët të protestoni pa i pasur ato?
Ne thjesht i kemi biseduar këto punë në biseda
të lira, kemi kërkuar informacione nga ekspertët.
Nga cilët ekspertë?
Tani unë nuk i mbaj mend këto detaje po flas
që kemi biseduar…edhe me ekspertë që kanë ardhur dhe në protesta e kanë folur.
Çfarë ju kanë thënë këta ekspertë kimie juve?
Na kanë thënë që kushtet teknike për të bërë
demontimin e armëve kimike sidomos gazit Zarin duan një rreze të pabanuar prej
të paktën 30 kilometër nga vendi ku bëhet demontimi.
Këta ekspertë kimie janë shqiptarë?
Ju jeni informuar mbi bazën teknologjike me të
cilën do operonte OKB-ja? Si u bindët ju që rrezja do ishte 30 kilometër sic
keni deklaruar ne media?
Ne dëgjuam që do vinin laboratorë po nuk
dëgjuam që do vinin teknologji me këto që thoni ju.
Pra, ju kishit informacion për qendrën
amerikane të Kentakit apo bazën ruse që po referoni…
Sepse kam parasysh që ato janë baza
strategjike ushtarake dhe informacioni për to është i kontrolluar. Ju si e
mësuat?
Epo gjatë kësaj kohe gjatë kësaj jave tepër të
acaruar besoj se dhe fëmijët e kanë mësuar teknologjinë , e jo mos ta mësonim
neve. Për ne shqetësimi kryesor ishte se jemi shumë vend i vogël. Kur neve kemi
reaguar për herë të parë për këtë proces, mbas 10 ditësh apo diçka më tepër,
ndoshta 2 javë, Kryetari i Parlamentit, ka deklaruar të njëjtat fjalë që kam
thënë unë. Që Shqipëria është vend i vogël dhe ne nuk kemi mundësi për ti bërë
këto gjëra.
Më duhet t’ju korigjoj. Kryetari i Parlamentit
ka deklaruar se “Shqipëria do mbajë aq sa i mbajnë krahët” jo që nuk ka mundësi
fare…
Këtë e ka thënë disa ditë më vonë. Mbas 4
ditësh në mos gaboj. Zoti Ilir Meta ka thënë pikë për pikë ato që kisha thënë
dhe unë.
Zoti Frashëri, u vu re një protagonizëm i
juaji, i zotit Sazan Guri dhe
organizatorë të tjerë në disa media sidomos emisione televizive. Si pranuat ju
të shkonit të flisni për publikun, kur ju sot pranoni se nuk ishit të
informuar? Sepse në “google” mund të kërkojë kushdo, edhe një adoleshent 14
vjeç, apo jo?
Shikoni këto janë mjete të komunikimit masiv,
që nuk i hedh dot njeri poshtë, edhe në “Wikipedia” mund të kërkosh dhe ajo
vetë të lajmëron për informacionin e pakonfirmuar. Por për hir të së vërtetës,
nëse ne do të ishim kontaktuar nga qeveria shqiptare, apo ndonjë institucion
tjetër dhe do të ishim informuar në lidhje me këtë proces edhe ne do ta jepnim
atë mirëkuptimin tone. Dhe ndoshta dhe publikun do ta ndërgjegjësonim.
Pra ju keni dalë në TV dhe në shesh pa ditur
realisht dhe konkretisht se çfarë po ndodhte?
Shiko… ne ishim të ndërgjegjshëm të
mirinformuar, sepse kjo u bë dhe nga mediat botërore prestigjioze si “Foreign
Affairs”
Më falni, ju keni protestuar sepse kishit një
frikë shumë të madhe se këto lëndë do sillnin helmim. Është kështu?
Atëherë më thuaj cila medie ndërkombëtare ka
thënë që “X teknologji” që do përdoret mbi këto lëndë do shkaktojë helmim apo
vrasje masive?
Zotëri kjo as që mund të diskutohet fare. Si
mund të mbështesim neve një diktator…
Pra ju nuk keni probleme politike me zotin
Bashar Al-Asad, por vetëm problemin teknik të lëndës kimike apo jo?
Sigurisht që vetëm teknike të lëndës.
Pikërisht për këtë më duhet t’ju pyes përsëri.
Ku e konstatoni problemin teknik, mund të më japësh një referencë zoti
Frashëri?
Si ta them, ne kemi shqetësim qytetar, sepse
si ta them, asnjëherë nuk ka një garanci absolute, që ky proces do shkonte kaq
mirë dhe vaj.
Jo absolutisht që s’mund të ketë garanci
absolute.
Sepse ne kemi demontuar vetëm 16 tonë lëndë
kimike, mendoje vetë tani çfarë mund të bëjnë 1300 tonë. Përveç kësaj ka dhe
një problem se çfarë do bëhej me ambalazhin e këtyre armëve.
Ku e mësuat ju që ishin të ambalazhuara?
Si janë të ambalazhuara këto lëndë kimike tani
që po flasim? Si janë të depozituara pra në depot e Asadit?
Z.Frashëri, a mund të themi se ju keni dalë të
protestoni të painformuar?
Ne kemi dalë si qytetarë për të mbrojtur
interesin publik nga rreziku, të nisur nga shqetësimi qytetar.
Se çfarë janë armët dhe çfarë rreziku kanë ne
e dimë. Do ishte budallallëk të thoshim se nuk e dinim se kemi lexuar siç ju
thashë dhe në internet në “google” dhe burime të tjera. Ne nuk u treguam të papërgjegjshëm gjatë
protestave sepse nuk krijuam asnjë anomali asnjë destabilitet në protesta.
Shikojini në fotografi ose TV, vetë… Në krye
të tyre janë njerëz dhe shoqata që janë financuar këto vite nga Ambasada
Amerikane dhe ndoshta dhe nga Soros. Ne nuk ishim kundër Ambasadës Amerikane,
madje unë personalisht nuk kam qenë duke protestuar aty.
Në Shqipëri është raportuar se ka prej vitesh
të paktën 30 vatra me lëndë helmuese. Si ju duken 30 vatra, shumë? Apo normal?
Sigurisht që janë shumë, mund të ketë edhe më
shumë, këto mbeten gjithnjë një burim rreziku.
Ju do kërkoni që lëndët në këto vatra
ekzistuese të asgjësohen?
Nuk keni frikë se gjatë asgjësimit të këtyre
lëndëve mund të ndodhë ndonjë problem siç kishit merak në rastin e lëndëve kimike siriane?
Shiko…mendoj se për këtë proces duhet të
mendojnë specialistët. Nëse e kryejnë specialistët do e mbështesim.
Për për këto lëndë duhet të mendojnë
specialistët thoni ju, jo ambientalistët?
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!