Politika shqiptare ka shumë pikëpyetje,
por
ato më të mëdhatë lidhen me një njeri,
doktorin Sali Berisha.
Është ende e nxehtë natyra e debatit që
vërtitet rreth një prej figurave të larta të komunizmit, Hysni Kapos. Edhe
bashkëshortja e tij, Vito Kapo, i qëndroi deri në fund tezës se Hysniun e vranë
dhe nuk ndryshoi mendim për asnjë çast. Madje edhe diagnoza e helmimit.
Por kush e helmoi? Kush
përfitoi?
Kapo ishte njeriu që mund ta zëvendësonte
Enver Hoxhën, pasi ishte më popullor. Dhe për mjek oborri kishte….Sali
Berishën.
Përfituesi…Ramiz Alia.
Dhe nderi i kthyer, Berisha futet në rrugën e
politikës, në rrugën e pushtetit. Katovica mbeti amanet. Por Ramiz Alia nuk
foli kurrë. Edhe kur u përpoq, ngjarje të mistershme ndodhnin rreth tij. Shumë
mbahen në alibinë se Nexhmia dhe Ramizi u burgosën. Po ,
u burgosën, por nëse nuk do të ndodhte, çfarë do të bëhej me ta pas urrejtjes
popullore të familjarëve të të pushkatuarve dhe persekutuarve ?!
Sali Berisha fitoi një “bingo” në vitet 70-të.
Pikërisht në kohën kur po ndodhnin ndryshime të mëdha shëndetësore në trupin e
udhëheqësve të ish-Bllokut.
Enver Hoxha vuante nga sëmundja e diabetit,
një prej sëmundjeve që të rrit ndjeshëm tezën e paranojës dhe dyshimeve. Humbi
kontrollin e mendjes dhe këtë situatë e shfrytëzoi…Nexhmia. E frikësuar për të
ardhmen e familjes dhe në kërkim të sigurisë, prodhoi një…Ramiz. Njeriu më i
afërt i saj. Dhe ata ia dolën me sukses, fal një njeriu me karakter të ngjashëm
si i tyre. Në të kundërt nuk kishin për të pasur shanse.
Mistere të mëdha ka në karrierën e tij një
herë ish-kryeministër dhe ish-president, Sali Berisha.
Safet Zhulali.
Njeriu që ishte shumë më afër tij.
Ndoshta më naivi, ndjesë pastë, por edhe i
besuar. I brymosur me idenë e antikomunizmit, ku të gjithë i shihte si armiq
dhe përdorej lehtë. Por për fat të keq të tij, dëshmitari më i fortë i
anti-Berishizmit. Njeriu që nëse do të hapte gojë (nëse nuk e ka bërë në
rrethana të tjera), mund ta kishte shkatërruar një herë e mirë Berishën.
Ish-ministri i Mbrojtjes ishte i vetmi që kishte në dorë planin operacional të
pushtimit të Jugut dhe detaje të hollësishme.
Nga kasta e vjetër e PD nuk mbeti askush
përveç sekretarit të tij Genc Pollo. Ata që lejoi të riktheheshin më vonë, e
bëri sepse kishin një pauz paditurie për atë që kishte ndodhur në PD. Dhe i
shërbenin si kauz e një casti që i duhej në favor. Dhe Zhulali iku ashtu
dhimbshëm, mistershëm, me një sëmundje për të cilën shumë pak u bë transparencë
për shkaqet se nga erdhi.
Më herët kishte ikur një tjetër figurë, jo
politike, por që dinte shumë. Kryetari i Komisionit të Figurave, Nafiz Bezhani.
Edhe vdekja e tij, përveç faktit të moshës, u mbulua deri diku me mister. Një
njeri që kaloi në duar të gjitha dosjet e ish-sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve.
Ata që sot kanë zaptuar politikën dhe mbajnë peng një popull.
Çfarë ndodhi me Azem Hajdarin?
Ka vetëm dy dëshmitarë realë. Sali Berisha dhe
Genc Pollo. Që ditët e sotme shkëmbejnë mesazhe shumë të forta dashurie. Dhe në
veçanti Genci mundohet të bjerë sa më shumë në sy të doktorit. Vërtet Azemi u
eleminua për shkak të një konflikti banal, por askush nuk do guxonte ta vriste
te zyrat e partisë në mes të Tiranës, nëse dikush nuk do e kishte shtyrë. Nëse
Azemi e mori vesh kush e priste, nuk kishte pse të dilte. Dhe Berisha nuk do e
kishte nxjerrë në pritë, por t’i këshillonte një deklaratë mediatike ku të
denonconte, ose kërkonte ndihmë. Dhe Berisha e shfrytëzoi, sepse ndjente se po
humbte kauzën politike pas 1997, po dilte nga loja dhe po i shuhej ëndrra. Dhe
si shprehja “të vishem edhe një herë nuse, pa di si të nusëroj”. Dhe i duhej
një kauz, një dëshmor, për të tërhequr gjithë vëmendjen. Dhe hoqi kundërshtarin
kryesor, Azem Hajdarin. Fajin e spostoi te Nano dhe këtë të fundit e përdori më
vonë për marrëveshje mbijetese politike.
Më pas ikur edhe një dëshmitar tjetër i 2
prillit 1991, por që nuk foli kurrë, Pjetër Arbnori. Bashkë me Azem Hajdarin,
ata ishin dy njerëzit që kishin dijeni të plotë për ngjarjet kur u vranë Arben
Broci me tre të tjerë.
Rikthimi në pushtet i Sali Berishës në 2005 me
tezën e dorës së fortë dhe të pastër, i ngriti një problem të madh. Një çështje
që Nano ia la hapur.
Zhdukja e mistershme me urdhër të tij të Remzi
Hoxhës. Biznesmenit shqiptaro-maqedonas, aktivist i UÇK-së, që e mori peng me
SHIK-un e tij fal një makinacioni të agjenturave serbe dhe paditurisë së Pjetër
Arbnorit.
Hoxha u mbeti në dorë në tortura pasi i
kërkonin filmimet dhe fotografimet që dispononte ai për takimet
Berisha-Miloshevic dhe me Gligorovin si dhe një filmim të Gazidedes me Arkanin
në Shkodër, pak muaj para zhdukjes. Më tej zhdukën trupin si provë, që të mos
mbetej, por denoncimi i familjarëve i menjëhershëm plasi skandalin.
Nano e la dosjen e hapur me gisht tregues nga
zyra e Berishës.
Vetë OKB rihyri në lojë. Berisha u përpoq ta mbyllte si dosje,
por s’ia doli. Ndaj dhe i mbeti si “çelës” zhdukja e provës kryesore. E
rikthehu të ndjerin nga vendet arabe ku bënte jetë akademike, me premtime të
mëdha. E kthehu si një “trofe” të forcës së tij. Por nuk i mbijetoi gëzimit të
Shqipërisë as për dy vjet. Iku me një sëmundje të mistershme, origjina e të
cilës mbeti e tillë. Një vdekje për të cilën Berisha u mundua të hiqej sikur po
investonte me buxhet për ta shpëtuar. Por fitorja ishte e madhe, sepse dosja e
zhdukjes u varros përfundimisht me vdekjen e Bashkim Gazidedes.
Të tjerët kishin pak rëndësi në proces, pasi
shkonin deri tek Ilir Kumbaro, të cilit urdhrin ia kishte dhënë vetë i ndjeri
dhe për më tepër Hoxha i mbeti atij në dorë. Edhe Kumbaro nuk dihet se ku jeton
dhe nëse jeton pas atij skandali me drejtësinë shqiptare dhe britanike bashkë.
Një manovër proceduriale për të cilën askush
nuk mbajti përgjegjësi.
Të gjithë e mbajmë mend Kosta Trebickën. Pa
peshë politike, por ama ishte vullkani i shpërthyer që mund të shuante
“sarajin” e kryeministrit mes skandalit të aferës së Gërdecit dhe 26 të
vrarëve. Ishte dëshmitari që lidhte djalin e kryeministrit me atë aferë
direkte.
Trebicka foli hapur, duke thënë në media se
“Shkëlzen Berisha ishte i lidhur në trafikun e Gërdecit”. Madje shkoi më tej.
Foli për një takim misterioz tek sheshi “Nënë Tereza” në makinën e
kryeministrit Sali Berisha për këtë problem. Takim i fshehtë, jo zyrtar, në
rrugë dhe për një ngjarje të madhe…
Dhe dy muaj më pas vdes në një aksident të
mistershëm në pllajën e Voskopojës në gjueti. Makina me 30 në orë kishte bërë
salto duke e zënë nën vete, i kishte çarë kafkën, por afër trupit kishte
pushkën dhe shpendët e vrarë!!!.
Dhe dyshohet se njeriu që i ka shërbyer si urë
Berishës për këtë zgjidhje, ishte…
Bujar Nishani.
Në një biznes të përbashkët dy bashkëshortet e
Trebickës dhe Nishanit, hapën universitet privat. Dhe Kosta u zbut, kurse
Nishani ishte i vetmi që i shkoi i pari për ngushëllim të shoqes në banesë dhe
ku u mbushi mendjen se ishte…aksident. Për të mbuluar provat shërbyen
ish-badiguardët e Berishës të emëruar drejtorë policie. Dhe Nishani sot
është…President. Por edhe Nishani vetë po vuan…një sëmundje të mistershme për
shkaqet dhe origjinën e saj. Dhe është pikërisht ky ish-ministër i Brendshëm,
në kohën e të cilit kanë ndodhur gjithë vrasjet politike të kundërshtarëve të
Berishës.
U vra Fatmir Xhindi, Aleks Kekës apo 4 policët
në Durrës.
Iku dhe u rikthye ministër dhe pasuan vrasjet
e kryekomunarit në Kukës, gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo oficerit të lartë të
SHISH, Isa Çopa.
Bashkë me Halimin e kalonin situatën me një
premtim për kapje autori dhe më tej harroheshin.
Kosta Trebicka nuk iku se do i zinte vendin
Berishës se ishte i zoti në politikë, por sepse kujtoi se gjendej në Amerikë,
ku skandalet kanë të ndëshkuar. Harroi se pasi u harrua disa muaj fjalia që tha
se negocoi me Berishën pas Gërdecit, i shkroi testamentin e vdekjes. I vetmi
dëshmitar i kësaj çështje mbetet Mihal Delijorgji, i cili duket se u tregua
gojekyçur deri në fund.
Nuk po llogarisim këtu edhe 21 Janarin,
operacion të cilin e udhëhoqi vetë. Ku dëshmitar ka përveç komandantit të
Gardës, truprojat e tij, edhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, që e
konsideron “djalë të një gjaku”.
Por nuk mund të lëmë mënjanë ngjarjen më të
fundit, Sokol Olldashin. Një tjetër kundërshtar dhe rival në parti, por për fat
të keq po aq i kapur në bëma të dyshimta sa edhe të mëparshmit, pra një
ministër kabineti. Por duket se i ndjeri kishte lëvizur fort gurët
e themelit në PD.
Mbështetja që po merrte nga java në javë u
kthye në një frikë për Berishën dhe pasardhësin e tij Basha. Distancimi i
partisë nga Berisha, llogaritet të jetë fundi i tij dhe dorëzimi tek
kundërshtari si “pajë”. Për të ndalur këtë operacion, në momentet e “bursës” më
të ulët të tij në politikë, mund të jetë luajtur edhe karta e radhës. Vërtet
ishte një aksident, por që mbetet dhe duket se do mbesë me shumë të panjohura
në vetëvete.
Basha duket i ekzekutuar nga Uashingtoni dhe
Berisha po ashtu. Ndaj zgjidhja e vetme mbetej një qetësi dhe batak politik si
i 1997-2005 me një opozitë copë-copë dhe me një post honorifik në PD. Dhe
përballë alternativave u zgjodh kjo e fundit. Nëse rezultatet e autopsisë së
Sokol Olldashit nuk bëhen transparente, nëse nuk zbulohet se me cilin ishte
takuar në vendin misterioz të panjohur ende, çfarë kanë biseduar dhe kush e
ndiqte, ky aksident nuk mbetet thjesht i tillë në këtë situatë të trazuar të
ish-ministrit që përgatitej për betejë të re….
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!