Amerika
kujton Kenedin
Shtetet e Bashkuara përkujtojnë presidentin
John Kennedy në 50-vjetorin e vdekjes së tij. Presidenti Barak Obama ka
urdhëruar që flamujt në të gjithë vendin të ulen në gjysmë shtizë, për të
nderuar Presidentin Kennedy.
Presidenti Obama e quajti paraardhësin e tij
një "shërbyes të jashtëzakonshëm publik", që kishte vizion të gjerë
dhe ishte i mbushur me idealizëm.
Në Dallas të Texasit - qyteti jugperëndimor ku
u vra presidenti Kennedy, do të bien këmbanat e kishave në shenjë nderimi.
Një dëshmitar okular i vrasjes thotë se ai
ende nuk arrin ta besojë dot atë që ndodhi.
"Edhe sot përpiqem ta bëj veten të besojë
se isha vërtet aty, se presidenti u vra mu përballë vendit ku unë ndodhesha.
Njeriu e ka të vështirë ta kuptojë këtë menjëherë. Edhe sot pas 50 vjetësh më
duhet të reflektoj pak për të besuar se kjo ndodhi vërtet," - thotë James
Tague.
John Kennedy ishte president vetëm për 1,000
ditë dhe ishte vetëm 46 vjeç kur u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej në një
makinë të hapur.
Shikoni videon:
Dikush, një simpatizant i Presidentit Kennedy,
ka ngritur një stendë pranë vendit të tragjedisë, për të bindur njerëzit se në
këtë vrasje kishte gisht më tepër se një njeri i vetëm.
Vrasësi i presidentit, Lee Harvey Oswald, u
qëllua për vdekje gjatë paraburgimit në polici, ndërkohë që xhirohej nga
kamerat televizive.
Pas vrasjes së
Presidentit Kennedy, shumë amerikanë mbajtën zi për ditë të tëra. Dhimbjen e
shtonte sidomos pamja e të vesë së tij, Jacqueline dhe e dy fëmijëve të vegjël
në ceremoninë mortore për njeriun e tyre të dashur.
* * *
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!