October 11, 2015

Mijëra banorë të Tiranës dalin të festojnë në shi për Kombëtaren/FOTO

 Mijëra tifozë kanë dalë në rrugët e Tiranës pas fitores së Shqipërisë në Armeni.

Pavarësisht shiut, banorët e kryeqytetit janë derdhur rrugëve për të festuar.

Entuziasmi është në maksimum dhe kjo është e kuptueshme.

Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe rrugët kryesore janë bllokuar nga festimet spontane.



*    *    *






Trajneri i Danimarkës: Armeni – Shqipëri, e kurdisur


Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen duket se po kalon momente mjaft të vështira pas fitores së Shqipërisë ndaj Armenisë, çka e kualifikoi Kombëtaren Kuqezi në Euro 2016, ndërsa Danimarkën e çoi drejt play-offit.

Olsen ka folur pas ndeshjes duke thënë se Armeni-Shqipëri ka qenë një takim i kurdisur.  “Gjithçka që ndodhi në Jerevan ishte e shtrembëruar dhe e parregullt”, ka deklaruar Olsen.





 *    *    *

Festa, kuqezinjtë hakmerren ndaj “tre gishtave” të Serbisë me “shqiponjën”


Menjëherë pas ndeshjes, ku Shqipëria është kualifikuar direkt në Kampionatin Europian “Francë 2016” , duke fituar 3-0 në Armeni, kuqezinjtë i kanë kthyer përgjigje festës me “tre gishta” të Serbisë pas fitores në Tiranë të enjten (simbolizon luftën e çetinikëve serbë ndaj myslimanëve të Bosnjës, por edhe përfshirjes masive në luftën ndaj Kosovës e Kroacisë).

Kuqezinjtë kanë festuar të gjithë me simbolin e shqiponjës me duar në dhomat e zhveshjes dhe fotoja është postuar 10 minuta pas mbarimit të takimit nga Shkëlzen Gashi në profilin e tij në “Facebook”. Tashmë “Shqiponja” ka thyer “tre gishtat e serbëve” në Tiranë.



*    *    *




Historike! Ëndrra bëhet realitet. Shqipëria kualifikohet në “Francë 2016”


Ëndrra bëhet realitet. Në historinë 85-vjeçare të historisë së futbollit shqiptar, kombëtarja arrin të kualifikohet direkt në Kampionatin Europian Francë 2016, duke dalë në vend të dytë të grupit I. Me Portugalinë që u rendit në vend të parë, kuqezinjtë arrijnë të dalin në vend të dytë me 14 pikë, duke lënë pas Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.




Pikërisht kundër kësaj të fundit, skuadra e De Biazit ka marrë një fitore të merituar, duke shënuar dy gola në pjesën e parë me autogol të Hohanisian dhe Gjimshitit në minutat 8’ dhe ’24. Ndërkohë që në pjesën e dytë, Sadiku trefishon rezultatin në minutën e 76’, duke vulosur rezultatin, fitoren dhe kualifikimin direkt në Europianin 2016 në qershorin që vjen.

Një vit historik për kombin shqiptar, i cili pasi ka përjetuar pjesëmarrjen e Skënderbeut në fazën e Europa League, arrin të prekë edhe ëndrrën e miliona shqiptarëve për të marrë pjesë për herë të parë në një veprimtari evropiane.

Është fitorja e të gjithëve, nga Berisha, te Sadiku, nga trajneri De Biazi te presidenti Duka e deri te tifozët kuqezinj në të gjithë botën. Shqipëria tashmë mund të festojë dhe të bëjë një autokritikë të madhe pas humbjes në minutat shtesë kundër Serbisë. Urime Shqipëri!



*    *    *





Armeni vs Albania, France 2016 - Minutë pas minute/ Foto & Video










90’+2 Shqiperia kualifikohet ne Kampionatin Europian. Kuqezinjte ne feste, Shqiperia FESTON!

90′ Ndeshja humbet emocionet, por Shqiperia kontrollon lojen dhe rezultatin. Gjyqtari jep tre minuta shtese.


76′, Goooool Inkursion i Roshit nga e djathta, futet ne zone fieraku, sherben per Sadikun, i cili mposht per here te trete ne kete ndeshje portierin Kasparov. Shqiperia kualifikohet ne France 2016…..

72′ Del nga fusha Ledian memushaj, nje nga me te miret ne fushe per kuqezinjte. Ne vend te vlonjatit hyn Burim Kukeli.

67′ Gjate goditjes se kendi, topi perfundon ne krahun tjeter, me Sadikun, qe kontrollon, por godet mbi traverse

66′ Odise Roshi merr nje top nga e djathta, ne momentin e pasimit, topi devijohet nga nje mbrojtes armen qe rrezikon te shenoj autogol ne porten e tij, por portieri armen kete here devijon topin ne goditje kendi

64′ Gjimshiti ndalon me faull Artur Sarkinsov dhe mbrojtesi shtatlart ndeshkohet me karton te verdhe, faull per armenet

58′ De Biazi ben zevendesimin e pare: del Cikalleshi, hyn ne fushe sulmuesi i Zyrihut Armando Sadiku

51′ Naser Aliji ndeshkohet me karton te verdhe teksa ndalon Picelin ne nje kundersulm. Goditje denimi e armeneve, te cilet mbahen ne pozicion jashte loje nga Cana me shoke, ndonese godasin traversen me koke.

47′ Kundersulm i kuqezinjve, Bashi sherbehet ne qender, godet nga jashte zones dhe topi eshte i lehte per portierin armen.

46′ Ndeshja rinis me nje rst te kuqezinjve, Roshi kroson nga e djathta, portieri devijon me topin qe shkon ne qender, aty eshte Basha, por goditja e tij eshte e dobet dhe topi del jashte.

Pjesa e dytë

Pjesa e parë – Shqipëria e ka mbyllur me fitoren pjesën e parë të ndeshjes ndaj Armenisë, duke hedhur një hap të sigurt në rrugën drejt kualifikimit direkt në Francë 2016. Ndeshja ka nisur fort nga kuqezinjtë që menjëherë nisën presionin dhe ne minuten e tete, ps nje kembengulje te kuqezinjve Hohanisian, ne përpjekje per te larguar topi, i shqetësuar edhe nga Gashi, shenon autogol. Kuqezinjte ne delir, por nuk ka mbaruar ketu, sepse gjate nje goditjeje denimi ne minuten e 23-të, Gjimshiti shfrytëzon forcen fizike te tij, duke devijuar topin ne porte dhe gooool. Shqiperia i afrohet endrres shekullore dhe historike. Ne minutat e mbetura, ndihet lodhja e te dyja skuadrave dhe reshjet e shiut e bejne terrenin te apershtatshem per nje ndeshje emocionuese. Ne minuten e fundit shtese, armenet rrezikojne me nje goditje qe përfundon guitur me shtyllen e portierit Berisha.

45’+1 Basha kontroll topin ne gjysmefuhen tone, por i shkaktohet faull, me gjyqtarin qe vazhdon lojen. Topin e merr nje mesfushor armen qe nga 16 metra godet dhe rrezikon te shkurtoje diferencen e golave, por per fat te mire topi shkon ngjitur me shtyllen e Berishes. Xhaka irritohet dhe qetesohet nga shoket e skuadres. Me pas gjyqtari mbyll pjesen e pare.

38′ Loja behet e merzitshme me gabime nga te dyja skuadrat. Armenia tenton te nise nje aksion qe perfundon jashte vijave fundore te portes se Berishes


23′ Veprim i bukur me elegance i Memushajt, qe kalon topin mes kembeve te kundershtarit, faull per kuqezinjte: kroson kapiteni i Peskares, topi devijohet nga Berat Gjimshiti dhe Shqiperia shenon golin  dyte.

21‘ Ne te parin top qe merr, Cikalleshi ben nje inkursion nga e majta, del me ne qender dhe godet lehte, me portierin armen qe kontrollon topin.

17′ Kembnegulje e Roshit nga e djathta,, me fierakun qe rrezohet me faull dhe gjyqtari polak ndeshkon me karton te verdhe Arzavjan.. Krosim i Memushajt ne shtyllen e pare, kercen Gjimshiti ne shtyllen e pare dhe topi kalon mbi traverse.

8′ Kembengulje nga e djathta e kuqezinjve ne zone, Basha godet dhe shtyn portieri, Gashi gati te shenoje me porten e boshatosur dhe nje mbrojtes armen shenon autogol ne porten e tij. Armenia-Shqiperi, 0-1.


7′ Goditje denimi brenda zones se Berishes per armenet pas nje faulli te Canes. Godet Movosijan, Berisha devijon dhe nje nga armenet godet me porten bosh mbi traverse. Mund ta pesonim!

1′ Nis ndeshja, me himin shqiptar qe vershellehet, kombetarja shqiptare nis te ushtroje trysni ne zonen kundershtare.

Edhe 90 minuta larg historisë. Shqipëria pritet të luajë raundin finale të eliminatoreve ku përveç fitores, asnjë rezultat nuk na çon në Francë, edhe pse ndeshjet “play off” janë siguruar prej kohësh. Kjo është e vetmja mundësi që e lejon skuadrën e tij të shkojë në Euro 2016.

Pak para ndeshjes janë publikuar formacionet e dy skuadrave. De Biassi do të luajë me formacionin 4-3-3.


Shqipëria: Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Berat Xhimshiti, Naser Aliji, Migjen Basha, Taulant Xhaka, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Sokol Cikalleshi, Shkelzen Gashi.

Armenia: Gevorg Kasparov, Gael Andonian, Varazdat Haroyan, Robert Arzumanyan, Karlen Mkrchyan, Marcos Pizzelli, Gevorg Ghazaryan, Kamo Hovhannisyan, Yura Movsisyan, Artur Yusbashyan, Henrikh Mkhitarian.

Shqipëria ka në krahun e saj edhe statistikat në përballjet e mëparshme. Që pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik, kur Armenia u bë e pavarur dhe krijoi ekipin e saj kombëtar, është përballur 4 herë më Shqipërinë.

Sfida në të cilat janë regjistruar dy fitore për kuqezinjtë, një barazim dhe një sukses i armenëve. Shqipëria ka barazuar 1-1 në Tiranë në vitin 1996 në eliminatoret e Kupës së Botës 1998, ndërsa në ndeshjen e kthimit është mundur 3-0 në Jerevan, në vitin 1997. Më pas skuadrat janë ndeshur edhe në një miqësore në vitin 2013 të fituar 2-1 nga Shqipëria, ndërsa sfida e fundit është padyshim në kujtesën e të gjithëve, suksesi me përmbysje 2-1 në “Elbasan Arena” me golat e Mavrajt dhe Gashit.(SHQIP)





*    *    *





Mediat daneze fajësojnë Shqipërinë: Na dërguan në errësirën e play-off-it


Skuadra nordike e trajnerit të njohur do të detyrohet t’i luajë në play off shanset e saja për të shkuar në Francë 2016, pasi nga vendi i dytë ka rrëshqitur në të treti për shkak të fitores së Shqipërisë me Armeninë.

Suksesi në Jerevan është pasqyruar edhe në mediat daneze. “Një Shqipëri e qartë dhe gati për Europianin. Danimarka s’postohet në play off”, shkruan “Sportdenamrk”.

“Nuk kishte aspak ndihmë nga Armenia. Danimarka luan në play off dhe për këtë fajin e ka Shqipëria, pasi në rrugën drejt Europianit ne duhet të kalojmë përmes dy ndeshjeve të vështira”, shkruan gazeta “Jyllands-posten”, transmeton Top Chanel.


“Shqipëria shkruan historinë dhe dërgon danezët në errësirën e play off-it”, ky është shkrimi në gazetën daneze “Extrablade”. “Shokuese nuk ka ndjenjë nga Armenia për Europianin dhe Danimarka kërkon rrugë tjetër”, shkruan BTSport në vendin nordik.


FESTA E FITORES, 
ARMENI vs ALBANIA

*    *    *







Armeni-Shqipëri, Francë 2016, Kombëtarja mbërrin në stadium, ky është formacioni kundër Armenisë (Foto)

Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen kundër Armenisë.
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadium, ku pritet të zhvillohet ndeshja vendimtare kundër Armenisë.


Djemtë tashmë do të dalin në stërvitje para takimit të tyre më të rëndësishëm në karrierë, ku në rast të fitores do të siguronin direkt kualifikimin në Euro 2016.



Po ashtu është bërë i ditur edhe formacioni kundër armenëve, ku pritet të ketë shumë befasi, pasi jashtë formacionit është lënë Lenjani, që ka qenë startues në çdo ndeshje.




*    *    *






Kombëtarja shqiptare kualifikohet në Euro 2016, shpreson Xherdan Shaqiri


Xherdan Shaqiri shpreson se Kombëtarja shqiptare do të kualifikohet në Euro 2016
Futbollisti shqiptar i cili luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri, ka postuar një shkrim në rrjetet sociale në të cilën ka shkruar “Nga Talin. Shumë fat për vëllezërit e mi sonte në Armeni. Bëjeni sikur ne”.


Shaqiri së bashku me kombëtaren zvicerane gjenden në Talin të Estonisë, ku Zvicra do të zhvillojë duelin ndaj estonezëve.


Kjo është hera e parë që Xherdan Shaqiri del hapur publikisht, mbështetja duhet të shërbejë si motivim për skuadrën shqiptare që sonte i duhet vetëm fitorja që të kualifikohet direkt në Francë Euro 2016.




*    *    *





October 7, 2015

Arrestimi i Ballist Morinës një ditë para ndeshjes Shqipëri – Serbi (foto dhe fakte)


Ismail Morina, i njohur me emrin Ballist Morina, pasi bën pjesë në grupin e tifozëve “Ballistat”, u ndalua pak pas mesnate në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë Shkollës së Baletit, në Tiranë.

Ai ishte i shoqëruar nga 4 persona të tjerë kur dy patrulla policie i bënë shenjë të ndalojë.

Efektivët e policisë e kontrolluan dhe i gjetën në brez një pistoletë Zastava (në foto poshtë), me 6 fishekë.


Menjëherë i kanë vënë prangat atij dhe 3 personave të tjerë që e shoqëronin në makinën Range Rover me targa AA 874 KY (foto).


Patrullat e policisë ka ushtruar kontroll edhe në fuoristradën e tij ku ka gjetur një pistoletë TT me 30 fishekë. Në makinë u gjet edhe një gëzhojë që i përket njërës prej pistoletave me të cilën dyshohet të jetë qëlluar që në makinë.


Ismail Morina ka pranuar se armët janë të tijat. Në Komisariatin nr. 1 ai ka thënë  se i mbante për vetëmbrojtje pasi ndihej i rrezikuar për shkak se ai konsiderohej si personi që shkaktoi trazirat në stadiumin Partizani të Beogradit, më 14 tetor 2014.

Ai kishte me vete edhe 36 bileta për ndeshjen Shqipëri - Serbi. Burime të policisë thanë se personat që kanë emrat në këto bileta do të merren në pyetje për të dhënë sqarime.
Personat që gjendeshin me Ismail Morinën në makinë kanë thënë se nuk kishin lidhje me armët apo biletat.


Erion Bahushi , 22 vjeç lindur ne Erseke dhe banues ne Tirane; Denis Balla, 21 vjeç lindur  dhe banues ne Tirane dhe Marin Rexha, 20 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë janë arrestuar për moskallëzim krimi. Ata dyshohet se kanë patur dijeni që Morina kishte armë në makinë dhe nuk kanë bërë kallëzim në polici.

Arsyet se përse Range Rover-i i Morinës u ndalua, nuk dihen. Burime të policisë thanë për lapsi.al se Ismail Morina mbahej nën vëzhgim pasi dyshohej se mund të shkaktonte incidente gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi. Ditët e fundit Ballist Morina shkonte shpesh në Elbasan. Pak ditë më parë u fotografua në një nga lokalet pranë stadiumit “Elbasan Arena” ku nesër do të luhet ndeshja Shqipëri – Serbi (foto më poshtë).


Autoritetet thanë se ai nuk do të lejohej të hynte në stadium për të parë ndeshjen. Por Morina u kundërpërgjigj duket duke postuar një video në të cilën tregonte se kishte siguruar biletën dhe se do të ishte në stadium. Ai paralajmëroi madje se kishte një surprizë për kryeministrin serb, Aleksandër Vucic. Pas kësaj, duket se policia e ka vënë menjëherë nën vëzhgim, për të veituar ndonjë skenar tjetër të ngjashëm me atë të Beogradit.




*    *    *

Ja formacioni i Shqipërisë kundër Serbisë


Pasi është njohur në dy seancat e para stërvitore me formën e lojtarëve që ka thirrur për këto dy ndeshje, trajneri De Biazi ka projektuar skuadrën me të cilën do të përballet në sfidën deçizive dhe historike me Serbinë.


Numri një i pankinës kuqezi, ndonëse jo përfundimtare, ka një ide të përgjithshme për 11-shen që do të hedhë në fushën e blertë të “Elbasan Arena”-s.

Italiani duket se do të punojë me detajet, pasi formacionin e ka në kokë.

Nga çka u pa në stërvitje, italiani nuk ka ndër mend të bëjë ndryshime rrënjësore në raport me dy ndeshjet e fundit, me Portugalinë dhe Danimarkën.

Porta është një ekuacion i zgjidhur, e prenotuar prej kohësh nga shtatlarti Etrit Berisha, i cili mbron kuadratin e Lacios në Serinë A.

Me kthimin e Hysajt në skuadër, mbrojtja do të ketë ndryshime krahasuar me dy ndeshjet e fundit.

Mbrojtësi i Napolit do të aktivizohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në të majtin pritet Agolli. Cana shumë shpejt do të njohë partnerin që do të ketë në krah.



*    *    *








Ilir Boçka, Ambasadori shqiptar në Beograd refuzon notën protestë të Serbisë


Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka e ka refuzuar ftesën e MPJ-së së Serbisë për të marrë notën protestuese për incidentin me autobusin e përfaqësueses serbe.

Mediat serbe njoftojnë se ai ka refuzuar duke thënë se “asgjë nuk ka ndodhur”. Refuzimi i tij është përmendur në njoftimin e MPJ-së së Beogradit e cila akuzon diplomatin shqiptar se ka shkelur zakonet diplomatike.

Ambasadori i Shqipërisë ishte thirrur urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë me ç’rast, ishte njoftuar se do t’i dorëzohej nota protestuese lidhur me, siç e quajnë mediumet serbe, incidentin e rëndë dhe sulmet ndaj përfaqësuesve të kombëtares serbe në Tiranë, transmeton Koha.net.


“Përkundër faktit se bëhet fjalë për ndeshjen me rrezik të lartë, ky incident dëshmon për lëshimet serioze të shërbimeve kompetente të Republikës së Shqipërisë në organizimin e ndeshjes”, ka kumtuar MPJ e Serbisë.


*    *    *






September 23, 2015

Shqipëria në sytë e njujorkezëve: Thesari i Europës (Foto)



"Kur ne u thamë miqve dhe familjarëve tanë se do t’i kalonim pushimet verore në Shqipëri, ata të gjithë na pyetën “Pse Shqipëria?”. Pasi të shikoni këto fotografi dhe të lexoni këtë artikull, të gjitha pyetjet tuaja do të marrin përgjigje". Nis kështu shkrimi i fotografit njujorkez, Michael Jurick, i cili përmes një artikullin blogun e tij përshkruan të gjithë eksperiencën e pushimeve në Shqipëri.


Jurick vizitoi vendin tonë së bashku me bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij, duke e cilësuar Shqipërinë si “thesar të rivierës europiane”. 

“Në 1991-n partia komuniste humbi dhe Shqipëria u kthye në një vend demokratik. Tani Shqipëria ka hapur krahët dhe është e gatshme t’i tregojë botës të fshehtat e saj”, nisi shkrimin e tij fotografi.


Ai ‘ra në dashuri’ me peizazhet që e shoqëruan gjatë gjithë rrugës për në jug të vendit dhe i konsideroi si ‘esencën e Shqipërisë, të pastra të bukura, plot me energji’. Familja amerikane vizitoi jugun e Shqipërisë, ku iu bënë përshtypje rrugët e ngushta e të pjerrëta, apo drerët që rendnin mes njerëzve në Parkun e Llogarasë.


Rrugës për në Himarë, ata u ndeshën me një çift që po martohej dhe sigurisht e fotografuan për ta patur pjesë të albumit të udhëtimit në Shqipëri. Michael-it i bënte përshtypje ndërthurja e malit e detit, shtëpitë e vogla që qëndronin mbi krye të çadrave shumëngjyrëshe, të ngulura në gurët pranë detit.

Ndërsa bënin fotografi një familje vendase i mirëpriti në shtëpinë e saj, i qerasi me mjaltë dhe verë të bërë në shtëpi, gjë që ishte shumë interesante dhe e pazakontë për turistët.

“Na trajtuan me mirësjellje kudo që shkuam. Njerëzit në Shqipëri ishin shumë të dashur, na ndihmuan dhe donin të na njihnin më mirë”, thuhet në artikull. Ata ishin impresionuar në veçanti nga ‘moti i shkëlqyer’ dhe ushqimi bio e i freskët.


Gjatë rrugës për në Berat, familjes Jurick i kishte bërë përshtypje në veçanti prania e shtëpive të papërfunduara. Më pas mësuan se vendasit, pasi fituan pavarësinë nga komunizmi më 1991, nisën të ndërtojnë shtëpi për të siguruar pronat e tyre.


Ata vizituan Kalanë e Beratit dhe urën e Goricës, ndërsa u habitën me çmimin e ulët të berberi, i cili mori vetëm 0,75 cent.




*    *    *





Martin Shkreli CEO of Turing Pharmaceuticals-Daraprim


Martin Shkreli
Turing Pharmaceuticals/Daraprim

Baidu/Ja çfarë kërkojnë kinezët për Shqipërinë


Cila është tema për të cilën kinezët interesohen më shumë lidhur me Shqipërinë kur kërkojnë në internet?
Përgjigja është prishja e marrëdhënieve mes dy vendeve ish-komuniste në vitet ’70, sipas një harte të përpiluar nga “Foreign Policy” bazuar në rezultatet e motorit të kërkimit më të madh në Kinë, “Baidu”. 

Interesante edhe opinionet e stereotipet e kinezëve për vendet e tjera të Evropës.

Kështu, për Mbretërinë e Bashkuar përdoruesit kinezë të internetit mendojnë se është një vend i vogël por i fortë, gjermanët vranë hebrenj, Rusia ka qejf të grindet, Italinë e cilësojnë si shumë të dobët, në Francë ka shumë të zinj, për Spanjën pyesin se pse nuk e anekson Portugalinë, Greqia është trokë, Turqia është kundërshtare, bullgarët jetojnë gjatë se pinë shumë qumësht, holandezët janë të gjatë, danezët vrasin balena, në Ukrainë ka femra të bukura.

Në Norvegji nuk është ftohtë, polakët e urrejnë Kinën, në Lituani ka shumë vetëvrasje, suedezët importojnë plehra, finlandezët janë mirë me anglishten kurse për Bjellorusinë pyesin se pse ka këtë emër.




*    *    *

30 MLN DOLLARËT / Gropa septike e CEZ që vazhdon të nxjerrë mut

Çështja CEZ-DIA dhe implikimet politike të këtij skandali ishin dje ndër kryefjalët e parlamentit në seancë plenare. Për t’u orientuar në rrëmujën e fakteve dhe akuzave dhe shpesh ngatërrohen me njëra tjetrën, historia duhet këqyrur kronologjikisht.

CEZ privatizoi kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë elektrike OSSH, më 2009, duke blerë shumicën e aksioneve. Në vijim, kompania dha licenca për 7 kompani që do mblidhnin borxhet e prapambetura të energjisë duke marrë përqindjen e tyre. Këto kompani ishin dhurata politike nga ana e CEZ për klientët e qeverisë Berisha, ku më e përfolura mes tyre ishte Debt International Advisory (DIA) me pronar Kastriot Ismailaj, partneri i CEZ për mbledhjen e borxheve në Shqipëri, që futi në xhep paratë e kontratës pa bërë asnjë punë reale.

Në janar 2013 qeveria shqiptare i hoqi CEZ Shpërndarje licencën, duke (praktikisht) e shtetëzuar atë. CEZ për rrjedhojë nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet. Mosmarrëveshja u zgjidh pasi Tirana, nën presion nga Republika Çeke lidhur me statusin e vendit kandidat për anëtar në BE, i pagoi CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.

Më pas, një investigim i BIRN zbuloi kornizën e plotë të zhvillimeve: Ishte ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hejsek që bashkë me Ismailajn u akuzuan se ishin organizatorët e një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve e cila i kushtoi kompanisë miliona euro. Pra, lojë nga brenda. Ndërkaq, zgjidhja e kontratës së CEZ me Ismailajn, bëri që ky të padiste CEZ në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit për 130 mln euro.



Arrestimet dhe implikimet

Hejsek hetohet në vendin e tij për abuzime me detyrën, ndërsa Ismailaj aktualisht është i arrestuar që nga maji 2015 nën akuzën e skemës së mashtrimit në shuma të mëdha. Biznesmeni akuzohet se përdori dokumente false për të fituar kontratën me CEZ Shpërndarje, ndërsa drejtuesit e CEZ bënin një sy qorr. Që nga ky moment e në vazhdim, në skenën politike shqiptare janë hedhur akuza se për llogari të kujt dhe me ndihmën e cilëve politikanë operonte Ismailaj.

Avokati i palës shqiptare në gjyqin mes CEZ dhe DIA, Tim Schreiber i studios së njohur “Clifford Chance”, do të deklaronte përmes dokumenteve të paraqitura në gjyq se njeriu që ndikoi në futjen e DIA-s në lojë ishte “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”.

Opozita e djathtë e lidhi këtë përshkrim me Ilir Metën. DITA, sipas burimeve të mirëinformuara raportoi se personi në fjalë është Vilson Ahmeti, ish kryeministër në fillim të viteve 90-të. Ka qenë vëllai i tij Petrit Ahmeti, atëherë këshilltar dhe aktualisht kreu i ERE-s, që ndihmoi kompaninë e të vëllait AIC, e cila kishte marrëveshjen me DIA-n.



Nuk qe i vetmi mbledhës borxhesh…

DIA e Ismailajt nuk qe kompania e vetme që u angazhua në skemën e mbledhjes së borxheve të CEZ në Shqipëri. Një raport konfidencial i përgatitur nga kompania e kontabilitetit BDO, thotë se CEZ Shpërndarje hyri në marrëveshje për mbledhjen e borxheve më 2012 me së paku katër kompani të tjera, përfshirë Mercl Consulting Sh.p.k, CE2 Services Sh.p.k, CE2 Debt Management Sh.p.k dhe CE2 Debt Management Sh.p.k.

Për nëntë muajt e parë, deri në shtator 2012, kompanive iu paguan 3 milionë euro dhe totali për vitin 2012 pritej të ishte 4.4 milionë euro. Këto para, të dhëna pa punë reale të kryer, ashtu si me Ismailajn, dëshmojnë për një klientelizëm të pastër ose shpërblime për njerëz të fuqishëm në qeveri.



Denoncimi i fundit

Ndërsa pardje në mbrëmje diskutohej kjo çështje në emisionin “Opinion” të Tv Klan, gazetari Artan Hoxha tha se një dëshmitar i marrë nën mbrojtje i cili po i ndihmon zbardhjes së çështjes, është kërcënuar nga një përfaqësues i qeverisë shqiptare, jurist në OSHEE, që t’i japë fund nxjerrjes së sekreteve.

Madje për këtë “ngjarje” ekziston edhe një video. Dëshmitari është Elvis Mataj, ish drejtor tek DIA, pastaj i dorëhequr. Juristi quhet Rezart Ruçi, dhe pas përmendjes së emrit ai ndërhyri në emision, duke pohuar takimin me dëshmitarin. Por nuk ka pranuar se e ka kërcënuar bashkëbiseduesin, por vetëm për t’u informuar dhe për të mbrojtur interesat e kompanisë ku punon. Ideja e denoncimit ishte që Ruçin e kishte dërguar Ilir Meta.

Një ditë para emisionit, sipas faqes online Syri, një sponsorizim i përfolur i familjes Berisha,

moderatori Blendi Fevziu ishte mbi një orë në zyrën e Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kuptueshëm, shqetësimi i tij duhet të ketë qenë nëse kishte ndonjë “pengesë ligjore” mbi përmbajtjen e videos që pritej të shfaqej në emision.



“Çikërrimat” dhe vjedhja e madhe

Gjithsesi, goditja që “nuk po përflitet” dhe aq shumë lidhur me aferën e madhe me emrin CEZ, është

se zyrtarët e lartë të qeverisë Berisha, nën trysninë e ryshfeteve të ÇEZ-it kanë ulur çmimin e shitjes të energjisë për këtë kompani, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 30 milionë dollarësh.

Firma e ministrit të Financave Bode dhe kryeministrit Berisha janë shkaktare të një grope nga ato që duhet vite dhe shumë sakrifica për t’u mbushur.

Vetë deputeti Berisha, njeriu që e shiti për 100 mln euro OSSH-në vetëm për të futur letrat në presidencën çeke në kërkim të statusit të vendit kandidat në BE, kërkoi dje në Kuvend “një hetim ndërkombëtar” për veprimtarinë e CEZ-it në Shqipëri dhe personat e implikuar.

Por çështja është se asnjë ndërkombëtari nuk i intereson shumë operacioni CEZ në Tiranë, që erdhi, bëri miliona e iku; përkundrazi, ajo që duhet të veprojë është drejtësia shqiptare. Dhe 30 milionëshi i dollarëve të uljes së çmimet, i bie të jetë vetëm një nga majat e ajsbergut të firmave të rënda që Berisha dhe ministrat e tij kanë hedhur pa asnjë teklif / DITA

*    *    *