Numri i fundit i
të përjavshmes franceze “France Football” në rubrikën “3 arsye për…” i ka
kushtuar të gjithë vendin kombëtares shqiptare. Duke renditur fillimisht arsyet
që i sollën futbollistët tanë deri ne Europianin France 16 dhe duke ia atribuar
këtë edhe zgjerimit të këtij kompeticioni me 24 skuadra “FF” tregon edhe “3
arsyet” se pse do qe mirë që vendi organizator te ndeshej me Shqipërinë.
E para sepse do
ishte simpatike që Franca mikpritëse te ndeshej me vendin e vogël që merr pjesë
për herë të parë. Edhe kur fitoi kupën e botës në 1998 Franca luajti kundër nje
debutanti, Afrikës së jugut.
Së dyti është
fakti se shqipëria ka dy futbollistë me Nantes (Cana Lenjani) një qytet që i
sjell fat skuadrës së gjelave, raporton Lapsi.
Dhe së treti
thotë revista Shqipëria qe i vetmi ekip i grupit i cili i mori skuadresse
Deshampit 4 pike dhe qe e mundi ate ne Elbasan Arena ne 13 qershor. “Ku ka vend
më të mire sesa një Europian për tu hakmarrë” shkruan France Football duke uruar
që në shortin e mesdhjetorit dy ekipet te bien bashkë në një grup.
* *
*
No comments:
Post a Comment
Eng - - - Comments that are offensive, discriminatory against race, nationality, gender, religion and/or expressed in any other unlawful grounds are strictly prohibited! Thank you!
Alb - - - Ndalohen komentet me fjalë fyese, si dhe komentet që nxitin diskriminimin e përhapjen e urrejtjes mbi baza nacionale, racore, fetare dhe mbi çfarëdo baze tjetër antiligjore. Ju faleminderit!